Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2

Tema: Ku u hap shkolla e parė shqipe?

  1. #1
    Anėtar i Lartė Avatari i Fra Alexi
    Antarėsuar
    Jan 2007
    Vėndndodhja
    Ilirik
    Mosha
    29
    Postime
    296

    Gabim Ku u hap shkolla e parė shqipe?

    KU U HAP SHKOLLA E PARĖ SHQIPE?


    Shkruan: Gjergj Filipaj

    Kėtė shėnim po e shkruaj me e hjek prej syvet pluhnin e propagandės komuniste shqiptare se shkolla e parė shqipe n’territorin e shtetit shqiptar ka qenė ajo e Korēės e e hapur nė vitin 1877. Dhe po ashtu me tė sqarua se nuk ka pas vetėm njė shkollė shqipe siē e ke shkrua ti por dhjetėra shkolla shqipe qė kanė funksionuar nė kapėrcyellin e shekujve XIX dhe XX.
    Bindja se shkolla e parė asht hap nė Korēė nga Pandeli Sotiri asht njė rrenė e kullueme e mpiksur me vite tė tėra n’vetėdijėn e shqiptarėvet si e vėrtetė absolute. Por e vėrteta miku im virtual shkon kah veriu i Shqipnisė dhe jo nga Jugu siē mundohet me na ngatėrrua tradita komuniste.
    Kėshtu nė vitin 1638 hapet shkolla fillore nė vendin Pdhanė (Pllanė) nė rajonin e Matit nga franēeskani P.Bonaventura da Palazzolo. Pas 9 vitesh punė (1647) kjo shkollė digjet nga pushtuesi Otoman.
    Nė kėtė vend njė vit mė vonė hapet edhe shkolla e mesme pėr tė cilėn nuk ka shumė informata. Ndėrsa nė vitin 1698 n’Shkodėr hapet shkollė private nga P. Filipi prej Shkodret. Kėto informata mund tė verifikohen tek revista “Hylli i Dritės”, nr 3. Mars 1932, ff. 135-138.
    Kurse nė vitin 1874 nė vendin Shirokė ėshtė hapur edhe njė shkollė tjetėr shqipe – e cila edhepse e themeluar nga Dom Zef Ashta ka funksionu si shkollė laike-sekulare – siē i thonė ditėve t’sotme.
    Por ka tė dhėna tė cilat hapjen e shkollės sė parė shqipe e ēojnė edhe pėrpara dates 1638. Studiuesi amerikan Edwin Jacques nė librin e tij tė njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) shkruan se shkolla e pare shqipe ėshtė hapur nė vitin 1632.
    “Shkolla e parė, e dokumentuar, nė gjuhėn shqipe u hap nė Velė tė Mirditės mė 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “njė tjetėr shkollė mjaft e hershme ishte hapur nė Kurbin mė 1632. Pėrveē shkrimit e leximit aty mėsohej gramatika shqipe dhe pėrdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”.
    Historiani amerikan Edwin Jacques shton se edhe tė tjera u hapėn “nė Pllanė, njė fshat afėr lumit Mat, mė 1638, nė Troshan, mė 1639, dhe nė vetė qytetin e Shkodrės mė 1698”.
    Mė pas u ēelėn shumė shkolla tė tjera. Derisa mė 1878, pra njė dhjetėvjeēar para “shkollės sė parė shqipe” tė propagandės sė diktaturės, nė qytetet veriore shqiptare e deri nė Durrės, siē nėnvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla tė tjera fillore shqipe, qė zhvillonin veprimtarinė e tyre”. Ai sqaron se secila prej kėtyre shkollave kishte rreth tridhjetė nxėnės, pėrveē asaj tė Prizrenit, e cila kishte tetėdhjetė”.
    Atėherė e dėgjova zėrin e Zotit qė thoshte:
    “Kė tė dėrgoj?”
    Unė u pėrgjigja:
    “Ja, ku mė ke, dėrgom mua!”
    (Is 6, 8)

  2. #2
    Anėtar i Lartė Avatari i Drejtėsia
    Antarėsuar
    Mar 2010
    Postime
    280

    Gabim

    Ėshtė rrėnqethse tė kujtosh tė kaluaren tonė dhe tė tashmen, se ne kur na ka mbet koka vetėm po tė na kishte shkura mendja tė hapim njė shkollė e kemi bė tė pamundurėn pėr ta pasur dhe shfrytzuar, kurse tani kur askush nuk naj ndalon ne le qė fatkeqsisht shumė pak jemi tė interesuar tė mėsojm por edhe i rrėnojm, fatkeqsisht po e themė prap, tė kalosh afėr disa shkollave ėshtė njėsoj, ose ose shumė mė keq se afėr Shtepive tė Shendetit Mental, DMTH ku qėndrojn tė sėmuarit mental...(Po flas pėr zhurmėn, sjelljet dhe veprimet qė bėhen aty)...

    Me t'mira!!!

Tema Tė Njėjta

  1. Pėrgjigje: 2
    Postimi Fundit: 02-07-2011, 17:26
  2. U hap me ne fund dhe faqja e PD!
    By Don Roberti in forum Faqe Shqiptare nė internet
    Pėrgjigje: 2
    Postimi Fundit: 31-05-2007, 04:09
  3. Kur eshte hapur shkolla e pare shqipe?!
    By luisi in forum Gjuhė shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 23-01-2007, 02:35
  4. Shkolla e pare shqipe
    By Fra Alexi in forum Gjuhė shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi Fundit: 18-01-2007, 23:40

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •