Komunizmi, si Perandoria Osmane, kundėr Evropės
Njė udhėtim nė kohė, qė nga fėmijėria, tek shtėpia e madhe, plot mistere, tek lufta, komunizmi, deri tek hyrja e Shqipėrisė nė NATO. Shkrimtari i madh Ismail Kadare flet pėr projektin kulturor Shqipėria ėshtė kulturė. Pėr njė moment bėhet drejtuesi turistik i njė tė huaji, tregon vende dhe histori. Flet pėr pushtimin osman dhe komunizmin, si dy katastrofat e mėdha qė i ndodhėn Shqipėrisė, por edhe ėndrrėn pėr tu bashkuar tėrėsisht me Evropėn, nga ku na shkėputėn pėrdhunisht pėr 5 shekuj.
Ju jeni shkrimtar, poet, jeni pėrfaqėsuesi mė i mirė nė Shqipėri i sė djeshmes dhe tė sotshmes, njė pyetje e thjeshtė. Ju banoni mes Parisit dhe Tiranės. Duke qenė se ndani jetėn nė kėto dy vende, sipas jush cili ėshtė imazhi i Shqipėrisė jashtė kufijve tė saj?
Fatkeqėsisht imazhi i Shqipėrisė ėshtė i mangėt, qė vjen nga njė traditė e keqe e epokės komuniste. Shqipėria ėshtė vetė fajtore pėr kėtė. Nė atė kohė ishte ca komode pėr mediat, mund ti mendonim gjėrat pak ekzotike, dhe asnjėherė gjėrat nuk thuheshin gjithmonė tė vėrteta; por gjysmė tė vėrteta. Mund tė them pa hezitim, qė ka edhe shenja racizmi ndonjėherė. Kjo vjen siē e thashė, nga kjo epokė e errėt e komunizmit. Ėshtė njė imazh qė lė pėr tė dėshiruar. Ka dominuar mė shumė imazhi negativ. Tani, edhe pse nuk ka ndonjė arsye objektive vazhdon pėrsėri kjo gjė. Mbase shqiptarėt mendojnė, qė pikėrisht ky imazh na vjen nga tė huajt, nė fakt unė jam kundėr kėsaj. Duhet kėrkuar kėtu imazhi, brenda vendit tonė. P.sh. ka shumė komplekse, ka njerėz qė janė para mikrofonit dhe flasin gjėra nė mėnyrė tė ēuditshme. Pra kjo gjė ėshtė shumė shqiptarēe dhe shumė ballkanike. Janė pikėrisht shqiptarėt qė nuk thonė gjėra tė vėrteta nė mikrofon.
Nėse do tė ishit Ambasador i Shqipėrisė jashtė vendit, ēfarė do tu thoshit ju tė huajve tė vinin kėtu?
Shqipėria ėshtė njė vend evropian, njė vend normal dhe me njerėz normalė. Sigurisht, qė mes njerėzve normalė do tė gjeni edhe anormalė. Pra, me tė mirat dhe tė kėqijat, me virtytet dhe defektet, bėn pjesė te ky kontinent kjo gjė! Me njė histori tė dhimbshme dhe me njė fatalitet historik, qė ishte pushtimi osman, qė ishte jo vetėm pėr Shqipėrinė, por pėr gjithė Ballkanin. Nganjėherė kjo shėrben si alibi, duke na konsideruar si vend i prapambetur. Pushtimi osman e ndau Ballkanin nga Evropa dhe gjurmėt vazhdojnė akoma edhe sot. Pushtimi ėshtė si njė sėmundje, kur zgjat dy vjet, ndjen tjetėr gjė, kur zgjat 12 vjet, po pėrsėri ėshtė tjetėr gjė, kur zgjat dy shekuj, tjetėr gjė, por kur zgjat 5 shekuj, ėshtė me tė vėrtetė shumė. Ja pse gjurmėt janė kaq tė thella! Gjė tjetėr, ėshtė komunizmi pėr tė cilin Shqipėria ka vuajtur gjysmė shekulli. Ėshtė, po aq katastrofė nėse mund tė krahasojmė kėshtu, sa pushtimi otoman. E pyetja numėr njė ėshtė se kush ishte nė qendėr tė kėsaj? Ėshtė ndarja nga Evropa! Pra, Shqipėria e izoluar totalisht nga Evropa. I njėjti synim ishte edhe nė kohėn e pushtimit otoman, qė Ballkani tė ishte i ndarė nga Evropa. Komunizmi kishte po tė njėjtin program, por nuk ishte shprehur me tė njėjtat formula. Programi i komunizmit, numėr njė ishte: armiqėsia ndaj Evropės, nuk kemi tė bėjmė fare me Evropėn perėndimore, por kemi tė bėjmė me orientin, veē jo tashmė, me orientin islamik, por me orientin ortodoks rus. Ja pra; kėto ishin dy sėmundjet vdekjeprurėse pėr Shqipėrinė. Edhe gjurmėt e komunizmit janė akoma aktuale. Mund tė themi, qė janė tė ndėrthurura edhe me pushtimin otoman.
Kjo ėshtė historia e kaluar..
Ja pse shqiptarėt janė partizanėt numėr njė, tani pėr Evropėn. Kjo shpjegon gjithashtu pse shqiptarėt janė shumė tė lidhur me Shtetet e Bashkuara dhe kjo ėshtė parė nė mėnyrė ironike nga Evropa, por po tė kuptoni dramėn e shqiptarėve, do tė kuptoni edhe kėtė lidhje. Evropa ėshtė armiku numėr njė, ndėrsa NATO-ja dhe Shtetet e bashkuara, ishin nė krahun tjetėr. Pėrderisa logjika ushtarake vlerėsohet shumė nga ballkanikėt, dhe gjatė pushtimit otoman dhe periudhės komuniste, gjėja qė na afronte mė shumė ishte pikėrisht, ushtria. Dhe nė ēdo regjim komunist, ajo qė vlen mė shumė, ėshtė ushtria. Nė Turqinė e sotme, ushtria pėrfaqėson diēka tė ēuditshme, por paraqet njė imazh mė pozitiv se sa politika dhe kėtu mund tė kuptojmė entuziazmin e shqiptarėve pėr hyrjen nė NATO. Ka pak kohė qė kemi hyrė nė NATO dhe ka ca skeptikė, qė thonė: o, pse gėzohen kaq shumė shqiptarėt qė kanė hyrė nė NATO?! Kjo ndodh sepse nė Ballkan, nocioni i ushtrisė do tė thotė shumė, pasi pėrgjatė viteve ushtria ka qenė forca mė realiste ndaj tė gjithave.
Nėse keni njė mik qė do tė vij nė Shqipėri, ju ku do ta ēonit?
Nė Gjirokastėr, pasi ėshtė vendi im i lindjes. Nė lagjen time, mė tė vjetrėn nė atė qytet, Palorto. Do ta ēoja nė njė rrugicė qė nuk ėshtė shumė larg nga shtėpia ime e lindjes, qė quhet Sokaku i tė marrėve. Sepse ėshtė njė vend i rrallė dhe nuk ka shpjegim.
Shtėpia juaj e lindjes ėshtė kthyer nė njė muze. Aktualisht edhe po restaurohet... e ndiqni gjatė periudhės sė restaurimit, ju kanė pyetur, e keni parė, apo ua keni lėnė nė dorė arkitektėve?
Ajo u dogj para disa vitesh, pėr arsye qė nuk i di dhe u rindėrtua dhe unė kėshtu i bėra njė dhuratė qytetit. Unė nuk jam survejant nė pėrgjithėsi, nuk jam mbikėqyrės asnjėherė. Donin tė bėnin njė film nga vepra ime, unė nuk dua tė shoh as skenarin dhe filmin dua ta shoh nė fund tė pėrfunduar. Edhe shtėpinė ua kam lėnė nė dorė arkitektėve, nuk ndėrhyj zakonisht nė kėto gjėra dhe shtėpia ėshtė njėlloj, si njė vepėr e konvertuar, si tė thuash.
Do e ēonit te shtėpia e lindjes, te Sokaku i tė marrėve, po mė pas?
Te liceu i qytetit. Ky lice ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm dhe ka dhėnė njė imazh tė gjerė pėr qytetin e Gjirokastrės. Ky lice ka nxjerrė njė brez tė tėrė intelektualėsh, pėrgjatė gjithė epokave, qė nga mbretėria, fashizmi, komunizmi, edhe sot.
Ku tjetėr?
Problemi ėshtė se unė nuk e njoh tashmė mė qytetin. Pėrpara kishte kafeteri, por ishte qytet me stil, i ēuditshėm dhe arkaik njėkohėsisht. Aktualisht gjejmė nxėnės apo studentė nėpėr kafene, ndėrsa nė atė kohė, baret ishin pėr burrat dhe gratė, gjithashtu sepse Gjirokastra nuk ishte qytet fanatik. Mund tė themi qė gratė gjatė komunizmit ishin goxha tė emancipuara, por kafeteritė filluan tė mbylleshin sepse kjo gjė nuk u pėlqye nga komunizmi dhe sa mė shumė zhvillohej komunizmi aq mė shumė shkonte drejt komunizmit kinez, modelit kinez, pra mbylli kafenetė. Pas prishjes sė kishave dhe xhamive, tempujve tė ndryshėm, u erdhi radha kafeneve. Ato u gjykuan tė rrezikshme. Nė njė kafe jeni mė tė lirė pėr tu shprehur sesa nė njė uzinė, njė mbledhje partie. Nė njė kafe je i relaksuar dhe mund tė shprehesh lirshėm, mund tė thyesh tabutė...
