Faqja 1 nga 2 12 E funditE fundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 16

Tema: Tė Martet e shna Ndout nė Gjakovė 2010

  1. #1
    Anėtar i Lartė Avatari i Mimy
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Ne zemren tane
    Mosha
    21
    Postime
    3,367

    Gabim Tė Martet e shna Ndout nė Gjakovė 2010

    Tė Martet e shna Ndout nė Gjakovė 2010



    Tė dashur besimtarė ju njoftojmė qė tė gjithė ata qė kanė dėshirė tė marrin pjesė nė 13 tė Martet e shna Ndout (shėn Antonit) nė Gjakovė, tė cilat fillojn me 16 mars 2010, mesha e shenjte ėshtė nė ora 10:00.

    Ju tė tjeret qė nuk keni mundesi tė merrni pjesė, ju njoftojmė qė mesha do tė transmetohet drejtėpėrdrejtė pėrmes valėve tė Radio Marisė, nga studio nė Gjakovė.


    FREKUENCAT E RADIO MARISĖ

    Nė Kosovė:
    FM 90.00MHz;

    Nė Tiranė, Durrės, Kavajė, Berat:
    FM 91.04 MHz;

    Nė Shkodėr, Podgoricė, Ulqin:
    FM 102.02 MHz;

    Nė Lezhė, Laē tė Kurbinit, Mamurras:
    FM 89:06MHz;

    Nė Pukė, Fushė-Arrės, Tropojė, Kukės:

    FM 90.00MHz;


    Radio Maria mund tė ndegjohet edhe nė diasporė por edhe anė e kėnd nė trojet shqiptare drejtėpėrdrejtė nė internet.

    Web faqja e Radio Marisė: www.radiomaria.al


    Lutja e shna Ndout

    O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Ndue, gjithė bota e dėshiron madherinė tėnde. Tė mėdhenj e tė vegjėl, pleq e tė pasur e tė papasur, tė gjthė tregojnė hiret e shumta e tė mrekullueshme, qė kan nxjerrė prej Zotit nėpėr lutjet tua. E kushtet, qė lėhen pėrpara fytyrės sate si nderim ngadhėnjimi, dhuratat qė rrethojnė e stolisin pėrherė lterin tėnd, a s'e bėjnė dėshmi pushtetin tėnd e fuqinė e lutjeve tua para tė Lartit Zot?

    Edhe ne, pra po vijmė tė pėrmbysemi ndėr kėmbėt tua e tė porosisim njė punė, qė ne kemi pėr zemėr sa kurrnjė tjetėr. Ne e dimė se jemi mėkatarė tė mėdhėnj e nuk meritojmė qė t'i sjellish sytė e tu tė dashur prej nesh; por denjohu tė kėqyrėsh me sy tė dhembshėm mjerimin, nė tė cilin gjendemi.

    Po vijmė pra, tė ti duke shpresuar nė mbrojtjen tėnde, po tė lypim hirėt qė dėshirojmė. Deh, bėn qė mos tė thuhet, se njerėz tė shkretė , si jemi ne, kemi ardhur tė ti e nuk na i ke plotėsuar lutjet tona. Por bėn qė edhe ne tė bashkohemi me tjerė pėr tė lumturuar e pėr t'u falėnderuar. Amen.
    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Fra Alexi : 02-03-2010 nė 19:32
    Zemra ka ndjenja qė as truri nuk mund ti kontrolloj...!!!

  2. The Following 3 Users Say Thank You to Mimy For This Useful Post:

    _katolikja_ (28-04-2010), ELIDON (15-04-2010), Pashk L (15-04-2010)

  3. #2
    Anėtar i Lartė Avatari i Mimy
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Ne zemren tane
    Mosha
    21
    Postime
    3,367

    Gabim E Martja e parė e shėn Ndout

    E Martja e parė e shėn Ndout
    (Gjakovė, mė 16. 03. 2010)

    Sot me 16 mars filluan 13 tė martet e shėn Ndout nė Gjakovė. Si ēdo tė marte tjetėr kėtu mesha celebrohet nė orėn 10.
    Koha ishte me diell, dhe kishin ardhur njė numėr i madh i besimtarėve nga Gjakova dhe nga famullitė tjera.






    Leximin dhe psalmin ka lexuar Lizabeta Nushi,kryetarja e Rregullit Franēeskan Shekullar nė Gjakovė



    Meshėn e drejtoi patėr Ndue Kajtazi, dhe tema ishte lutja.



    Lutjet e besimtarve i lexoi Lindita Morina



    Nuk munguan as meshtarėt qė tė ndihmojnė pėr sakramentin e pajtimit



    Nė meshė morėn pjesė mijėra vet, dhe u kėnaqej zemra pėr meshėn dhe rrezet e bukura tė diellit pranveror.




    P r e d i k i m i

    Qoftė lėvdu Jezu Krishti, tė devotshmit e shenjtit shna Ndue, tė kėsaj kishe e tė kėtij vendit tė shenjtė. Ju bekoftė Zoti e ju dėgjoftė lutjet tuaja qė i drejtohen Atij pėrmes duarve tė shėrbėtorit tė Tij shenjtit shna Ndue.

    Sot do tė flasim pėr lutjen dhe rėndėsinė e saj. E pra nė kėtė vend lutjet e njerėzve drejtuar kėtij shenjti nuk kanė tė ndalur qė 128 vjet. Me qindėra e mijėra njerėz gjatė kėsaj kohe, kėtu kanė gjetur ngushėllimin dhe prehjen pėr shpirtėrat e tyre. Kėtu do ta gjeni edhe ju kėtė ngushllim e do t’ju pranohen uratat tuaja nėse luteni me gjithė zemėr e me shpirt tė pastėr. Mojsiu kur e takoi Zotin nė shkreti, Zoti i foli e tha: “Hiqi tė mbathuara prej kėmbėve tua, sepse vendi nė tė cilin qėndron ėshtė tokė e shenjtė..atėherė Mojsiu e mbuloi fytyrėn, sepse nuk kishte guxim tė shikonte drejt Hyjit” (krh.Dal 3: 3-6).

    Hiqni pra nga zemra e nga mendja tė gjitha qėllimet e kėqija, tė gjitha qėllimet e gabuara. Nėse keni ardhur ta takoni dike tjetėr pos Zotit, e tė pėrfitoni nga kjo ditė e nga ky takim, diēka tjetėr pos asaj qė Zoti ofron, ardhja juaj ėshtė e kotė.

    Ky vend nuk shėrben pėr asgjė tjėtėr pos takimit me Zotin nė lutje e uratė.

    Tani do tė flasim pėr lutjėn-uratėn dhe rėndėsinė e saj, me qėllim qė ardhjet tuaja tė japin fryt.

    1. Lutja ėshtė e domosdoshme pėr shėlbimin tonė. Askush nuk mund ta shėlboj shpirtin pa uratė, e nė veqanti i krishteri nuk mund tė shėlbohet. Lutja ėshtė si frymarrja.

    Krishti na mėson tė lutemi nė fshehtėsinė e zemrės sonė, jo tė demonstrojmė me lutjėn tonė:”Kur tė thoni uratė hyr nė dhomėn tėnde, mbylle pas vetės derėn e lutju Atit tėnd qė ėshtė nė fshehtėsi; e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do ta shpėrblejė.(Mt 6: 5-7). Ati juaj e di mirė pėr ēka keni nevojė, Ai do tė pėrgjigjet nė lutjet tuaja.

    Shpesh herė besimtarėt e pyesin meshtarin se cila ėshtė lutja mė e mira, sepse kemi shumė lutje. E tė gjitha janė tė mira. Por mė e mira ėshtė urata qė vet Krishti ju ka mėsuar nxėnėsve tė vet: Urata Ati Ynė.

    Nė kėtė uratė pėrfshihen tė gjitha ato qė ne duhet tė ja thojmė Zotit: Sė pari i drejtohemi Zotit dhe e nderojmė emrin e Tij. Kėrkojmė qė Ai tė mbretėroj kudo nė mbarė rruzullin tokėsor. E lusim qė gjithmonė ta kryejmė vullnetin e Tij. I kėrkojmė bukėn dhe gjėrat qė kemi nėvojė. E lusim tė na fal fajet e tė na shpėton nga djalli.

    Uratė tjetėr e bukur qė ēdo katolik duhet ta thotė ėshtė Rruzarja, kur e nderojmė Emrin e Zojės bekuar kur i themi: Tė falem, tė nderoj Mari.

    Kėto e shumė uratė tė tjera bėjnė mjaft punė. Mos humbni kohė pėr tė trilluar uratė e lutje tė pa verifikuara nga Kisha.

    Krishti na thotė nė Ungjill:”Lypni e do t’ju jepet, kėrkoni e do tė gjeni, trokitni e do t’ju ēelet! Sepse kush lyp, i jepet, kush kėrkon gjen, e kush trokėllit i ēelet. (Mt 7:9-13).

    Edhe Krishti vet lutet, jo pse nuk ka pas mundėsi tė arrin diēka, por lutja ėshtė kontakt mė Zotin. Nė shumė vende nė Ungjill e gjejmė se Krishti tėrhiqej nė vetmi e lutej. Lutja pra kėrkon qėtėsi. Ai lutet edhe nė shkreti, pėrgatitet pėr detyrėn qė duhet ta kryej.

    Krishti lutet kur e shėmėzoj bukėn, aty shkruan;”U lut, i ēoi sytė kah qielli, i bekoj, i ndau dhe ua dha nxėnėsve. (Mt 14:19).

    Krishti lutet edhe kur ishte nė trishtim, nė Kopshtin e Gjetsemanit:” U tha nxėnėsve tė vet, rrini kėtu derisa tė lutem. Ra pėrmbys dhe lutej. O Atė ti mundėsh gjithēka!” (Mk 14:32-37).

    Nė momentin e trishtimit ju tha nxenėsve tė vet:”Rrini zgjuar e lutuni, tė mos bini nė tundim. Shpirti ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i ligshtė” Mt 26:41. E nxėnėsit si ata, tė pa qėndrueshėm, shkruan:”U kthye i gjeti fjetur. (Mk14:37).

    Diku tjetėr prap Krishti ju thotė nxėnėsve;”Prandaj, rrini zgjuar e lutuni nė ēdo moment qė tė mund t’u shpėtoni tė gjitha kėtyre qė do tė ndodhin e tė mund tė qėndroni para Birit tė njeriut” (Lk 21:36).

    Kur nxėnėsi i Krishtit, Pjetri, kishte arritur pjekurinė e krishterė nė letrėn e vet i porositė njerėzit:”Lutuni e rrini zgjuar! Armiku juaj djalli, porsi luan uluritės, endet andej kėndej duke kėrkuar kė ta pėrbijė” (1Pj 5:8).

    Nga kjo mėsojmė se aty ku nuk ka lutje aty nuk ka armė pėr tu mbrojtur nga djalli. Sepse e vetmja armė qė e largon djallin ėshtė lutja. Andaj lutuni tė mos bėheni prč e djallit.

    Ne duhet tė lutemi pėr secilin, por mbi tė gjitha secili duhet tė lutet pėr vete, sepse lutja ėshtė si frymarrja. Ne mund ti japim dikujt frymė nė rast rreziku apo aksidenti, por askush nuk mundet tė merr fymė pėr ty. Secili merr frymė pėr vete.

    Jeta pa lutje ėshtė jeta pa Zotin. E jeta pa Zotin ėshtė rruga drejt ferrit.

    2.Lutja ėshtė shenjė dalluese pėr tė krishterėt.

    Ashtu ishin tė krishterėt e parė, vazhdimisht tė kujdesshėm pėr ta pėrvetėsuar mėsimin e apostujve dhe nuk mungonin nė mbledhjet vėllazėrore (nė meshė) nė ndamjen e bukės dhe nė uratė.(Vap 2:42-47). Shkruan mė tutje pėr tė krishterėt e parė: Pasi e kryen uratėn, vendi u trand ku ishin tė bashkuar, tė gjithė u mbushėn me Shpirtin Shenjt dhe u vunė ta shpallin me guxim Fjalėn e Hyjit.

    Ja ēka mėsojmė nga kjo, se pa lutje nuk do tė kemi fuqi as ta shpallim Fjalėn e Zotit e as ta jetojmė atė. Lutja i mbush “bateritė tona tė shpirtit”.

    Kushdo flet pėr fenė e pėr Zotin, nuk mund tė flet si duhet as s’mund tė jetoj si i krishterė ai qė nuk lutet.

    Lutja, ėshtė detyra jonė e krisherė qė ne mė sė shpeshti e lėmė pasdore. Shumė detyra tjera i kryejm mirė, por lutja ėshtė njė detyrė qė shumė tė krisherė gati fare nuk e praktikojnė.

    E ata qė fare se praktikojnė, ata nuk janė tė krishterė praktikantė, dhe quhen tė krishterė vetėm me emėr.

    Pėr njeriun modern duket se lutja ėshtė diēka anakronike, e vjetėrsuar, se kėtė e bėjnė vėtėm njerėzit e prapambetur. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e madhe. Djalli ėshtė babai i gėnjeshtrės. Po kjo ėshtė logjika e djallit. Hiqja njeriut mburojėn dhe armėt, dhe shumė lehtė bjen nė dorėn e tij.

    Ne kemi pse tė lutemi, dhe sa herė e thėrrasim Emrin e Zotit, Zoti nuk mbetet i shurdhur nė lutjet tona.

    Lutja ėshtė rruga drejt shenjtėrisė, ėshtė rruga e vetme. E ne jemi tė thirrur tė jemi tė shenjtė. Asnjė shenjt nuk ėshtė bėrė shenjt pa lutje. Ndėrsa lėnja mėnjanė e lutjes ėshtė hapi i parė pėr humbjen e besimit-fesė.

    Me lutje fiton tė gjitha qė ke nevojė, fiton edhe lumturinė tėnde nė shpirt.

    Me lutje e lehtėson shpirtin, ashtu shkruan nė Bibėl: Hidhe mbi Zotin barrėn tėnde, dhe ai do ta mbajė.

    Ndėrsa shėn Pali na thotė:”Pėr asgjė mos u shqetėsoni, por gjithēka-me lutje dhe me uratė tė pėrcjella me falenderim-paraqitnjani Hyjit nevojat tuaja” (Fil. 4: 6,7).

    Mos e barti atė barrė nė shpirtin tuaj, jepjani Zotit, e Ai do ta bartė bashkė me ju.

    Edhe vet Krishti lutet bashk me ne:” O Atė i shenjtė! Ruaj nė Emrin tėnd ata qė mi dhe, qė tė jenė njė sikurse ne. Shenjtėroj tė jenė bashk me mua”(Gjn 17:11).

    Dhe nė fund Isai na thėrret:”Kėrkojeni Zotin derisa mund tė gjendet, thirreni nė ndihmė dersa ėshtė afėr! Le ta lėrė i patenzoti udhėn e vet, njeriu i keq synimet e veta, le tė kthehet te Zoti, e ai do tė ketė mėshirė pėr tė. Sepse Hyji ynė ėshtė bujar nė falje” (Is.55:6-7).

    Nėnė Tereza: Ata qė lutėn sė bashku, mbesin sė bashku.

    Amen!


    Burimi i Lajmit
    Kisha Katolike Gjakove
    Zemra ka ndjenja qė as truri nuk mund ti kontrolloj...!!!

  4. The Following 3 Users Say Thank You to Mimy For This Useful Post:

    ELIDON (15-04-2010), Ilir_Gjokaj (07-04-2010), Pashk L (15-04-2010)

  5. #3
    Forumi Katolik Avatari i Monika
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Nė Univers
    Postime
    8,713

    Gabim

    E marta e dytė e shna Ndout
    (Gjakovė, mė 23. 03. 2010)

    Sot ishte e marta e dytė e shna Ndout njė herit edhe rrefimi i madh pėr Pashkė.
    Tema e kesaj tė marte ishte “Kthimi kah Zoti”



    Meshėn e drejtoi don Isak Doda, famullitar i Zlakuqanit. Bashkė mė tė koncerlebruan edhe patėr Mato Topić nga Sarajeva, patėr Josip Božić nga Cetinja si dhe famullitari i Gjakovės patėr Anton Nua.



    Leximin dhe psalmin e lexoi Roza Quni antare e Rregullit Franēeskan Shekullar



    Ungjillin e lexoi patėr Antoni









    Don Isaki predikoi pėr kthimin kah Zoti posaqerisht nė kėtė kohė tė krezhmeve e cila ėshtė kohė lutje, agjerimi dhe e pendese.



    Lutjet e besmtarve lexoi Lendita Morina





    Para meshės dhe gjatė meshės sakramentin e rrefimt e ndan meshtaret nga famullitė tjera bashk me fretnit nga Gjakova. Po ashtu pas dreke meshtaret filluan prap me rrefim nė Gjakovė dhe nė disa filiale tė famullissė sė Gjakovės.



    Pjeter Mimaj, antar i Rregullit Franēeskan Shekullar dhe kėshlltar i Kishės







    Ashtu siē ishte transmetuar pėrmes Radio Marisė e marta e parė e Shna Ndout, po ashtu ėshtė transmetuar edhe sot ku do transmetohen 13 tė martet nga studio e Radio Marisė nė Gjakovė pėr tė cilen kujdeset Merita dhe Mimoza Raja.



    Kisha - Katolike - Gjakovė
    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Fra Alexi : 24-03-2010 nė 19:27
    Ιησους Χριστος Θεου Ύιος Σωτηρ


  6. The Following 5 Users Say Thank You to Monika For This Useful Post:

    ELIDON (15-04-2010), hanewald (15-04-2010), Ilir_Gjokaj (07-04-2010), Pashk L (15-04-2010), Tori (15-04-2010)

  7. #4
    Anėtar i Lartė Avatari i Mimy
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Ne zemren tane
    Mosha
    21
    Postime
    3,367

    Gabim

    E marta e tretė e shna Ndout
    (Gjakovė, mė 30. 03. 2010)



    Nė pėrgaditje pėr meshė



    Gjatė procesionit



    Meshėn e drejtoi don Albert Jakaj, sekretar i ipeshkvisė sė Kosovės. Bashkė mė tė koncelebroi edhe patėr Anton Nua, famullitarė dhe gvardian i Gjakovės.
    Tema e sotit ishte „Familja nė krizė“.



    Leximin dhe Psalmin e lexoi Lule Pitaqi, antare e Rregullit Franēeskan Shekullar








    Don Alberti gjatė predikimit



    Lutjet e besimtarve i lexoi Pashk Dedaj nga Planqori



    Edhe pse tė martėn e kaluar ishte rrefimi i madh pėr Pashkė pėr famullinė e Gjakovės, si dhe gjatė gjithė javės sė kaluar ishte rrefimi nėpėr famulli tė tjera, edhe sot para dhe gjatė meshės meshtarėt pajtuan me Zotin qindra besimtarė.





    PREDIKIMI:

    FAMILJA NĖ KRIZĖ

    Gjakovė, me 30.03.2010



    Vėllezėr e motra jemi mbledhur kėtu nė tė Martėn e tretė tė Shna Ndout, pėr t’iu lutur Shna Ndout, i cili ndėrmjetėson pėr ne, pranė Atit qiellor. Por unė sot nuk do t’iu flas pėr kėtė Shenjt tė madh e mrekullibėrės, sepse kėtė do ta bėjnė vėllezėrit e mi meshtarė nė tė martet tjera tė Shna Ndout, por unė do tė flas pėr Familjen! Poashtu falendėroj vėllezėrit franēeskanė nė Gjakovė pėr punėn qė bėjnė, nė veēanti Pater Antonin, i cili mė ka ba ftesėn tė vij e tė kremtoj Meshėn Shenjte nė Gjakovė.

    Sot familja si institucion ėshtė e rrezikuar nė ēdo anė. Jemi dėshmitarė tė shumė kurorėthyerjeve, dhunimeve, dėshira pėr epshet, egoizmi, hedonizmi... janė shkaku kryesor i shkurorėzimeve tė shumta dhe abortimeve edhe nė familjet tona shqiptare. Nėse, pra lejojmė qė edhe familjet tona shqiptare tė “helmohen” nga kėto dukuri negative, rrezikojmė ardhmėrinė tonė nė tėrėsi.

    Modeli i parė i formimit tė njeriut fillon nė familje, sepse familja ėshtė “kisha shtėpiake”. Kėtu fillon formimi i qenies sė dashurisė. Shpeshherė nga sjellja e individit dhe qėndrimet e tij, mund tė konstatojmė se nė ēfarė edukate familjare ėshtė formuar. Edukimi i fėmijėve duhet tė jetė i shėndosh dhe nė rrugė tė drejt.

    Mirėpo nėse i analizojmė gjėrat, do tė kuptojmė se burimi i njė sjellje tė tillė qėndron nė edukimin e tij familjar. Sipas studiuesve ėshtė e argumentuar se foshnja pa butėsi e pa dashuri, fėmija bėhet i pakėnaqur, psiqikisht deformohet dhe bėhet agresiv. Edukatorėt thonė se gėzimin mė tė madh si dhe hidhėrimin mė tė madh na jep jeta nė familje.

    Shumė psikologė jetėn bashkėshortore e kanė krahasuar me alpinistėt, tė cilėt kanė vėshtirė nė arritjen e majes sė malit, edhe pse gjatė ngjitjes hasin pengesa tė ndryshme, ashtu edhe dashuria martesore ka pengesa, por pa flijime kėto pengesa nuk mund tė tejkalohen, dhe kur alpinisti mbėrrin nė maje tė malit, atėherė ndjen kėnaqėsi dhe harron lodhjen dhe pengesat qė ka has gjatė ngjitjes sė malit!

    Pra qė fėmija juaj tė jetė sa mė i lumtur dhe mė i suksesshėm nė jetė, nevojitet qė tė mos ia plotėsoni ēdo dėshirė, qė ta qortoni kur tė flasė fjalė tė ndyta, t’ia jepni edukimin fetar e familjar, tė kėrkoni prej tij qė tė mbaj nė rregull: lodrat, libra, fletoret etj., tė mos bėni grindje e shamatė nė praninė e tij, mos e pėrkrahni kundėr tė afėrmėve, shokėve, tė mos ketė tė holla pa nevojė, tė mos e bėj vetėm atė qė e dėshiron por atė qė nevojitet pėr ta bėrė, mos mėsohet nė komoditet. Nė kėtė mėnyrė fėmijėn tuaj do ta pėrgatitni pėr njė jetė sa mė tė lumtur.

    Gjitha kėto i themi pėr atė arsye se fėmija mėson atė qė pėrjeton. Nėse fėmija pėrjeton sjellje armiqėsore, do tė mėsohet tė grindet; ai qė pėrjeton indiferentizėm, mėsohet tė tėrhiqet nė vetmi; ai qė pėrjeton kritikė, do tė gjykojė tė tjerėt; atij qė shpesh i bėrtasin, do tė rrihet me mendimin se askush nuk e do; nėse e ngacojmė dhe tallemi mė fėmijėn, ai kur tė rritet do tė tėrhiqet nė vetmi; ai qė pėrjeton turpi, ai do tė turpėrohet edhe nga vetvetja; fėmija qė pėrjeton nderin, mėsohet tė bėhet i drejtė. Me fėmijėn qė bisedohet, mėsohet tė mendojė (logjikojė, arsyetojė). Ai fėmijė qė pėrjeton se prindėrit duhen, kupton se familja ėshtė bashkėsi dashurie. Nė qoftė se fėmijė jeton nė miqėsi, mėsohet qė nė botė tė gjejė dashurinė, tė mirėn.

    Nė fund, edhe njėherė dėshiroj tė theksoj se pėr fėmijėn mė e nevojshme ėshtė dashuria e prindėrve. Atė duhet edukuar nė dashuri ndaj Zotit, tė afėrmit dhe vetes. Dhe nė ato raste ku prindėrit janė tė divorcuar, natyrisht se dashuria prindėrore ėshtė gjysmake dhe e cunguar, sepse mungon njėri prind! Pra jeta nė familje dhe familja duhet tė pranohen si dhuratė prej Zotit.

    Familja mund tė jetė njė Seminar i vėrtetė, nėse nė atė familje lutet Rruzarja. Pra me fjalė tė tjera familja ėshtė shkolla e parė e fesė, sepse nėpėrmjet prindėrve mė sė pari herė njoftohet kisha dhe mėsimi i saj. Qė familja tė jetė e shenjte, e panjollė, e shėndosh, duhet tė ruhet Sakramenti i Kurorės sė shenjtė. Dashuria bashkėshortore ėshtė shembėllesė apo pasqyrė e dashurisė sė Trinisė sė Shenjte.

    Dukuritė negative qė e dobėsojnė dhe e rrezikojnė familjen, e me kėtė edhe Kishėn dhe shoqėrinė, si psh. konsumizmi, hedonizmi dhe shekullarizmi qė shqetėsojnė dhe pengojnė zbatimin e planit tė Zotit.

    Familja, padyshim, ėshtė faktor tejet i rėndėsishėm pėr edukimin e fėmijėve dhe tė rinisė, si bėrthamė apo qelizė e domosdoshme pėr lindjen dhe edukimin jetėsor.

    Mirėpo, familja ka pėsuar ndryshime tė mėdha dhe dita-ditės ndėrrohet: ndoshta asnjė familje nuk ėshtė shndėrruar aq rrenjėsisht si ajo shqiptare, pėr disa arsye tashmė tė njohura: kalimi nga familja tradicionale patriarkale, ku ēdo gjė ishte e ditur, planifikuar dhe kodifikuar, nė familje mė tė ngushta, dinamike, ku sė shpejti lihet apo tretet e vjetra dhe kėrkohet e reja. Familja shqiptare gjendet nė njė fazė kėrkimi, ndėrrimi, pa ndonjė fizionomi tė pėrcaktuar: nuk jemi mė as me tė vjetrėn e as me tė renė!

    Si tė ruajmė familjen e shėndosh? Vetėm nėse i ruajmė vlerat njerėzore e kristiane. Jezu Krishti ėshtė i gjallė, ėshtė i pranishėm nė mesin tonė dhe e ruan familjen tonė prej ēdo rreziku, sepse nė Ungjill shkruan: “Ku janė tė mbledhur dy apo tre vetė nė emrin tim, aty jam edhe unė nė mesin tuaj!”

    Tė jesh i krishterė do tė thotė tė jesh njeri i shpresės, i gėzimit, i haresė dhe nuk ka vend dėshprimi nė familjet tona.

    Shpeshherė dėgjoj duke thėnė zotni jemi shekullarė, jemi njerėz tė kėsaj bote, jemi prej mishi dhe gjaku... edhe ne po mėkatojmė si krejt bota! Jo, vėllezėr e motra, jemi tė krishterė dhe duhet tė jemi kripa e tokės dhe drita e botės.

    Po ashtu dėgjoj duke thėnė se jemi pak katolik nė Kosovė, por unė po ju them se te Zoti nuk ka rėndėsi numri, por rėndėsi ka cilėsia. Edhe Apostujt kanė thėnė jemi shumė pak! Me 12 nxėnės tė shpallėsh Ungjillin nė mbarė botėn?! Por Jezusi iu thotė: “Mos keni frikė, sepse nuk do tė jeni ju qė do tė flisni, por do tė jetė Shpirti Shenjt qė do tė flas nėpėrmjet jush!”

    Sipas njė anekdote flitet se nė njė familje e lumtur jetonte nė njė shtėpi nė periferi. Por, njė natė nė kuzhinėn e shtėpisė shpėrtheu njė zjarr i tmerrshėm.

    Ndėrsa flaka po e kaplonte mbarė shtėpinė, prindėrit dolėn me vrap jashtė sė bashku me fėmijėt e tyre. Nė atė moment, me tmerr vunė re se mungonte vajza e vogėl, njė vogėlushe pesė vjeēare. Nė momentin e ikjes, i tmerruar nga zjarri, ishte frikėsuar dhe ishte ngjitur nė katin e sipėrm.

    Si t’ia bėnin? Babai dhe nėna e shikuan njėri-tjetrin tė dėshpruar, dy motrat e vogla filluan tė bėrtasin. Tė hynin brenda nė shtėpi nuk ishte e mundur... Ndėrsa zjarrėfikėsit po vonoheshin.

    Por, ja se atje lart nė katin e dytė u hap dritarja e tavanit dhe u duk fėmija duke bėrtitur i dėshpėruar: “Babi, babi?”.

    I ati i tij iu afrua me vrap dhe i thirri me tė madhe: “Hidhu poshtė!”.

    Poshtė nėn vete fėmija nuk shihte asgjė, veēse zjarr dhe tym tė zi, por e dėgjoi zėrin e tė atit dhe iu pėrgjigj: “Babi, unė nuk tė shoh, nuk di se ku je...”

    “Tė shoh unė, mjafton qė tė shoh unė. Hidhu poshtė!”, bėrtiti i ati.

    Vogėlushja u hodh dhe pėrfundoi nė duart e forta tė atit tė tij i cili e kapi ndėrsa ajo po binte. Ti nuk e sheh Zotin. Ėshtė ai qė tė sheh ty. Hidhu!

    Si pėrfundim, t’i lutesh Hyjit nuk do tė thotė vetėm kėrkosh, por edhe tė falenderosh, si psh. pėr dhuratėn e jetės, tė familjes qė e kemi shėndosh e mirė. Pra duke jetuar me Jezu Krishtin dhe pėr Jezu Krishtin, do tė ngjallemi me Jezu Krishtin nė Jetėn e pasosur. Amen!
    Don Albert Jakaj


    Burimi i Lajmit
    Kisha Katolike Gjakovė
    Zemra ka ndjenja qė as truri nuk mund ti kontrolloj...!!!

  8. The Following 4 Users Say Thank You to Mimy For This Useful Post:

    ELIDON (15-04-2010), hanewald (15-04-2010), P. Shtjefen (22-04-2010), Pashk L (15-04-2010)

  9. #5
    Anėtar i Lartė Avatari i Mimy
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Ne zemren tane
    Mosha
    21
    Postime
    3,367

    Gabim

    E marta e katėrt e shna Ndout
    (Gjakovė, mė 06. 04. 2010)

    Pasi qė dje nė Gjakovė kishe pak tė reshura tė shiut, edhe sot koha ishte thuajse nė shi, por faleminderit Zotit e shna Ndout, sot gjatė meshės koha ishte e mirė.





    Meshėn e kremtoi don Marian Ukaj, meshtarė ndimės nė Klinė, bashkė mė tė koncelebroi edhe patėr Anton Nua, famullitar dhe guardian i Gjakovės.
    „Vdekja si shėndrrim“ ishte tema e predikimit tė sotit.



    Leximin dhe Psalmin i lexoi Luz Komani, antar i Rregullit Franēeskan Shekullar



    Patėr Antoni gjatė leximit tė Ungjillit









    Burimi i Lajmit
    Kisha Katolike Gjakovė

  10. The Following 10 Users Say Thank You to Mimy For This Useful Post:

    @lban (07-04-2010), ELIDON (07-04-2010), hanewald (15-04-2010), helena (08-04-2010), Ilir_Gjokaj (07-04-2010), Marisa (07-04-2010), Monika (07-04-2010), P. Shtjefen (22-04-2010), Pashk L (15-04-2010), Tori (15-04-2010)

  11. #6
    Forumi Katolik Avatari i Monika
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Nė Univers
    Postime
    8,713

    Gabim

    E Marta 5-tė e Shna Ndout
    13-04-2010



    Kėtė javė Ipeshkvi i Kosovės Imzot Dodė Gjergji i bėri njė vizitė baritore Famullisė sė Gjakovės.



    Meshėn kėsaj rradhe e drejtoi Don Robert JAKAJ (meshtar nė Zllakuqan).



    Leximin dhe Psalmin i lexoi Ukė Nikollbibaj (antarė i Rregullit Franēeskan Shekullar).



    Nė vizitėn baritore Ipeshkvi Gjergji takoi shumė njerėz tė kėsaj famullie, bisedoi me ta dhe i dėgjoj mendimet e tyre. Mes tjerash ai i takoi edhe kėshilltarėt e kishės dhe grupet tjera qė veprojnė nė kėtė famulli.



    Dje e sot bėri vizita edhe nėpėr fshatra tė Gjakovės, vizitoi shkollėn Gjon Nikollė Kazazi. Nė ditėt nė vijim planifikon tė viztojė edhe Kuvendin Komunal, bashkėsitė e tjera fetare qė veprojnė nė Gjakovė, si Bashkėsinė Islame dhe Komunitetin Bektashian.

    Do tė ketė edhe takime me Shoqatėn e intelektualėve “Jakova” si dhe me intelektualėt e Famullisė sonė. Vizitėn baritore Ipeshkvi do ta pėrfundoj tė martėn tjetėr me meshėn nė ora 10,00.


    Kisha - Katolike - Gjakovė
    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Don Roberti : 14-04-2010 nė 23:48 Arsyeja: Korigjin gjuhėsor.. :)
    Ιησους Χριστος Θεου Ύιος Σωτηρ


  12. The Following 12 Users Say Thank You to Monika For This Useful Post:

    albasoul (16-04-2010), dalina (15-04-2010), ELIDON (14-04-2010), hanewald (15-04-2010), helena (15-04-2010), Ilir_Gjokaj (15-04-2010), Marisa (15-04-2010), Mimy (14-04-2010), P. Shtjefen (14-04-2010), Pashk L (15-04-2010), Tori (15-04-2010)

  13. #7
    Forumi Katolik Avatari i Monika
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Nė Univers
    Postime
    8,713

    Gabim Predikimi

    Ta kėrkojmė afėrsinė e Krishtit

    Tė dashur vėllezėr e motra, ja pėrsėri nė takimin tonė javor e Martja e 5-tė e Shna Ndout, por kėsaj here ta kėrkojmė sė bashku afėrsinė e Krishtit. Gjithė e dijmė qė feja e krishterė nuk lind nga njė mit, as nga njė ide, por nga takimi me tė Ngjallurin!Prandaj edhe gėzimi i krishterė buron nga bindja se duam qė Ai tė na falė e tė na shpėtojė. Kėshtu pra leximet biblike e nė mėnyrė tė veēantė pjesa e Ungjillit tė sotėm na thėrret tė gėzohemi nė Zotin sepse Ai na del para nė takim dhe na ofron mėshirėn e vet hyjnore.Arsyeja e parė e gėzimit ėshtė afėrsia e Zotit ndaj atyre qė e kėrkojnė. Arsyeja e dytė ėshtė falja qė Zoti iu dhuron atyre qė kthehen tek Ai me zemėr tė sinqertė.Jezusi na tregon se Hyji ėshtė Atė dhe e do shpėtimin e ēdo biri e bije. Zoti Atė qė pret, me durim e dashuri, ēdo fėmijė tė vetin, qė ėshtė larguar prej tij; Zoti ėshtė Atė qė nxit, zgjon nė zemėr tė mėkatarit dėshirėn e kthimit, pėr tė mundur tė jetojė nė bashkim tė thellė me Tė. Hyji ėshtė Atė qė mėshirėn e shndėrron nė gurrė tė jetės sė re pėr Kishėn e mbarė njerėzimin. Pra, ti bashkohemi gėzimit tė Zotit e tė festojmė e tė gėzohemi edhe ne, pėr ēdo mėkatarė qė kthehet me gjithė zemėr tek Hyji.Megjithatė ēdo i krishter, duhet tė jetoj nė bashkim me Krishtin, duke iu pėrgjigjur plotėsisht vullnetit tė Zotit pėr tė dashur tė afėrmin pa asnjė kusht. Pėr tė qenė vėrtetė njeri i Zotit, besimtari duhet ta njohė Hyjin nga afėr, duhet tė jetojė nė bashkim me Krishtin. Prandaj i ftoi gjithė tė krishterėt e tė jenė ndėrmjetės, ta ēojnė njeriun qė nuk beson tek Zoti dhe nė kėtė mėnyrė t’i prijmė personat e tjerė drejt shėlbimit. Por pėr ta bėrė kėtė, duhet ta lėmė Zotin tė na marrė pėr dore. E kėshtu, dorė pėr dorė, tė hyjmė nė misterin e tij tė dashurisė.Krejt qenia jonė, jeta jonė, zemra jonė, duhet tė ngulen nė Zotin deri nė atė pikė, sa tė mos mund tė shkulen mė, Kėshtu realizohet e forcohet ditė pėr ditė, edhe me lutje tė shkurtėra, rilidhja me Zotin e ne bėhemi njerėz tė Zotit, qė jetojmė me Hyjin, qė mund t’i flasim Hyjit dhe qė udhėhiqemi nga Hyji.I krishteri duhet tė fokusohet tek humanizmi i vėrtetė i Krishtit. Sigurisht zemra e Tij ėshtė gjithnjė e ngulur nė Zotin, shikon vetėm Zotin, ėshtė pėrherė nė bisedė intime me Zotin, por njėkohėsisht mbart mbi vete gjithė qenien njerėzore.Themi me tė drejtė se Jezusi nuk i dhuroi Hyjit ndonjė send, por i dhuroi vetveten, e ky dhurim i vetvetes realizohet pikėrisht pėrmes dhembshurisė, e cila shndėrrohet nė lutjen e nė britmėn e vuajtjes sė mbarė botės, drejtuar Atit. Nė kėtė kuptim gjithė dhimbja jonė e gjithė vuajtja e kėsaj bote, aq e largėt nga Zoti, ėshtė gjest dashurie, ėshtė dhurim. Jeta e tė krishterit ėshtė nė pėrkim tė plotė me vullnetin e Hyjit. Njė bindje, qė pėrfaqėson tė vėrtetėn mbi qenien e tė krishterit dhe qė ėshtė liri e vėrtetė. Jezusi, duke e mbartur njeriun, qenien njeri, nė vetvete e me vetveten, nė pėrkim me Hyjin, domethėnė, nė bindjen e pėrkryer e, prej kėndej, nė njėjtėsimin e dy vullneteve, na shpėrbleu e shpėrblimi ėshtė gjithnjė proces, pėrmes tė cilit vullneti njerėzor udhėhiqet drejt bashkimit me vullnetin hyjnor. Krishti ėshtė risi absolute e Hyjit, e nė tė njėjtėn kohė, i pranishėm nė gjithė historinė dhe, pėrmes historisė, me Jezusin takohet jo vetėm historia e popullit tė zgjedhur, nė tė cilėn zbulohet misteri i Krishtit, por ky mister pėrshkon rrugėt drejt Krishtit, qė mbart mbi vetvete gjithēka.Dėshiroi t’iu tregoi njė ngjarje tė vėrtetė, atėherė kur i krishteri bėhet pengesė e jo ndihmesė pėr ta dėshmuar Krishtin (Hyjin e Gjallė). Nė autobiografinė e tij, Mahatma Gandi, tregon se si njė ditė kur ishte student nė Afrikėn e Jugut kishte ushqyer njė interes tė thellė pėr Biblėn, sidomos pėr Fjalimin e Jezusit mbi mal. Ishte bindur se krishtėrimi ishte pėrgjigjja e sistemit tė kastave qė prej shekujsh pėrbėnin njė plagė pėr Indinė, dhe mendoi seriozisht pėr mundėsinė se mund tė bėhej i krishterė. Dhe vendosi qė njė ditė shkoi nė kishė pėr tė marrė pjesė nė Meshė dhe tė merrte udhėzimet e nevojshme. Nė hyrje e ndaluan dy persona me ngjyrė tė bardhė dhe i shpjeguan me mirėsjellje qė nėse dėshironte tė merrte pjesė nė Meshė, kėtė mund ta bėnte nė njė kishė tė rezervuar pėr zezakėt. Ai iku dhe nuk u kthye mė kurrė.Shembulli i mirė pėr ēdo tė krishterė ėshtė detyrė, por edhe e natyrshme. Bota e sotme ka nevojė mė pak pėr mėsues me fjalė sesa pėr dėshmitarė tė vėrtetė e me shembull tė mirė, qė tėrhiqnin pas vetes turmat e viteve 1200 e vijojnė t’i tėrheqin edhe sot dhjetė vjet pas Dymijėshit, sikur ishte jeta dhe veprimtaria e Shėn Andout tė Padovės. Dhe pikėrisht vetė Shėn Ndou na jep shembull besimi nė takimin me tė tjerėt, nė pėrjetimin e solidaritetit dhe tė afėrsisė me Krishtin.

    Don Robert JAKAJ
    Ιησους Χριστος Θεου Ύιος Σωτηρ


  14. The Following 3 Users Say Thank You to Monika For This Useful Post:

    albasoul (16-04-2010), Pashk L (22-04-2010)

  15. #8
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim

    E marta e 6. e shna Ndout

    (Gjakovė, mė 20.04.2010)


    Nė tė martėn e gjashtė tė shna Ndout meshėn e drejtoi ipeshkvi i Kosovės mons. Dodė Gjergji. Bashkė mė tė koncelebruan edhe shume meshtar tė cilėt kishin ardhur nga famullit tjera.

    Leximin dhe psalmin i lexoi Vitore Nikollbibaj antare e Rregullit Franēeskan Shekullar


    Ungjillin e lexoi Don Agim Qerkini, misionar nė Misionin Katolik Shqiptar nė Kroaci.



    Pasi qė koha ishte me shi mesha u kremtua nė Kishėn famullitare tė shėn Pjetrit e shėn Palit.






    Ashtu si ē’do tė martet deri me tani edhe kjo e marte u transmetua drejtpėrdrejt permes valeve tė radio Marisė.

    Kisha-Katolike-Gjakovė





  16. The Following 7 Users Say Thank You to Ilir_Gjokaj For This Useful Post:

    ELIDON (29-04-2010), Marisa (22-04-2010), Monika (22-04-2010), P. Shtjefen (22-04-2010), Pashk L (22-04-2010), shkokla (12-05-2010)

  17. #9
    Anėtar i Lartė Avatari i Mimy
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Ne zemren tane
    Mosha
    21
    Postime
    3,367

    Gabim

    E marta e 7 e shna Ndout
    (Gjakovė, mė 27. 04. 2010)



    Meshėn e kremtoi don Pal Tunaj, meshtarė nė Gllaviqic, bashkė mė tė koncelebroi edhe patėr Anton Nua, famullitar dhe guardian i Gjakovės.
    „JETA, ZOT I JETES „ishte tema e predikimit tė sotit.



    Don Pal Tunaj



    Patėr Antoni gjatė leximit tė Ungjillit



    Disa nga antaret e korit qė kėnduan gjatė mėshės.





    Nė meshė morėn pjesė mijėra vet, dhe u kėnaqej zemra pėr meshėn dhe fjalet e bukura te Don Palit tė cilin mė vėmendje e percjellen.

    Burimi i Lajmit
    Kisha Katolike Gjakovė

  18. The Following 5 Users Say Thank You to Mimy For This Useful Post:

    ELIDON (29-04-2010), Manoell Gjokaj (28-04-2010), Monika (28-04-2010), Pashk L (28-04-2010), shkokla (12-05-2010)

  19. #10
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim

    E marta e tetė e shna Ndout

    (Gjakovė, mė 04. 05. 2010)





    Sot ishte e marta e tetė e shna Ndout. Meshėn e kremtoi don Krist Gjergji, famullitar i famullisė „Tė ngrturit e Zojės nė Qiellė - Zoja Cernagore“ nė Letnicė.

    „Besimi – Feja“ ishte tema e predikimit tė sotit.




    Bashkė me don Kristen koncelebruan edhe p.Anton Nua, famullitar dhe guardian i Gjakovės, don Pashk Dani si dhe mysafiret nga Bosnja e Kroacia, p.Lorenci - Lovro Gavran, provincial i provinces franēeskane tė Bosnjės dhe p.Ilija Stepiq i cili sherbeu nė Gjakovė gjatė viteve 1984 – 1989.







    Leximin dhe psalmin e lexoi Pjetėr Gjeta antar i Rregullit Franēeskan Shekullar


    Ded Komani, antar i Rregullit Franēeskan Shekullar dhe kėshlltar i Kishės



    Po ashtu edhe sot mesha u transmetu nga studio e Radio Marisė nė Gjakovė pėr tė cilen kujdeset Merita Raja.








  20. The Following 3 Users Say Thank You to Ilir_Gjokaj For This Useful Post:

    Monika (05-05-2010), Pashk L (05-05-2010), shkokla (12-05-2010)

Faqja 1 nga 2 12 E funditE fundit

Tema Tė Njėjta

  1. Tė Martet e Shna Ndout nė Gjakovė (2011)
    By Monika in forum Ipeshkvia e Prizrenit
    Pėrgjigje: 4
    Postimi Fundit: 25-05-2011, 16:56
  2. Tė Martat e Shna Ndout nė Laē Sebaste - http://zanishenndou.org/
    By ELIDON in forum Arqipeshkvia Metropolitane e Tiranė-Durrės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi Fundit: 26-04-2010, 09:57
  3. Agjerimi - te premteve dhe ne te martet e Shna Ndout?
    By Emilia in forum Bisedė me priftin
    Pėrgjigje: 11
    Postimi Fundit: 22-11-2007, 02:03
  4. Tė Martet e Shna Ndout nė Gjakovė
    By Don Alberti in forum Ipeshkvia e Prizrenit
    Pėrgjigje: 13
    Postimi Fundit: 19-06-2007, 20:10

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •