Hmmm Kanuni nuk thot mu Vra Vllaznit nerveti (Shqiptaret)!
Ma e keqja te shqiptari asht se sdin me fal as sdin me u ndal pak e me mendu,por vlon si Qumshti!
Kryje fort veq met vetin se me te huajn jan pak te but!
Gabimin kurr se pranon!
Hmmm Kanuni nuk thot mu Vra Vllaznit nerveti (Shqiptaret)!
Ma e keqja te shqiptari asht se sdin me fal as sdin me u ndal pak e me mendu,por vlon si Qumshti!
Kryje fort veq met vetin se me te huajn jan pak te but!
Gabimin kurr se pranon!
eshte shum budallaki ne diten e sodit me marr hakin tu i pas gjygjet, nese e ka vra dikan ka mu denu me burg pse mu vra 2 vet badihava sen nuk fiton kerkush me at sen, veq po vdesin 2 e i treti po shkon 15 vjet burg pa nevoj.
Echo of Time
Kristian Luli, njė djalosh 17-vjeēar, shumė i butė, ka kaluar 10 vjet i mbyllur brenda shtėpisė sė vogėl tė familjes sė tij, me frikėn se do tė vritej nėse do tė dilte jashtė saj. Pėr tė kaluar kohėn, ai luan nė kompjuter dhe skicon shtėpi. Meqenėse nuk ka mundur tė ndjekė shkollėn e mesme, niveli i tij nė lexim ėshtė ai i njė 12-vjeēari. Ndonjė e dashur ėshtė fare jashtė diskutimit. Ai do tė donte tė bėhej arkitekt dhe ėshtė i frikėsuar nga njė e ardhme brenda mureve tė shtėpisė, me sytė ngulitur nė ato katėr mure. "Kjo ėshtė situata nė tė cilėn ndodhem. Nuk kam pasur asgjė tjetėr qė kur isha fėmijė", - thotė Kristian, duke soditur me sy ankues nga dritarja e shtėpisė botėn e mohuar. "Ėndėrroj tė jem i lirė dhe tė mund tė shkoj nė shkollė, do tė doja vetėm tė dilja nga kjo derė. Tė jetosh kėshtu ėshtė mė keq se tė dėnimi me burg". Fati i keq i Kristianit ėshtė se ai ėshtė djali i njė babai qė ka vrarė njė tjetėr njeri nė rajonin e varfėr verior tė Shqipėrisė, ku riti i lashtė i gjakmarrjes ende mban mbėrthyer familjet. Sipas Kanunit, njė kod i vjetėr shqiptar i sjelljes, qė ėshtė ende i gjallė qė prej 500 vitesh, "gjaku lahet me gjak" dhe familja e viktimės ka tė drejtė tė hakmerret duke vrarė njė anėtar mashkull tė familjes sė vrasėsit. Ndikimi i Kanunit nuk ėshtė edhe aq i madh tani, por ai ka qenė njė lloj kushtetute e vendit pėr shekuj me radhė, me rregulla qė variojnė nga ēėshtjet e pronėsisė deri te ato tė martesės dhe vrasjeve. Komiteti Kombėtar i Pajtimit, njė organizatė joqeveritare shqiptare, qė punon pėr tė luftuar traditėn e gjakmarrjes, ka bėrė tė ditur se rreth 20,000 vetė nė tė gjithė vendin janė izoluar nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė, pėr shkak tė gjakmarrjes qė pas rėnies sė komunizmit nė vitin 1991. Rreth 9,500 persona janė vrarė dhe afėrsisht 1,000 fėmijė janė privuar nga mėsimi, pasi janė mbyllur nė shtėpi. Sipas traditės, ēdo mashkull qė ėshtė i aftė tė mbajė njė pushkė nė dorė, mund tė jetė njė viktimė e mundshme pėr hakmarrje, gjė qė i bėn 17 meshkujt e familjes sė Kristianit tė jenė nė shėnjestrėn e familjes nė hasmėri. Tė gjithė ata janė mbyllur nė shtėpi. Pėrjashtimi i vetėm ėshtė se gjakmarrja nuk mund tė ndodhė brenda kufijve tė shtėpisė. Gratė dhe fėmijė gėzojnė imunitet, edhe pse disa prej tyre ashtu si Kristiani, qė fizikisht ėshtė pjekur para kohe, fillojnė tė kushtėzohen si meshkuj dhe jo si fėmijė. Anėtarėt e familjes sė viktimės marrin hakun zakonisht, edhe pse disa familje kėrkojnė edhe vrasės profesionistė me pagesė. Gjakmarrja