Ata qe lexojn BIBLEN, dhe ju bjen nje Varg nga BIBLA ne sy, qe ju len pershtypje, ju lus vendoseni ketu.....
respekt dhe bekime
Ata qe lexojn BIBLEN, dhe ju bjen nje Varg nga BIBLA ne sy, qe ju len pershtypje, ju lus vendoseni ketu.....
respekt dhe bekime
Shume fuqi ka lutja e te drejtit kur behet me gjithe shpirt...
mire liked this post
mire (14-07-2012)
Dėrgimi i nxėnėsve
Dhe u tha:
Dilni nė mbarė botėn e predikojani Ungjillin tė gjithė njerėzve. Kush do tė besojė e do tė pagėzohet, do tė shėlbohet, ndėrsa kush sdo tė besojė, do tė dėnohet.
Shenjat qė do ti pėrcjellin ata qė do tė besojnė, janė kėto: nė emėr tim do ti dėbojnė djajtė, do tė flasin gjuhė tė reja; [nė duar] do ti marrin gjarpėrinjtė e, nėse do tė pijnė ndonjė gjė qė sjell vdekjen, nuk do tu bėjė keq. Do ti vėnė duart mbi tė sėmurė, e kėta do tė shėrohen.
Zotėria [Jezusi], pasi u tha kėshtu, u ngjit nė qiell dhe rri nė tė djathtė tė Hyjit. Kurse ata dolėn e predikuan gjithkund. Zoti bashkėpunonte me ta dhe e pėrforconte Fjalėn me mrekulli qė e pėrcillnin. (Mk 16, 15 20)
Shėrimi i tė verbėrit prej Betsaidės
Dhe arritėn nė Betsaidė. Aty i sollėn njė tė verbėr dhe iu lutėn ta prekte. Ai e mori pėr dore tė verbėrin, e qiti jashtė fshatit, i pėshtyu nė sy, vuri duart mbi tė dhe i tha:
A sheh gjė?
Ai i hapi sytė dhe tha:
Po shoh njerėz... mė duken si drurė... ecin.
Pastaj Jezusi prapė i vuri duart mbi sytė e tė verbėrit. I verbėri pa qartė. U shėrua. Shihte mirė, gjithēka. Jezusi e nisi tė shkojė nė shtėpi e i tha: Mos hyr assesi nė fshat! (Mk 8, 22 26)
Dėshmimi i Pjetrit mbi Jezusin
Jezusi u nis me nxėnėsit e vet drejt fshatrave tė Cezaresė sė Filipit. Udhės i pyeti nxėnėsit e vet:
Ēka thonė njerėzit, kush jam unė?
Ata iu pėrgjigjėn:
Disa thonė se je Gjon Pagėzuesi, disa tė tjerė Elia, disa tė tjerė prapė se je njėri ndėr profetėt.
Atėherė i pyeti ata:
Po ju, kush thoni se jam?
Ti je Mesia! ‑ iu pėrgjigj Pjetri.
Ai u urdhėroi rreptėsisht tė mos ia tregonin askujt kėtė gjė pėr tė.
Atėherė filloi tu shpjegojė se Birit tė njeriut i duhet tė pėsojė shumė; se pleqtė, kryepriftėrinjtė e skribėt do ta pėrbuzin; se do tė vritet dhe se do tė ngjallet pas tri ditėsh. Ua tha kėto krejt haptas. Atėherė Pjetri e ndau nė njė anė e zuri ta qortojė. Jezusi u soll, shikoi nxėnėsit e vet dhe i bėrtiti Pjetrit: Mu hiq sysh, he djall, se nuk ke ndėr mend punėt e Hyjit, por punėt e njerėzve! (Mk 8, 27 33)
Nėse ndokush dėshiron tė vijė pas meje, le ti bjerė mohit vetvetes, ta marrė kryqin e vet e tė mė ndjekė
Atėherė grishi popullin bashkė me nxėnėsit e vet dhe u tha:
Nėse ndokush dėshiron tė vijė pas meje, le ti bjerė mohit vetvetes, ta marrė kryqin e vet e tė mė ndjekė. Sepse, ai qė do ta shpėtojė jetėn e vet, do ta bjerrė, pėrkundrazi, ai qė do ta bjerrė jetėn e vet pėr mua e pėr Ungjill, do ta shpėtojė. E njėmend, ēka i vlen njeriut tė fitojė mbarė botėn, nėse e humb jetėn e vet. Ēka mund tė japė njeriu si kėmbim pėr jetėn e vet? Pėr tė vėrtetė, kujtdo ti vijė turp pėr mua e pėr fjalėt e mia para kėsaj breznie tė patenzonė e mėkatare, pėr atė do ti vijė turp edhe Birit tė njeriut kur tė arrijė nė lavdi tė Atit tė vet me engjėjt e shenjtė.
Dhe u thoshte:
Pėr tė vėrtetė po ju them: ka kėtu ndėr ju nga ata qė nuk do tė vdesin para se tė shohin se arriti me fuqi Mbretėria e Hyjit. (Mk 8, 34 -9,1)
Shndėrrimi i Jezusit
Pas gjashtė ditėsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin e i ēoi vetėm ata nė vetmi, nė njė mal tė lartė dhe u shndėrrua para tyre. Petkat e tij u bėnė ndriēuese tė bardha, sa qė asnjė zbardhues mbi tokė nuk mund ti zbardhojė ashtu. Atyre iu dukėn Elia me Moisiun e po bisedonin me Jezusin.
Pjetri atėherė mori fjalėn e i tha Jezusit:
Rabbi, pėr ne ėshtė mirė tė qėndrojmė kėtu. Po ndėrtojmė kėtu tri tenda: njė pėr ty, njė pėr Moisiun e njė pėr Elinė.
Nė tė vėrtetė sdinte ēka tė thoshte tjetėr, sepse ishin trembur keqas. Ndėrkaq u duk njė re dhe i mbuloi me hijen e vet e prej resė u dėgjua njė zė: Ky ėshtė Biri im ‑ djali i Dishirit! Atė dėgjojeni! Menjėherė shikuan rreth e rrotull e nuk panė askėnd tjetėr, pėrveē vetėm Jezusit me ta.
Ndėrsa po zbritnin nga mali, Jezusi u urdhėroi qė tė mos i tregojnė askujt ēka panė derisa Biri i njeriut tė ngjallej prej sė vdekuri. Ata e mbajtėn porosinė, por njėri‑tjetrin e pyesnin ēka do tė thotė ajo fjalė: tė ngjallet prej sė vdekuri? Dhe e pyetėn:
Pėrse skribėt thonė se mė parė duhet tė vijė Elia?
Ska dyshim ‑ iu pėrgjigj ‑ mė parė duhet tė vijė Elia pėr tė vėnė pėrsėri ēdo gjė nė vendin e vet. Por, pse atėherė u shkrua pėr Birin e njeriut se i duhet tė pėsojė shumė e tė pėrbuzet? Veēse, unė po ju them: Elia erdhi e bėnė me tė si deshėn, po ashtu siē shkruan pėr tė nė Shkrimin e shenjtė. (Mk 9, 2 -13)
Shėrimi i tė pikuarit
Pas disa ditėsh Jezusi u kthye pėrsėri nė Kafarnaum. Kur u mor vesh se gjendej nė shtėpi, u mblodhėn aq shumė njerėz, sa qė skishte mė vend as para dere. Jezusi u predikonte Ungjillin. Ndėrkaq ia behėn disa njerėz, tė cilėt po sillnin tek ai njė tė pikuar qė po e mbartnin katėr vetė. E, pasi prej turmės sė njerėzve nuk mund ta shtinin brenda tek ai, zbuluan pullazin nė atė vend ku gjendej Jezusi dhe, nėpėr vrimė, e lėshuan vigun nė tė cilin ishte i shtrirė i pikuari. Jezusi, duke parė fenė e tyre, i thotė tė paralizuarit:
Biro, tė janė falur mėkatet!
Aty po rrinin disa skribė. Kėta zunė tė mendojnė nė zemrat e veta. Ēpo flet ky kėshtu? Po blasfemon! Kush mund tė falė mėkatet pėrveē njė Hyji tė vetėm? Jezusi nė shpirtin e vet e hetoi menjėherė se ata po mendonin ashtu nė vete, andaj u tha:
Pse po mendoni ashtu nė zemrat tuaja? Ēka ėshtė mė lehtė? Ti thuhet tė paralizuarit: Tė janė falur mėkatet, apo ti thuhet: Ēohu, merre vigun tėnd dhe ec!? Por qė ta dini se Biri i njeriut ka pushtet tė falė mėkatet mbi tokė: Unė po tė urdhėroj ‑ i tha tė paralizuarit ‑ Ēohu, merre shtrojėn tėnde dhe shko nė shtėpinė tėnde!
Aty pėr aty i paralizuari u ēua nė kėmbė, mori shtrojėn dhe, nė praninė e tė gjithėve, doli pėrjashta. Tė gjithė mbetėn shtang nga habia. I dhanė lavdi Hyjit e thoshin:
Njė gjė tė tillė se pamė kurrė!(Mk 2, 1 -12)
Shėrimi i djaloshit tė djallosur
Kur arritėn te nxėnėsit, panė mori tė madhe njerėzish rreth tyre dhe skribėt qė po rrahnin ēėshtje me ta. Tėrė ajo mori, kur e pa Jezusin, u habit dhe me nxitim vrapoi pėr ta pėrshėndetur. Ai i pyeti:
Mbi ēka diskutoni me ta?
Dikush prej morisė iu pėrgjigj:
Mėsues, e solla te ti djalin tim qė ka nė trup njė djall qė se lė tė flasė. Kudo e kap, e shkapet andej kėndej e djali shkumon e kėrcėllon dhėmbėt dhe i ngrihen gjymtyrėt. U thashė nxėnėsve tė tu ta dėbojnė, por ata nuk mundėn.
O brezni e pafe ‑ u pėrgjigj Jezusi ‑ deri kur do tė jem me ju? Ma sillni kėtu!
Ia sollėn. Shpirti i ndytė, posa e pa Jezusin, menjėherė e shkapeti djalin; djali, i rėnė ashtu pėr dhe, rrokullisej e shkumonte.
Jezusi e pyeti babanė e tij:
Tani sa kohė i ndodh kėshtu?
Qė nė fėmijėri ‑ iu pėrgjigj ‑ Shpeshherė e ka hedhur herė nė zjarr e herė nė ujė pėr ta mbytur. Nėse mund tė bėsh gjė, na ndihmo! Ki mėshirė pėr ne!
Nėse mund tė bėsh gjė... ! ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ Gjithēka ėshtė e mundshme pėr atė qė beson!
Menjėherė babai i djaloshit tha me zė tė lartė:
Besoj, por mė ndihmo ti tė besoj!
Kur Jezusi pa se po afroheshin pėrherė e mė shumė njerėz, i urdhėroi shpirtit tė ndytė dhe i tha:
Shpirt memec dhe i shurdhėr, unė po tė urdhėroj, dil prej tij dhe mos u kthe mė nė tė!
Ai bėrtiti, e shkapeti fort djalin dhe doli prej tij. Djaloshi mbeti menjėherė, porsi i vdekur, kėshtu qė shumė thoshin: Vdiq! Jezusi e kapi pėr dore, e ngriti dhe ai u ēua nė kėmbė.
Kur Jezusi shkoi nė shtėpi, nxėnėsit e tij e pyetėn veēmas:
Pėrse ne nuk mundėm ta dėbojmė?
Ai iu pėrgjigj:
Ky lloj nuk mund tė dėbohet me asgjė tjetėr, pėrveēse me lutje. (Mk 9, 14 -29)
Jezusi pėrsėri paralajmėron vdekjen dhe ngjalljen e vet dhe Kush ėshtė mė i madhi
Si u nisėn prej andej, kaluan nėpėr Galile, por nuk donte ta dinte kush, sepse i mėsonte nxėnėsit e vet.
U thoshte:
Biri i njeriut do tu dorėzohet njerėzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenė vrarė, ai do tė ngjallet pas tri ditėsh
Ata nuk e morėn vesh kėtė fjalė e kishin frikė ta pyesinin.
Arritėn nė Kafarnaum. Si hyri nė shtėpi, i pyeti:
Mbi ēka biseduat rrugės?
Ata nuk bėnė zė, sepse udhės kishin biseduar kush ishte mė i madhi. Jezusi u ul, i thirri rreth vetes tė Dymbėdhjetėt e u tha:
Kush dėshiron tė jetė i pari, le tė bėhet i sprasmi i tė gjithėve dhe shėrbėtori i tė gjithėve.
Pastaj mori njė fėmijė tė vogėl, e vuri nė mes tė tyre, e pėqafoi dhe u tha:
Kush e pranon njė vogėlush si ky nė Emrin tim, mė pranon mua; e kush mė pranon mua, nuk mė pranon mua, por atė qė mė dėrgoi mua. (Mk 9, 30 -37)
Mėsimi mbi lėmoshėn lutjen dhe agjėrimin
Ruajuni tė mos i bėni veprat tuaja tė mira nė sy tė njerėzve pėr tu parė prej tyre! Pėrndryshe nuk do tė keni farė shpėrblimi te Ati juaj qė ėshtė nė qiell.
Prandaj, kur tė ndash lėmoshė, mos i bjer borisė para vetes, siē bėjnė shtiracakėt nė sinagoga dhe nė rrugė tė madhe pėr tu nderuar prej njerėzve. Pėr tė vėrtetė po ju them: u ndanė me atė shpėrblim! Ndėrsa ti, kur tė bėsh lėmoshė, tė mos dijė e majta ēfarė bėn e djathta, qė lėmosha jote tė jetė e fshehtė, e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do ta shpėrblejė.
Kur tė luteni, mos bėni si shtiracakėt, tė cilėve u pėlqen tė luten nė kėmbė nė sinagoga dhe nė sheshe tė rrugėve, qė ti shohin njerėzit. Pėrnjėmend po ju them: u ndanė veē me atė shpėrblim! Ndėrsa ti, kur tė lutesh, hyr nė dhomėn tėnde, mbylle pas vetes derėn e lutju Atit tėnd qė ėshtė nė fshehtėsi; e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.
Edhe kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi shtiracakėt, tė cilėt marrin njė hije tė rėndė nė fytyrė pėr tu treguar njerėzve se agjėrojnė: pėrnjėmend po ju them: u ndanė veē me atė shpėrblim! Ti, pėrkundrazi, kur tė agjėrosh, pėreroje kokėn tėnde dhe laje fytyrėn tėnde, qė tė mos e vėnė re njerėzit se po agjėron, por Ati yt, qė ėshtė nė fshehtėsi. Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė. (Mt 6, 1-6. 16-18)
Nėse kokrra e grurit e mbjellė nė dhe nuk vdes, mbetet e vetme
Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:
nėse kokrra e grurit e mbjellė nė dhe nuk vdes,
mbetet e vetme;
po nėse vdes
jep shumė fryt!
Kush e do jetėn e vet, do ta humbė.
Ai qė e urren jetėn e vet nė kėtė botė,
ai do ta ruajė pėr jetėn e pasosur.
Kush do tė mė shėrbejė,
le tė vijė pas meje.
Ku jam unė,
atje do tė jetė edhe shėrbėtori im.
Atė qė do tė mė shėrbejė,
do ta nderojė Ati im. (Gjn 12, 24 -26)
helena liked this post
Bookmarks