Trego versionin e plotė : P O E Z I
Poezi tė ndryshme nga shkrimtarėt e mėdhenj shqiptarė ?
Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
GJUHA SHQYPE
1. Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
Porsi i ambli flladi i erės,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.
2. Ah! po; ā, ambėl fiala e sajė,
Porsi gjumi m'nji kerthķ,
Porsi drita plot uzdajė,
Porsi gazi i pa mashtrķ;
Edhč ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
3. Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
Edhč atij i u thaftė, po, goja,
Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
Flet e t'veten lźn mbas dore.
4. Nė gjuhė shqype nanat t'ona
Shģ prej djepit na kanė thānun,
Se āsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatė, qi jetėn na ka dhānun;
Edhč shqyp na thanė se Zoti
Per Shqyptarė Shqypnķn e fali,
se sį t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalė mbas djali.
5. Shqyp na vetė, po pik' mā para,
N'agim t'jetės kśr kemi shkue
Tue ndjekė flutra neper ara,
Shqyp mā s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armėt besnike,
Qi flakue kanė n'dorė t'Shqyptarvet,
Kah kanė dekė per besė jetike,
Kah kanė dekė kta per dhé t'Parvet.
6. Nė kėtė gjuhė edhč njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnķn s'i a xūni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarė ligjė t'randė i vūni;
Nė kėtė gjuhė edhč Kastriota
U pat folė njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,
Kanė me kźnė ndera e trimnive.
7. Prį, Shqyptarė, ēdo fés qi t'jini,
Gegė e Toskė, malcķ e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sį t'jetė jeta,
Por per tź gjithmonė punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanė me u mbajtė larg kambet s'huej.
8. Nper gjuhė shqype bota mbarė
Ka me u njohtė se ē'fis ju kini,
Ka me u njohtė jś per Shqyptarė:
Trima n'zą sikurse jini.
Prandej, prį, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhč Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnija!
Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
SHQYPNIJA
1. Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
2. Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
3. Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
4. Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrājė e curra.
5. Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
6. Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
7. Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
8. Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
9. Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
10. Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
11. Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
12. Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhānė jeten ka bā bé.
13. Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
14. Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
15. Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
16. Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.
Asdreni
Betimi mi flamur
Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshir’ e njė qėllim,
Tė gjith’ atij duk’ iu betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
Nė dorė armėt do t’i mbajmė
Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
Tė drejtat tona ne s’i ndajmė;
Kėtu armiqtė s’kanė vėnt.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė;
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!
O flamur, flamur, shenj’ e shenjtė,
Te ty betonemi kėtu,
Pėr Shqipėrin’ atdhen’ e shtrenjtė,
Pėr nder’ edhe lavdimn’ e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bė theror;
Pėr jet’ ay do tė kujtohet
Mi dhet mi dhet si njė shenjtor!
Bageti e Bujqesia - Naim Frasheri
O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.
.................................................. .....................
Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė
.................................................. .................
Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė.
Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas.
Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
- Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė
.................................................. ...................................
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija!
Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija!
Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija,
Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.
.................................................. .............................
Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė!
.................................................. ............................
Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė!
Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė,
Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė.
Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar,
A me tė matht tė ti' Zoti pej parajs'e ka dėrguar?
.................................................. ...........................
Gjithė kėto farė lulesh e kėtė tė bukur erė,
Kėtė mblerim, kėto gjyrė vallė nga ē'vent'i kesh nxjerrė!
O sa e madhe bukuri! As mė thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bėfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorėt tė bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehėr' e plotė i motit?
Kudo shkel kėmbėza jote, gėzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulėzon!
.................................................. .........................
Pa lodhur e pa kėputur, pa djersė e pa mundime,
Njeriu i gjorė nė jetė nukė gjen dot as thėrrime,
Si tė punosh dit' e natė e tė bėsh ē'duhenė gjithė,
Ahere kėrko nga Zoti tė t'apė bukėz' e drithė.
Njeri, puno, mos psho kurrė dhe lark nga makutėrija,
Zėmėrnė kije tė gjerė, mos ki keq, pa t'ep Perndija.
Puna ka duk e uratė, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinė mi faqet tė dheut e dėrgoi pėr tė punuar.
.................................................. ..........................
Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lėēijnė,
Ca huallinė ndėrtojnė, ca nėpėr lule shėndijnė.
O ē'punė me mėnt punojnė, sa bukur e bėjn' e mirė!
N'apin dyllėtė, q'ep dritė, dhe mjaltė fjesht' ėmbėlsirė.
Dhe punėtorėt' e mirė m'atė mėndyrė punojnė,
Edhe gjithė njerėzija me mundimt t'atyre shkojnė;
Njėri mih, jatėri lėron, njėri mbjell, jatėri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Njė bėn pluar' e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,
Njė pret e qep, njė merr e ep, njė mbath, njė shikon mullinė,
Ēdo njeri njė farė pune bėn nė mest tė shoqėrisė,
Kjo ėsht' udh' e Perėndisė, ky ė nom i gjithėsisė.
Edh' ajo miza pėrdhese, ē'i duhetė pėr tė ngrėnė,
Eshtė rrahur e pėrpjekur e me kohėz' e ka vėnė.
Ka njė punė tė punonjė si ēdo gjė q'ėshtė nė jetė,
Kshu e ka thėnė me kohė Zot'i math e i vėrtetė.
.................................................. ........................
Eshtė nj'udhėtar i gjorė, qė ka mbetur nė dėborė,
I kanė ngrirė tė mjerit vesh' e goj, e kėmb' e dorė;
Ngrihet i zot'i shtėpisė edhe tė huajthin e merr,
E vė nė kryet tė vatrės me njerėzi, me tė math nder,
Posa e shohėnė qė vjen, i ngrihen gjithė fėmija,
Se tė huajnė mė derė na e dėrgon Perėndia,
Pa i bėjnė zjarr e ngrohet edh'e mbajnė me tė mirė,
I sjellin shtresė tė flerė edhe tė ngrėn' e tė pirė.
Kėshtu tė huajt' e miqtė njeriu q'ėshtė i uruar
I pret me krahėror hapur e i pėrcjell tė gėzuar.
.................................................. ......................
Nga kjo baltė tė kam bėrė, rri kėtu, mė paē uratė,
Mos u loth e mos psho kurrė, po pėrpiqu dit' e natė,
Sheh si punon gjithėsija? Ashtu tė punosh edhe ti,
Tė mos rrish kurrė pa punė e tė vėsh duartė nė gji.
Mos u bėj i lik e i keq, i paudh' e i pabesė,
I rrem, i ndyrė, i dėmshim, i rėnduar e pa shpresė,
Mėrgohu nga tė kėqijat, pej ēdo farė ligėsije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrėzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vėnė, edhe ki nom dashurinė,
Bes' e fe ki urtėsinė, tė drejtėnė, mirėsinė.
Nė bėfsh mirė, liksht s'gjen kurrė, po, nė bėfsh liksht, mos prit mirė,
Ki dėshirė pėr tė mirė dhe nė zemėrė mėshirė,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bėj kurrė makut,
I egėr e i mėrzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpėrisė, po sė drejtėsė iu nis pas;
Nė dėgjofsh fjalėt' e mija, do tė jesh gjithėnjė nė gas.
.................................................. ...................................
Nga gjithė ē'pat gjithėsia, tė kam dhėnė dhe ty pjesė,
Nė u bėfsh si them, i mirė, emr'i math do tė tė mbesė.
Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē,
Dhe zėmėr' e vetėdijė, tė mir' e tė drejtėn ta njohē,
Do tė tė lė dhe nevojėn, udhėn tė tė tregonjė,
Tė tė ndihnjė mė ēdo punė, tė tė psonj' e tė tė zgjonjė.
Gjithė tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar,
Po gjėsendi nė shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar
LASGUSH PORADECI:
Ē'u mbush mali
(Rapsodi popullore)
Shqipėri! moj nėna ime,
Mė ke ritur me thėrrime!
Shqipėri! tė qofsha falė,
Tė kam nėnė-e mė ke djalė!
I
C'u mbush mali me deborė,
C'u mbush deti me pamporė,
Sec u mbush e shkreta Vlorė
Plot me krushq e me dasmorė:
S'janė krushq edhe dasmorė,
Janė Toskė-e Malėsorė-
Me flamur tė kuq nė dorė
Si dhėndurė me kurorė.
C'u zbardhė malet, c'u zbardhė:
Nga cdo anė sec na ardhė
shqipėtarėt gunė-bardhė.
Sec na ardhė palė-palė
Dyke rutulluar malė
kush mė kėmb' e kush mė kalė,
Kush mė shpejt, kush mė ngadalė:
Kush i lum e kush i gjorė
Kanė zbritur mun nė Vlorė,
Mun nė Vlorėn e lirisė,
N'atė thelb tė Shqipėrisė.
II
C'u nxinė malet, c'u nxinė,
Gur' i kuq lėshon mavinė:
Qani, djem, e mbani zinė!
Qani gjithė Shqipėrinė,
Toskėrinė, Gegėrinė-
Ububu! c'humbi lirinė!
C'u hap qjelli pak-nga-pak,
Maj' e malit sec u flak,
Doli ylli me bajrak:
Me armikun kemi gjak.
C'u mbush sheshi me tė parė,
C'u mbush zyra me zyrtarė,
Thonė-u pake cet' e parė!
Thonė mė t'u paske parė
Me tri mijė luftetarė,
tri shtėpi me fis e farė,
Qytetarė, katundarė-
Gjith bujarė shqipėtarė.
C'ka qė can rrufeja retė!
Vjen Smajli trim me fletė,
Fluturon posi shigjetė.
Thonė, vjen pėrdrejt nė Vlorė,
Me flamur tė kuq nė dorė,
Me flamurin e lirisė
n'atė thelb tė shqipėrisė:
Thonė, ėshtė vet-i-tretė,
Thonė, ėshtė vet-i-tetė,
Thonė vet-i-njėstetetė-
Rrofsh moj Shqipėri pėrjetė!
GJERGJ FISHTA: Lamtumirė!
Lamtumirė, vendet e mija,
qe, po zhduken dalėkadalė!
Gjėmon deti, ushton duhia,
lkundet barka valė mbi valė.
Kah njaj diell, qė asht tue flakue,
andej fill un do t'vete...
Lamtumirė, atdhe i bekue!
Lamtumirė, pėr sa t'jet jeta!
Nesėr nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujė e dhe,
mue prej teje ka me m'da1
e por n'pyetsha zogjt e detit,
se pėr ty, moj tokė arbnore,
s'ka me m'folė kush mue t'shkretit...
Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhė, tjera qytete.
Vendin tem s'kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue;
sytė e mi kan me kja
pa u gjet kush me i ngushllue.
E njaj dhe- ehu! kob prej qiellit,
s'ka me kenė, dheu i t'parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ma ambėl n'gjuhė t'shqiptarvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme,
e ku zemrat s'dijnė cka asht tuta
e ku bjeshkėt janė tė madhnueshme.
E ato halė qipariza,
kam me i pasė ndėr mend gjithmonė,
e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonė...
por oh, vaj! Malet e mia,
qė po zhduken dalėkadalė;
gjėmon deti, ushton duhia;
lkundet barka valė mbi valė.
Lamtumirė, ti, shpija e t'parvet,
ku ma s'parit m'agoi drita
e ku strehė u dha shtegtarvet,
miqt e babės edhe ku i prita.
Lamtumirė, carani n'votėr!
Lamtumirė, ju, armėt e shkreta!
Lamtumirė, ti, nanė e motėr!
Lamtumirė, pėr sa t'jet jeta!...
NJĖ NATĖ NGA NETĖT PA GJUMĖ
Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur-
zgjohu, oj! A po e ndien vajin tim?
A po sheh si t'i kam ngulur sytė
mu nė zemėr, mu nė shpirt,
si t'i kam hedhur duart rreth belit
pėr tė pėrqafuar, unė- ashti yt?
Zgjohu, Kosovė!
Nga degėt e mia tė thyera kush po bahet,
kėtė vatėr kush po e le?
Ē'janė kėto gjurmė gjaku qė po shtohen
nėpėr fytyrėn tėnde,
kėto varre e murana qė po sillen vėrdallė
rreth shtėpisė sime?...
Zgjohu, Kosovė! Zgjohu, nėna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur-
zgjohu, Kosovė!
Sonte vetėm mbeta e -
nė derė t'oborrit askush mė s'po troket,
askush mė, thua vdekur jam harruar
nė kėto troje e suka gjaku;
thua mė ėshtė shkimbur hisja
e mbyllur dera e konakut...
Zgjohu, Kosovė- flakė e hershme e ashtit tim
t'pėlcitur,
Bota nė ty le tė kallet!
Cubat
Ndihmņ, Zot, si mkč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqypni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t' mjerėn nė gjak, 5
frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, 10
me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n' lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: 15
e tue dhanė kryq e terthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue 20
s'i'n me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:
por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta 25
mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją 30
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, 35
zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, 40
krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, 45
si fletė Engj'lli t'Perendisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: 50
gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit 55
der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' «trobojnicėn»,
do' m' ia vu Shkodrės «kapicėn»:
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! 60
Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! 65
Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ
-si ata e zeza m'i pastė mb'lue!-
pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnģ,
si m'ia lėshue n'dorė Malit t'Zģ. 70
M'kambė Shqiptarėt atėherė t'janė ēue.
Sa mirė n'armė na janė shtėrngue!
T'fortė kanė lidhė nji besė tė Zotit,
si tė Parėt ua lidhshin motit
n'ato kohė t'Gjergj Kastriotit: 75
me 'i kambė mbathė e tjetrėn zdathė,
gjanė e gjallė pa grazhd mbyllė n'vathė,
diku ngranė, diku pa ngranė,
harrue grue, motėr e nanė,
sy'n agzot, zemrėn barot, 80
e si ai plajmi me furģ,
t'kanė rrą ndesh Malit tė Zģ,
pėr t'gjatė t'Cemit n'atė kufģ,
ku edhe trimat t'janė pėrlą:
t'janė pėrlą Shqiptarė e Shkją, 85
ballė pėr ballė ata tu'u vrą,
fyt-a-fyt, ofshč! tu' u prč:
tue mbetė shakull pėrmbi dhč,
mish pėr shpez e kaēubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, 90
gjithku kjenė sokola malit,
pa kją m'ta as nanat e shkreta.
Veē se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanė thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanė thye, 95
bąjnė kuvend Shqiptarėt n'mjet vetit
e 'i fjalė t'madhe ēuekan Mbretit:
se jo veē qi Knjaz Nikollės
nuk i lajnė kurr pagė e t'dheta,
porsč as Mbretit tė Stambollės 100
s'duen me i bą mą tungjatjeta,
e se dore duen me i dalė:
se Shqipninė nuk po e kisht' falė
Perendia pėr ēerkez,
Turq, manovė, likurazez; 105
por pėr do sokola mali,
qi «Shqiptarė» bota po i quete,
pėr ta gėzue kėta djalė mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalėn e ka ndģ': 110
se ē'asht mbushė ai me mėnģ!
Se edhe lėshue ē'ka mbi Shqipnģ,
gjallė Shqiptarėt ai me i pėrpģ!
Por Shqiptari gjallė s'pėrpihej,
e as me u shkelė, besą, s'po lihej, 115
kur po i mbushej mendja e vet,
pėr Shqipnģ me bą gajret,
n' dashtė ta mėsyjnė Krajl edhe Mbret.
Edhe kėshtu t'janė kapėrthye
grykė pėr grykė Turq e Shqiptarė, 120
pa dhimbė krenash tue u thye
si me thye kunguj npėr arė.
T'iu dha zjarm atėherė Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herė shkėputė dore s' Sulltanit, 125
mą s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangėr ia kisht' palla:
merr e mėsynė m'Turk fulikare,
e si derrat me ēakalla
t'janė mbėrthye, t'janė kapėrthye: 130
haju, ngaju, ēaju, vraju,
m' pushkė e m'top gjueju batare,
gjaku rrėmbč npėr rrahe e qare,
e npėr fusha e npėr gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atė zhumhłr, 135
zgjedhe s' Turkut pėshtoi Shqipnia
e duel m'veti si dikłr:
si premtue kisht'Perendija;
por si dashtė, besą, lum vėllau,
s'do t'kisht' pasė as Turku, as Shkjau. 140
Se s'ka dashtė Turku lirģ,
ma merr mendja; veē un s'dij
Knjaz Nikollės kah gjith kjo zemėr
ardhė i paska, qi nėn themėr
rob Shqiptarėt po don me i shtrue, 145
edhe atė tokė ai me pushtue,
pėr tė cilėn vetoi motit
shpata rr'fč e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnģ dhe Karadak 150
krejt me atė punė po i ląte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bč t'madhe po e kisht' bą:
m' e ndie plak e kalamą: 155
se ai natė t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarė as krushk s'do t'shkote:
gostė as darsėm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, 160
pėr pa i hi Stambollės pėrmbrendit,
pėr pa kėcye mbi post tė Mbretit,
me u bą zot i tokės e i detit;
edhe Europės tregun m'ia prč,
mos m'e lanė me shitė, me blč, 165
mos m'e lanė me ēilė kund punė;
por me bą qi ajo pėrdhunė,
pėr me ēue 'i grimė bukė te shpija,
rob tė ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, 170
mėsue gjithmonė n'gją t'huej me gėrrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetėr,
si pėr fjalė ashtu pėr letėr,
mos m'iu gjetė kund nji shoq tjetėr,
ai po e dite mirė e hollė, 175
se isht' do punė me hi n'Stambollė:
se isht'do punė Turkun me e thye,
pa sharrue vetė mbrendė me krye.
Prandej xčn ai me trillue,
m'shpinė Shkjeninė Turkut m'ia lėshue: 180
m'ia lėshue m' shpinė Shkjetė e Ballkanit,
qi me i qitė kėta punė Sulltanit;
me i qitė punė kėta 'i herė mą para
me trazime e punė t'pambara,
e mandej vetė prej Rusiet, 185
si harusha prej pusiet,
me i rą Turkut fulikare,
m'zhbģ n'vend, m' e qitun fare;
pėr pa bą me mend pleqnģ,
se me atė punė botėn unjģ 190
mujte ndoshta, m' e pėshtjellė n'zģ
Kur ketė punė e ka pleqnue,
ka marrė trimi e n'odė ka shkue,
ka ndejė n'tryezė e asht vu ma shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, 195
kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhė besėn shkaf asht Shkją,
mbi Budin, m'ēanak-kalą,
edhe tok kėta ndėrmjet vetit
mos m'ia dą tė keqen Mbretit; 200
por m'e nxitė, por m'e mėrzitė,
m'iu vardisė si 'i ditė pėr ditė,
herė pėr shtek, herė pėr kufģ,
tash me peng tash me pleqnģ,
por gjithmonė, po, pa kanu, 205
veē si t'mujnė n'teposhtė m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinės,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinės,
merr e 'i letėr, ia angllatisė,
me dredhģ tue ia qindisė: 210
Ti, qi jč qaj Knjaz Nikolla,
falmėshėndet Cari i Rusisė,
se zą t'madh pėr ty kam ndie
qi jč trim e gėrxhelģ,
qi jč burrė e kuvendtąr, 215
me ta drashtė hijen anmiku,
por, me gjasė, kjo fjalė s'isht' gją;
pse qe ti m'atė rrasė Cetine
mė kč ndejė me 'i gjysmė opinge,
e jč bą, po, gazi i dheut, 220
tue mėrzitė miq e kumbarė,
veē e pėr bukė thatė nė gojė.
Mje sa Turku, pėrbri tejet,
dredhun ēallmėn m'vetull t'synit,
derdhė shallvarėt ai pola-pola, 225
rrin e ban kokrrėn e pallės,
e as m'e pą ti s'mund ta shofish
pėrmbas kodrės sė pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitė jč ndoshta n'rrogė, 230
jo se hi kč bulk n' e huejėn,
qi s'po ndihesh kund pėr s'gjalli?
Mo', bre burrė, se nuk ka hije
Urtė me ndejė Cubi i Cetinės,
edhe n'shpģ me e shkuem ai motin, 235
tue u ndeshė npėr furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushė synin Shqipnia,
me ato male tė madhnueshme,
me ato fusha tė blerueshme,
qi kurrkund s'jč kah orvate, 240
me ia shkye 'i skundillė pėr veti?..
M' tč, krah-thatė, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtė ti kambė e dorė,
s't' ndihmon Zot as i Shėn Nikollė:
Por ti luej, nafaka luej, 245
ka pasė thanė ai burri i huej;
sa pėr bukė e pėr fyshekė,
piqu n'mue, se t'i qes vetė;
edhe kėsulėn včne n'sy,
se tė nget Mbreti i Stambollės: 250
nuk ta lą me t'prekė me pupėl.-
Letrėn kėshtu Cari e ka shkrue,
edhe mirė e ka palue,
e e ka mbyllė me dyllė tė zi;
ia ka dhanė kasnecit t'rģ, 255
me ia ēue Knjazit n'Mal t'Zģ.
Letrėn n'gjģ ka qitė kasneci,
ka thekė kambėt ai sa mund heci:
ka lanė mbrapa fushė e zalle
kapėrcye ka bjeshkė e male, 260
edhe dalė ka lum e shč:
ka shtegtue pėr ujė e dhč,
der'qi'i ditė, tue marrun dielli,
nė Cetinė ka behė ai filli:
shtjerrė opangat, grisun setrėn; 265
Knjazit n'dorė ku ka dhanė letrėn,
me dyllė Cari si e kisht' mbshilė.
Ka marrė Knjazi edh' e ka ēilė,
e ka ēilė edh' e ka kėndue,
tri herė rresht ai e ka kėndue, 270
tri dit rresht edh' e ąsht mendue;
mbasandej ai fjalė ka ēue
njatij Vulo Radoviqit,
kerkserdarit t'Vasoviqit,
qi me dalė me rą n'Cetinė, 275
pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė:
me flut'rue si gjeraqinė,
pėr me u pjekė me «Gospodarin».
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasė kenė nji trim i ēartun: 280
m'e pasė randė toka m'e bartun.
Pa tč prč kund s'ishte marrė,
pa fjalė t'tij ngarkue s'ishte marrė,
pague s'ishte varrė as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, 285
as s'isht' dą gjyqė a pleqnģ.
Pse edhe Turku i Malit t'Zģ
po e kisht' pasė shqipe mbi kry',
mos m'e lanė me pą me sy.
-Se edhe 'i punė, ky zogu i Shkinės, 290
po e kisht' bą m'atė udhė t'Cetinės.
Paska marrė e shi nė rrugė
Pėr tėrthuer shtrika nji stugė,
edhe i ēueka fjalė tėrthores,
qi shka ąsht Turk i Cernagores, 295
mos me mujtė m'e shkapėrcye,
pėr pa lą 'i dukat pėr krye.-
Bre! kish' kenė edhe 'i farė burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fėtyra e tij porsi duhia, 300
syni i tij, tanė zjarm e shkėndia;
vet'llat trashė ngčrthye kuląr,
porsi lesh derrit bugąr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhė pėr lakut; 305
edhe i mbrrijte kryet nė trą:
burrė i atillė me sy me u pą.
Veshė e mbathė e m'armė shtėrngue,
kishe thanė se ąsht lč drangue.
Se kėtč Knjazi fort e dote, 310
fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtė ai kishte ndodhė,
me ia prč mendja fort hollė.
Prandej Knjazi i ēueka fjalė
Nė Cetinė pėr ngut me dalė. 315
Edhe Vulja bjen n'Cetinė,
pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė,
tue flut'rue si gjeraēinė.
N'atė Cetinė kur Vulja zbriti,
atč Knjazi mirė e priti, 320
mirė e priti e n'odė e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kėshtu t'bajė llafe:-
Ku jč, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banč, 325
ke s'po duke kah Cetina,
ku kč miq e probatina,
qi s'tė ndėrrojnė me sy tė ballit?
Po, a kč mujtė? a kč farė hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti?- 330
Pėr jetė tande ! si do' Zoti,
merr e i thotė Vulo Serdari;
pse sivjet, lum «Gospodari»,
nuk ka pasė toka valigė,
e ka ardhė nji kohė e ligė, 335
sa nuk dij si ka m'iu bą,
pėr me pėshtue do rob e gją,
pse edhe buka asht tue na ląnė.
Hajt, eh qč'! Knjazi i ka thanė
Se s'po gjenė cubi me ngranė
340
Se s'po gjenė skyfteri mish
Se ti e nxjerrė korėn dy fish!
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prč,
se po e ban me lopė e qč,
sa me mbajtė njerztė e kujrisė, 345
jo se mą gjindėn e shpisė
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotė ty «Gospodari»:
pėshtilli bashkė nja disa cuba:
t' idhtė si gjarpni ndėr kaēuba, 350
t'lehtė e t'shpejtė si gjeraēina:
edhe lėshoj ti kah Vranina,
pėr me vrą ata e pėr me prč,
pėr me djegun gur e dhč,
mbrendė tue vjedhė e tue plaēkitė, 355
tue grabitė e tue robitė,
n'daē me natė e n'daē me ditė;
se un prandej tė kam ēue fjalė,
der' n'Cetinė nji herė me dalė,
pse dishka mue tash m'ka kėcye, 360
prap me Turk me u kapėrthye:
prap me Turk, po, na me u vrą.
Pse edhe as hije, thom, nuk ką,
urtė ma ndejun Turk e Shkją.
E kėshtu, tue ligjėrue, 365
krye mė krye tue bisedue,
hollė e gjatė e ka qortue,
si me u sjellė e si me u mprue,
pėr m'e lą Vraninėn n'gjak.
E si vesht janė marrė me fjalė, 370
Knjazi n'bukė atč e ka ndalė,
edhe falė i ka do pare;
e i ka falė nji «xheverdare»,
krejt n'argjand kondakun ngrģ,
mos m'e gjetė shoqja n'Mal t'Zi: 375
m'e drashtė vjerrun nė sėrgjģ,
jo mą n'krah tė nji luftarit,
jo mą n'krah t'Vulo Serdarit,
qi isht' me brč hekur me dhambė!
Atėherė Vulja ąsht ēue nė kambė: 380
ka bą Knjazit «tungjatjeta»,
edh' ąsht nisė malit pėrpjeta,
udhės me mend ai tue pėrblue,
si Vraninėn me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. 385
OSO KUKA
Zot, ē' kį thįnė njaj Avdi Pasha:
Paska mbetė Shqypnija m' vasha,
Qysh se s' léka mbrendė nji djalė,
N' at Vranine mue sod me m' dalė,
N' at Vraninė, m' at t'zezė terthore,5
Kū mbe'n shkret sį armė mizore,
Kū mbe'n djerr sį tokė gratēore,
Kū mbe' n vithnat pa bagtķ,
Veē prej cubash t' Malit t' Zķ,
Qi po vrasin djelmt e rķ, 10
Qi po mārrin lopėt me viēa,
Qi po presin dhźnt me ogiēa,
E po djegin kulla e stane,
E po thįjn kaq zźmra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina 15
Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vrį atą e per me pré,
Per me djegun gur e dhé,
Veē si t, nisė degamė me né;
Pse dushmani āsht tue ndersy,20
Tokėt e Mbretķt per me i msż,
Per me i msż e me i rrembż.
Nji djalė m' voter t' m' ishte llā,
Paēė m' i a lānė t' āmen me fshā,
Paēė m' i a lānė motren me kjį: 25
T' mjeren moter, ehu! pį vllį,
E n' Vraninė un kjeēė tue e qitun,
Cubat knjazit per m' i a pritun.
Por mue djalė nuk m' kį qillue;
E n' Shqypnķ nji djalė drangue,30
T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.--
Kshtū ankoi Pasha turēelķ.
Oso kuka paska ndķ: 35
Paska ndķ,po,e kźnka idhnue:
M' sylah doren paska ēue:
Me qitė m' Pashen kį mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnķs e jo prej tutet, 40
Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerrė s' e xuer mizoren,
N' fletė t' sylahit ēatallue;
Veē pį folė s' mujt me u durue:
Avdģ Pashė, tha, mā kadalė! 45
Mos e thuaj dż herė at fjalė,
Se, per Dī'n e per Imā'n,
T'bāj qi t' kjajė e zeza nānė!
T' bāj qi t'kjajė pa <<exhel>>tż nāna;
Pse n' Shqypnķ kį djelm si Zāna, 50
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimet gjāja as jeta:
E kū i lypė besa e burrnija,
Kū i lypė Mbreti e i lypė Shqypnija,
Kta mā t' parėt jānė n' fushė t' mejdanit,55
Kta mā tė rrebėt janė n'ballė t'dushmanit:
Janė ēelik per tef t' taganit.
Marre vedit kurr s' i lāmė!
Pį ksulė m' krye pa opingė nė kāmbė,
Na per Mbret e per Atdhé 60
Per kanū, per besė e Fé,
S' druem me rį nder pré tė thyeshme,
S' druem me msż kalįt e rrmyeshme:
E kahdo qi t' bjerė Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndezė zhari,65
Pushkė e besė pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktū e na thue:
Se n' Shqypni nji djalė drangue,
Qi per mbret e troje t' veta
Nuk i dhimbet gjāja as jeta, 70
Fort kerkova e s' mund e gjeta...
Por s'ké faj; pse zāni i zķ
Aj kį dalė, po, per Shqypnķ,
qysh se erdh Pasha turēelķ,
Qse edhč t ' hujve sod Shqyptari 75
Qiri m' kambė do t' rrijė qyqari,
Si punue né s, na kį i Pari...
Por po i lām tash na kto fjalė.
Nė Vraninė, qe , un jam tue t' dalė,
Cubat Knjazit me t'i a ndalė. 80
Veē t'i lypi un dyzet vetė,
Dyzet vetė, po, djelm tė letė,
Qi tė desin kū t' zatesin:
Si mund t'léjn veē e n'Shqypn';
E po t' ap besen e Zotit, 85
Se, pa u djegė un n' flakė t' barotit,
S' kį me u lshue per t' gjallė Vranina.
Avdģ Pasha kźnka ēue,
Osos doren kį shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka! 90
Se tż t' thotė fjala edhč duka
Qi ké lé nji sokol malit.
Zgidh kū t' jetė, po, pika e djalit,
Edhč del ti n' at rranxė boke:
N' at Vraninė, kū t'zezat loke,95
Qi kan mlue, ehu! djelmt e rķ,
Qi kan kthy rejat n' gjinķ,
Janė tuj t' pritė si drita diellin.
Foli Pasha. Buzės s' Cukalit,
N'krye t'javės, dielli kur u ēue, 100
Per me shndritė mbķ kobe tė shekullit,
Kū e perbuzne shuen e drejta,
Qafės s'Kalįs, qe, ēeta e Osos
Po mźrr rrugen kah Vranina.
Ēetė e vogel, por kreshnike: 105
Dyzet vetė mā s' janė me t' njehun:
Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrrī,
Jo per dukė e per pashķ,
Por per zźmer e trimnķ:
Oso kuka na u kį prī. 110
Oso Kuka, 'i rrfé prej qiellit,
Shoq nuk kį kah vrān e kthiellet.
A she' i herė, ka' i bje sokakut,
Se ē' m'i bājn t' gjith tungjatjeta!
Se ē' permnershem xheverdarja 115
M' i flakon mbķ sup tė krahit,
Si ajo rrfeja n' natė thellimit!
N' fletė t' sylahit--- folé bollash
Ēatallue i kį dż kuburet:
T' mnershemet motra t' t'idhtė taganit,120
Qi ndermjet u rri kercnue.
Veshė e mbathė e n'armė shtrengue,
Shtatin div, e sż' n si zhgjeta,
Oso Kuka n' jelek arit,
Pash e m' pash po i bjen pazarit.125
Njitė mbas tij vjen shpata e dekės,
Soko Tona i Gurit t' Lekės;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permendė m' kto male t' ona,
Si per bukė n' shpķ t' tij tė ngranme,130
Si per pushkė e besė tė dhanme.
Thonė se i kį nja trķ nishane,
Trķ nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit. 135
Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vīnė dż rź mizore,
Dy djelmoēa prej Zagore:
Kaēel Doda e Kerrni Gila: 140
Rritun mocė si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
Ē' kan me t'namė dż vasha t' reja:
Ē' kan me t' nam dż bija nane
N' ato mrize e n' ato stane, 145
Kśr, kercunat, kan me ndķ,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri,
Me i perpjekė me Mal tė Zķ.
Po a thue e njef njat kime-zķ,
Qi e kį ballin si sinķ, 150
Qi e kį sżnin si duhķ,
Qi i kį shpatllat si nji arķ?
Aj āsht Ēoku i Mar Kolė Dinit
Prej Kabashit t' Dukagjinit:
Trim i ēartun, trim si Zānė, 155
I pį tatė edhč i pį nānė,
Dy gur njitė, thonė, s' i kį lānė.
Per mbas ktij vjen ēeta tjeter,
Do mā t' rķ, do prap mā t' vjeter,
Por t' gjith mocė me trimėnķ: 160
Me trimnķ e me bujarķ:
Veē, per dukė e per pashķ
Dįn mā n' shāj njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli; 165
E nder t'gjith-- porsģ hżll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lypė per pushkė ky e per pleqnķ
Q' mźrr prej Shkodre e n'Peshkopķ.
Veshė e mbathė e m' armė shtrengue: 170
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
Si ajo rź qi prej Tivarit
Njitet zķ terthoreve t'ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona: 175
Edhč kapen m' at breg Buene,
Kū n' nji lunder u rreshtuene.
Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
Rrqase āsht lundra e veli u nde,
Edhe nise āsht porsi rź, 180
Tuj ēį valen nper Liqź:
Tuj ēį valen kah Vranina,
Kū po bāte nām Cetina.
P R E J A
Vall, kush din mue me m' kallzue,
Pse kjo qyqja ,zog i true,
Si mos kurr āsht tue vajtue
N ' at Vranine, n' at t'zeze krahinė,
M ' breg t ' Liqźnit n 'at kodrinė? 5
A mos kjįn hallet e veta,
Persč zķ i shkon moti e jeta,
Bķr as bķ pį rritė e shkreta?
Qyqja vehten s' āsht tue kjį,
Bķr as bķ pse e mjera s, kį; 10
Por po kjįn ajo nji moter,
Qi ka mbetė sod qyqe n' voter,
Sod qi kputė i āsht kulmi i shpķs:
Kjįn qat motren e atķ Avdķs!
Jo,po,āsht vrį thonė, Avdģ Hisa, 15
Mriz kah bāte nźn dy lisa,
Nźn dy lisa n' mal t' Vraninės:
E vrau Vulja, i biri i shkinės!
Njiky Vulja, 'i trim drangue,
N' at Vraninė fort āsht rendue: 20
Nuk lźn kįl, jo, me shtektue,
Nuk lźn ēikė, jo, me u fejue,
Ke po i vret aj djelmt e rķ,
Ke po i kthen nuset n' gjinķ,
Ke po i vishte nanat ne zi. 25
Edhč u ēueka,zogu i shkinės,
Me trembdhete cuba t' Cetines,
Me msż mrizet e Vraninės:
Po i isht' kźnė kandun mishi i dhķs:
Edhč u ndeshka m' mriz t' Avdķs. 30
Qaj Avdija vrik piskati:
ndalo, Vulo, mustak-giati:
Ndalo,Vulo,me caruqe,
Pse s' t i leshoj, dhķt e kuqe,
Per pį e lį mrizin me gjak: 35
S ' ruej dhķ per Karadak!
Edh' e drodh t' zezen <<breshanė>>,
Qi e kisht' pasė moter e nānė,
Kinsč, i mjeri, zjarm me i dhānė;
Por prej Zotit s' kisht'kźnė thānė; 40
Persč i shkrepi n' dorė <<breshāna>>,
Shķ kur dashtė s' do t' i a kisht' nāna.
Po, por Vłloja i terbue,
Qi per pushkė ishte i gatue,
M' <<karajfile>> i u shterngue: 45
Dekun m' tokė e la pushue.
Edhč u turr m' tź i patenzoni,
(Shka as atij s' i a epte zakoni),
E i zdeshi xhamada'n
E i a xuer edhč taga' n, 50
E i a muer pushken e giatė,
Si nder burra s' āsht zanįt;
Mandej dhķt i vźn perpara,
Edhč u grafė neper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vraninės, 55
Fort po ndjekė cubi i Cetinės,
Fort po kjįn nji e bija e Turkinės:
Fort po kjįn e fort po fshįn,
Dekun m' vig kah e shef te vllįn:
--- Kur kį dalė qaj hylli i dritės,60
O vllau i źm o vllį!
Mbķ ato suka t' Podgoricės,
O vllau i źm o vllį!
Ti m' i a vne pushken krahit,
O vllau i eźm, o vllį! 65
Edhč m' dole m'derė te vathit,
O vllau i źm, o vllį!
E m'i a lshove zānin skjapit,
O vllau i źm, o vllį!
Me i lshue podit e livadhit, 70
O vllau i źm, o vllį!
Me i lshue m' ujė-- m' at ujė t' Moraēės
O vllau i źm, o vllį!
Me i mrizue ke aj lisi i rrashit.
O vllau i źm, o vllį! 75
Qyqja motra tue t' kundue,
O vllau i źm, o vllį!
Porsķ lis me degė prarue,
O vllau i źm, o vllį!
Lis me māje te lulzue, 80
O vllau i źm, o vllį!
Rrite e mjera tue u mendue,
O vllau i em, o vlla!
Se me ē' vashė tż me t' fejue;
O vllau i źm,o vllį! 85
Por qe Vłloja, i' drangue,
O vllau i źm, o vllį!
Me tokė t' zezė ty t' kį martue,
O vllau i źm, o vllį!
Armė e petka tue t' shkretue, 90
O vllau i źm, o vllį!
Nanė e moter tue t' zezue,
O vllau i źm, o vllį!
T' zezat qyqe tash kėndojn,
O vllau i źm, o vllį! 95
Nanė e moter t' u ndihmojn,
O vllau i źm, o vllį!
Pse mā udhė per tż s' kundrojn.
O vllau i źm, o vllį!
Tash kėndon nji zog i zķ, 100
O vllau i źm, o vllį!
Kah t' fluturojė neper Shqypnķ:
O vllau i źm, o vllį!
Kurr ket p6unė un s' e kam ndķ,
O vllau i źm, o vllį! 105
Se kį mbetė kund gjak pį u kthye,
O vllau i źm, o vllį!
A me pare a se me krye,
O vllau i źm, o vllį!
Veē kį mbetė njaj gjaku i Avdis, 110
O vllau i źm, o vllį!
Qyqja motra, vaj, e Avdķs!-----
Ksht vajton tė vllįn Turkina:
E ndien Lqźni edhč Vranina,
Edhč e ndieka aj Oso Kuka; 115
Vaj'n e ndieka e m' kambė u ēueka:
--- Hani djelm! e ju vraftė buka!
Eh ju vraftė buka e Dauletit;
Eh ju dhaēa ujėt e detit,
Po s'u muer sod gjaku i Avdķs, 120
Po s' i u kthye ndera Shqypnķs.
Ēou bre, Soko, e mund t' i xāmė!
T' mos t' i mįjm cubat me vjāmė,
T' mos t' i lāmė ēikat me nāmė.
Proh! ti o Zot, kur na janė ēue, 125
Mbathė e zbathė-- si kan qillue
E i kan rrokun armėt Shqyptare,
Njato <<ltina>> e << xhevardare>>,
Njato t" bardhat n' za <<breshāna>>
E i kan njitė njatą tagāna, 130
E i kan vū njato calina,
Se ē' ushtimė ka marrė Vranina!
Porsģ, kur ndokush t' i nguce,
Dalin grźthat jashtė biruce,
Njashtū turr per derė t' kaushės 135
Djelmt e Osos rrājn drejt fushės
Kū kisht' krise e zezė potera,
Motra e Avdķs kū kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e pritka,
Por secilli vrap po ngitka, 140
Thue se t' parit qi do t' veka,
Petku cohet do t'i u préka
'E jo mā se po i pret deka!
S' āsht tue e drshtė, jo, kush rrezikun,
kah per gjurmė po ndjekė anmikun; 145
Veē se i lngon setcillit zźmra,
Ka mā e letė s'i ndolli thźmra.
Sżt u qesin flakė e shkendija
Kah t' frigueshem, si duhija,
Qi kalon me t' rrebtė zhumhuer, 150
Fushės i bjen kryq e terthuer,
N'dorė tuj mbajtun pushkėt arbnore,
Qi u flakojne neper terthore
Porsģ rrfeja n' natė mizore.
Si i' langue, qi, dalė me gjue 155
Endet malit pį pushue,
Dér sa t' jetė <<per erė>>pįu vū:
Djelmt e Osos njashtū ngasin,
Veē me cuba si mund t' Hasin.
S' kerset, jo nji pyllė mā teper, 160
Kur mźrr zjarrė ndoj majes s' eper,
Si kerset Vranina e shkretė,
Sod qi bien Shqyptarėt e letė,
Vrap tuj ngį poshtė e perpjetė:
Thue se kambve u kan vū fletė. 165
Kur,qe, krisi i' <<xheverdare>>
M' breg te Moraēės nder do zhavare:
M' breg t' Moraēės drejt Bjelopoles,
Krisi pushka e Preng Markoles.
Preng Markola pre Mirditet, 170
Nder shokė t' vet porsģ hżll dritet,
I pau cubat aj mā i pari,
Ke po majshin kah Ponari.
Ah! kadalė, bre zogu i shkinės,
Se s' i a mźrr ti gjān Vraninės, 175
Me kźnė vet ėKnjazi i Cetinės!
Prenga Mirkos i vikati,
M' <<xhaverdare>>, edhč i ndźi gati.
Krisi pushka, ateherė, batare.
Krisi <<ltinė e xhaverdare>>, 180
Edhč ushtoi duhma e breshānės
Me u dridhe fmija n' zźmer t' nānės.
E pse trimi m' trim si t' hase,
E n' log Zānash si t' kersase,
Si t' kersase pushka, or vllį, 185
Rrallė pį gjak se mujn me u dį,
Pavloviqi ktū edhč u vrį:
Pavloviqi u vrį n' pushke t' para,
Ka' u grahė dhive neper ara.
Kśr pau Vłloja se shoku 190
I kje vrį, e se pataloku
Per tź s' isht nji vend bejlegut,
I lshoj dhķt edhč u nis bregut.
Me dorė, burra!--- sa i mujt zāni,
Brit Osja atbotė si luāni, 195
Edhč m' shpinė aj zhgjetė i u lshue
Me djelm t' vet, porsi i' Terbue.
A ké pį ndo' i herė per seri
Se si, kur t' u bjere skyfteri,
Hikin pulat neper kaēuba? 200
Njashtū atbotė, hikne ata cuba.
Hikne cubat porsi zhgjeta,
Kush n' teposhtė, kush kah perpjeta,
Veē se Vulja, ēue dollāmen,
Aj aq shpejt s' e ndrronte kāmben: 205
Kisht' kźnė trim, eh i bāsha gjāmen!
Por shka? sod s' i heci e mara,
Pse edhč 'i shoq i a fiku Tara.
Tara pllumi i Jegumirit
I rį krés shi njājė mā t' mirit, 210
Njajė djaloēit prej Zaēirit,
Tue e lshue dekun m' do gjeth firit.
Deh! moj Zānė, m' a thuej nji fjalė:
Kū e ka Osja edhe nji djalė?
Kū e ka Osja at Kerrni Gilen, 215
Qi s' i a dįj kund <<karajfilen>>?
A thue ti, pse ndolli i rķ,
E pse e dķ per tź n' shpķ
Rreh nji zemźr plo dashtnķ,
Ndoshta sod po i dhimbet jeta 220
E rrin mshefėt nder shkorre e mbreta?
Nuk āsht mshefė, jo, Kerrn Zagorja,
Kerrn Zagorja---rź mizorja;
por āsht ndeshė aj me Jovanin,
M' breg t' Moraēės tue da mejdanin. 225
Desht ky Jovja i' herė me hikun,
Por per vrap s' kisht pasė kerrēikun;
Prandaj shokėt e lane mbrapa,
T' cillt po hikshin me t' mdhaj hapa.
<<Urra!>> m' shpinė, atbotė, si bisha 230
I u lshue Kerrni neper plisha,
Neper plisha e bregut t' uj'' t,
M'<<karajfile>> m' nja tue e gjujtė,
M' nja tue e gjuejtė, por veē per ānė:
Gjallė me dorė dote m' e xānė. 235
Por me dorė nuk xėhej djali,
Pse kisht' kźnė nji sokol mali:
Kisht' kźnė Shkjau, po, me trķ zźmra!
Tek e ndiu Kerrnin te th6emra,
E hodh pushken m' nji ferrmanė, 240
Edhč xuer aj t' idhtė tagā'n,
Qi kisht' fikė mā se nji nānė;
E t' u dredhė ka' i Zagorjani:
Kshtū po mźrr e i thotė Jovani:
Mos trrźjė mendja, or trim i rķ, 245
Se e koris Malin e Zi,
Tuj t' rį n' dorė si nji baxhķ;
Por, n'jé i armve e n' jé Shqyptįr,
E per n' jé ndopak bujįr,
Xķr tagā'n, e n' kjoftė gjykue, 250
N' bejleg kryet shkurtoma mue,
Vrik qaj Kerrni na i ndźi gati,
Na i ndi gati edhč i piskati:
Si tagan, si pushkė te giatė,
Jam Shqyptįr, e i kam zanįt; 255
Edhč cubi i Malit t'Zķ
S' kį per t' m ' msue besė e burrnķ...
Por, merzitė mbasi t'āsht jeta
Me cubnķ e me pūnė te shkreta,
A ti ktū ké me marue; 260
Kerrni Gila pse m' thone mue,
Edhč xuer tagā'n prej millit:
Ē' ka flakrue m'at rreze diellit!
E si pushken m' tokė e uli,
Bįll per bįll Jovos i duli. 265
--Or Shqyptįr, qi tash n' e vona,
Tuj perbuzun Fé e zakona,
Veē mbas shpine msżn anmikun,
Hec e shifsi dredhė ēelikun
Kerrni Gila e njaj Jovani: 270
Shif si dahet, bre, mejdani!
N' bįll t'shoshojt ata si u gjeten,
Kryq taganit i zateten:
E si t' ishin flakė e agzot,
Lum e lum per t'Madhin Zot! 275
Se ē' filluene me vringllue,
Si dż rrfé, ehu! tue flakrue.
Shkrepshin shkendija ndaj perpjetė
Porsi m' kullme prej hekrit t' xetė,
N'ajr tagānat ka' u perpiqshin, 280
Kryet shoshojt atą ka' i ndiqshin.
Djersė e gjak xū me u Kullue;
Por s' xū asnj6ani me u ligshtue,
Mu ma fort erdh t'u terbue.
Kur varrohet n' mal nji arķ 285
A me pushkė a m'hekur t' zķ,
Jo veē se prej dhimės s'topitet,
Por mā teper vjen e nzitet,
Edhč msżn, n' furi t'terbueme,
Me gjak t' vet armen t' ritueme: 290
Njashtu atbotė atą dy trima
T' shpejtė kah dora si vetma,
T' rrebtė ka' e sjellmja porsģ rrfeja,
Mźrrshin turr me fuqķ t' reja,
Tue terflluem e tue kercnuem, 295
Shkumė e gjak, prej gojės tu' u shkuem.
Kur i behė, qe, n' at fushore
Oso Kuka rrfé mizore,
Kah po kthete asajta n' shpķ
Me dy rob edhč me dhķ, 300
Qi kisht' marre prej Malit t' Zķ.
Oson Kerrni tuj e pį
Disi marre atbote i rį
Ke nene s' kisht' pré anmikun;
Prandaj ēon tė prehtė ēelikun 305
Edhč e siell me kaq furķ,
Qi t'kish ndeshė n' cub t' Malit t' Zķ
Fķll per gjysė, tham, kje tu'e pré.
Por jetė - giatė cubi kisht' lé;
Pse ndermjet tagā'n i a qiti 310
Me tź deken edhč e priti.
Kur tagānat janė zatetė,
Fort shunglloi Vranina e shkretė.
Edhč u kpu' n t' dy per mjedisit,
Si t' ki' n kźnė dż krande lisit. 315
<<Jam ndermjet!>> atbotė Vikati
Oso Kuka edhč u ndźi gati.
U ndźi gati me i shkatrrue,
Pse me dorė kjenė t, u pushtue.
<<Trima,mjaft pask' ni luftue: 320
Diku veē nuk kį kźnė shkrue.>>
Zūni Osja atėherė me u thānė,
<<Dikū shkrue veē nuk kį kānė
Njāni tjetrin dekė me e lānė...
Prį, ti cubi i Malit t' Zķ, 325
Prehi kāmbėt e dredho n' shpķ,
E thuej nānės e nuses s' ré
(Per n' i paē ti kund n' at dhé),
Se per s' dytit sod ké lé.
Jem' tue t'falė, po, n' ket ditė t' sodit 330
Pse, me giasė, qi kźnke rodit.
Por ket fjalė shokve m' u a thuaj:
T' mos u rrźjė njaj Cari i juej
Se sundon mbi né kurr Nika,
Per pį mbetė Shqypnija m' ēika. 335
Ndoshta t' dįm na jem ' nder veti;
Por kū né t' na lype Mbreti,
Por kū shkjau t'na ngasė n' vend t' t' Parve,
Per ket besė, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtźnė-- źerr vesht, or djalė-- 340
Kan me u gjetun krejt me 'i fjalė...
Kshtū tha Osja. Atbotė Jovani
Njā as dż mā nuk i a bani,
Por, si i a lidhen varrėt e shtatit,
Rroku pushken e u nis shpatit: 345
Lum! e lum! po, kopilani
Pse i u kput n' at dite tagani...
U nis shpatit per Cetinė
E Oso kuka per Vraninė,
Per Vraninė, kū kendonte Zāna: 350
Ke bje dielli e ke mźrr hāna
Oso Kukė nuk bān mā nāna
As n' Begllerė as n' Kapidana!
V R A N I N A
Vojti fjala ka cetina:
Vall ē' po bān mbi Shkijé, Vranina!
Vall ē' po bān Vranina m' Shkijé,
Rob tue zįne e gjind tue pré:
Tue pré gjind, tue zānė hajduka, 5
Qysh se duel njaj Oso Kuka!
Oso Kuka, i' burre Shkodranė,
Shoq ne Shkoder, thonė, s' kį lanė
Per kah besa e kah trimnija,
Qi zanįt i kį Shqypnija. 10
Kalashan e sż - pergjakun,
Mje m' sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thonė, kur t' flase,
Dridhet fusha kah t' vikase;
E kah t'dredhė tė rrebtė tagā'n, 15
thue se rrfeja shkrepė per ānė:
Kaq vringllim aj shkon tu' i dhānė!
Edhč e kį nji xheverdare,
Xheverdare pushkė vrastare,
Qi, ke t'laje sżni i njerit, 20
Me tź sż'n i a zier skyferit.
Burrė kaprroē e trim si Zāna,
Thonė me kmishe e bāni nāna;
Edhč, thonė, kį lé drangue,
Pse trķ zėmra i kan qillue, 25
E pse i ka trķ pupla t' arta
Per nen krah tė armve t' larta.
Prandaj plumja m' tź nuk ngulet,
M' tź tagāni edhč perkulet:
Top me i rį shpierti s' i shkulet. 30
Ky n'Vranine edhe kį zānė
Me njiqind e nji breshānė
Kś nji fjale e paska thānė:
Se per t' gjallė rodi i Shqyptarit
S'i bjen n' dorė kurr Gospodarit.35
Fjala knjazit n' vesh i kį shkue:
Edhč Knjazi na āsht idhnue,
Na āsht idhnue kur e kį ndķ.
Thirrka Krenėt e Malit t' Zķ:
Njani arķ, tjetri duhķ, 40
Tė gjith lé sokola malit:
E m'ledinė n''kuvend rreshtue,
Ngerthye vetllat m' shtek tė ballit,
Folė u paska si tue ulurue:
Kį dalė fjala nper Cetinė, 45
Se 'i Shkodranė kį rį n'Vraninė,
N'at Vraninė, po n'at rranzė suket
Thonė kį rį 'i farė Oso Kuket.
Kaleshan e Kime-zķ,
Gjak e zjarm ā aj sżni i tķ; 50
Edhč i kį nji pare mustaqe
Kaēarrel e leqe - leqe,
Qi me i mrījtė mje m'fletė t' sylahit,
T' zez e t' trashė sį llana e krahit.
Ky edhč, thonė, kį lé drangue, 55
Pushkė as top mos m'e shinue,
As tagān mos m'e varrue;
E po thonė se kį zatetė
N'at Vranine me dyqind vetė,
Me dyqind fatosa t' rķ 60
Djelm tė zgjedhun n'mal e n' vrrī
Jo per dok ėe hijeshķ,
Por per zźmer e trimnķ,
Qi e kan pushken tatė e nānė.
Ky edhč 'i fjaleė paska thānė: 65
Se per t'gjallė rodi i Shqyptarit
S'i bjen n'dorė kurr Gospodarit...
Prap po thonė se ky Oso Kuka
Paska zānun do hajduka:
Do i kį zānė e do i kį pré: 70
S' lźn me rį mā Shkjį n'at dhé.
Cubat vetė i paēė ndersż,
T' zezė Vraninen per me msż,
Vrasė e pré mos me i a ndalė,
Veē me Turk si t'nisi fjalė; 75
Pse Moskovi e kį pleqnue
Shqyptarķn né me na lshue
M' Rozafat e m' Kishė Deēane,
Kū do t'mrrījė megja serbijane,
Per me u gjetun Cernagora 80
Me Serbķ bashkė dora - dora.
Kujtoj keq s'na kishte rį.
Shqypnķn tjeter kan me e dį
Bulgarija e ajo Greqija.
Pse, mbasi Shkijét e Ballkanit 85
T' kanė pushtue tokėt e Sulltanit,
E mārrė t'kenė do skele detit
Te kane lidhė besė ndermjet vetit,
Kį m' i dhānė Shkjenķs e mbara,
Kį m'u shtrue ura perpara 90
Dét e m'dét m'u kapė Moskovi;
Kį m'i thye Krajlnive hovi.
Por, qe tash, mbasi kį zānė
N'at Vranine ky burrė Shkodranė,
Nuk po dij se kah t'i a majė: 95
Drue s'ka metė per sod uzdajė
Se i pushtoj tokėt e Shqyptarit,
Si e kam pasė fjalen e Carit!
Kshtū tha Knjazi i Malit t' Zķ.
Krenėt po rrijshin tue e ndķ, 100
Tue e ndi e tue mendue
Se shka Knjazi ish' tue ligjrue
Per Shqypnķ e per Shqyptarė.
Kur qe Mirkja, Krenėsh se parė,
Po i thotė Knjazit: Gospodįr, 105
Fjala e Carit n'udhė s'do lānė,
Pse ka dalė nji burrė Shkodranė
N'at Vraninė, n'at t'zezė krahinė,
N'breg t'Liqźnit n'at kodrinė.
Pse, po kje se ky Oso Kuka, 110
Po āsht nji nieri qi e man buka
N'mos e mārrėt pushka e kurrkuej,
(Mjaft qi, mjeri, mund t'a gjuej!)
Kį m'e marrė nji pushkė vrastore:
Pushka e babės ltinė mizore, 115
Qi der m'sod mue s'm'kį koritun,
Pse edhč m'turk ajo āsht vaditun...
Veē po e zām se ket Shkodranė
Gjallė as dekė s'po mūjm m'e zānė,
Me gjithkta nuk do me thānė, 120
Se na s'e pushtojm Shqypnķn.
Malazezt te gjith e dķn
Se n'Shqypnķ kį djelm si Zāna,
Qi mā t, fortė s,po t'i bān nāna.
Me armė n'dorė, si thomė na, lé, 125
Anė e kand permendė mbi dhé
Per trimnķ, per besė e Fé:
E prandaj p'r i' dite Shqypnija
S't'bjen n'dorė, besa, lum Zotnija.
Por me kohė e me dredhķ, 130
Me u kapė mundet Mali i Zķ
M' Teqe t' Krśs e m'Kishė Deēane,
Kū do t'mrrījė megja serbijane.
Pse tue kźnė se kan fillue
N' Shqyptarķ sod m' kāmbė me u vū 135
Muhaxhķr e Anadollķ,
Gjind t'pį plang edhč t'pį shpķ,
Qi nuk dķn se shka u kje i pari,
Zot e Mbret per t'cillt āsht ari,
E u lanė m'anesh dyert bujare, 140
Dyert bujare t 'tokės Shqyptare:
Njata krenė e kapitana,
Bajraktare, trima si Zāna;
T'msuem per Mbret me dhānun jeten,
T'msuem per vend me shkrī atą veten,145
Per ket besė, kallxou kuleten,
Se Shqypnķn ké m'e pushtue
Para se t'a keshė mendue.
Prandej zźn tash, Gospodįr,
Me qitė fitme nder Shqyptarė; 150
Pse me kohė e dhelpėnķ.
Ké m' u bā Krajl mbi Shqypnķ.
Edhe ndoshta mbi Serbķ...
Por na as tash harū spo t'rrķm:
Sį ma shpejt n'Vraninė po t' bķm, 155
Me u perpjekė ma at Turk Shkodranė.
Un po t'bie me Cetinjanė,
Cetinjanė nja shtatqind vetė,
Qi per gjā s' e bājn ket jetė:
Si me dekė ashtū me metė. 160
Mandej t'bjerė Gjukovic Pera
Me nja katerqind pushkė tjera,
Katerqind Bijoca t'rķ,
Qi janė Ora e Malit t'Zķ.
Kam uzdajė se me kto ēeta 165
N'sukė t'Vraninės un porsį t' veta,
Kam me ngulė m'tź Trobojnicen,
Kam m'i a vū Osos kapicen,
N'kjoftė se kryet s'i a pret tagāni,
Si n'Cetinė ka dalun zāni... 170
Pse perndryshej, kam m'i a prū
Kret n'Cetinė, t'ngulun m'nji hū...
Kshtū tha Mirkja, Kapitani.
Ver me gojė kush mā nuk bani.
Atėherė Knjazi i Malit t'Zķ 175
Mźrr e u thotė: Sokola t'mķ,
Bini pra, n'Vraninė me ushtrķ,
Me sa t'dueni ushtarė te rķ;
Por Vraninen m'a pushtoni,
Osos kryet por m'i a shkurtoni. 180
Sį per fitme e per ngatrresa
M' lźni mue, perse, qe besa,
Me pak pare e tuj gergį,
At e bķr un kam me dį:
Jo se mā bajraqe e fise, 185
Qi, q'se mora mend e shise,
Un t'bashkuem mend nuk i majė...
Oh! po tash mund t'kem' uzdajė,
Se serbija e Crnagora
Kan me u gjetun dora-dora 190
Me Greqķ e me Bullgarķ,
Si n'Moskov ā bā pleqnķ.
Por Vraninen m'a pushtoni!
Osos kryet por m'i a shkurtoni!
Foli Knjazi, e Krenėt u ndane, 195
E n' Vraninė, mbi xhebehāne
Zū me krrokė nji sorrė kob - zāne.
Deh! moj Zānė, pįsh njato kroje,
Pįsh currilat neper prroje,
Pįsh bylbylat e Prandverės 200
E pįsh t'amlin fllad te erės
E p'r at voes, qi bje prej qielli
E pįsh lulet drandofille,
Deh! m'kallxo a po t'vjen keq,
Se e dau Knjazi sod nder Pleq 205
Trup nji ushtrķ n' Vraninė me ēue,
Osos kryet per m'i a shkurtue?
Mue m'u kputshin fletėt e krah'e
Mue m'u bāshin prozhmet rrahe,
Mue m'u shuejshin kāngė e valle, 210
Kāngė e valle edhč zavalle
Mbi njato rudina t' buta:
Per mjedis mue m'plasėt lahuta,
N'paēa dhimė a kurrnji grimė,
Pse po i pritet Osos kryet, 215
Pse po i erren tė dy sżt:
Krye n'Shqypnķ mos metėt pį u pré,
N'kjoftė se n'shekull aj kį lé,
Per me u vū mbķ tź kapica
Me njat shkrolė qi e shkroi Nikica! 220
Por m'lingon mue shpirti e zźmra,
Shtati m'dridhet mje ke thźmra,
Ke po ndiej un kob tė rķ:
Qi i kį metė sod Malit t'zķ,
Per me dį t'mjeren Shqypnķ, 225
Kū kan lé e kū jānė perkundun,
Prej kah shk'' llin e kan tundun
Burri, Leka e Kastrijota,
Para t'cillve shueta bota:
E Shqyptarėt porsi t'hutue, 230
Me duer m'i rrķn tue shikjue,
Thue se 'i mend qiella e kį dį,
Rob me ndźjun kta nen Shkjį:
M'i u shtrue knjazit dheu i Shqyptarve,
Shtrźjt fitue me gjak te t'Parve!... 235
Ehś! mallkue kjoftė njaj n'Shqypnķ,
Kjoftė mallkue, po, a plak a i rķ,
Qi per Mbret e per lirķ,
S'ēohet sod me armė mizore,
S'lidhet sod me besė arbnore, 240
Per ma dhānė mā para jeten,
Per me shkrķ mā para veten,
Se me rį fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangīshem t'Gospodarit.
Shka? a thue n'kāngė se kį me u vū,245
Se pį pushkė e ndźjė harū
I rį Knjazit n'dorė Shqypnija,
N'zā kah besa e trimėnija?
Jo, per Zotin! Para toka
E perpīftė me male e boka 250
E me lume e fusha t'gjāna:
Per tź dielli u errtė e hāna!...
O zotnķt e Shqyptarķs,
O ju krenėt edhč t'Malcķs,
Pashi at Zot e at źmnin t'uej, 255
Mos lakmoni pares s'huej:
Sado vonė me pasė per t'shkue
Mbi djelm t'uej kį me gjikue!
E ju t'cillve i Bukuri i qillve
U kį zgiedhun me i prī nirit 260
Ravės s'amshueme t' t' naltė Empirit,
Qi ā e lirķs e e s'Drejtės pasqyra,
Kinie n'mend: per jś detyra
S'āsht me mjelė veē delet t'ueja,
S'āsht me mkāmbė veē gjūhėt e hueja, 265
Por me at Fé, qi kem' prej qillit,
Por me t' bardhen dritė t'Unjillit,
Mrendė dashtnķn mś a ndezė Shqyptarve
Per kah giūha e vendi i t' Parve:
Qi Shqypnija t' jetė e vetit, 270
Qi Shqyptarėt t'sherbejn nja'i Mbretit:
Qi per Mbret e troje t'veta
Mos tu dhimbet gjāja as jeta,
Por te desin, si Oso Kuka
Qi āsht tue dekė, ehu! n'ato suka! 275
Gjuhės shqype
Gjuh' e ambėl, gjuh' amtare,
Je ambla gjuh' shqyptare!
Gjuh' e nalt' pėr Perėndi,
T'cilt ndėr koh't qė kahmot shkuene
Mbi Tomorr tė pėrdoruene;
Gjuh' e ambėl, plot dashtni!
Gjuh' e shejt' e kaq e moēme.
Gjuh' sakole der n'dit t'soēme,
Shoqen tande kund s'e gjenė!
Zoti ty kėtu t'ka ēuemun:
T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;
Kshtu gjithmon' ti ke me qenė.
Gjuh' qė t'foli Skendėrbegu,
Dhe ndėr t'par' qe Naim Begu,
Qė me shkrim t'pat lartėsue.
Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
Burra t'rrebt si t'ishin zana;
Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!
Gjuh' e bukur si pranvera,
Ti s'do t'quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t'rritė.
Bashk' me t'tjerat shoqe tueja,
Se ma s'dona zhele t'hueja
Veē duem ty me t'pa nė dritė.
Wien (Vjenė) 14.I.1907
PORTRETI I SKĖNDERBEUT
Si ditė e plotė ai shtjellej
Me re dhe erė mbi Atdhe.
Njė emėr,Gjergj,e kishte si Diellin,
tjetrin,si hėnėn,Skėnderbe.
Dy brirė dhie kish mbi krye,
Emblemė e vjeter e quditshme,
Sikur ta dinte qė mes brinjėve,
Dy perandorė do tė godiste.
Njėzet e katėr luftėra i bėri,
Njėzet e katėr vdekje theu.
ēka mangut lindte ditėn Gjergji,
Plotėsonte natėn Skėnderbeu.
Pas vdekjes eshtėrat iu ndanė,
Nė mijra varre ato u shtrinė.
Gjithqka te shumtė ai e pati,
"Tė vetmėn kish veē Shqipėrin".
FJALĖT E QIRIRIT
Nė mest tuaj kam qėndruar
E jam duke pėrvėluar,
Qė t'u ap pakėzė dritė,
Natėnė t'ua bėnj ditė.
Do tė tretem, tė kullohem,
Tė digjem, tė pėrvėlohem,
Qė t'u ndrinj mir' e tė shihni,
Njėri-tjatėrin tė njihni.
Pėr ju do tė rri tė tretem,
Asnjė ēikė tė mos mbetem,
Tė digjem e tė qanj me lot,
Se dėshirėn s'e duronj dot.
Unė zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrė s'dua tė shuhem,
Po tė digjem me dėshirė,
Sa tė munt t'u ndrinj mė mirė.
Kur mė shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall' e jam ndė jetė
jam nė dritėt tė vėrtetė,
Unė jam nė shpirtit tuaj,
Mos mė kini pėr tė huaj,
M'ėshtė falurė durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ėnda t'u bėnj mirė,
Tė mos mbeti n'errėsirė.
Jakėni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Nė shpirt kam dashurinė,
Pa digjem pėr njerėzinė,
Lemėni tė pėrvėlohem,
nukė dua mė tė ftohem,
Dua ta djek trupn' e shkretė
Pėr atė zotn' e vėrtetė.
Me zjarr ta djek mushkėrinė
E tė tretem pėr njerinė,
Bashkė me gėzimt tė tija
tė vete te perėndia.
Unė dua njerėzinė,
Mirėsin' e urtėsinė,
Nė bėhi shokė me mua,
Nė mė doni si u dua,
Njėri-tjetėrin nė doni,
Tė paudhė mos punoni.
O zėmėra fluturake,
Qasju pakė kėsaj flake!
Mase krahėt t'i pėrvėlon,
Po dhe shpirtin ta shėnjtėron.
Unė duke pėrvėluar,
Njerėzit i kam ndrituar.
Kam qėnė mik me njerinė,
Andaj i di e mė dinė.
Gjithė tuajt' i kam parė,
Mėm' e at' e fis e farė,
Si tani gjithė i kam ndėr mėnt,
Qė rrininė mė kėtė vėnt.
Edhe sot nėr ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unė si ju jam ndruar
E jam pėrzjer' e ndryshuar,
Pa jam bėrė shumė herė
Zjar e uj' e balt' e erė.
Jam njė shkėndijė pej qielli
dhe njė drudhėzė pej dielli.
Edhe ndėr qiej fluturonj,
Edhe brėnda nė det qėndronj,
Shumė herė fle nė baltė,
Diku ndodhem dhe nė mjaltė
Bėnem qėngj e kec i pirė,
Lul' e bar e gjeth i mbirė.
Dua shumė fjalė t'u them,
Po trėmbem mos i bėnj ujem.
E ku shkruhenė nė kartė
Fjalėt' e gjuhėsė zjarrtė?
Dashuria
Do te lavderoje Dashurine
Baraz me Perendine,
Se Dashuri e vertete
Na mban te gjalle ne jete.
S'e kam pare Perendine,
Sho nganjehere Dashurine;
Dashuria mbreteron,
Se njeriu pa te s'rron.
Cilin te besoje tanime
Perendine a Dashurine?
Perendi ne kete jete
Eshte dashuria vete.
Nga "Baba Tomorri"
Tė birtė e shekullit tė ri
Na t'birt e shekullit tė ri
qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij,
e ēuem grushtin pėr me luftue
nder lufta tė reja
dhe me fitue...
Na tė birt e shekullit tė ri,
filizat e njė toke sė rimun me lot
ku djersė e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshatė e huaj
dhe ne marrėzi duhej shumė shtrejtė t'u paguejm
Na t'birt e shekullit tė ri
vllazen tė lindun e tė rritun nė zi,
kur tinglloi ēast'i ynė i mbramė
edhe fatlumė
ditem me thanė:
s'duem me humbė
nė loje tė pergjaktė tė historis njerėzore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S'duem pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra qė kėrkojne "shejtnim"
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap, kangėt e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, tė skllavnis -
tė jem' nji thumb i ngulun nder trutė e njerėzis.
Na tė birt e shekullit tė ri
me hovin tonė, e tė ndezun peshė,
ndėr lufta tė reja kemi m'u ndeshė
dhe pėr fitore kem me ra fli.
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
SHKO DALLĖNDYSHE...!
Udha e mbarė se erdh pranvera,
shko, dallėndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kėrkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko nė Shkodėr, n'qytetin tim.
Shėndet prej meje tė m'i falėsh
saj shpisė vjetėr ku kam le,
me ato vende rreth t'pėrfalesh,
ku kam shkue kohėn e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.
Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'pėrfalesh
n'ato fusha qė m'ka Shkodra
tė lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambėlcim,
fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisė me ty,
dojsha n'Shkodėr me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.
. . . . . . . . . . . . . .
"Vaje"
Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė
Lotėt qė kam derdhur, s'mė janė dhe tharė
Shumė vjetė u bėnė sot u mbushen dhjete
Qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh ne jete!
Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua?S'tė vjen mallė pėr djalė ?
O ėngjėll I bukur mos meno nė botė
Kthehu tė tė shomė tė na mbeten lotė
S'rrojmė dot pa tynė ti si rron pa neve?
Motėmot qė rrojtėm bashkė s'mė urreve
Atje tek rri janė qipariz' e varre
Kthehu tė tė shomė mos na lėr pėrfare
Mos na lėr tė gjorė me zemėr tė ngrirė
Kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė
E ke lenė foshnje tani u bė burrė
S'arrite ta rritje s'tė ka parė kurrė
Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė
Por s'mund ti pėrgjigjem se mė mbytin lotė
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė
Duke psherėtitur te zot' I vėrtetė
O zot I vėrtetė s'tė erdhi keq pėr djalė
Kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė
Tė mė keshe marrė do tė qe mė mirė
Dhe tė rronte mėma tė rriste tė birė
Me se rrojnė foshnjat ēi rrit ēiliminjtė
Dashuri e mėmės dhe pėrkėdhelitė
Doje dritė o qiell more dritėn time
dhe ma mbushe jetėn plot me hidhėrime
Tani rroj pa shpresė ndaj s'dua tė rroj
Se dhe perėndinė tani s'e besoj.
Anės Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ē'e shempnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.
Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Dhe njė zė vengon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!
Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Mėmėdheu
Mėmėdhe quhet toka
ku mė ka rėnurė koka,
ku kam dashur mėm'e atė,
ku mė njeh dhe gur' i thatė
ku kam pasurė shtėpinė,
ku kam njohur perėndinė,
stėrgjyshėt ku kanė qėnė
dhe varret q'i kanė vėnė,
ku jam rritur me thėrrime
ku kam folur gjuhėn time,
ku kam fis e ku kam farė,
ku kam qeshur, ku kam qarė,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dėshirė tė vdes.
Bukuria
Zgjata dorėn nė livadh lulen me kėputė
Mos - fqiu im i dashur mė bėrtiti-
-do tė vyshket!
Qita hapin, kalin e bardhė me mbėrri-
-vashėn e ėndėrruar kaherė.
Mos! - pėrsėri mu gjegj fqiu.
Unė qava me mall edhe atėherė.
Hodha dorėn nė gjithėsi me pikėllim-
Ēel e mshel sytė dritė mu bė.
I lumi ti! - dikush mė bėrtiti nė pėrqafim
e kurrgjė tjetėr spashė as ndjeva.
Sot e atė ditė, kudo e kėrkoj fqiun tim tė mirė.
Metafora e Jetes Sime
Nėse sflas
jeta ime ska qetėsi
fiala ime bėhu Unė
heshtja tė tė mos shtypė
nė gurė
rnulliri
nėse sflas
jeta ime ska qetėsi
fjala ime bėhu Unė
plaga ime
le tė marrė
frymė thellė
E ndjej zemren tende sikur per mu vajton, shoh ne syt e tu qe me dashuron. Ata buzet e tua ti puthi i dua, por se je shum larg smundem me tu afrua. Por ne mendjen tim je ti me mua, cdo fjal qe ma ke then, ne kujtim e mbaj. Kur i kujtoj cdo nat po qaj. Nese une vdes ta le nje amanet, te gzohesh me tjeter ne jet!
LULJA E TRUALLIT TONĖ
Nė brigjet e Vardarit ,
nė agun e prillit,
qeli njė gonxhe
nė pipin e trėndafillit.
Nga malet e Sharit
njė puhi e lehtė
lules sė kuqe
ia kėputi njė fletė.
Fleta erėkendshme
u ngrit drejt qiellit
dhe u shėndrua nė rreze
tė ngrohta tė diellit:
Gonxhe Bojaxhiu-nė Nėnėn Tereze.
Zemra e saj amėnore
u mbush me dashuri,
qė s'njeh dallim as kufi -
pėr njerėz tė gjorė,
pėr njerėz skamnorė,
pėr vogjėli ,
pėr tė bardhė e tė zinj,
pėr tė sėmurė e tė uritur,
pėr tė mitur e tė rritur .
Zemer e gjerė bujare
e traditės sė lashtė shqiptare.
Emri yt ,Nėna Tereze ,
ėshtė simbol dashurie,
simbol vetėmohimi.
Atė me nderim e shqypton
qdo njeri,mbarė njerėzimi ,
e nderon e gjithė bota
qė nga lindja e gjer te perėndimi,
qė nga Stokholmi,Kalkuta e Bogota.
Ti je simbol i modestisė,
por nesėr emri yt kudo do tė lexohet
me rrespekt nė faqet e historisė.
Pėr t'u shpėtuar jetėn tė tjerėve
ti jetėn tėnde s'e vė nė kandar.
Ky vetmohim ,kėto trimėri tė rralla,
gjenden vetėm nė pėrralla
mbi trrimat legjendarė.
Ty tė nderoj bota
me qmime tė larta ,
me dekorata .
Por pėr ty kėto ishin lavde tė kota
dhe stoli tė thata,
sepse nė gjoksin tėnd tė pėrvuajtur
shkelqen vetėm njė stoli-
dashuria e zjarrtė pėr njerėzi.
Nena Tereze ,ne te nderojmė
pėr misionin tėnd njerėzor:
por ne dhe tė duam e krenohemi
sepse je pikė e gjakut tonė arbėror.
Shumė e shumė besimtarė,
nė qytet e katund ,
shpresojnė se njė ditė nė alltar
(mė nė fund!)
do tė lėshoj rreze
flaka e zbehtė e qiriut
para ikonės sė Nėnės Tereze .
Njė ditė kėmbanat e rėnda
nė botėn mbarė
do tė jehojnė gėzueshėm
edhe pėr nderė tė njė emri tė madh shqiptar.
MARK KRASNIQI - Gllaviqicė 1985
Me Jetue
Tim bir, Lumit
Erdhe nė jetė
Nuk ka mė nevojė pėr kuje, lutje
Kryesorja tė jetosh
Kėtė gur ta hedhėsh mė larg se Unė
Prandaj:
Bukėn ta pjekėsh dy herė nėn saē
Ujin ta ziesh deri nė shkallėn 99
Derisa tė mbetesh ti i vetmi kėrthi nė ajėr
nė kohė kosmos.
Lulekuqja
Lulekuqja e mjera
Asgjekundi ska shtepi
E shkon jeten narrati
Ajo seshte si te tjera
Ska stoli!
Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin
Neper kembe gjith e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo ska
Dore ndihme kurrre spa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha
Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon
Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare ssheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je
Ajo ngjyre ndato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme qenderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon!
I tubė lula Nan's
I tubė fjalė dua mej rrjezhditun,
Kurorė lulash mej goditun
Bojna-bojna si brez Zojet,
Dalun zebret,dalun gojet,
Per ty ,o Nana jonė Tereze
Se dynjan ti dritė e lleze
Me shum vepra e dashtuni
Q'po dėthton per jek't robni,
Me ato motra t'dashtunisė,
Jatje n'token e Azisė
E n'Kalkutė ku me shum t'shkretė
Po punon e i ngushllon vetė.
Gjithė si dejkė qi ba pradveren ,
N'ato vese ku pae m'eren,
Tue rrugua pi tokė e ujė
Tretun pate n'dhe tė huej
M'u bayti i turituni ,
-I turituni ,i merzituni-
E zezaku e qdo i huej ;
E,ti u bane e gjithkuj.
U je gjetun ti Nanmira
Dėr 'i mi' e 'i qit tė 'shtira.
Ty lajmtare sevaplije
Zoti t'qou n'ato lamije
Ku neshtrasha mjeron ropin
Si a ma zi tue me shkua motin;
Ku e shtuemja natė s'maron
Pse tanė diten ua terrton.
Dimua i ke ti bi't e Zotit
Pa ja kqyrun bojėn ropit ,
Veq ni a kjenun frymė prej njerit
-Nanė e dhepshme ,moter nerit!
Pra ,Nanmira jonė Tereze
Ze e xhdritun prej jaj Rrexe
I ka gjetun t'mjertė dėr udha
Veshun shtatit me gerbula,
E t'gaditshem krejt me varrė
Edhe t'gbantė e me tė gjallė:
Ftyren -natė e zebret-futė
-Sall mej kqyrė me t'ba m'u tutė.
I muar grykė si me u kje'nanė.
Vetasua i ka anpanė
Dėr spitale e strehimore
Zebėrbuta arbenore
Qi verglon fort per skamnoret
E gjithkan qitun pasdoret
Tretun nanash q'i kanė ba...
E as me sy s'deshtėn mej pa
Thmite e vet ,ti i ke gjetun
Tė turitun e tė tretun ,
Si t'inėzojt qi ba stuhija
Kur me mija e me mija
Marrin shtek pak pa ardh vjeshta
Tua fluturua pi det'e kreshta
Pėr m'u kthye n'vese t'zeta
E prej cegmet m'u pshtua jeta;
Shum prej sish as nuk perrijnė
Se pi det molisun binė .
Je strehimi i t'larguemvet,
Sogjetarja e t'harruemvet,
Bukė pėr t'untin ,dritė pėr qorrin.
Ti je goja e t'pagojit.
Je veqilja qua prej Zotit,
Rrexja je,nisun prej Diellit
Qi muar shtek prej kupe s'Qiellit.
Gjith kujdes je:si pulė-kllukė
Qi pan zojt nar veti struk
Kur bje shi e fry stuhi
O peshkeq u sillet thmi;
Por ma fort i bleth prej vetit
Kur heton farė kaqubetit.
Jat kunoren e prarua,
NOBELIN qi t'a dorzua
Fort e ke ti meritua!
Tanė dyjeja t'dha nerim
E ty Zoti pėr amshim
Ka me t'pajė n'vjollca Parrizit
Ku nuk ka ferra morrizit.
U ,frymė ropi n'jek't Mal t'Grud's
Ku e prekė Qjellen Maja e Suk's
Ty t'ka 'ktua me t'madh deshrim
Se ti Nanė je gjith mshirim;
Prata dua me t'bekua:
-Emni yt mos kjoftė harrua!
N'Qiell e Tokė e det kjoftė shkrua!
De'ti o i lumi e i madhi Zot ,
Qi nuk t'plakin stinė e mot
E ke n'hyqem Hanė e Diell
E i urdhnon Tokė edhe Qiell,
Qi me flakė zbukuron Diellin
E me Hanė e ulli 'Qiellen,
Fort po t'lute'-me dor'n tate
Shkrueja emnin jeksaj Nane
Me at ulli't qi ma shum xhdrisin!
Shkrueja n'Qiell Ti edhe fisin
Qi askush t'mos ia terrisin!
Shkruaja ,Mjeshter i Amshuem
De t'i pesėi paharruem!
-Do ulli'jashtu rrjezhdojė,
Ropi ni'Qiell kur t'i shikjojė,
"NANĖ TEREZJA" de te ktojė
O i pamatuni Pereni
Qjell's e Tok's q'i nep hjeshi ,
Lula e bar q'i shtron livadit
E i perkudė me frym'n e flladit
Rrjezhdoj lulat lik n'at mdyrė-
De t'ja shohim Nan's jat ftyrė;
Kur si livadė ka me u tije era'
Quemun peshė kjo ka'pradvera,
Sy e buzė t'ja lujnė 'per ftyrė
Jeksaj Nanė 'qi a pasqyre
E mirsisė sė madhit Zot
Qi ka edun stin e mot ;
Per m'u dukėsi me urua
Me sy e gojė e tue bekua.
O ti det qi s'ke marim,
Prej ulli'sh kur t'marrsh vizllim ,
Emini shrua n'Qjell pasqyroje
Bashk me fisin ti kallxoje
Tue piklua n'ty ato drita ...
N'ty de t'ktohet der t'zbardhe dita
Emni i shejte-NANA TEREZE
Sa t'shojė Dielli t'arta rrexe!
Pshtimi i Bot's ti kjosh gjithmonė
-NANĖ TEREZE - e Kohės sonė !
ATĖ KOLĖ P. BERISHAJ o.f.m
TUZ 1985
EMRI I ZOTIT
Zot i vėrtetė,
Bota e tėrė
Gjithė ē'ke bėrė
E ē'ka nė jetė
Tė gjitha ē'janė
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Njė gjuhė kanė,
Qė thotė emrin tėnt!
Ngado qė shikonj,
Atė emėr dėgjonj.
E shoh mė ē'do vėnt.
Dheu, qė rrimė ne,
Duke mbleruar,
E kam dėgjuar,
Qė thotė se ē'je.
Yjtė me dritė,
Duke kėrcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditė,
Re me gjėmim
Zoqtė me fjalė,
Deti me valė,
Lumi me rrėmbim
Lulja me erė,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur ēel nė verė,
Emrin tėnt thonė,
Ty tė tregojnė
E tė lėvdojnė,
Ty gjithė monė!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tėnt,
Se s'gjendet me mėnt.
Ah! S'e thotė dot;
Njeriu nukė munt,
Se gjuhė s'i dhe
Qė tė thotė ē'je,
O fuqi pa funt!
Dielli kur del,
A tek perėndon,
Zogu kur kėndon,
E gjethi tek ēel,
Bukur tregojnė,
Emrin qė ke,
Rrėfejnė ē'gjė je,
Dhe mė gėzojnė.
Nė gjithė botė
Vetėm njeriu s'di
Rri si ēilimi
E s'mundet ta thotė!
Me zė tė zjartė,
Donja tė flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retė si kartė,
Si vetėtima;
Apo si lumi,
Qė s'e zė gjumi,
Me oshėtima!
Falmė nga togu
Q'ėshtė e ē'shohėm
Nga gjithė ē'njohėm,
Zėn' e njė zogu,
Tė rri mė njė vėnt,
Edhe mė lerė,
Tė them njė herė,
Njė herė emrin tėnt.
SOT nga LotDrini,edhe pak e qenron = i famshmi-ndoshta,po kushedi?
Hapu rruge
me duhet hapesire,
te levize perpara,
fatit tim perballe t'i shkoj,
te marr c'ka dua,
te dua c'me takon,
te bej c'enderroja
kur s'njihja boten si Sot.
Ndricohu horizont
me duhet drite;te dalloj ngjyrat,
te mirat,
edhepse jo per mua te gjitha;
te shkelqejne te merituarat vlera
dhe arti,bukuria,e tera
qe shijen,ndjenjen,
jeten mundeson;
te shoh c'ka nuk shihja
kur s'vereja boten si Sot.
Gezohu ardhmeri
enderrat e shekujve,deshirat
rishtas te definosh;
vrazhdesine,embelsine
e historive pershkruaj,
te paperseritshme!>Ndihmo ate fat;
c'do fat qendron per nje jete.
S'e mendoja kete
kur s'dija c'ka di Sot.
Kaltrina
29-09-2008, 12:24
POROSIA E NENES
Duaj te tjeret,ashtu si Zoti te done ty.
Mbaje ne mend.
Puna e dashurise,eshte puna e paqes.
Zoti u bekofte !
Nje molle ndahet ne mes,per dashuri
Nje pjeshke po ashtu..
Por nje Atdhe per dashuri
Nuk ndahet ne mes kurrsesi
Damaret e gjakut na i pren vellezer
Damaret e jetes ne fashe mbeshtjell,kemi mbajtur
Gjaku te mos na ik,te mos na prishet,te fiket
Te mos na bjer...Ne toke te mos biem
Dhe ne gjunje te mos biem gjithashtu..
S"e ndjeva mungesen tende Prishtine,Tirane..
Q"fare ndjeva ishte dhimbje mall..
Si kemi jetuar kaq gjat?Ee ndare...te ndare!
Nena Tereze
Tirane 1988
Poema e Mjerimit
Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi
kur shef ftyra tė zbeta edhe sy tjeshilta
qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.
E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.
Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.
Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!
Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.
Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,
mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt
kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh,
qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.
Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
Gjuha shqipe
Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
................................
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia**)
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.***)
Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.
E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.
Apologjia ime
(JETES)
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...
O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.
Syrgjyn-Vdekur
(Pėr Luigj Gurakuqin)
Nėno moj, mbaj zi pėr vllanė,
Me tre plumba na i ranė,
Na e vran' e na e shanė,
Na i thanė trathėtor.
Se tė deshte dhe s'tė deshnin,
Se tė qante kur tė qeshnin,
Se tė veshte kur tė ēveshnin,
Nėno moj, tė ra dėshmor.
Nėno moj, vajto, merr malin,
Larot t'a pėrmbysnė djalin
Qė me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimėror.
Nėno moj, m'a qaj nė Vlorė
Ku tė dha liri, kurorė,
Shpirt i bardhė si dėborė;
Ti s'i dhe as varr pėr hor.
Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur
Gojė-mjalt' e zėmėr-hekur,
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
(Pėr Luigj Gurakuqin)
Hymni i Flamurit
O Flamur gjak, o Flamur shkabe,
O vent e vatr, o nen e babe,
Lagur me lot, djegur me flage,
Flamur ikuq, Flamuri i zi!
Fortese shkembi , tmerr tirani,
Ste tremp Romani, as Veneciani,
As Serp Dushani, as turk Sulltani,
Famur i math per Vegjeli
Flamur qe lint Shen Konstandinin,
Pajton Islamn e Krishterimin,
Cpall midis feve vllazerimin,
Flamur bujar per Njerezi.
Me Skenderben u lavderove
Dhe ne furtun i funtmi u shove
Me Malon prape lart vrapove,
Yll i pavdekur per Liri.
Sa shpesh pastaj perdhe u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
Po cdo mizor me shpat e grive,
O fushekuq, o shkabezi!
Perpjete prije Shqiperine,
Perlintja shpirtin dhe fuqine,
Diell per vllane, yrnek per fqine.
Per boten enderr e qiell i ri!
MARSHI I KRISHTIT
Hosanna o ēliro'njės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
Kryetrim, qė lėfton, triumfon pėr atdhe,
Shpėtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe,
Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe,
Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna!
0 i bir i Davidit, i Miri Bari
Ti na prin dhe na rrit nė luath e vėrri
Ti na ruan, na mpron, dhe pėr ne bėhesh fli,
0 Njeri-Perėndi: Hosanna, hosanna!
Pėrmbi Dhe, pėrmi Fron, pėrmi Qjell u-bekofsh,
Pėrmi djall dhe tiran, pėrmi Ferr mbretėrofsh,
Me pean dhe temjan, dhe kėmban' u-kėndofsh,
Drit' e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna!
0 i fort' o i urt' o i ėmbėl Jesu,
Plot me bes' e me shpresė tė biem mi gju,
T'adhurojmė me zėmėr kėtu e tehu,
Gjithėkunt e pa funt: Hosanna, hosanna!
Hosanna, o ēlironjės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
Malli i Shqiperise
Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
pata postuar nje poezi te qajupit mirpo e largova ngase natyra e forumin si duket nuk e lejon postime te tille.
p.s. nuk dita qysh shlyhet.
Vrull
Zogj tė bukur kėndojnė me hare,
Po zėmra do mė plasė mua nė gji.
I helmuar e shkoj jetėn te ky dhe:
Mėrzitem nė katund, nė vetėmi.
Tėrė shkėlqim mhapet pėrpara deti,
Qė zgjon te trutė e mi mendime shumė,
Zėmra mu shqerr nga tmerri mua tė shkretit,
Aq sa vetėm pushoj kur bje nė gjumė.
Arbria matanė detit, na kujton
Se ne tė huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zėmra nuk harron
Qė ne turku na la pa Mėmėdhe...
Atdheut
1902
N tż mendoj kśr agon drita,
Kśr bylbyli mallshem kndon,
N tż mendoj kur soset dita,
Terri boten kśr e mblon.
Veē se tż tė shoh un nanderr,
Veē se tż, ēuet, tkam nmendim;
Nder tvėshtira ti mjé qanderr,
Per tż i lehtė mvjen ēdo ndeshkim.
Tjera brigje, fusha e zalle
Un kam pį, larg tue bā shtek,
E pergjova tjera valle,
Ntjera lule syu mu rrek;
Por nji fushė mā e blerėt nuk shtrohet,
Por nji mal mā bukur srri,
Mā i kulluet nji lum sdikohet,
Moj Shqypni, porsi i ké ti.
Ntż mā i bukur lulzon Prielli,
Janė mā tkandshme stinė e mot;
Ntż bylbyli pa lé dielli
Kndon mā ambel tMadhit Zot.
Pa tż lules smi vjen era,
Pa tż pema fryt nuk mbjen:
Mue pa tż nuk mdel prendvera,
Pa tż dielli nuk mshelxen.
Dersį tmundem me ligjrue
E sį gjįll me frymė un jam,
Kurr Shqypni, skam me tharrue,
Edhe nvorr me tpermendė kam.
Lamtumirė
Lamtumire vėndet e mija,
Qė po mzhdukeni dalngadalė
Gjėmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.
Kah njaj Diell qė asht tuj flakrue
Andej fill un tash do tveta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirė pėr sa tė jetė jeta!
Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujė e Dhe,
Mue prej teje ka me me mė nda?
Po ni pvetsha retė minore?
Po nė i pvetsha zogjt e detit?
Veē pėr ty moj tokė arbnore,
Ska me mė fol kush ma mue tshkeretit
Kam me shkel nė tė tjera zalle
Nė tė tjera brigje e tė tjera Dete
Kam me ndije tė tjera gjuhė
Nė tė tjera vėnde e tė tjera qytete
Vėndin tėm ma skam me pa
Ka me prit pra motėr zeza
Me i pru nanės nė shpi ndonjė re,
Po, kushedi, i vllau atėhera,
Ku asht kah kalbet pėr nan dhe
Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkėt e shqiptarisė,
Ku ndėr ju sdijmė, ēka asht tuta!
Veē nė ju asht logu i burrėnisė!
Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju shkurre e mreta!
Lamtumire ju o armt e tparve
Lamtumire pėr sa tjetė jeta.
You Tube - Lamtumire o toke Arbnore
Atdheu
Atdheu ėshtė dhimbje, ėshtė dhimbje.
Njė prill i pikėlluar nė shpirt.
Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.
E mban - dhe tė mban ty - nė shpirt.
Atdheu ėshtė toka e premtuar.
Ti shkel si njė zot dhe s'e ke ndėn kėmbė
Atdheu s'ka fjalė, ka sy tė trishtuar
Vdes dashuria nė dashuri qė tė ēmend.
Atdheu ėshtė buka e urritur,
tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop
ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur
me sytė n'errėsirė vetveten kėrkon.
Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.
Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė
Nė njė pikė loti lirinė e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli,
Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.
POEM KOSOVAR
KĖNGA E PARĖ:
QĖNDRIMI
Jam shqiptar
e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar-
mbi kėtė Dhe,
qė e kam si fe
e pėrmbi fe:
e kam Vatan!
E kam Atdhe!
Qė gjysh stėrgjysh,
qė brez pas brez,
qė gjithėmonė!
Ti shkja thėrret
ti shkja bėrtet,
deri lart nė retė:
se jam barbar.
Jo, s'jam!
si bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua,
lirinė e dua,-
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam kėtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjėri,
as shkja tė zi.
Se jam kėtu kur Mal i Zi
ish Iliri:
kur nga njė det nė tjatrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu nga moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn fushė
e malin mal.
Unė jam kėtu e do tė jem
-dem baba dem-
sa mali tė bėhet hi
e hiri mal pėrsėri
KĖNGA E DYTĖ:
DURIMI
Ma thonė emrin Asim Qerim
mbetur jetim
qė nė vogėli.
Jam si mė sheh
e si mė njeh:
kėsulėbardhė e kryelidhė,
kryelidhė me njė shami,
me tri shami:
pėr trimėri!
Jam eshtėrmadh
i vrazhdėt jam
e bojalli-
dhe sytė e mi:
janė plot shkėndi,
si batėrdi.
Dhe kam uri
si s'ka njeri
pėr Drejtėsi
e pėr Liri
si gjithė asimėt
e gjithė qerimėt
e Vendit tim.
Ma thonė emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
qė nė vogėli.
Se babėn tim ma vranė
naēallnikėt,
podporuēnikėt.
Ma vranė,
se urdhėr dha Vojvoda
e Krali- vetė:
Tė vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi kėtė Dhe!
Dhe tokėn qė kisha nga Baba
nga gjyshi
rrėnjė pas rrėnje
prej qindra vjet,
prej mijėra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
qė e desha
si xhanin!
Ma muar
me armė nė duar
me gjak nėpėr duar
Agrarėt!
Xhandarėt
Tuxharėt!
Tė gjithė tok
u bėnė shok:
si sorrat!
pėr kėrme.
Oborrin ma muar
deri nė shtėpi
dhe ngrehe pėr vete shtėpi
nė sytė e mi.
Dhe unė,
ja, unė!
qė isha zot
qė qėmot:
mbeta pa dhe,
bujk pa dhe
bari pa kope
kėtu,
nė dherin tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
Hambari m'u myshk...
Po shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perėndi!
Mė thanė tė shkruhem vojnik
e mynafik
i kombit tim.
Mė dhanė armė tė vras
vėllanė,
sipas kanunit
tė gjakut...
Po s'desha!
Dhe nė e bėra ma falni,
se jam gjaknxehtė.
Mė thanė tė ngrihem tė ik
ku qielli puthet me dhenė;
Stamboll,
Anadoll,
e mė tej.
Se vetėm andej
paska pėr ne
popull pa zot -
vend boll...
Po malli i tokės s'mė la,
po malli i fushės s'mė la,
as gjaku i babės s'mė la.
Dhe mbeta kėtu,
i huaj,
si qen,
nė vendin tim,
tė babės tim...
Mbeta rajį,
e ndėr rajį,
si pėr hatį;
nė uri,
nė qesėndi,
nė skllavėri
tė shqaut tė zi.
Mė thanė tė ik nė Allbani,
vatan i ri
i kombit tim,
si shkoi Selmani,
Hasani
e Dani.
Po dot nga toka s'u ndava
dhe mbeta tė jem
ku jam
e ku do tė jem.
Mė thanė tė shkoj nė sheher
tė shqahut tė madh,
me sharrėn nė krah,
me kryet pėrdhé,
jaban
e beter;
portė mė portė,
derė mė derė,
i mjerė
e zemėr sterrė,
pėr njė kotherrė
bukė.
Po malli i vendit s'mė la.
Ah, malli i gjakut s'mė la
e mbeta kėtu,
rajį.
ndėnė raja
tė ha njė bukė zehėr
lagur me lot,
njomur me vrer
dhe tė pres, po tė pres!
Njė tjatėr mėngjes.
E dit pėr dit,
E net pėr net, e vjet pas vjet
rrojta
e vojta
kaba
ndėnė shkjah:
raja
ndėnė raja,
si nė hata
si tjatėr ska!
Po prita
Dhe prita
Tė vijė dhe pėr mua
Drita!
Tani
Tani,
Liri!
KĖNGA E TRETĖ:
SULMI
Ta shemba shkjah kufirin
qė ngrite ti
nė vendin tim e pėrmbi varr
tė babės tim.
Ta shemba,
ta dogja,
me zjarrin e shpirtit,
tė vuajtjes
dhe tė urrejtjes.
Me zemėrim,
me vrull tė madh,
e bubullimė
qė s'ka mbarim
Se vjete ti mė ēave,
mė ndave,
mė vrave,
armik - lugat,
armik -xhelat!
Ti bėre azape:- s'u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t'i shemba!
Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngrite kufi
qė ndanin,
e ēanin
vėllazėri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!
T'i bėra tė gjitha rrėmujė
dhe ty
gjyrma t'u ēduk
si nė ujė.
Ta shemba armik kufinė
--derė burgu--
dhe ėshtė tani
si ish!
--si do tė jetė--
pėrjetė:
Lėndinė!
KĖNGA E KATĖRT:
NDĖRTIMI
I bie arės mes-pėr-mes
e deri nė brez
e pėrmbi brez
humbas
me gas
nė grurin tim,
tė Dheut tim,
tė babės tim,
tė birit tim:
sot e pėrjetė,
jetė pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zė tė qetė
im-Atė vetė
nga balta poshtė:
Ta mbroni Dhenė
ku eshtrat kam
ku hi e tokė
e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenė
qė e yshqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenė,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Tė derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrė lot,
as sot, as mot!...
Se loti ėshtė robėri,
Gjaku: Liri!
Jam eshtėrmadh
e bojalli
e me japi,
si mė sheh ti,
si mė njeh ti.
Po kam njė zemėr
nė gjoksin tim
qė pa pushim
me rreh
si Drim.
Dhe Babėn tim kur e kujtoj
Lotoj...
Tė pashė tė vrarė, or Baba,
e pa qefin si pėr hata,
rreth e pėrqark me xhanderma.
Desha tė qaj e s'qava dot,
e tė bėrtas, sbėrtita dot,
pa asnjė lot, pa asnjė lot.
Dhe prita sot tė derdh njė lot
KĖNGA E PESTĖ:
QĖNDRIMI
Tani!
Tani!
Unė jam gati
tė vdes qė sot -
se rroj pėrmot;
mbytur me gjak
po jo me lot,
pėr kėtė Dhe
qė e kam si fe
e pėrmbi fe.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buēas me zė kaba
sa tė dėgjohet nė qiell la
sa tė dėgjojė fund e kryej
kush gjak shqiptari ka nė dej.
Shaban- vėlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirė kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalėri- ti pleqėri
bėju gati!
Bėju gati
pėr vrull tė ri;
ta djegėsh botėn
ta bėsh hi:
pėr Liri'
Pėr Shqipėri!
Tani,
tani!
- O Mal i Zi
ja unė
ja ti!
Po unė - jo ti,
se jam kėtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjėri...
Unė jam kėtu kur Mali i Zi
Me Shumadi,
Me Dallmati -
Sa mban e gjitha Shqehėri
Ish ILIRI!
Kur nga njė det nė tjetrin det
isha Zot vetė.
Se jam kėtu nga moti
kur vetė zoti
e bėri fushėn- fushė
e malin mal!
Unė jam kėtu
e do tė jem
- dem baba dem -
Sa mali tė bėhet hi
E hiri mal pėrsėri.
Vdekja e Nositit
Me zjarr ju flas... me zjarr
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...
Un' ik liqerit zemėrak
Fatlum dh' i pastėr si zėmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
Se vijnė-urtuar zogjtė-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Njė dashuri pėr llaftari:
Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin pėr njė ēast...
Dh'i nginj ah! zogjtė - e vdes me gas!...
Aherė - helmohet e buēet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.
Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me tė mund,
Gjer mun nė gjit, gjer mu nė fund.
E shpirtin dyke ma percjellė
Mė thotė ah! shih sesa 'sht'i fellė...
Ky gjir'i em qė tė pat pjellė...
Me zjarr ju flas...
Me zjarr...
Dritero Agolli
Ne lufte
Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta,
kur marrin ne trup nje gervishje.
As nga ata qe heshtin te futur ne tuta,
kur i peshtyjne me tallje e skemitje.
Une jam gjithmone mes luftes mizore,
dhe them:sikur dhe lufte mos kete,
per dhimbjen njerezore.
Do ndizje lufte me rete.
K O S O V A
Ėshtė njė Tokė
Me lule gjaku
Farė e bardhė
E urtė nė Kokė
Ėshtė njė Tokė
Me sy nė Kokė
Kryq nėn dhe
Hėnė mbi Tokė
Ėshtė njė Tokė
Me zot mbi Kokė
Faqebardhė
E shtrirė mbi ar
Ėshtė njė Tokė
Bukė nėn Kokė
Kullė e lashtė
Grurė mbi mur
Ėshtė njė Tokė
Me thinja nė Kokė
Mbi kėtė Tokė
Ranė shumė Kokė
Remzi Limani
Ma do qejfi, shkoj drejt dhimbjes
Dhe prej dhimbjes ik sėrish;
Nisem plot inat mes grindjesh,
Kthehem i zbutur si dervish.
I kanosem ashpėr fisit
Dhe pėrlotur fisin fal;
I penduar shkoj drejt Krishtit.
Ik nga Krishti, bėhem djall.
Hesht nė prehje, rend nė lodhje,
Njėrėn ndreq e tjetrėn prish;
Kur mbledh lule, dua rrodhe,
R E K U I E M
http://www.botasot.info/te_vogla/flama.jpg
(Atyre qė ranė heroikisht pėr flamurin Kuq e Zi)
Qiejt po qajnė me dėnesė si fėmijė tė humbur,
Mua ėndėrra mė ėshtė rrėzuar nė njė pus tė zi
Pėr dashurinė e njė gruaje qė pata kur vdiē nė fshehtėsi
Flamurin e pikėllimit seē e mori era e kėsaj stine
Kot e kėrkova nėpėr sirtarėt e mbyllur tė historisė,
Kot pata rėnė nė dashuri me ngjyrat e saj magjike,
Kur i pari isha unė qė e tradhėtova me njė grua tjetėr.
Shtiza e ftohtė akull sot u vesh me kostumin e ri!
Sa keq kur e mėsova tė vėrtetėn e dashurisė nė liri
Ajo heshtje e Verdhė mė vriste si shigjetė me helm,
Ata yje seē mė ngjanin si njė kurorė e pavėrtetė
Mė kot e urreja trupin e saj tė veshur me kaltėrsi,
Nė dashuri kurr smunda tė bie me flamurin e pikėllimit?
Ajo mė dhunonte nė netėt e gjata tė trishtimit tė ri,
Kur heronjtė e tregimeve tė mia vdisnin njė nga njė!
Shigjeta e pikėllimit e vrua edhe tim vėlla Besimin,
Ai sikur qe dashuruar nė kaltėrsinė e kėsaj bote
Sikur kot jetoi dhe vdiē nga shigjeta e kėsaj ėndėrre,
Ku emri i dashurisė u shndėrrua nė njė flamur pikėllimi.
Sabit B. Bajraktari
Shkurt 2008, Brescia (Itali)
SHKĖMB I RI I DARDANISĖ
Presidentit tė parė tė Republikės sė Kosovės
Dr Ibrahim Rugova
I lindur pėr ta pagėzuar shekullin e ri
Bir i Dardanisė
Re tė zeza as shtrėngata stė ndalėn dot
Asht i pathyeshėm
Hymn i pavarėsisė
I pari instrument i mrekullisė
Me fuqi tė pashterrshme tė besės dhe tė dashurisė
Risi erdhe dhe bekim nė histori
Uraganėt nė behar paqe i pahite
Gurėt e ēmuar tė Dardanisė i bėre me zotshpie
O pasha tokė e qiell do thoshte Pjetėr Bogdani:
Vulose me urtėsi historinė e shekullit tė ri
Ashtu si shenjtėrve u ka hije!
Engjėll Koliqi
Stubėll, 6 tetor 2006
Lamtumirė
Lamtumirė vendet e mija,
Qė po mzhdukeni dalngadalė
Gjėmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.
Kah njaj Diell qė asht tuj flakrue
Andej fill un tash do tveta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirė pėr sa tė jetė jeta!
Nesėr Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujė e Dhe,
Mue prej teje ka me me mė nda?
Po ni pvetsha retė minore?
Po nė i pvetsha zogjt e detit?
Veē pėr ty moj tokė arbnore,
Ska me mė fol kush ma mue tshkeretit
Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhė, tjera qytete.
Vendin tem s'kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue;
sytė e mi kan me kja
pa u gjet kush me i ngushllue.
E njaj dhe- ehu! kob prej qiellit,
s'ka me kenė, dheu i t'parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ma ambėl n'gjuhė t'shqiptarvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme,
e ku zemrat s'dijnė cka asht tuta
e ku bjeshkėt janė tė madhnueshme.
E ato halė qipariza,
kam me i pasė ndėr mend gjithmonė,
e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonė...
Por oh, vaj! Malet e mia,
qė po zhduken dalėkadalė;
gjėmon deti, ushton duhia;
lkundet barka valė mbi valė.
Lamtumirė, ti, shpija e t'parvet,
ku ma s'parit m'agoi drita
e ku strehė u dha shtegtarvet,
miqt e babės edhe ku i prita.
Lamtumirė, carani n'votėr!
Lamtumirė, ju, armėt e shkreta!
Lamtumirė, ti, nanė e motėr!
Lamtumirė, pėr sa t'jet jeta!...
Kam me shkel nė tė tjera zalle
Nė tė tjera brigje e tė tjera Dete
Kam me ndije tė tjera gjuhė
Nė tė tjera vėnde e tė tjera qytete
Vėndin tėm ma skam me pa
Ka me prit pra motėr zeza
Me i pru nanės nė shpi ndonjė re,
Po, kushedi, i vllau atėhera,
Ku asht kah kalbet pėr nan dhe
Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju shkurre e mreta!
Lamtumire ju o armt e tparve
Lamtumire pėr sa tjetė jeta.
http://www.youtube.com/watch?v=_oJ6j0xAXtM
leonardmrija
30-04-2011, 17:22
" naten udhetoj
shume neper enderra
ne mengjes kur Zgjohem
nuk me dhemb Thembra,
por me dhemb Zemra "...
A.B
_katolikja_
14-09-2011, 21:39
Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!
Copyright ©2008 www.forumikatolik.netTė gjitha tė drejtat e rezervuara.