PDA

Trego versionin e plotė : Anoreksia dhe Bulimia



Kozeta
17-06-2007, 14:08
Anoreksia

-qrregullimi i te ushqyerit i shprehur me shum te femrat se te meshkujt dhe paraqitet ne gjdo periudh jetesore,por me shpesh ne kohen e adoleshences

Karakteristikat emotive

Depresioni
Ndryshimi i disponimit
Izolimi nga shoket
Nderprereja e lidhjeve
Obssesioni nga pasha e tepert

Karakteristikat trupore

Kokedhembjet e shpeshta
Osteoporoza
Amenoreja*mungesa e menstruacioneve
Rrethet e zeza rreth syve
Thonjet e thyeshem
Probleme me dhembe
Ndajla e zemres

Bulimia(ushqimi jo i rregullt)

Personi bulimic ka period ate ushqimit te tepruar pastaja fazat anoreksike.Zakonisht paraqitet pas fazes adoleshente

Karakteristikat emotive

Ndryshimet e shpeshta te disponimit
Depresioni
Impulsiviteti
Keqperdorimi i terapise dhe alkoolit
Jo rrespektimi vetvetes
Nevoja per pranim nga rrethi
Aktiviteti seksual i rritur
Mendimet ne vetvrasje

Karakteristikat trupore

Probleme me dhembe
Buzet e qara
Probleme me tireoiden
Dhimbja e fytit
Cikli menstrual jo i rregullt
Problemet me zemer

Detektoni simptomet:
(perciellni kategorite qe keni dhe perciellni keshillat perkatese)

Problemet me muskuj: gerqet,dridhjet,dhimbje ne shpind..

Qrregullimet e gjumit: ankthet,pagjumesia,gjume i sterzgjatur…

Problemet seksuale obesim dhe humbje e kenaqesis seksuale…

Lodhjet intelektuale: koncentrimi i veshtirsuar,dobesim i memorjes..

Ndryshimet e karakterit: mendime te errta,exitabilitet,tejndjeshmeri,i ndieshem ne zhurm,pesimizem…

Problemet me stomak: diareja ,opstipacionet,rritja apo dobesimi i apetitit

Ndryshimet somatike:fyt i thate,rrahje te shpeshta te zemres probleme me te pamur,marramendja,kokedhimbja

Gjendja e dobesuar e pergjitheshme: dobesim i shpejt apo edhe trashje e shpejt ,zbehtesi,djersitje e tepruar dhe zona te zeza rreth syve…

Keni detektuar 1-3 kategori

Jeni te preforsuar

-ju thjesht nuk mund te duroni kete tempo!
Qe te ndiheni mire duhet…..kativiteti I rregullt fizik dhe momente te rrelaxit( banja te ngrohta,lexime,muzike…)
Vitamina(C,B,E) oligoelemente(Magneziu,fosfor,hekur,kacijum)

Emilia
08-11-2007, 13:43
Per K'to Semundje Shum Pak Njerz Kan Degju;dhe Shum Pake Njerz Qe Jan Edhe Te Semure Nga K'to Semundje Nuk E Dine Qe Jan......


Kure Ashte Njeriu Me Te Vertet I Semure Nga Anoreksia Dhe Bolemia?..

Nosh
08-11-2007, 16:26
E dashura Emilia,
Faleminderit pėr komplimente dhe pėr pyetjen e shtruar. Edhe pse kjo pyetje ėshtė shtruar edhe nė rubrikėn e mjekėsisė siē pohon edhe Kozeta. Megjithatė unė po tentoj tė pėrgjigjem nga kėndvėshtrimin e psikologjisė dhe jo i mjekėsisė.

Varėsia nga ērregullimet e tė ushqyerit
Ne i njohim dy ērregullimet kryesore tė tė ushqyerit, tė cilat janė anoreksia dhe bulimia.
Anoreksia nervore ėshtė njė ērregullim i tė ushqyerit nė tė cilėn personi bie shumė nė peshė sepse e kufizon tė ngrėnit. Ky problem vihet re mė dendur te gratė e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt.
Shkaqet e anoreksisė nuk janė zbuluar tėrėsisht, megjithatė ka tė ngjarė qė ato tė jenė sociale, psikologjike e fiziologjike.
Kurse njerėzit qė vuajnė nga bulimia nervore hanė sasi tė mėdha ushqimi tė pasura nė kalori. Studimet tė shumta kanė bėrė tė ditur se njerėzit me bulimi kanė pėrfytyrime jo tė sakta pėr pamjen e tyre trupore, nivele tė larta ankthi. Madje shkaktohet mbipesha edhe nga faktorėt emocional si stresogjeni, faktorėt familjarė, gjenetik, metabolik etj.

Psikologėt thonė se konsumi i tepėr i ushqimit ka njė njėanshmėri me alkoolin si dhe me pirjen e duhanit, sepse sipas saj kjo ėshtė njė shprehi e fituar gjatė jetės sė individit. Por zakonisht abuzimi i rritur i ushqimit ėshtė njė lloj prehje pėr njerėzit qė gjenden nė situatat problemore. Thonė se disa njerėz duke ikur nga problemi aktual, ata gjen mėnyrėn mė tė lehtė tė ngushėllimit tė vetvetes.
Shenjat e anoreksisė nervore:
1. Ushqimi i kufizuar
2. Preokupimi me ushqime, kalori, reēet e kuzhinė, pesha trupore etj.
3. Mendimet posesive
4. Perfeksionimi
5. Sjelljet rituale
6. Ushtrimet kompluzive
7. Zhvillimi i dobėt social
8. Izolimi social

Shenjat e bulimisė nervore:
1. Vjellje e vetėlėnduara
2. Preokupimi me ushqim, kalori, reēet e kuzhinės, pesha dhe pamja fizike
3. Fshehtėsia
4. Ushqyerit kompluziv si dhe vjellja
5. Keqpėrdorimi i mjeteve kimike qė pėrdoren pėr vjellje
6. Ushtrimet gjimnastike kompluzive
7. Zhvillimi i dobėt social
8. Izolimi social
9. Mungesa e mbikėqyrjes
10. Manipulimi i sjelljeve
11. si dhe garimi.
12. (Shiko M. M. Maine, Making Peace with Womans’s Bodies, Carlsbad 2000, f. 42 -58 dhe 191-206).

Nga hulumtimet e bėra, shihet se nė rastet e shumta janė tė pėrfshirė fėmija dhe adoleshentė, tė cilėt i bartin konflikteve e tė pazgjedhura familjare si dhe ngarkesat emocionale, si fjala vjen, shtypja e ndjenjave qė vjen nga hidhėrimi nė prindėrit e tyre, qė do tė ngushėllohen nė ērregullimet e tė ushqyerit.
Nė kėtė fushė janė tė pėrfshirė fėmija si dhe adoleshentėt nga ato familje qė mbretėron konfliktet e pandėrprera brenda familjes posaēėrisht nė mes ēiftit martesor, si dhe nga ato familje ku mbretėron tirania dhe ku iu mohohet e drejta anėtarėve pėr t’i shprehur ndjenja e brendshme, ku mungojnė ndjenjat e sinqerta si dhe nga ato familje qė keqpėrdorin ngarkesat psikike, fizike dhe emocionale. Shembull klasik janė fėmija e alkoolikėve, tė cilėt do tė bartin nė rastet e shumta ndjenjat e alkoolikut siē ėshtė faji dhe turpi. Fėmija nga babi ose nėna e alkoolikė do ta kėrkojnė fajin pėr alkoolizim e vetė. Gjithherė ata do ta bindin veten, se prindėrit e tyre janė tė pa mundshėm, tė teje kėrkues, qė nuk kuptojnė, pėr kėtė nuk ėshtė pėr t’u habitur, se fėmija e tyre do ta kėrkojnė daljen nga kjo situatė nė ērregullimet e tė ushqyerit. Sepse njė alkoolik nuk mund ta marrin pėrgjegjėsinė mbi vete, por ai kėtė pėrgjegjėsi do ta shpėrndajnė anėtareve tė familjes. Ashtu tė gjithė do tė bėhen tė varur nga alkooli. Pėr shembull njė fėmijė do ta fajėsojė babin si dhe turpėrohen para tė tjerėve, sepse babai i tyre pi. Ai do tentojnė ta fshehin veprimin e babit, por e di se diēka me tė nuk ėshtė nė rregull, po ashtu ia fshehin babit alkoolin pėr mos t’i bie nė dorė. Por nga ana tjetėr frikohet se nuk di se si do tė reagojė babi duke e ndėrlidhur me dhunė nė familje. Me njė fjalė ai do tė jetojė nė njė rreth tė frikshėm dhe tė paparashikueshme, dhe kuptohet se i lenė gjurmėt e ndjenjave tė njė individit frustruam me kompleksin e pavlefshme, tė padashur dhe pa pėrkatėsi. Kurse nė moshėn e adoleshencės dalin edhe mė tepėr nė sipėrfaqe ndjenjat e ndrydhura dhe fillon ta urrejė dhe t’a pėrjashtojė prindėrit, nė disa raste edhe e braktis familjen. Fatkeqėsisht ata pėr arsyet tė pamundur nė familje do tė strehohen nė boten e drogave, alkoolit, prostitucionit. Shpeshherė ju jepet e vetmja zgjedhje, si ta gjejnė rrugėn nga ky kaos, dhe ajo shprehet tani nė ērregullimet e tė ushqyerit.

