Shėrbesa e tėrėsishme zyrtare hyjnore e Trupit Mistik tė Jezu Krishtit - Kishės, tė Kokės dhe tė gjymtyrėve tė kėtij trupi. Liturgjia ėshtė vend i shprehjes dhe praktikės sė vėrtetė tė popullit duke kumtuar kėshtu vdekjen e Zotėrisė dhe tė gjithė tė shenjtėrve, duke shpallur ngjalljen dhe pritur ardhjen e Tij nė lumturi.
Sakramentet janė misteret hyjnore tė cilat Kisha nė emėr dhe me urdhėr tė Zotit Jezu Krisht ua ndanė besimtarėve tė Kishės: Pagėzimi, Krezmimi, Rrėfimi (pajtimi), Kungimi shenjtė, Urdhri i shenjtė (meshtaria), Vajimi, Kurora e martesės.
Shenjtėria e gjymtyrėve tė Kishės sė shenjtė nuk ėshtė vetėm njė kėrkesė morale por para sė gjithash ėshtė vetė hir ngadhėnjyes historik, eskatologjik, qė duhet tė lavdėrohet. Shenjtėrit janė lavdia e Zotit e shprehur nė histori duke u bėrė shembull konkret i krishterimit. "Jini pra tė pėrkryer siē ėshtė i pėrkryer edhe Ati juaj qė ėshtė nė qiell!" (Mt 5, 48).
Maria - Nėna e Jezu Krishtit. Ajo i besoji Fjalės sė Zotit dhe me hirin e tij tė shenjtė e ngjizi dhe lindi Birin e Zotit. Kėshtu vepra e Marisė ėshtė ngjarje qendrore e historisė sė shėlbimit. Zoja e Bekuar pėr besimtarėt paraqet shembullin e shenjtėrisė dhe meriton nderimin e posaēėm fetar ndėr tė gjithė shenjtėrit. Kėtė nderim duhet dalluar nga adhurimi qė i takon vetėm Zotit.
Muzika e shenjtė do tė jetė mė shenjte nėse ajo do tė lidhet mė gushtė me aktet liturgjike, qoftė kur ajo mė kėndshėm e shpreh lutjen, qoftė kur nxitė bashkimin e shpirtrave, qoftė kur ritet e shenjta i pasuron mė me shumė solemnitet. Kisha i pranon dhe i lejon nė liturgji/shėrbimin Hyjnor tė gjitha format e artit tė vėrtetė, tė pajisura me cilėsi tė duhura. (Sacrosantum Concilium 112)