ėshtė shfaqur edhe nė shoqėri tė tjera, si hakmarrjet e mafias nė jug tė Italisė dhe dhuna hakmarrėse mes familjeve shiite dhe sunite nė Irak. Por, fenomeni ka qenė tipik pėr Shqipėrinė, njė vend tė dėshpėruar dhe tė varfėr qė po pėrpiqet shumė tė ruajė rendin dhe tė zbatojė ligjin pas disa dekadash regjim komunist. Gjakmarrja u zhduk gjatė regjimit 40-vjeēar tė Enver Hoxhės, diktatorit komunist tė Shqipėrisė, qė e nxori jashtė ligjit kėtė praktikė, ndonjėherė edhe duke i varrosur tė gjallė ata qė nuk bindeshin nė nė varret e viktimave tė tyre. Por, ekspertėt ligjorė thonė tashmė se gjakmarrja u "ringjall" sėrish pas rėnies sė komunizmit, nė periudhėn e tranzicionit. Rreth njė mijė vetė tė pėrfshirė nė gjakmarrje janė larguar jashtė vendit, disa prej tyre kanė aplikuar pėr strehim nė vende tė tjera. Por, edhe pas kėsaj, dhjetėra vetė janė ndjekur jashtė shtetit dhe janė vrarė nga familjet qė kėrkojnė tė marrin hak. Ismet Elezi, njė profesor i sė drejtės nė Universitetin e Tiranės, qė kėshillon qeverinė dhe policinė lidhur me zgjidhjen e kėtij problemi, thotė se ndryshimet nė Kodin Penal tė Shqipėrisė, pėrfshi kėtu dėnimet prej 25 vitesh pėr ata qė marrin gjak si dhe gjobat e rėnda pėr ata qė kėrcėnojnė me gjakmarrje, kanė ndihmuar nė reduktimin e fenomenit. Ai thekson se njerėzit kanė ende besim te Kanuni mė shumė sesa tė sistemi i drejtėsisė, gjė qė sjell pasoja shkatėrrimtare lidhur me fenomenin. "Brezi i ri nuk i beson mė kodeve tė sjelljes sė brezit tė vjetėr", thotė ai. "Por, gjakmarrja ende po shkakton varfėri e dėshpėrim, sepse shumė burra qė izolohen nė shtėpi, nuk mund tė punojnė, fėmijėt nuk mund tė shkojnė ėn shkollė dhe familje tė tėra shkėputen nga kontakti me botėn". Aleksandėr Kola, njė ndėrmjetės qė ndihmon nė zgjidhjen e rasteve tė gjakmarrjes, thotė se shkaqet kryesore janė mosmarrėveshjet pėr pronėn apo tokėn. Ai vėren se gjakmarrjet mund tė lindin edhe nga keqkuptime tė vogla. Ai kujton njė rast kur dhjetėra meshkuj ishin detyruar tė izoloheshin pasi njė anėtar i familjes sė tyre kishte vrarė shitėsin qė nuk pranonte t'i shiste fėmijės sė tij njė kaush akulloreje. Nė njė tjetėr rast, gjakmarrja lindi pasi delja e njė familjeje kishte kullotur nė pronėn e fqinjės sė saj, gjė qė nxiti njė konfrontim vdekjeprurės. Sociologėt thonė se gjakmarrja i ka ndėrruar rolet tradicionale gjinore nė zonat rurale tė Shqipėrisė, pasi gruas tashmė i bie barra tė mbajė shtėpinė dhe familjen, ndėrsa burrat janė tė detyruar tė qėndrojnė brenda. Nėna e Kristianit, Vitoria, 37 vjeē, thotė se ajo e ka urdhėruar atė tė qėndrojė brenda shtėpisė qė nė moshėn 7-vjeēare pasi bashkėshorti i saj dhe vėllai i tij vranė njė banor tė fshatit pas njė grindjeje nė gjendje tė dehur. Ajo thotė se djali tjetėr, Klinsmani, 7 vjeē, ndiqte shkollė, por se edhe ai sė shpejti do tė mbyllej nė shtėpi. Bashkėshorti dhe kunati i saj janė dėnuar me 20 vjet burg pėr vrasjen. "Jetoj me frikė se Kristiani mund tė vritet, ata mund tė vrasin fėmijėt e mi", - thotė Vitoria, qė i ka varur shpresat te bamirėsia pėr tė jetuar. "Ndonjėherė mendoj se do tė doja qė ndonjė nga familja tjetėr tė vriste dikė nga ne, qė ky ankth tė merrte fund". Ajo thotė se ka dėrguar njė ndėrmjetės pėr tė kėrkuar falje nga familja