Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2

Tema: Infeksionet Bakteriale: Stafilokoku

  1. #1
    Anėtar i Lartė Avatari i Kozeta
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Shqipėri-Kosovė
    Mosha
    26
    Postime
    1,681

    Gabim Infeksionet Bakteriale: Stafilokoku

    Infeksionet bakteriale.
    Meqenese kohet e fundit ky lloj infeksioni u be shume problematik, ja vlen te them dy fjale rreth tije.

    Keto lloj infeksionesh shkaktohen nga nje grup bakteriesh te quajtur "Stafilokoke." Ekzistojne disa variacione te ketij bakteri. Nder me te perhapurit dhe me te shpeshtit eshte i ashtequajturi Stafilokoku aureus. Meqenes ekziston ne forma te ndryshme, edhe infeksionet qe shkakton jane te shumellojshme.Infeksionet nga stafilokoku, zakonisht ndikojme dhe ndodhim ne lekure, por mund te shkaktojne crregullime te brendshme shume serioze. Keto lloj bakteriesh ne shumicen e rasteve jane te pademshme, derisa ngjiten ndjeshem me njera-tjetren ne lekure, gje qe ju ben te mundur deportimin nepermjet lekures te cilen e shkaterrojne duke hyre ne brendesi. Sipas studimeve te bera, llogaritet qe deri ne 30 % e njerezve ta kene prezent ne lekuren e tyre kete bakterie dhe qe nuk ju shkakton asnje lloj infeksioni. Nje pjese e njerezve e kane ate te pranishem ne pjese te ndryshme te trupit te tyre, si ne hunde, ne goje, ne gryke (gurmaz, fyt,) ne gjokse (te femrat) ne organet gjenitale, si dhe ne traktin e siperm respirator (te frymemarrjes.)
    Si rezultat i penetrimit te lekures dhe futjes ne brendesi te organizmit, ky lloj bakteri ka aftesi qe te thyeje te gjithe mekanizmat mbrojtes te organizmit dhe te shkaktoje infeksione te ndryshme si:

    a) Rrenja e flokut mbushet me qelb dhe infektohet
    b) Absese (zenje qelbi nen lekure kur pucrra te vogla formohen)
    c) Infeksion siper qepallave te syrit
    d) Celulit (infeksion i lekures dhe i indeve te tjera nen lekure)

    Kur bakteri deporton ne gjak mund te shkaktoje semundje vdekjeprurese si psh:

    1) Shok septik dhe dhimbje te kockave
    2) Osteomeliti (infeksion i palces)
    3)Meningjit (Infeksione te inderve qe rrethojne trurin dhe shtyllen kurrizore)
    4) Pneumonia (infeksion i mushkerive)
    5) Endokardit ( infeksion i endokardit -shtreses mbeshtjellse te zemres)

    Ka raste kur keto bakteria prodhojme lende helmuese, zakonisht kur merrem nepermjet ushqimeve te skaduara, dhe mund te shkaktojne infeksione te brendshme shume serioze. Ky lloj helmimi mund te coje deri ne gjendje shoku dhe vdekje.

    SYMPTOMAT

    Nder me te shpeshtat jane :
    a) Dhimbje ose enjtje ne nje zone ku mund te kete nje "prerje" te dukshme. Kjo ndodh zakonisht te femijet e vegjel
    b) Enjtje te nyjeve limfatike ne qafe, sqetulla dhe afer prane organeve gjenitale.
    c) Helmimi nga ushqime te infektuara me stafilokok qe mund te shkaktoje te vjella te shumta dhe diarra,ne nje periudhe 2-6 ore pas konsumimit te ushqimit te ifnfektuar. Keto lloj simptomash, njekohesisht kane nje jetegjatesi shume te vogel.


    SHKAQET

    Kjo lloj bakterie mund te perhapet lehtesisht nepermjet ajrit, nga kontakti me personin e prekur, apo edhe nga vende te kontaminuara.
    Keto bakterie futen ne brendesi te organizmit kryesisht nepermjet nje folikuli floku te infektuar apo nga gjendrat e djerses, ose kur nje siperfaqe e lekures eshte demtuar si rezultat djegjeje apo shpimi nga insektet.

    Personat qe jane me ne rrezik qe te preken nga keto lloj infeksionesh bakteriale jane:

    - Foshnjat e sapolindura
    - Grate ne periudhen e laktacionit (te ushqyerjes me qumeshtin e gjirit te femijes)
    - Personat qe kane nje sistem imun te dobesuar nga trajtimet me rreze ultra
    - Personat qe i neshtrohen kimoterapise si rezultat i kurimit ndaj kancereve te ndryshme.
    - Personat qe sapo kane kryer precedura kirurgjikale
    - Personat me semundje te lekures si dermatitis apo me kancere te ndryshme te lekures
    - Personat me diabet apo semundje te mushkerive
    - Dhe perdoruesit e drogave me ane intravenoze (te shiringave)

    DIAGNOSTIKIMI

    Ne shumicen e rasteve, keto lloj infeksionesh bakteriale diagnostikohen mbi bazen e shenjave qe shfaqin. Zakonisht duhet te merret nje kulture gjaku apo lengjesh te tjera ne zonen e infektuar per te percaktuar nese bakteria eshte e pranishme apo jo
    Nqse infeksioni nuk eshte siperfaqesor, atehere duhet te kryhen procedura te tjera sic jane radiografi apo sic njihet ketu me emrin X-ray, per te percaktuar vendndodhjen e bakterit dhe seriozitetin e tije.

    KURIMI

    Kurimi i ketyre infeksioneve kerkon regjim te rrepte me antibiotik. Lloji dhe sasia e antibiotikut qe duhet dhene varet nga vendi dhe severiteti i infeksionit, meqenese shume infeksione te tilla jane imune ndaj shume antibiotikeve.

  2. #2
    Anėtar i Lartė Avatari i Marisa
    Antarėsuar
    Mar 2007
    Vėndndodhja
    Nėpėr ėndrra ....
    Postime
    22,951

    Gabim

    Stafilokoku, pneumonia nder pasojat kryesore



    Me fillimin i shkollave, kopshteve dhe ēerdheve kėrkon kujdes tė veēantė pėr mbrojtjen nga sėmundje qė shkaktohen nga bakterie tė ndryshme, pėrfshi stafilokoku. Ndėrlikimet serioze qė mund tė shfaqen nga mostrajtimi i tij, mund tė ēojnė nė pasoja serioze, ndaj kėrkohet vėmendje e veēantė, sidomos nga prindėrit. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku pediatėr Arben Kavaja, tregon se si ēfarė rrezikohet nga stafilokoku, ēfarė masash duhen marrė dhe ēfarė duhet bėrė pėr tė mbrojtur fėmijėt?

    Doktor, ēfarė ėshtė stafilokoku dhe ku gjendjet zakonisht?
    Stafilokoku ėshtė njė bakterie qė shkakton sėmundje infektive. Ky mikrob gjendet normalisht nė hundė dhe nė lėkurėn e njerėzve tė shėndoshė nė rreth 20-30 pėrqind tė rasteve. Po kėshtu nė pėrqindje mė tė lartė gjendet nė personelin mjekėsor dhe tė pacientėt e spitaleve.

    Ju thatė se ky lloj mikrobi gjendet kudo, kush mund tė preket mė tepėr?
    Njerėzit mė tė predispozuar pėr t’u infektuar nga stafilokoku janė tė porsalindurit, mamitė, tė sėmurėt me grip (influenza) tė sėmurėt me sėmundje kronike tė mushkėrive, tė sėmurėt me tumore, me leuēemi, njerėz qė kanė bėrė transplante, ata qė kanė pėsuar diegie, tė sėmurėt me Diabet Mellitus, ato qė mjekohen me kortizonik, me rreze, tė sėmurė qė mjekohen pėr kancer etj. Pra, nė pėrgjithėsi ata qė kanė njė sistem imunitar mjaft tė dobėt.

    Si mund tė pėrhapet ky infeksion tek personat e sėmurė?

    Rruga mė e mundshme e pėrhapjes sė infeksionit nga njė pacient te tjetri, janė duart e personelit mjeksor qė siē thamė mė sipėr janė nė njė pjesė tė tyre bartės tė stafilokokut.

    Ēfarė ndėrlikimesh mund tė shfaqen nga ky mikrob?
    Nga stafilokoku shkaktohen sėmundje qė prekin disa organe kėshtu mund tė shkaktojnė: abcese, pneumoni, osteomyelitis, endokardite, gastroenterite, enterekolite, etj.

    Si shfaqet sėmundja te femijėt?
    Tek tė porsalindurit, sėmundja zakonisht shfaqet mbas javės sė 6-tė dhe shfaqen me lezione nė lėkurė, nė formėn e bulzave, apo pustulave nė pjesė tė trupit si nė sqetulla, nė pjesėn inguinale (rrėzė kofshės), nė qafė etj, tė cilat mund tė komplikohen mė sėmundje tė mushkėrive, me meningitis, bakteriemi.

    Kush preket tjetėr?
    Nga infeksionet stafilokoksike mund tė preken nėnat pas lindjes, pasi mund t’u shkaktohet infeksion tė gjirit (Mastitis) sidomos brenda muajit tė parė pas lindjes. Po ashtu personat qė kanė pėsuar njė ndėrhyrje kirurgjikale. Plagėt post-operative mund tė infektohen nga stafilokoku, kur operacioni nuk ėshtė kryer nė kushte sterilitetit optimal.

    Ēfarė ndėrlikimi mund tė shfaqė infeksioni stafilokoksik?
    Nėse nuk bėhet mjekimi i duhur pėr tė evituar komplikacionet nga infeksioni stafikoksik, mund tė ndodh Sindromi Shokut Toksik (SST). Ky sindromė karakterizohet nga temperatura e lartė 39-40 gradė, dhimbje koke, skuqje tė syve, pėrgjumėsi, tė vjella, heqje barku, skuqje tė lėkurės(RASH), qė shpesh kėto shenja janė tė parikthyeshme. Vdekshmėria nė kėto raste mund tė variojė nga 8 deri nė 15 pėrqind tė rasteve.

    Po ushqimet ndodh tė kontaminohen nga ky mikrob?

    Po. E rėndėsishme pėr tu pėrmendur helmimi nga ushqimet e kontaminuar me stafilokok. Kjo ndodh kur ushqimet e prekur nga njerėz qė bartin kėtė mikrobė janė konsumuar nė kushte jo tė mira. Helmimi fillon 2-8 orė pas konsumit tė ushqimit me tė vjella tė forta, heqje barku, dhimbje barku qė mund tė zgjasin 3-6 orė dhe zakonisht pėrfundon shpejt (3-6 orė) me shėrim tė plotė. Raste fatale mund tė ndodhin nė fėmijėt e vegjėl nė tė vjetrit dhe tė sėmurė kronik.

    Si trajtohen kėto lloj infeksionesh?

    Trajtimi i infeksioneve stafiloksike bėhet me antibiotikė tė grupit B-laktam si: Augmentina por edhe nga grupe tė tjera antibiotikėve nė varėsi tė pėrgjigjes nga antibiograma duke u shoqėruar me pėrpunimin e vatrės nga mund tė ketė burimin infeksioni stafilokoksik. Rastet e Sindromit tė Shokut Toksik duhet tė trajtohet nė kushte hospitaliere.

    Ēfarė kujdesi mund tė bėhėt pėr fėmijėt nė shkolla dhe ēerdhe, ku ata qėndrojnė nė kolektiva?
    Rekomandimi i parė ėshtė kujdesi nė higjenėn personale. Nė literaturė rekomandohet qė fėmijėt nė ambjentet e klasave apo tė kopshteve e ēerdheve, tė kenė duart e lara dhe ēdo objekt i klasės tė ketė njė picet njėpėrdorimshme pėr pastrim. Nė studimet e bėra nė shtete tė zhvilluara, ėshtė vėrtetuar se pėrdorimi i njė picete nė njė klasė (janė piceta tė pregatitura me lėndė disinfektuese) pėr shumė objekte tė njė klase, mund tė shpėrndahet stafilokoku nga njė objekt i klasės nė njė objekt tjetėr tė sė njėjtės klasė. Ky studim u bė pėr faktin se megjithė masat higjenike qė ishin marrė, sėmundjet nga Stafilokoku, vazhdonin tė kishin tė njėjtėn pėrqindje pėrhapje, ndėrsa pėrdorimi i picetave, uli nė mėnyrė tė ndjeshme pėrqindjen e nxėnėsve qė vuanin nga sėmundje tė shkaktuara nga Stafilokoku.
    Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se nė shkollat tona kėto masa janė tė parealizueshme, kėshtu qė edhe mundėsia pėr shfaqjen e sėmundjeve qė shkaktohen nga Stafilokoku kanė qenė dhe do tė jenė nė pėrqindje tė lartė. Unė do tė kėshilloja qė ēdo nxėnės tė pėrdorė kartpiceta pėr pastrimin e ambientit tė tij, tė laj duart me sapun (higjienė individuale), ndėrsa drejtoritė e shkollave tė marrin masa pėr tė zbatuar ato detyra qė janė pėrcaktuar nga Drejtoria e Higjienės sė qytetit pėrkatės (pėr higjienėn kolektive).

    Burimi: Gazeta Panorama

    • Unė besoj te dielli edhe atėherė kur ai nuk shkėlqen...
    • unė besoj te dashuria edhe atėherė kur nuk e ndjej...
    • unė besoj te Zoti edhe atėherė kur AI hesht.

Tema Tė Njėjta

  1. Simptomat, si ta kuptosh se vuan nga infeksionet urinare
    By Kozeta in forum Mjekėsi – bioetikė & Biologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi Fundit: 03-11-2008, 01:52
  2. Qelizat e padiferencuara luftojne infeksionet.
    By Kozeta in forum Mjekėsi – bioetikė & Biologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 10-02-2008, 00:26

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •