Diplomatėt shqiptarė qė nga fillet e diplomacisė shqiptare e deri sot
Nė kohėn e Zogut ishte mė vėshtirė tė bėheshe diplomat se sa sot. Uran Asllani, njė nga studiuesit e diplomacisė shqiptare tė viteve 1914-1944, si dhe djali i njė prej diplomatėve mė tė shquar shqiptarė tė viteve 30, tregon se njė diplomati nė atė periudhė i duhej tė kalonte disa "sita" qė tė emėrohej nė kėtė detyrė. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", ai rrėfen tė gjitha kriteret qė duhet tė pėrmbushte njė person qė pretendonte tė bėhej diplomat. Gjithashtu ai tregon se kur e ka zanafillėn diplomacia shqiptare, me cilat vende vendosėm marrėdhėnie diplomatike dhe cili ishte misioni i tyre. Kush janė figurat mė tė rėndėsishme tė diplomacisė shqiptare tė asaj kohe. "Tirana Observer" boton edhe listėn me emrat e diplomatėve qė nga viti 1914-1944. Nė numrin e ardhshėm gazeta do botojė listėn e tė gjithė diplomatėve nga viti 1944 deri nė vitin 2007.
Kur ka nisur historia e diplomacisė shqiptare?
URAN ASLLANI: Historia e diplomacisė shqiptare ėshtė ndofta mė e hershme se sa vetė historia e shtetit shqiptar, sepse veprimet diplomatike nė objektiv krijimin e shtetit shqiptar, pavarėsinė e tij, kanė filluar para se sa tė ngrihej Flamuri nė Vlorė. Madje, veprimet e para kanė qenė qė nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit. Njė nga personalitetet e jetės politike shtetėrore tė asaj kohe, qė nė tė njėjtėn kohė ka qenė edhe diplomat i shquar i Perandorisė Osmane, ka qenė njė nga atdhetarėt shqiptarė me emrin Abedin Pashė Dino. Ky njeri, fill pas Kongresit tė Berlinit, ishte ministri i Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane, dhe si i tillė ka lozur njė rol jashtėzakonisht tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e trevave dhe trojeve shqiptare nė suazėn e mbrojtjes sė Perandorisė Osmane. Ndaj, veprimtaria diplomatike shqiptare nuk duhet kuptuar si njė veprimtari shtetėrore, por si njė veprimtari qė ka pasur si synim mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve, mbrojtjen e tėrėsisė territoriale shqiptare. Shpesh na thonė se Rilindja shqiptare ėshtė e vonshme, ndėrkohė kur shtete tė tjera tė Ballkanit, Rilindjen e tyre Kombėtare e kanė pasur para dy shekujsh, njė shekulli. Ne e filluam veprimtarinė e Rilindjes Kombėtare, atėherė kur u paraqit rreziku i zhdukjes sė tėrėsisė territoriale kombėtare,atėherė kur e kuptuam se Turqia nuk mund tė na mbronte. Atėherė u ngrit njė Rilindje Kombėtare qė nė kuadrin e Perandorisė Osmane, ishte pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė me katėr vilajetet. Nėse do ishin tani bashkė katėr vilajetet, Shqipėria do ishte mbi 4 milionė. Pra, ėshtė vilajeti i Janinės qė shkonte deri nė Prevezė, nga ishte edhe Abedin Pashė Dino. Ishte vilajeti i Manastirit, vilajeti i zonės sė Shkodrės dhe vilajeti i Pejės, Kosovė-Shqipėri. Vilajeti i Shkodrės takonte me Manastirin, edhe Janina takonte me Shkodrėn e Manastirin dhe pėrfshinin brenda Beratin, Vlorėn dhe Elbasanin. Pra, atėherė mund ta kemi zanafillėn e historisė sė diplomacisė. Por fillesat zyrtare i kemi nė periudhėn e shkurtėr tė qeverisė sė pėrkohshme tė Ismail Qemalit, kur kjo periudhė koincidoi edhe me Konferencėn e Ambasadorėve, dhe qė pėr rrjedhojė Shqipėria duhej tė prezantohej nė Konferencėn e Ambasadorėve me njė delegacion dinjitoz. Dhe ky delegacion u pėrbė nga njerėzit mė tė shquar tė asaj kohe, nė krye tė sė cilit Ismail Qemali kishte vėnė tė birin e Abedin Pashė Dinos, Rasip Dinon. Nė njė nga telegramet qė i dėrgon Ismail Qemali atij, i thotė: Kam bėrė njė telegram qė ti je i deleguari i qeverisė shqiptare. Dhe ai nė Londėr, Paris, Vjenė, Romė, kudo ka mbrojtur tė drejtat e shtetit shqiptar nė kuadėr tė Konferencės sė Ambasadorėve dhe pastaj, gradualisht, nė tė gjithė fazat e shtetit shqiptar diplomatik.
Me cilat vende vendosėm marrėdhėnie diplomatike?
Fillesat e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike ishin pikėrisht atėherė kur u kujtua se shteti shqiptar u formua dhe u konsolidua me vendosjen e njė princi tė huaj. Se historia e Ballkanit ėshtė e ēuditshme. Tė gjitha shtetet qė u krijuan nė Ballkan, Fuqitė e Mėdha tė Evropės nuk ua besuan udhėheqjen e shtetit njerėzve tė vendit. Pėr shembull, nė Bullgari ēuan princ gjerman, Ferdinantin. Nė Greqi, ēuan princin danez, Kotonin; nė Rumani princ gjerman. Bėnte pėrjashtim vetėm Serbia, qė ishte njė mbretėri e vjetėr, edhe atje me divergjenca tė dy familjeve mbretėrore, Karaxhexhoviēėt dhe Obramoviēėt. Ndėrsa nė Shqipėri sollėn princ Vidin. Pikėrisht atėherė, nė qershor tė vitit 1914, ne ēuam dy pėrfaqėsuesit tanė nė dy shtete, qė ishin me tė vėrtetė nė atė kohė tė rėndėsishėm pėr ne, Austro-Hungaria dhe Italia. Nuk bėhej fjalė pėr Jugosllavinė atėherė, qė ishte njė Serbi e vogėl dhe nuk bėhej fjalė as pėr Greqinė. Pra, nė kėto dy vende, qeveria e Turhan Pashė Pėrmetit dėrgoi dy personalitete qė kishin qenė edhe pėrpara nė kohėn e Perandorisė Osmane njerėz me rėndėsi. Kėta ishin Syrja Vlora, deputet, dhe Eqerem Libohova, komandant regjimentit tė Gardės. Pastaj gradualisht, tamam-tamam, vendosja e marrėdhėnieve diplomatike ėshtė bėrė pasi ne u njohėm nga Lidhja e Kombeve si shtet. Kjo ka ndodhur nė nėntor tė 1921-shit. Por kjo nuk do tė thotė se ne nuk kishim pėrfaqėsues diplomatikė para kėtij viti. Meqenėse ne nuk kishim tė drejtėn tė kishim pėrfaqėsues diplomatikė, Shqipėria nė disa vende tė Ballkanit kishte emigracion tė fuqishėm shqiptar dhe ata kishin nevojė pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre, hapi nė kėto vende zyra konsullore. Tė quajtura "zyra tė pasaportave". Kėto u hapėn nė vitet 20-21 dhe me tu njohur Shqipėria si shtet i pavarur, kėto zyra u transformuan nė konsullata, nė kryekonsullata ose nė pėrfaqėsi diplomatike nė rang legate. Kėshtu ndodhi nė Greqi, nė Turqi, nė Angli, Francė, Itali e nė Jugosllavi. Dhe ēudia mė e madhe ishte se megjithėse SHBA, asokohe nuk kishin fuqi tė pėrfaqėsonin fatin e shteteve, nga shkaku i emigracionit tė madh shqiptar qė kishim nė Amerikė, ne hapėm njė zyrė konsullore dhe pėrfaqėsi diplomatike nė Uashington. Atje u vu njė njeri, ndėr tė paktėt e asaj kohe, doktor i shkencave juridike, Kostandin Ēekrezi.
Cili ishte misioni i tyre?
I ndėrthurur me motivet pse u hapėn kėto zyra pasaportash, evidentohet edhe misioni i tyre. Misioni i shėrbimit diplomatik shqiptar ishte me dy kėndvėshtrime. Kėndvėshtrimi mė utilitar, ishte mbrojtja e interesave shqiptare, nė kėndvėshtrimin e pajisjes me pasaporta, me viza, qė shqiptarėt tė kishin njė dokument me tė cilin tė njihej nėnshtetėsia. Njė kuriozitet, babai im dhe shokėt e tij studentė, kur vajtėn nė Vjenė, nuk kishin dokumente fare, dhe atė ditė kur Gjergj Pekmezi i pajisi me dokumente shqiptare, e ndjenė veten tamam se ishin shqiptarė. Funksioni i dytė ishte, qė pak a shumė nė njė mėnyrė apo tjetėr, tė normalizonin marrėdhėniet apo tė evidentonin tė drejtat qė kėrkonin shqiptarėt. Veēanėrisht, deri nė kohėn kur u pėrcaktuan kufijtė. Domethėnė ēėshtja e kufijve filloi nė 22-shin dhe mbaroi nė 25-ėn. Por nė mėnyrė tė veēantė ishte edhe vendosja e marrėdhėnieve tregtare me kėto vende me traktate. Ka qenė njė periudhė kohe kur Shqipėria eksportonte sasi kolosale lėkure, leshi, djathi. Dhe kėto punė duhej tė merreshin nė formėn e traktateve tregtare, tė mbroheshin tė drejtat e eksportuesve. Pastaj, ishte edhe problemi kur shteti shqiptar u konsolidua dhe ishte e nevojshme njė ndihmė ekonomike, financiare, teknike, legjislative nė kėndvėshtrimin kompleks tė njė shteti. Atėherė Shqipėria filloi njė politikė, ku kėrkohej tė mbėshteteshim tek anglezėt. Mirėpo, me disa traktate ndėrkombėtare qė ndodheshin nė Evropė, Anglia u tėrhoq dhe i mbeti ekskluziviteti Italisė tė merrej me to. Kjo sepse edhe vendimi qė ėshtė marrė pėr njohjen e shtetit shqiptar, qė ėshtė marrė nė 21-shin, klauzola ishte nėn protektoratin italian. Shpeshherė kur lindte problemi qė diplomacia shqiptare dhe Zogu tė kėrkonte ndihėm e ndonjė shteti tė madh, thoshin, kėtė punė ia kemi lėnė Italisė. Italia kishte hapur njė parullė pėr detin Mesdhe, i thoshin "Mare Nostro", (Deti Ynė).
Si zgjidheshin diplomatėt?
Kjo ėshtė pyetje interesante. Fillimisht kur u krijua shteti shqiptar skishte kėllqe pėr shumė arsye. E para punė njėherė, skishte strukturė shtetėrore solide. Periudha 20-28 ishte njė gjullurdi e madhe pėr shtetin shqiptar. Kryengritje pas kryengritjesh, deputetė kundėr deputetėsh, derisa arritėn tė dėnonin Aqif Pashė Elbasanin. Dhe meqenėse ky shtet i sapoformuar nuk kishte mundėsi tė bėnte njė pėrzgjedhje diplomatėsh, edhe pėr faktin se aso kohe njė pjesė e madhe e inteligjencės sonė ishin nėpėr shkolla, u morėn nė shėrbim diplomatik ish-diplomatėt shqiptarė nė shėrbim tė Perandorisė Osmane si Myfit Libohova, Sulejman Delvina, Turhan Pasha, Mehmet Konica etj. Ata kishin qenė konsuj, sekretarė tė parė tė ambasadave osmane nė Athinė, Bernė, Madrid, Romė. Turhan Pasha ka qenė ambasador gati pėr 25 vjet nė San Petėrburg, pastaj nė Romė, pastaj nė Madrid. Nė fazėn e dytė filluan tė pėrzgjidheshin diplomatėt shqiptarė tė arsimuar tė viteve 20- 30. Hyrja nė shėrbimin diplomatik aso kohe vendosej me konkurs, qė nė vitin 1922. Njė nga kėrkesat e konkursit ishte qė patjetėr duhej tė kishe mbaruar juridikun ose shkencat politike. Kushti i dytė ishte qė tė njihje legjislacionin ndėrkombėtar, traktatet etj. Kjo ishte nga ana teorike. Ndėrsa ana praktike ishte qė duhej tė flisje dhe tė shkruaje traktate juridike nė gjuhėn frėnge. Unė kam parė dosje nė arkivin e Ministrisė sė Jashtme, traktate nė frėngjisht qė vetėm nė Sorbonė mund tė bėheshin. Nga 7-8 konkurrues, vetėm 3 fitonin tė drejtėn tė punėsoheshin. Dhe ata merrnin titullin ose gradėn e atasheut. Minimalisht nga 6 muaj deri nė 1 vit, ata ishin tė detyruar tė rrinin me kėtė titull. Pastaj, nėse do bėnin kėrkesė pėr tu rikategorizuar, kalonte sekretar i tretė. Duhet tė kalonin dy-tri vjet qė tė kalonte sekretar i dytė. Pastaj duhet tė kalonin po aq vjet qė tė kalonte sekretar i dytė, dhe katėr-pesė vjet qė tė bėhej kėshilltar legate. Pastaj nga ky pozicion tė kalonte nė Ministėr Fuqiplotė i shkallės sė tretė, tė dytė e mė pas tė parė. Nė kohėn e Zogut, nga 87 diplomatė qė kishte, nė 37-ėn kishte vetėm 8 Ministra Fuqiplotė tė klasit tė parė, dhe ata ishin ish-ministra.
Nė ēfarė nivelesh ishte diplomacia shqiptare ne vitet 20 - 30?
Diplomacinė shqiptare nė kohėn e Zogut mund ta ndash nė dy faza: nė fazėn para 25-ės, dhe pas 25-ės. Nė fazėn e parė, diplomacia shqiptare ishte komplet njė diplomaci me autoritet individual. Dihej platforma shtetėrore dhe mbi atė platformė diplomati e shtjellonte vetė diplomacinė e vetė. Pas 25-ės, kur nė krye tė shtetit shqiptar u vendos njė president republike dhe pas 28-ės, kur nė shtetin shqiptar ky president u bė mbret, atėherė diplomacia shqiptare e gėrshetonte punėn e vetė me politikėn qė zhvillonte mbreti. Megjithatė, deri nė 27-ėn, diplomacia shqiptare ka qenė shumė interaktive. Atėherė ishte problemi ku tė ngrihej njė fole, tė mbėrtheheshin. Nė 27-ėn u mor vesh qė kėtu sheshin dhe pėrsheshin do ta bėnte Italia. Nė 26-27-ėn u bėnė dy traktate qė u quajtėn traktate tė skllavėrimit tė Shqipėrisė. Italia u ul kėmbėkryq nė Shqipėri. Solli instruktorė nė administratėn shqiptare dhe nė ushtrinė shqiptare. Shpėtoi vetėm xhandarmėria. Xhandarmėrinė Zogu ua dha anglezėve, dhe kjo ishte pjesa mė e saktė gjatė periudhės sė Zogut. Ndėrsa ushtria ishte mjaft e dobėt, e sabotuar nga italianėt, xhandarmėria ishte shumė e fortė. Nė kėtė fazė, pas 27-ės, nuk ėshtė aspak e vėrtetė ajo qė ėshtė thėnė deri mė sot, qė politika e Zogut ishte njė politikė e nėnshtrimit ndaj Italisė. Gjatė periudhės 27-38, diplomacia shqiptare, pėrgjithėsisht, me ndonjė pėrjashtim, ka bėrė luftė pėr tiu shkėputur Italisė, qė tė kishte sa mė shumė tė ishte e mundur mundėsi zhvillimi. Unė kam njė korrespondencė tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė asaj kohe, qė i dėrgonte babait tim qė ishte ambasador nė Londėr dhe i thoshte: Situata ėshtė kjo. Ne importojmė nga Italia 34 milionė franga dhe mund tė eksportojmė nė Itali gjysmėn milioni franga. Duhet tė shkėputemi nga tutela italiane. Lufto, ti, zoti Asllani qė tė lidhemi me Ēekosllovakinė, Gjermaninė etj. Por kjo ishte pa sukses. Pasi fati Shqipėrisė ishte caktuar tė ishte i lidhur katėrēipėrisht me Italinė. Ata tek tė cilėt kishte besim Zogu, anglezėt, vazhdimisht e linin nė dorė tė Italisė. Me pėrjashtim tė njė rasti. Nė 34-ėn, pėr tė trembur Italinė, anglezėt sollėn 6 anije lufte nė bregdetin tonė. Por kjo ishte episodike. Pėrfundimisht, me gjithė politikėn jashtėzakonisht intensive qė ka bėrė diplomacia shqiptare, veēanėrisht me Raul Ficon, Xhaferr Vilėn dhe babain tim, prapėseprapė nuk mundėm dot ta shkėpusnim politikėn e jashtme tė Italisė me Shqipėrinė dhe politikėn e jashtme tė Shqipėrisė me Italinė. Por, e tėrė lufta ishte si e si tė pėrfitonim me sa mundeshim me ato traktate 2-palėshe qė lidheshin, por qė nuk zbatoheshin aq sa duhet.
Cila ėshtė periudha mė e artė e diplomacisė shqiptare nė ato vite?
Unė do tė thosha se periudha mė e artė e diplomacisė shqiptare ėshtė pikėrisht periudha kur ne u prezantuam nė arenėn kombėtare, periudha 21-25. Megjithėse nuk mund tė thuash "periudhė e artė", sepse ne nuk kemi shkėlqyer me politikėn tonė tė jashtme, sepse ishte njė politikė e njė shteti qė ishte i varur ekonomikisht nga njė shtet tjetėr. Megjithatė sukseset qė ka pasur diplomacia shqiptare nė periudhėn 20-23 janė suksese pėr tu shėnuar. Njė sukses interesant ka qenė gjatė vitin 1936. Diplomacia shqiptare nėpėrmjet veprimtarisė qytetare tė Mithat Frashėrit dhe qė u vazhdua mė vonė me tė tjerė diplomatė, ishte hapja e shkollave shqipe nė Ēamėri, me mėsues shqiptarė tė gjuhės tė nėnės. Kjo ishte njė fitore e madhe.
Ēfarė roli kanė luajtur diplomatėt shqiptarė nė arenėn ndėrkombėtare nė atė periudhė?
Rolin e diplomatėve me dinjitet, tė diplomatėve tė kulturuar, me horizont. Tė gjithė diplomatėt qė kanė qenė titullarė, por edhe nė rangun e konsullit, ishin personalitete nė fushėn e vetė. Ishin personalitete qė e kishin konfirmuar veten qė nė kohėn e Perandorisė Osmane. Ishin personalitete tė jetės shoqėrore, politike, letrare, kulturore shqiptare. Pėr shembull, Faik Konica, Mithat Frashėri, Mehdi Frashėri, ose personalitete ushtarake tė rėndėsishėm si Ali Riza Kolonja, gjeneral komandant divizioni nė ushtrinė shqiptare, Eqerem Libohova, komandant regjimenti, Mehmet Konica konsull, kryekonsull, pra ishin persona qė nuk dilnin pa pritur e pa kujtuar nė jetėn evropiane, por ishin njerėz qė njiheshin. Pėr shembull, kur ishte puna pėr tė gjetur kryeministėr pėr princ Vidin, e dini kush e rekomandoi Turhan Pashėn pėr kryeministėr? Cari i Rusisė. Kur e mori vesh qė Turhan Pasha qė kishte qenė 25 vjet ambasador i Turqisė, ishte shqiptar. Po ju sjell njė shembull. Kur Hitleri, pas takimit me dy ambasadorė nė Gjermani, i thotė ministrit tė tij tė Jashtėm, "kam njohur sot njė ambasador tė madh tė njė vendi tė vogėl, dhe njė ambasador tė vogėl tė njė vendi tė madh". E kishte fjalėn pėr ambasadorin shqiptar, Raul Fico, i cili ishte mjaft dinjitoz si nė kulturė ashtu edhe nė veshje. Njė rast tjetėr, nga babai. Kur shkon nė Londėr, njė muaj pas vajtjes nė Londėr zhvillohet atje konferenca e parė ndėrkombėtare monetare ekonomike. Ishte qershor i vitit 1933. Si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė kėtė konferencė duhet tė ishte ministri i Financave, por Zogu caktoi babain, meqenėse ishte englishman. Si anėtar tė delegacionit cakton edhe konsullin e nderit nė Vjenė, qė ndodhej nė Londėr. Zhvillohet konferenca dhe nė njė nga ditėt e Konferencės, si zakonisht, delegacionet priteshin pėr darkė nga korporatat e mėdha pėr nder tė mikpritjes. Nė njė nga ato darka ishte thirrur edhe babai dhe nja 27 delegacione tė tjera nė korporatėn e ēelikut. Mirėpo, korporata e ēelikut ishte njė korporatė qė nuk dinte rregullin diplomatik, protokollin e ceremonialet. Nė protokollin diplomatik vendosej nė vendin e nderit titullari qė ka gradėn mė tė lartė diplomatike, pra ambasadori. Nė atė kohė ambasada kishin vetėm ish-perandoritė. Tė tjerėt kishin Ministra Fuqiplotė. Pas ambasadorit vendoset Ministri Fuqiplotė i shkallės sė parė, por i shtetit qė ėshtė mė i rėndėsishėm. Ata nuk e dinin kėtė punė, por nė rendin alfabetik Albania, dhe kėshtu e vendosėn babain ngjitur me presidentin e korporatės. Ngrihet presidenti dhe mban njė ēerek ore fjalim pėrshėndetės me zhargonin arkaik tė anglezėve, i nderuar, shumė i nderuar etj. Tani duhej tė kthente pėrshėndetjen njė nga delegacionet. Babai ishte ngjitur me presidentin. Nė fund tė sallės ishte njė armik i Shqipėrisė, rrjedhimisht edhe antipatik me babain tim, ministri i Financave tė Italisė, Dino Grandi, krahu i djathtė i Musolinit, i cili mė vonė e pushkatoi. Nė atė kohė ishte edhe ministėr i Financave edhe zv.ministėr i Punėve tė Jashtme. Ai i thotė babait: "Ngrihu dhe jepi pėrgjigjen ti", duke mos ditur se babai e dinte anglishten nė mėnyrė tė shkėlqyer. Babai ngrihet, mban fjalimin me tė njėjtin zhargon qė pėrdori edhe presidenti i korporatės. Tė nesėrmen, 12 gazeta londineze pėrmendėn Shqipėrinė pėr fjalimin.
Sa ministra fuqiplotė ka pasur Shqipėria deri nė vitin 1939?
Deri nė vitin 1937-ėn ka pasur 8 ministra fuqiplotė tė shkallės sė parė, 3 ministra fuqiplotė tė shkallės sė dytė dhe kėta ishin: Mehmet Konica, Dhimitėr Berati, Xhaferr Vila, Mehdi Frashėri, Fuad Asllani, Raul Fico, Lekė Kurti, Dhimitėr Popa. Ky, edhe pse ishte ministėr fuqiplotė i shkallės sė parė, nė atė kohė nuk ishte nė Ministrinė e Jashtme, por ishte Ministėr Oborri. Ne kishim legata tė pėrhershme me Ministra Fuqiplotė tė rangut tė klasit tė plotė nė Uashington, Londėr, Paris, Romė, Berlin, Bukuresht, Tokio Beograd, Athinė, Ankara, Sofje. Pastaj kishim kryekonsullata nė rang shumė tė rėndėsishėm qė ishin nė tre qytete tė Gjermanisė: nė Nyremberg, Hamburg dhe Shtutgard. Kemi pasur kryekonsullatė nė Marsejė, Bruksel, Selanik, Stamboll, Milano, Bari dhe plot konsullata. Nė Itali: Torino, Bolonja, Brindizi, Trieste, Manastir, Janinė, Kostanca, Budapest, Nju Jork etj.
Cilėt kanė qenė figurat mė tė shquara tė kėsaj fushe nė ato vite?
Duhet ta fillojmė qė nga Raul Ficoja, i cili ka nderuar veten dhe Shqipėrinė. Edhe vlerėsimi i diplomatėve tė huaj pėr tė ka qenė i klasit tė parė. Sė dyti, ka qenė Xhaferr Vila, i cili me qėndrimin e vetė antiitalian u bė edhe shkak i aksidentit qė pėrfundoi me vdekjen e tij. Ai ishte Ministėr Fuqiplotė nė Romė, ndėrkohė qė ishte zėnė disa herė me Ministrat Fuqiplotė italianė kėtu nė Shqipėri. Tjetėr diplomat i rėndėsishėm i asaj kohe ka qenė edhe Dhimitėr Berati. Ndofta edhe babai, sepse rėndėsia ėshtė edhe nė cilat shtete emėrohesh. Gjithashtu edhe Eqerem Libohova, Xhemil Dino etj. Kėta ishin pėrfaqėsuesit mė tė fuqishėm tė diplomacisė pėr gati 20 vjet. Por diplomatė tė njė rangu mė tė ulėt, qė i kanė shėrbyer me devotshmėri diplomacisė shqiptare, ka plot.
Lista e 80 diploamtėve shqiptarė nga viti 1912 deri nė vitin 1944
1. Jani Armodhi, konsull nė Egjipt, nė vitin 1922
2. Ali Asllani, konsull nė Itali, nė vitet 1922 -1925; ambasador nė Bullgari, nė vitet 1925 - 1926 dhe ambasador nė Greqi, nga viti 1930 deri nė 1932
3. Fuad Asllani, ambasador nė Angli, nė vitet 1934 - 1935
4. Reshad Asllani, konsull nė Itali, nė vitet 1923 -1924; konsull nė Manastir, nė vitet 1938 -1939
5. Rexha Bega, konsull nė Turqi, nė vitin 1938
6. Xhaferr Belegu, kryekonsull nė Bari, konsull nė Itali nė vitet 1938 -1939
7. Dhimitėr Berati, kryekonsull nė Bullgari, nė vitin 1924; ambasador nė Francė nė vitet 1924 -1925
8. Haki Blloshmi, konsull nė Boston, SHBA, nga viti 1925 deri nė vitin 1929
9. Selaudin Blloshmi, ambasador nė Rumani, nė vitet 1926 - 1928
10. Kostandin Boshnjaku, ambasador nė Turqi, nė vitin 1922
11. Kostandin Ēekrezi, ambasador nė SHBA, nė vitet 1921 - 1922
12. Remzi Ēelo, konsull nė Selanik, Greqi 1934 - 1939
13. Lazėr Ēeta, konsull nė Jugosllavi, nė vitin 1925
14. Sofokli Ēomora, konsull nė Korfuz, Greqi, nė vitet 1928 - 1933
15. Ferid Dervishi, kryekonsull nė Bari, Itali, nė vitet 1925 1926; konsull nė Selanik, Greqi, nė vitet 1932 - 1933; kryekonsull, nė Turqi 1934 -1936
16. Xhemil Dino, ambasador nė Itali, nga viti 1926 deri nė 1931, dhe ambasador nė Angli, nė vitet 1932 - 1933
17. Vasil Dogani, kryekonsull nė Rumani nė vitet 1922 - 1936
18. Asdreni, konsull nė Rumani nė vitet 1921- 1926
19. Dervish Duma, konsull nė Londėr, Angli, nė vitet 1936-1939
20. Rauf Fico, ambasador nė Turqi, nė vitet 1926-1928; ambasador nė Jugosllavi, nė vitet 1928 - 1929 dhe 1932- 1937, ambasador nė Greqi nė vitet 1937-1938; ambasador nė Gjermani, nė vitet 1938 -1939
21. Mehdi Frashėri, ambasador nė OKB, nė vitet 1926-1929
22. Mithat Frashėri, ambasador nė Francė, nė vitet 1922 -1923; Greqi nė vitet 1923 - 1926
23. Qemal Frashėri, konsull nė Korfuz, Greqi, nė vitet 1925-1926
24. Xhemal Frashėri, konsull nė Londėr, nė vitet 1925-1927; kryekonsull nė Manastir nė vitet 1935-1938; kryekonsull nė Stamboll, Turqi, 1938-1939
25. Shemzi Gabrani, konsull nė Bari, Itali, nė vitin 1925,
26. Gjergj Geco, kryekonsull nė Egjipt, nė vitet 1934-1935; kryekonsull nė Janinė, Greqi, nė vitet 1935-1936
27. Rrok Gera, ambasador nė Gjermani, nė vitin 1944
28. Fahredin Gjata, ambasador nė Greqi, nė vitet 1926 -1927
29. Shaqir Hajrullahu, konsull nė Stamboll, Turqi, 1936-1938
30. Sabri Hamzaj, konsull nė Stamboll, Turqi, nė vitin 1926
31. Maksud Hulusi, kryekonsull nė Janinė Greqi, nė vitet 1937-1939
32. Remzi Janina, kryekonsull nė Janinė, Greqi, nė vitet 1926-1931
33. Qemal Jusfuti, kryekonsull nė Selanik, Greqi nė vitet 1934-1935
34. Angjelin Kakariqi, konsull nė Korfuz Greqi, nė vitet 1938-1939
35. Vasil Kalluci, konsull nė Korfuz, Greqi, nė vitin 1926
36. Hamdi Karazi, konsull nė Itali, nė vitet 1927-1928, kryekonsull nė Korfuz Greqi nė vitet 1933-1934
37. Nikollė Kasneci, konsull nė Itali, nė vitet 1920-1921
38. Ndrio Katundi, konsull nė Jugosllavi, nė vitet 1922-1924
39. Stavri Katundi, konsull nė Manastir, nė vitet 1938-1939
40. Atlante Koēi, konsull nė Bullgari, nė vitet 1936-1939
41. Mark Kodheli, kryekonsull nė Bari, konsull Itali, nė vitet 1927-1933
42. Xhahid Koka, kryekonsull nė Selanik, Greqi nė vitin 1938
43. Faik Konica, ambasador nė SHBA, nė vitet 1926-1939
44. Mehmed Konica, ambasador nė Angli, nė vitet 1920-1925
45. Skėnder Konica, konsull nė Bullgari, nė vitet 1932-1934
46. Stelio Kostandini, konsull nė Egjipt, nė vitet 1923 -1925