Anoreksia nervore atėherė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē refuzimi i njė situatės tė pamėshirshme familjare. Kėtė do ta tregojnė nė refuzimin e ushqimit. Kurse bulimia ėshtė pamja e njė adoleshentit, i cili gjinden nė njė krizė apo vėshtirėsi, ku gjendjen e konfliktuoze nė familje e pranon, por nuk mund tė absorbojė pėr kėtė ai do t’i refuzoj prindėrit duke ikur problemit aktual dhe ata e gjejnė mėnyrėn mė tė lehtė tė ngushėllimit tė vetvetes nė konsumimi i tepėrt i ushqimit.

Ērregullimet e tė ushqyerit te adoleshentėt zakonisht e kanė zanafillėn apo djepin te ato familjet, nė tė cilat mbretėron njė atmosferė tiranike mos tė themi njė farė “kanibalizmit familjar” ku mungon besimi reciprok por nė tė kundėrtėn shfaqen konfliktet e pa ndėrpreshme, shqetėsimet e pėrhershme, brenga, ankthi, pasiguria deri te depresion si dhe emocionet e ftohta. Familjeve tė tilla u mungon ngrohtėsia, dashuria, prania, pėrkatėsia si dhe kujdesi i mirėfilltė. Zakonisht i riu kėto mungesė do tentojnė nė mes tė tjerash t’i zėvendėsojnė me anė tė ushqimit tė tepruar. Me fjalė tė tjera fėmija apo adoleshentėt ose tė tjerėt kur ballafaqohen me situatat e tilla, ata bien jo vetėm nė depresion, nė ankth, frikė, pasiguri si nė gjendjet emocionale tė padurueshėm, atėherė janė gjasat se ngushėllimin do ta gjejnė te refuzimi i ushqimit (anoreksia nervore) ose bulimia nervore nė ushqimin e tepruar.
Vetvetiu janė tė kuptueshme pasojat e kėsaj varėsie, si nėnpesha ose mbipesha qė mund tė ndikojnė negativisht nė vetėdijen e brishtė tė adoleshentit posaēėrisht gjinisė femėrore. Shpesh bėhen tallje nga moshanikėt e tyre apo mjedisi. Madje fillojnė tė vuajnė nga kompleksi i pavlefshėm.

Problemi i varėsisė nga ērregullimet e tė ushqyerit nuk ėshtė nė refuzimin ose ushqimin e tepruar por nė marrėdhėniet familjare. Nė tė cilat familje nuk mund tė zhvillohen raportet e drejta, ku mbretėron siguria, ngrohėsi, dashuria dhe ndjenjat e pėrkatėsisė, qė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē kushtrimi nėpėr mes simbolikės sė urisė pėr dashuria…

Nga ana tjetėr adoleshentėt mund ta refuzojnė ushqimin, tė cilėt dėshirojnė t’iu tregojnė prindėrve, se nuk pajtohen me sjelljet e tyre tė pakuptimta, tė ashpėria si dhe frikėsuese mos tė themi tė tmerrshme, qė ju ofrojnė prindėrit. Me refuzimin e ushqimit ata refuzojnė edhe kėshillat e prindėrve, tė cilat janė pa ndjenja, tė frikshme dhe tė tmerrshme. Ashtu adoleshenti nė mėnyrė tė vullnetshėm e refuzojnė ushqimin dhe dobėsohet deri nė atė masė qė jeta e tyre rrezikohet.

Kemi po ashtu adoleshentė qė ushqimin do ta konsumojnė dhe mė vonė me mjetet kimike e vjellin ushqimin e konsumuar. Kėta dėshirojnė t’u tregojnė se nė familjet e tyre mbretėron marrėdhėniet e pamundura, posaēėrisht ndjenjat e hidhėrimit, tė frikės, tė tmerrit, e tė pasigurisė. Mungesa emocionale tani zėvendėsohet me ushqim, por nuk mund ta absorbojnė, si dhe nuk mund t’i absorbojnė situatėn e tmerrshme nė familje. Nė familjet e tilla askush nuk ėshtė i aftė pėr ta kuptuar atė tjetrin dhe pėr t’i absorbuar ndjenjat e veta. Kurse emocionet i shprehinė publikisht por nuk gjejnė kohė t’i absorbojnė nė mėnyrė tė arsyeshėm.

Te ērregullimet e tė ushqyerit duhet tė theksuar edhe komponentė hormonale apo nevrobilogjike. Fjala ėshtė pėr varėsinė bio-kimike, sepse me ushqimin jo adekuatė pėrmbyset metabolizmi hormonal. Ashtu hormonet fillojnė tė tajonė lėngje qė iu lehtėsojnė dhimbjen e urisė, kurse individ i tillė bie nė varėsin anoreksisė nervore.
Hulumtimet e fundit flasin se funksionimi i trurit qė e rregullon urinė, oreksin dhe metabolizmin ėshtė i ngarkuar si dhe i ērregulluar. Pėr shėrimin e kėtyre ngarkesave tė ushqimin ėshtė mjaft i konkllavitur dhe kėrkon mjaft durim dhe vullnet tė fortė. Po ashtu trupi i hollė ėshtė model ideal i ngulitur te bota e njeriut tė ri, kėtyre mund ti shtojmė edhe sportin, gjimnastikėn, ushtrimet tjera fizike etj. Por kjo terapi nganjėherė mė tepėr pengon se sa ndihmon pėr t’u pavarėsuar nga varėsia e ērregullimeve tė ushqyerit.

Nė fund edhe njė herė po e theksojmė, varėsia nga ērregullimet e tė ushqyerit, nuk ėshtė kurrė gjė tjetėr pėrveē njė kushtrim pėr raporte ndėr personale, kushtrim pėr jetė, qė i varuri nuk mund ta jetojė. Pėr kėtė ata “pajtohen” pėr njė zėvendėsim, qė iu jep njė botė dehėse. Ajo botė dehėse edhe mė tepėr i komplikon qė e dėrgon deri te dhimbjet mė tė mėdha si dhe traumat si dhe konfliktet qė ata vetė nuk mund tė dalin, derisa “zėvendėsimin”nuk e zėvendėsojnė me jetėn si tė tillė. Nga varėsia mund tė delet nėpėr mes ballafaqimit tė thellė me vetveten dhe me tjetrin, dhe kjo ėshtė ajo e vetmja alternativ qė i jepet njeriut, qė ta pranojė jetėn si dhuratė qė ėshtė e tij dhe jo dikujt tjetėr, dhe ai e merr me njė optimizėm timonin e jetės nė duart e veta.

Psikologėt po pėrpiqen tė kuptojnė shkaqet e anoreksisė dhe tė bulimisė. Fatkeqėsisht, shpesh individėt e prekur nuk vihen re qė nė fillim, por pasi ērregullimi ka vepruar pėr njėfarė kohe. Pėrpjekjet qė e vėnė theksin nė pėrfytyrimin pozitiv pėr vetveten dhe nė qėndrueshmėrinė emocionale duket se janė me dobi. Ėshtė nevoja tė kryhen mė shumė studime tė mėtejshme pėr tė zbuluar ndikimet komplekse kėsaj varėsie nė kėto ērregullime tė tė ushqyerit.
Shpresoj se pėr kėtė herė mjafton.
Nosh Gjolaj:arrow: :idea: :?: :roll:

Emilia
08-11-2007, 16:40
ju falemderoi nga zemra !

Don Roberti
11-11-2007, 02:32
Shume e dashura Emilia,

njeriu nese nuk eshte i semure nuk do te thote qe eshte i shendoshe. Pra shendeti eshte me shume, se mungesa e semundjes.

Nje faktor i rendesishem per te pasur shendet te mire eshte te hash gjerat e duhura ne masen e duhur. Per ta sqaruar kete mund ta krahasosh trupin me nje makine qe nuk niset, nese nuk i eshte hedhur sasia e duhur e lendes djegese. Ne te njejten menyre dhe trupi nuk funksionon mire, nese nuk ka marre sasine e duhur te lendes djegese. Lenda djegese per njerzit quhet lenda ushqyese, do te thote lende nga te cilat ne ushqehemi. Ato mund te jene pjeserisht lende qe i japin trupit energji ose lende qe e ndihmojne trupin qe te funksionoje me mire.

Mirepo keto fiksime te te ngrenit, jane pershkruar shkurtimisht me poshte.


Me respekt,
Don Roberti



Fiksimet e te ngrenit, nga mekati ne semundje

Fiksim te mendosh gjithmone per te ngrenet: sapo te jesh zgjuar, pasi te kesh ngrene, ne mes te nates. Nje Mani* kjo qe mund te filloje me nje diete per t’u shnderruar ne nje nga shqetesimet nje te rendesishme te dites. Zbulimet e fundit? Pasojat e varesise psikologjike ndaj te ngrenit, e te te ngrenit, nga mekati ne semundje.

Lili eshte nje vajze simpatike dhe e sjellshme. E lumtur deri ne momentin kur burri i jetes se saj e la per nje vajze “perfekte”, shume e bukur, e zonja ne profesionin e saj dhe pa asnje kilogram te tepert ne peshe. Dhe ē’ben per ta rifituar? E thjeshte. Fillon dieten. Ky eshte subjekti i drames franceze ne filmin “Che Fame” me Alesandra Martines ne rolin e gruas “perfekte”. Nje komedi mbi dieten, keshtu e pershkruan filmin regjisori Florenz Kuintin duke shpjeguar se si lindi ideja e ketij filmit. “Ne ditet e sotme, kur dy persona takohen nuk pyesin me si je, por mos je dobesuar gje. Kjo me ngjalli deshiren per te shkruajtur per diktaturen e dietave”,- thote regjisori. Revistat e femrave, propozojne ne te njejtin numer, dieta per te humbur 5 kg dhe receta te genjeshterta per pane dhe vajin. Duket se ekziston nje skizofreni midis thirrjes se kenaqesise qe te jep tavolina dhe detyrimit social te dobesimit dhe Alesandra Martinez e di mire se ēfare do te thote nje gje e tile. Qe ne momentin e daljes se filmit ajo deklaroi se: “Kur isha adoleshente isha e fiksuar nga frika, ankthi i humbjes se bukurise, prishjes se linjave te trupit. Kam rrezikuar disa here ne kufinjte e anoreksise”

Ushqimi, nje terren perballjesh

Te ngrenit eshte sipas shijes dhe kjo ka bere qe vitet e fundit disa kuzhiniere te jene bere te famshem per “guston” e tyre, per faktin se shume persona “vip” frekuentojne rregullisht “kuzhinen” e tyre. Por ushqimi eshte fiksim, mendim konstant gjate dites, tundim te cilit nuk duhet t’i dorezohesh, nje ankth** ne vetvete apo nje burim kenaqesie qe nuk mund t'ia lejosh vetes.

Te ngrenit dhe fiksacioni

Asnje element ushqyes nuk krijon varesi biologjike ndikuar nga instikti i mbijeteses por krijon nje varesi psikologjike ne te cilen ushqimi here – here eshte armik dhe here aleat. Nje lufte me “gjuajtje pirunjsh”, ku ne mes te viktimave te saj ka edhe mjaft emra te njerezve te famshem si Shen Katerina nga Siena, anoreksike. Princesha Diana, e cila, siē ka treguar edhe vete, ka vuajtur nga bulimia. Ne rastin e pare, refuzimi i ushqimit, ne rastin e dyte, ndjenja e ekzagjerimit te te ngrenit. Pra, anoreksia dhe bulimia jane shqetesimet kryesore te krijuara nga ērregullimet e te ngrenit. Ekzistojne dhe shume disfunksionime te tjera shendetesore. Mani te vogla lidhur me ushqimin mund te ēojne ne krijimin e shume e shume problemeve shendetesore te cilat mund te mbeten per gjithe jeten apo te transformohen dalengadale ne patologji te rrezikshme. Anoreksia dhe bulimia shkaktojne dhe probleme serioze psikologjike, varesi psikologjike te njeriut, e njohur ndryshe si “ortoreksia nervore” qe si pasoje ka ndiesine e te ushqyerit me ushqime te pastra, ushqime natyrale apo gjenetikisht te perpunuara. Shume nga yjet e Hollivudit duket se jane “ goditur” prej saj. Dhe Winona Rajder pi vetem Organic-Cola, prodhim american. Xhulia Roberts pi kafe vetem me shume qumesht soia. Kim Katrall, artistja e njohur e “Se*si dhe Qyteti” ben ekskluzivisht shoping ne supermarkete ku tregtohen vetem ushqime natyrale. Nga perdorimi i ushqimeve te ndryshme, nje shqetesim i gjenerates se fundit eshte dhe ēekuilibrimi i peshes se trupit, renie dhe ngritje te menjehershme. Zgjidhja me e preferuar mbi kete problem, eshte dieta.

Keshilla per te ruajtur linjat

Nese gjate koheve te fundit keni mbajtur rregull ne te ngrene dhe tashme jeni ne forme perfekte, ruajeni ate. Nese ndiqni keto keshilla, ju do te mund te ruani linjat tuaja te arritura pas nje diete te mundimshme. Beni pak kujdes ne konsumin e ushqimeve te perditshme. Ushqimet me yndyrna dhe kalori gjithmone duhet t’i zgjidhni me kujdes dhe gjithashtu mos lini asnje vakt pa ngrene sepse organizmi juaj do t’i dyfishoje yndyrnat e vaktit tjeter. Sidomos, mos lini pa ngrene mengjesin, sepse pas gjumit, trupi ka nevoje per ushqim per te perballuar mire diten. Evitoni medikamentet e dobesimit sepse perdorimi i tyre per nje kohe te gjate demton shendetin. Evitoni ushqimet pikante sepse jane ato qe ju hapin oreksin. Nder sheqernat mund te perdorni mjaltin. Pini ēdo dite afer 1 kg uje, dy gota ne dreke e ne darke. Mos u peshoni dy here ne jave sepse e rendesishme eshte nje renie jo e menjehershme. Gjate periudhes se menstruacioneve mund te shtoni deri ne 2 kg por, mos u frikesoni. Nuk eshte asgje. Perdorni ushqime te ziera te cilat nuk permbajne shume yndyrna. Per gatimin e tyre perdorni vaj ulliri dhe vaj soje. Nese jeni te ftuar ne nje darke, mundesisht evitoni alkoolin dhe embelsirat. Hani nga pak ne ēdo asortiment por mos e humbni kontrollin. Praktikoni nje sport sepse fale tij humbisni lehtesisht nga pesha juaj. Kur jeni me diete, e rendesishme eshte te hani ngadale, gje qe ju jep pershtypjen sikur hani me shume dhe ndihmon tretjen ne stomak.Stresi ndikon ne shtimin ne peshe dhe frenon funksionimin e rregullt te organizmit. Sporti me i mire eshte noti sepse te zgjat kembet, te tendos lekuren, djeg shume kalori, por edhe vrapi-atletika ndikon jo me pak.



* Crregullim emocional gjate te cilit individi nxehet menjehere, eshte shume aktiv dhe jashtezakonisht optimist.
** Ankthi (anglisht "anxiety) ose anksioziteti eshte nje gjendje ndjenjore e njeriut, te cilen e karakterizon perjetimi i drojes se madhe, i trysnise dhe i pasigurise.

Clolveasset
07-03-2013, 03:27
projekty domów gdynia (http://www.marpat.pl)Elewacje drewniane (http://www.komplexmarket.pl)Zakwaszenie organizmu (http://www.body-detox.pl)