tjetėr, por pa sukses. Familja e viktimės, Simon Vuka, ka refuzuar tė flasė pėr kėtė. Por, Kola, qė po ndėrmjetėson pėr -ēėshtjen thotė se familja nuk ėshtė e pėrgatitur pėr faljen, sepse ajo kishte dy fėmijė tė vegjėl qė tashmė kanė mbetur jetimė. Shumė familje tė viktimave besojnė se burgimi i vrasėsve ėshtė hakmarrje mė e mirė se vrasja e tyre. Kola, njė ish instruktor gjimnastike qė ka studiuar pėr zgjidhjen e konflikteve nė Norvegji, thotė se ėshtė pėrpjekur tė pajtojė familjet duke gjetur miq apo tė afėrm me ndikim tė tyre, qė mund tė bindin kėto familje tė falin. Ai thotė se kėrkesa pėr falje zakonisht shoqėrohet me ofrimin e dhuratave apo sendeve tė arta nga familja e vrasėsit. "U them familjeve tė viktimave se falja ėshtė mė e rėndėsishme se hakmarrja", thotė ai. Kristiani, i gjatė dhe me qėndrim tė vendosur, me njė pjekuri qė i kalon vitet e tij, thotė se ia vė fajin veprimit tė tė atit dhe xhaxhait si dhe njė kod sjelljeje fare tė vjetėr se po i shkatėrrojnė jetėn. Ai thotė se ėshtė e padrejtė qė ai tė ndėshkohet pėr fajet e tė afėrmve tė tij. Kontakti i tij i vetėm me botėn e jashtme ėshtė njė herė nė muaj, kur njė grup murgeshash qė merren me bamirėsi formojnė njė qark mbrojtės, e hipin atė nė makinė dhe i bėjnė njė shėtitje prej 30 minutash nė qendrėn mė tė afėrt komunitare. Ai thotė se ėndėrron tė arratiset nga Shqipėria, por familja e tij ėshtė shumė e varfėr pėr ta dėrguar jashtė shtetit. Ai mund tė armatoset dhe tė arratiset, por mendon se rreziqet mund tė jenė vdekjeprurėse. "Kanuni ėshtė plot me rregulla idiote tė njė kohe tjetėr. Kjo ėshtė tėrėsisht e padrejtė dhe pa kuptim". Gjakmarrja ka prekur thellė shoqėrinė shqiptare, tė rinjtė si dhe tė moshuarit qė mbeten pa kujdes shėndetėsor sepse nuk dalin dot nga shtėpia. Sherif Kurtaj, 62 vjeē, ėshtė detyruar tė jetojė me njė tumor tė pakuruar dhe me dhėmbė tė prishur tėrėsisht, pasi nuk ka dalė dot nga shtėpia pėr tetė vjet, qė kur djemtė e tij vranė njė fqinj qė ishte tallur me ta sepse po pėrgatiteshin tė shkonin nė Gjermani. Ai thotė se ka nevojė tė bėjė njė operacion, por i frikėsohet vdekjes nga plumbat e hakmarrėsit sapo tė dalė nga shtėpia. Kurtaj ka dy djem, tė dy tė dėnuar me 16 vjet burg, qė janė nė arrati qė kur kanė kryer vrasjen. Edhe nėse ata do tė dorėzoheshin, ai do detyrohej tė qėndronte nė shtėpi. Ai thotė se miqtė kanė frikė ta vizitojnė sepse mund tė vriten aksidentalisht. Izolimi nė shtėpi e ka bėrė tė varur tėrėsisht nga gruaja. "Jam burrė Kanuni dhe kam rritur pėr tė qenė zot shtėpie. Por tani gruaja bėn gjithēka pėr mua", - thotė ai. Kurtaj mund tė paraqesė njė padi sipas ligjit shqiptar ndaj familjes qė e kėrcėnon atė me vrasje; njė kėrcėnim i tillė dėnohet me 3 vjet burg. Por, Kurtaj thotė se ka frikė se njė gjė e tillė vetėm mund tė rrisė inatin. "Duhet t'i bindesh Kanunit. Gjaku lahet me gjak", thotė ai.![]()
Ogni opera d'amore fatta con il cuore avvicina a Dio
Siq po e shofim ne ket shkrim te MALSORI edhe nje tragjedi e madhe kombetare.Siq e shofim edhe ketu luan rol Kanuni dhe siq e shofim edhe ketu ka izolime te femive te pafajeshem apo hakmarrje te personi i pafajshem,pra qka mund ne te bejm per keto targjedi kombetare dhe burgime te femijeve te pafajshem per gabimet e njerzve te rritur.
Kjo me pelqu te MALSORI :te ndihmojm njeri-tjetrin ne cdo rast.
gjaku lahet wetem me gjak po ty tori sikur ta kishin vrar djalin do jav falje aq leht a? me vjen keq qe mora shembull ne ty ose mu . une kurr nuik do ja falja gjakin sepse gjaku lahet me gjak . kanuni i lek dugagjinit duhet te aplikohet ne disa kapituj . ky asht mendimi jem personal
Pse te vrahet nje person per pik te qefit,nese flasim per nje cop tok,per nje cop dru,per nje cop livadh,per cop..................... etj,per keso arsy te vritet njeri,me beso UniKKatil se ketu ku jetoj asht vra njeri per nje cop parkplas(vend ku parkohet AUTOMOBILI),sepse une erdha para teje apo une po pres kushe di sa minuta,thuja se per ne Shqiptaret duhet edhe sundojm ne prakplaset e ketij shteti.Ama ke ba shum pytje shum te mir,e pergjigjja e ime asht ai person(vrasesi)ka pun me mue e jo mabar familja e tij,prandaj po ta ceki shkurt e shqip VEPRIMTARI DUHET TE DENOHET e jo femija e tij apo bashkeshortja,qka kan gruja me ket rast apo femija per qka te denohet nese personi i rritur -prindi-vllavi-djali apo qka di une-ka faj faj per krimin e tij te ber,por nese ka pjesmarres ateher edhe ata duhet te denohen natyrisht.Nuk po e di sa jam i kjart UniKKatil,ama po tham shkurt e shqip :ØØASKUSH NUK KA FAJ,NESE PRINDI KA BER VEPER PENALE,ATEHER NUK DUHET TE NDESHKOHEN MBAR ANTARET E FAMILJES,PER NJE PERSON KRIMINELØØ,apo ØØVETEM I SMURI SHKON TE DOKTORI TE SHEROHETØØapoØØVETEM I DENUARI DUHET TA VUAN DENIM NE BURGØØ,me keto disa fjal dua te them nuk ka faj fmija faj nese prindi asht kriminel.
Pra me fal ama ky asht mendimi i im UniKKatil.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Tori : 14-08-2008 nė 21:47
UniKKatil kam nje pytje per ty,sipas mendimit tend dhe KANUNIT TE LEK DUGAGJINIT.
Jezu Krishtin e kan rrahur,e kan kryqezuar ne kryq dhe e kan mbytur d.m.th mundimet dhe vdekja e Jezu Krishtit,nese te kujtohet.
E pytja e ime asht QFAR ISHTE HAKMARRJA E JEZU KRISHTIT MAS VDEKJES DHE VARRIMIT TE TIJ?
Siq e shef mesimet e Jezu Krishtit dhe feja e jon na meson qka asht falja,denimi,hakmarrja,e plus e plus sende tjera.................
Gjakmarrja ka dallime te mdha rasti prej rastit por sidoqoft nuk esht reale as nuk thot Zoti me ja marr shpirtin dikujt e sado pak te pa fajishmit vrahen njerzit ne Shtetet te huaja hakmarren ne Kosove apo anasjelltas po kur te prek ne zemer qka me be se thuhet edhe ne keng Me marr gjakun spo bej dobi qka me ba se nuk po lan poplli tim shti.
Ne Zvicerr kan qen du shok te pa ndar kan jetu pes vite ne nji dhom se bashku si vllezer.
Nji dit e dielle kan ra me pushu ,ja ka fillu me ra shi i madh njeri del ne dritare dhe thot o Zot me kan une tash ne Kosove e me e leshu ujin ne livadh e me e ujit permerak qohet ky shoki e i thot ku me ujit ti para meje jo se livadhi i jem asht ma nalt e sta kishe lan ujin kurr fjala fjalen sjav pret e ja nisin me u rra shkelma e ngrushta njeri ma i fuqishem e pergjak tjetrin nderhyn njerzit i ndajin aji qe ishte pergjak del e i thrret vllezrit ne telefon dhe u thot filani me pergjaku sot i thon pse thot pse nuk ja lash ujin me e leshu ne livadh(livadhet ne Kosove ata ne Zvicerr)Pas dy orve dalin keta ne Kosove para Vllaut te keti qe e kishte rra ate pa i then as gje dhe e vrasin .
Si falet kjo si nuk fillon hakmarrja pse pse ne gjithmon kemi vujtur per men nuk jemi ulur njihere me mendu ku te qon ajo por me trimni e plumba jemi mundu me tregu trimri,me njeri tjetrin .Edhe nji shembull ma para me u martu qika me ndonji Shqiptar por te fes se ndryshme me marr Katolikja Musliman apo anasjelltas ka luajt plumbi ne at koh e ma pa marr far Gjermani Zvicrrani Austrijan apo Turk Ska pas lidhje se duhet Vetem Shqiptari me Shqiptar me liftu
Ja teprova pak po e dhash mendimin tim
Zoti e pervon njerin e mire me shum gjana ,
Kurse i keqi e kerkon te keqen vet.