47. Dhimitėr Kosturi, konsull nė Francė, nė vitet 1928-1932; konsull nė Janinė, Greqi, nė vitet 1932-1935; kryekonsull nė Egjipt, nė vitin 1935
48. Kostandin Kote, konsull nė Itali, nė vitet 1922-1923
49. Ceno Kryeziu, ambasador nė Jugosllavi, nė vitet 1926-1927, ambasador nė Ēekosllovaki, nė vitet 1927-1934
50. Lec Kurti, konsull nė Bari, Itali nė vitet 1921-1922; ambasador nė Greqi, nga viti 1925 -1926; ambasador nė OKB, nė vitet 1930-1935
51. Sotir Laci, konsull nė Greqi, nė vitet 1936 -1937
52. Nezir Leskoviku, konsull nė Stamboll, 1922-1925; kryekonsull nė Bullgari, nė vitet 1932-1933; konsull nė Greqi nė vitet 1936-1938
53. Xhavid Leskoviku, ambasador nė Jugosllavi, nė vitet 1925-1926; ambasador nė Turqi nė vitet 1933-1934, ambasador nė Greqi nė vitet 1934-1936
54. Asaf Libohova, konsull nė Bari, Itali, nė vitin 1939
55. Eqerem Libohova, ambasador nė Itali, nė vitet 1925-1927, ambasador nė Francė nė vitet 1933-1936
56. Maliq Libohova, konsull nė Londėr, konsull nė Angli, nė vitet 1926-1927; kryekonsull nė bari, Itali, nė vitin 1939
57. Tefik Mborja, ambasador nė Itali, nė vitet 1923-1925
58. Kosta Meksi, konsull nė Manastir, nė vitet 1933-1934; kryekonsull nė Stamboll, Turqi nė vitin 1937
59. Qemal Mesarea, ambasador nė Greqi, nė vitet 1933-1934
60. Kostandin Mima, konsull nė Trieste, Itali, nė vitet 1925-1927
61. Gjergj Naēi, konsull nė Turqi, nė vitin 1937
62. Pandeli Nase, kryekonsull nė Egjipt, nė vitet 1927-1934
63. Fan Noli, ambasador nė OKB, nė vitet 1921-1922
64. Gjergj Pekmezi, konsull nė Austri, nė vitet 1921-1925; konsull nė Jugosllavi, nė vitet 1925 1926
65. Nik Pema, konsull nė Hungari, nė vitet 1923 -1925
66. Dhimitėr Popa, ambasador nė Bullgari, nė vitet 1932-1934
67. Nikollė Rrota, kryekonsull nė Austri, nė vitet 1921-1926
68. Ēatin Saraēi, kryekonsull nė Bari, Itali, nė vitin 1925; konsull nė Austri, nė vitet 1926-1929
69. Xhemal Sojli, konsull nė Kostancė, Rumani, nė vitet 1921-1923
70. Rrok Stani, konsull nė Rumani, nė vitet 1926-1927; kryekonsull nė Korfuz, Greqi, nė vitet 1937-1939
71. Stavro Stavri, ambasador nė Jugosllavi, nė vitin 1925; ambasador nė Greqi, nė vitet 1926-1928
72. Avdyl Sula, konsull nė Nju Jork, SHBA nė vitet 1923-1925; kryekonsull nė Selanik, Greqi, nė vitet 1926-1927; ambasador nė Egjipt, nė vitet 1938-1939
73. Xhelal Shaska, konsull nė Bari, Itali, nė vitin 1938
74. Tahir Shtylla, ambasador nė Jugosllavi, nė vitet 1927-1929
75. Koēo Tashko, konsull nė Nju Jork, SHBA, nė vitet 1922-1924
76. Xhaferr Vila, konsull nė Francė dhe Angli njėkohėsisht, nė vitin 1925; ambasador nė Jugosllavi nė vitet 1929-1932, ambasador nė Greqi, nė vitet 1932-1933, ambasador nė Itali nė vitin 1936-1938
77. Eqerem Vlora, ambasador nė Angli, nė vitet 1927-1929, ambasador nė Greqi, nė vitin 1929
78. Iljaz Vrioni, ambasador nė Francė, nė vitet 1925-1927
79. Asaf Xhaxhuli, kryekonsull nė Shkup, nė vitet 1933-1936; ambasador nė Turqi, nė vitet 1938-1939
80. Zaharia Zamifresku, konsull nderi nė Rumani, nė vitet 1921-1929
114 Diplomatėt shqiptarė nga viti 1945-2007 - Qė nga Hysni Kapo, Tuk Jakova e deri te Ruhi Hado
Janė afro 114 ambasadorė shqiptarė qė kanė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare nga viti 1944 deri nė vitin 2007. Gazeta "Tirana Observer", nė vijim tė numrit tė shkuar nė tė cilin u botua lista e 80 ambasadorėve shqiptarė qė nga krijimi i shtetit deri nė vitin 1944, boton emrat qė pėrfaqėsuan Shqipėrinė qė nga ky vit deri mė sot. Ndryshe nga periudha para 44-ės, ku ambasadorėt ishin diplomatė karriere, pas ardhjes nė pushtet tė regjimit komunist, Shqipėria u pėrfaqėsua nė botė, me figura politike qė ishin shquar gjatė Luftės Nacionalēlirimtare. Disa prej tyre ishin Hysni Kapo, Tuk Jakova, e Ramadan Ēitaku tė cilėt ishin edhe ambasadorėt e parė shqiptarė nė Jugosllavi, njė vend aleat dhe mik i Shqipėrisė nė atė kohė. Por nė diplomacinė e pasluftės nuk munguan as emra tė njohur si Koēo Tashko i cili nė vitet 20 kishte qenė edhe konsull i Shqipėrisė nė SHBA. Nė vitet e para tė pasēlirimit ai ishte pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė nė Bashkimin Sovjetik, njė nga postet mė tė rėndėsishme tė diplomacisė nė atė kohė. Por vetėm pak kohė mė vonė, regjimi komunist pėrgatiti njė numėr tė madh diplomatėsh tė cilėt u diplomuan jashtė vendit, duke rikthyer traditėn e pėrzgjedhjes sė ambasadorėve. Kjo pėrzgjedhje vazhdoi edhe pas viteve 90, pas rėnies sė regjimit komunist.
Ambasadorėt shqiptarė nga viti 1945-2007
1. Koēo Tashko, ambasador i Shqipėrisė nė Bashkimin Sovjetik nė vitet 1945- 1948
2. Hysni Kapo, ambasador i Shqipėrisė nė Jugosllavi nė vitet 1945-1946
3. Tuk Jakova ambasador i Shqipėrisė nė Jugosllavi nė vitet 1946-1947
4. Ramadan Ēitaku, ambasador i Shqipėrisė nė Jugosllavi nė vitet 1947-1948
5. Frederik Nosi, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 1945 - 1948
6. Zenel Hamiti, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1949-1952
7. Kahreman Ylli, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 1948-1950
8. Behar Shtylla ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 1950-1952 dhe ambasador nė Itali nė vitet 1952-1954
9. Edip Ēuēi, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1954-1958
10. Koēo Prifti, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1958-1961
11. Delo Balili, ambasador i Shqipėrisė nė Vietnam nė vitet 60
12. Dhimitėr Lamani, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 1958-1965
13. Kristaq Misha, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 60
14. Javer Malo, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 1970-1977
15. Mihal Prifti, ambasador i Shqipėrisė nė Bashkimin Sovjetik nė vitet 1948-1954
16. Jordan Pani, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1961-1967
17. Ksenofon Nushi, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1967-1972, ambasador nė Francė nė vitet 1986-1989
18. Vasil Nathanaili, ambasador i Shqipėrisė nė Bashkimin Sovjetik nė vitet 1954-1957
19. Nesti Nase, ambasador i Shqipėrisė nė Bashkimin Sovjetik deri nė vitin 1958-1961, ambasador nė Kinė nė vitet 70
20. Spiro Rusha, ambasador i Shqipėrisė nė Kinė nė vitet 60
21. Misto Treska, ambasador i Shqipėrisė nė vitet 1978-1984
22. Pirro Koēi, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1972-1977
23. Pertef Hasamataj, ambasador i Shqipėrisė nė Kubė nė vitet 1978-1986, ambasador nė Rusi nga viti 1991-1992
24. Musin Kroi, ambasador i Shqipėrisė nė Egjipt dhe Algjeri nė vitet 50
25. Nesip Kaēi, ambasador i Shqipėrisė nė Egjipt dhe nė Algjeri nė vitet 60
26. Pirro Bita ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1980-1982
27. Bashkim Dino, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1982-1988
28. Kujtim Myzyri, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1977-1980, dhe nė Ēekosllovaki nė vitet 80
29. Riza Paushani, ambasador i Shqipėrisė nė Algjeri nė vitet 1965-1968
30. Idriz Bano, ambasador i Shqipėrisė nė Ēekosllovaki gjatė regjimit komunist
31. Dhimitėr Spano, ambasador i Shqipėrisė nė Algjeri nė vitet 1972-1976
32. Syrja Laze, ambasador i Shqipėrisė nė Algjeri nė vitet 1976-1980, ambasador nė Vietnam nė vitet, 1983-1989
33. Kujtim Hysenaj, ambasador i Shqipėrisė nė Jugosllavi nė vitet 1986-1992
34. Latif Shehu , ambasador i Shqipėrisė nė Hungari, gjatė regjimit komunist
35. Petraq Pojani, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 70
36. Sokrat Plaka, ambasador i Shqipėrisė nė Jugosllavi nė vitet 1982-1988
37. Dashnor Dervishi, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1988-1992, ambasador nė Rumani nga viti 2006
38. Arqile Semini, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 1989-1991
39. Luan Rama , ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 1991-1992 dhe nė vitet 1997-2001
40. Besnik Mustafaj, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet
1992-1997
41. Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipėrisė nė Danimarkė nė vitet 2002-2005
42. Thanas Shkurti, ambasador i Shqipėrisė nė OKB, nė vitet 1992-1994
43. Edmond Dule, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1992-1995
44. Pandeli Pasko, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1995-1998
45. Roland Bimo, ambasador i Shqipėrisė nė SHBA, nė vitet 1992-1993, ambasador i jashtėzakonshėm nė Hungari nė vitet 1994-1997, ambasador nė Mbretėrinė e Holandės nga viti 2002
46. Lublin Dilja, ambasador fuqiplotė i Shqipėrisė nė SHBA nė vitet 1994- 1997
47. Petrit Bushati, ambasador nė Suedi nė vitet 1988-1991, ambasador nė SHBA, nė vitet 1997-2001, ambasador nė Jugosllavi nė vitet 2002-2006
48. Fatos Tarifa, ambasadori i Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Holandės, nė vitet 1998-2001, ambasador i SHBA nė vitet 2001-2005.
49. Agim Nesho, ambasador nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nė vitet 2001-2005, ambasador nė SHBA, nė vitet 2005-2006
50. Bardhyl Agasi, ambasador i Shqipėrisė nė Danimarkė, nė vitet 2005-2006
51. Ejup Tabaku, ambasador i Shqipėrisė nė Suedi nė vitin 2005
52. Banush Gozhdari, ambasador i Shqipėrisė nė Argjentinė nė vitin 2005
53. Arben Cici, ambasador i Shqipėrisė nė Rusi nė vitet 1992-1997
54. Shpėtim Ēuēko, ambasador i Shqipėrisė nė Rusi nė vitet 1997 - 1998
55. Adhurim Resuli, ambasador i Shqipėrisė nė Hungari nė vitet 1998-2002
56. Pirro Milkani, ambasador i Shqipėrisė nė Ēeki, nė vitet 1999-2002
57. Shaqir Vukaj, ambasador i Shqipėrisė nė Rusi nė vitet 1998- 2001, ambasador nė Ēeki nė vitet 2002- 2005
58. Qazim Tepshi, ambasador i Shqipėrisė nė Ēeki nga viti 2005
59. Bashkim Zeneli, ambasador i Shqipėrisė nė Gjermani nė vitet 1998-2002; ambasador nė Greqi nė vitet 2002-2005
60. Kastriot Robo, ambasador i Shqipėrisė nė Greqi nė vitet 1998-2002, ambasador nė Britaninė e Madhe nga viti 2006
61. Vili Minarolli, ambasador i Shqipėrisė nė Greqi nga viti 2005
62. Avni Xhelili, ambasador i Shqipėrisė nė Rusi nga viti 2001-2005
63. Halit Furriku, ambasador i Shqipėrisė nė Rusi nga viti 2005-2006
64. Maxhun Peka, ambasador i Shqipėrisė nė Francė, ambasador nė Vietnam nė vitet 1980-1983,ambasador nė Kinė nga viti 2005
65. Lisen Bashkurti, ambasador i Shqipėrisė nė Hungari nė vitet 1992-1997
66. Pėllumb Xhufi, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 2001-2004
67. Pavli Zėri, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 2004- 2005
68. Llesh Kola, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nga viti 2005
69. Mehdi Hoxha, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nga vitet 2006
70. Shpėtim Ēaaushi, ambasador nė Argjentinė nė vitet, aktualisht ambasador nė Kėshillin e Evropės
71. Ylli Pollo, ambasador i Shqipėrisė nė Argjentinė aktual
72. Osman Kraja ambasador i Shqipėrisė nė Poloni nė vitet 2000
73. Zef Mazi, ambasador i Shqipėrisė nė OSBE nė vitet 1992-1997 dhe 2002-2007
74. Leonidha Mėrtiri, ambasador i Shqipėrisė nė Rumani nė vitet 2002-2006
75. Ferit Hoxha, ambasador i Shqipėrisė nė Francė nė vitet 2001-2006
76. Eduart Sulo, ambasador i Shqipėrisė nė Hungari nė vitet 2002-2006
77. Kujtim Xhani, ambasador i Shqipėrisė nė Kinė nė vitet 2001-2005
78. Shpresa Kureta, ambasadore e Shqipėrisė nė Austri nė vitet 2002-2005
79. Fatmir Kumbaro, ambasador i Shqipėrisė nė Bullgari nė vitet 2001-2005
80. Leontiev Ēuēi, ambasador i Shqipėrisė nė Itali nė vitet 1998-2001, ambasador nė Zvicėr nė vitet 2001-2005
81. Zef Bushati, ambasador i Shqipėrisė nė Vatikan nė vitet 2001-2005
82. Adhurim Resuli, ambasador i Shqipėrisė nė Hungari nė vitet 2000-2002, ambasador nė Kanada nė vitet 2002-2005
83. Viktor Kalemi, ambasador i Shqipėrisė nė Egjipt nė vitet 2002-2005
84. Agim Fagu, ambasador i Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe nė vitet 1998-2002, ambasador i Gjermanisė nė vitet 2002-2005
85. Gėzim Arapi, ambasador i Shqipėrisė nė Spanjė nė vitet 2000-2002
86. Shahin Kadare, ambasador i Shqipėrisė nė Suedi nė vitet 2001-2004
87. Sokol Gjoka, ambasador nė Poloni nga viti 2005
88. Ilir Hoxha, ambasador nė Egjipt nga viti 2005
89. Tonin Gjuraj, ambasadori i Shqipėrisė nė Izrael nė vitet 2005-2007
90. Ruhi Hado, ambasador i Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Suedisė, si dhe ambasador nė Republikėn e Finlandės, nė Republikėn e Islandės dhe nė Mbretėrinė e Norvegjisė nga viti 2007
91. Mehmet Elezi,ambasador i Shqipėrisė nė Zvicėr nga viti 2005
92. Admirim Banaj, ambasador i Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite nga viti 2006
93. Bujar Skėndo, ambasador i Shqipėrisė nė Republikėn e Bullgarisė nga viti 2006
94. Aleksandėr Sallabanda, ambasador nė SHBA nga viti 2006
95. Valter Ibrahimi, ambasador i Shqipėrisė nė Austri nga viti 2006.
96. Spiro Koēi, ambasador i Shqipėrisė nė Serbi nga viti 2006
97. Florian Nova, ambasador i Shqipėrisė nė Hungari nga viti 2006
98. Artur Kuko, ambasador i Shqipėrisė nė Belgjikė nga viti 2005
99. Gazmend Turdiu, ambasador i Shqipėrisė nė Gjermani nga viti 2005
100. Afėrdita Dalla, ambasadore e Shqipėrisė nė Danimarkė nga viti 2006
101. Besnik Konēi, ambasador nė Kanada nga viti 2005
102. Bujar Muharremi, ambasador nė Kosovė nga viti 2005
103. Xhelal Fejzo, ambasador i Shqipėrisė nė Kroaci nga viti 2005
104. Qirjako Kureta, ambasador i Shqipėrisė nė Izrael nga viti 2007
105. Vladimir Prela, ambasador i Shqipėrisė nė Maqedoni nga viti 2006
106. Dilaver Qesja, ambasador i Shqipėrisė, nė Malajzi nga viti 2005
107. Teodor Laēo, ambasador i Shqipėrisė nė Rusi nga viti 2006
108. Edmond Trako, ambasador i Shqipėrisė nė Argjentinė nė vitet 1997-2004
109. Anila Bitri, ambasadore e Shqipėrisė nė Spanjė nga viti 2002
110. Shaban Murati, ambasador i Shqipėrisė nė Suedi nė vitet 2004-2007
111. Adrian Neritani, ambasador i Shqipėrisė, nė OKB, nga viti 2006
112. Neritan Kolgjini, ambasador i Shqipėrisė nė Turqi nga viti 2006
113. Rrok Logu, ambasador i Shqipėrisė nė Vatikan nga viti 2005
114. Ruhi Hado, ambasador i Shqipėrisė nė Hollandė nė vitet 1994-1996, ambasador i Shqipėrisė nė Suedi nga viti 2007
* Tirana Observer *






Pėrgjigju duke Cituar
Bookmarks