Mėsimet e Benediktit XVI kushtuar armės sė lutjes pėr tė mundur dyshimet e fesė
(25.02.2010 RV)
Dėgjues tė nderuar, gjendemi nė kohėn liturgjike tė krezhmėve qė na ndihmojnė tė pėrgatitemi pėr kremtimin e Pashkėve. E njė ndėr aspektet e pėrshpirtėrisė kreshmore qė na ndihmon pėr kėtė qėllim, ėshtė ai qė na kujton armėt e pendesės e tė betejės kundėr tė Keqit e shpirtit tė sė keqes.
Ēdo ditė, e posaēėrisht nė Kohėn e Krezhmėve, i krishteri duhet tė pėrballojė njė luftė, si ajo qė pėrballoi Krishtit nė shkretėtirėn e Judesė, ku pėr 40 ditė u tundua nga djalli; e pastaj nė Gjetsemani, kur mundi tundimin e mbram, duke bėrė deri nė fund tė fundit vullnetin e Atit.
Ėshtė pra njė betejė shpirtėrore, betejė kundėr mėkatit e kundėr djallit, zanafillė e shkak i ēdo lloj mėkati. Prej kėndej besimtarėt duhet tė jenė vigjilentė e tu kushtojnė vėmendje jo vetėm mėkateve tė rėnda e mortare, por edhe mėkateve mė pak tė rėnda tė cilat, nė se nuk pėrfillen, sjellin vdekjen, sepse na largojnė prej Zotit, burim e gurrė e Jetės.Kėshtu, krezhmėt na kujtojnė se jeta e krishterė ėshtė betejė pafund kundėr mėkatit, sė keqės e vdekjes. Pėr ti pėrballuar, duhet tė ngjeshemi me armėt e lutjes, tė agjėrimit e tė pendesės.
Nė se nuk do tė ishte mėshira vigjilente e Hyjit, mė duket se sapo ta njihte mirė vetveten, njeriu do tė kthehej pėrsėri nė baltėn, prej nga ka dalė. Ky fragment ėshtė shkėputur prej njėrit nga romanet mė tė njohura tė letėrsisė franceze, titulluar Ditar i njė famullitari fshati. Ishte viti 1936, kur bota njohu tronditjet shpirtėrore tė famullitarit tė Ambrikur-it, krijuar nga penda tejet e ndjeshme e Zhorzh Bernanos.
Nė fjalėt e kėtij meshtari, qė u bė, mė pas, edhe personazh filmi e qė iu paraqit si shembull Papės e bashkėpunėtorėve tė tij gjatė ushtrimeve shpirtėrore tė Krezhmėve, nė Vatikan, ndjehet jehona e luftės sė rreptė shpirtėrore e, sidomos, nevoja e sundimit tė vetvetes, e pranisė sė njė force mė tė madhe, qė ēdo i krishterė, sidomos besimtari i shuguruar e ndjen, pėrballė provave, tė cilat nuk mungojnė gjatė gjithė jetės.
E Benedikti XVI i ka kushtuar shumė faqe tė magjisterit tė tij, pikėrisht luftės kundėr tundimit e pėrgjigjeve qė i kundėrvė feja.
Nė lutjen e fundit tė Engjėllit tė Tėnzot, Papa e quajti periudhėn e Krezhmėve, kohė e grahmave shpirtėrore, qė duhet jetuar, ashtu si e jetoi Jezusi nė shkretėtirė.
Krishti erdhi nė botė, qė tė na ēlirojė nga mėkati e nga joshja e dyshimtė pėr ta planifikuar jetėn tonė, pa pyetur fare pėr Zotin. Ai nuk e bėri kėtė me shpallje tė bujshme, por duke dalė vetė pėrballė Tunduesit, deri nė Kryq. Ky shembull vlen pėr tė gjithė: botėn mund ta pėrmirėsojmė, duke nisur nga vetvetja, duke ndryshuar, me hir tė Hyjit, ēka nuk shkon nė jetėn tonė (21 shkurt 2010).
E kjo vlen posaēėrisht nė kohėn e Krezhmėve. I krishteri duhet tė ngjeshė armėt e fesė: lutjen, pendesėn, dėgjimin e Fjalės, qė shėlbon. Duke e ditur, siē do tė thoshte famullitari i Bernanos, se edhe vetėm dėshira pėr tu lutur, ėshtė bėrė tashmė lutje:
Krezhmėt duhet tė jenė edhe kohė agjėrimi, pendese e kohė, qė na kujton se duhet ta ruajmė fort vetveten, me bindjen se lufta kundėr mėkatit nuk mbaron kurrė, sepse tundimi ėshtė realitet i ēdo dite, ndėrsa ligėshtia e besimi i kotė tek vetvetja, pėrvojė, qė e jetojnė tė gjithė. Nė fund, pėrmes lėmoshės, Krezhmėt duhet tė jenė rast i pėrshtatshėm pėr ti ndarė sė bashku me vėllezėrit dhuratat, qė kemi marrė, e jo mė pak, rast pėr ti kushtuar vėmendje tė veēantė nevojave tė njerėzve tė varfėr e tė braktisur(1 mars 2006).
Nė kėtė luftė tė pėrditshme kundėr ligėshtisė, nė dėshirėn pėr tia hapur zemrėn njeriut qė vuan, duke ia mbyllur egoizmit, njeriu shikon menjėherė rrugėn e vetme drejt ringjalljes, nė gjurmėt e Jezusit. E kjo rrugė shpjegon Benedikti XVI kalon nga tundimet e shkretėtirės sė Judesė, tek shndėrrimi nė Malin Tabor, siē na rrėfen Ungjilli i sė Dielės II tė Krezhmėve:
Lufta e Jezusit kundėr Tunduesit, ėshtė prelud i duelit pėrfundimtar tė Mundimeve, ndėrsa ndriēimi i korpit tė tij tė shndėrruar, i paraprin lumnisė sė Ngjalljes. Nga njėra anė shikojmė Jezusin si njeri i vėrtetė, qė provon, ashtu si ne, edhe tundimin; nga ana tjetėr, kundrojmė Birin e Hyjit, qė e hyjnizon natyrėn tonė njerėzore. Nė kėtė mėnyrė mund tė themi se kėto dy tė diela janė, simbolikisht, dy shtylla, mbi tė cilat mbėshtetet e tėrė ndėrtesa e Krezhmėve, deri tek Pashkėt, madje dhe e tėrė struktura e jetės sė krishterė, qė ka nė thelb gjallėrinė e Pashkėve, tė cilat na ēojnė nga vdekja, nė jetė (17 shkurt 2008).
E nė horizontin e luftės kundėr tė gjitha gjėrave, qė na largojnė nga Zoti, duhet kujtuar vetėdija e faljes. Juda Iskarioti vėren Papa gjatė njė audience tė pėrgjithshme tė 2006-tės - e shkatėrroi vetveten, i dėshpėruar nga mosbesimi nė mundėsinė e mėshirės. Shkruan nė Ditarin e vet, famullitari i katundit: Mėkati kundėr shpresės: mė vdekjeprurėsi ndėrmjet tė gjitha mėkateve e, ndoshta-ndoshta, ai qė pėlqehet e pėrkėdhelet mė shumė se gjithė tė tjerėt. Ndėrsa Papa nėnvizon me forcė se nuk duhet tė dyshojmė kurrė nė dashurinė e pakufishme tė Hyjit pėr ēdo njeri:
Ėshtė pėr ne ftesė, qė ta kemi gjithnjė parasysh atė qė thotė Shėn Benedikti: Nuk duhet ta humbasim kurrė shpresėn nė mėshirėn hyjnore ( ) Jezusi e respekton lirinė tonė; Jezusi pret tė pendohemi e tė bėjmė kthesė; ėshtė i pasur me mėshirė e ndjesė (18 tetor 2006).
Njė vetėdije, kjo, qė ndjehet fort edhe nė zemrėn e trazuar tė famullitarit tė Bernanos. Nė fund tė romanit, famullitari i fshatit, nė fill tė mortjes, i kėrkon zgjidhjen e mėkateve njė miku tė vet meshtar, i cili e ka humbur fenė. Duke e parė tronditjen, qė pėson tjetri nga kjo kėrkesė, e ngushėllon me fjalėt e Shėn Terezinės: Ska rėndėsi! Gjithēka ėshtė hir!.






Pėrgjigju duke Cituar