Tė kthehemi pak tek pjesa e fėmijėrisė, shtėpia, lagja, strehėza ku shkruanit... Si e kujtoni atė kohė?
Unė kam jetuar nė njė shtėpi shumė tė madhe pėr njė fėmijė. Njė shtėpi e madhe luan njė rol shumė interesant. Ishte njė shtėpi gati tre kate, se nė Gjirokastėr, duke qenė se terreni ėshtė i pjerrėt, shtėpitė e sipėrme janė dykatėshe, tė fundit, tė poshtmet janė trekatėshe pėr tė krijuar kėshtu njė panoramė tė njėtrajtshme.. shtėpia e madhe ndikon nė karakterin e fėmijės, tė jep pavarėsi. Nė njė shtėpi tė madhe, si ato gjirokastritet, nuk takon kollaj njeriun. Janė shtėpi tė freskėta, dhoma tė tepėrta, hapėsira tė mėdha, dhoma misterioze, nė kuptimin qė gjithmonė nė kėto shtėpi kishte diēka qė riparohej, diēka qė ishte e pambaruar. Diēka ku nuk duhej tė hyje... Kishte dy dhoma ku nuk mund tė hyje, se kishte njė tra qė ndalonte hyrjen, aty kishte diēka tė pambaruar, filloi lufta dhe tė gjitha kėto pėr njė fėmijė, zgjojnė fantazinė dhe fakti qė fėmija, nuk jeton afėr gjyshes, nėnės nė ēdo sekondė nė njė hapėsirė tė ngushtė, i jep atij kėtė pavarėsi, qė nuk mund tia japė asgjė tjetėr nė botė.
Dhe ju keni jetuar nė fundin e Sokakut tė tė marrėve. Ēndjesi ju jepte kjo nofkė atėherė, apo nuk ju bėnte pėrshtypje?
Jo tamam tek sokaku, por 4-5 metra mė poshtė. Nga sokaku unė shpesh shkoja nė gjimnaz, nė shkollė, sepse ajo ishte nė fillim tė rrugės, po tė mos dije tė ecje mund tė thyeje kokėn. Tani qė kam qenė, para njė jave, kam takuar njė nga banorėt, qė nuk ishte i asaj rruge, por pranė saj dhe thoshte unė jam i sokakut, se tani ėshtė nder tė jesh i asaj rruge. Ėshtė piktor, skulptor dhe ka deklaruar nė shtyp qė nė Gjirokastėr ka tre tė marrė tė shquar: Enver Hoxha, Ismail Kadare dhe unė qė jam i treti, por unė jam mė i madh nga tė tre se unė banoj ende kėtu, ata kanė ikur. (qesh)
Fėmijėria, si ishte ajo, e bukur, e lumtur...?
E ēuditshme mė tepėr. Nuk mund tė them as e bukur, as e lumtur. Ishte luftė. Nga shtėpia ime dukej gjyma e qytetit, aeroporti, xhadeja dhe unė si fėmijė, kisha shumė dėshirė tė ndiqnim me sy luftėn, bashkė me fėmijėt e tjerė. Se kur qyteti ishte nėn italianėt, bombardohej nga anglezėt, kur ishte nėn grekėt, bombardohej nga italianėt. Ndėrronte tabloja shpesh, ndėrroheshin avionėt dhe luftėn e kam parė jo nga ana e tmerrshme e saj, por nga ana spektakolare, teatrale.. Ishte zbavitėse. Nuk mund tė them se ishte e lumtur kjo, se prapė ishte njė gjė e ēuditshme. Unė kam qenė 7 vjeē, kur ka ndodhur ajo darkė e famshme me gjermanėt, tė cilėn e kam shkruar edhe nė libėr. Ėshtė afėr shtėpisė sime vendi.
Sa e shėtisnit Gjirokastrėn, kalanė, e mendonit atėherė se qyteti juaj, vite mė vonė do tė ishte kaq joshės pėr botėn, do tė bėhej pjesė e UNESCO-s?
Jo, nuk e mendoja kėtė gjė. Nuk mė shkonte mendja, se ishte njė qytet impresionant kur e sheh. Por ishte jo i kėndshėm pėr tu jetuar, ishte mjaft hijerėndė, i hirtė dhe nuk kishte parqe, zotėronte ana e fort, kėshtjellore e kėtij qyteti.
Si e shihni tanimė?
Nuk e kanė mbajtur mirė Gjirokastrėn. Ėshtė mbajtur keq, kanė bėrė ndėrtesa idiote dhe tė shėmtuara shumė. Mund tė bėheshin ndėrtesa vėrtetė moderne, por ato i kanė bėrė tė shėmtuara.
Si e shihni tė ardhmen e Shqipėrisė?
E ardhmja e Shqipėrisė ėshtė e sigurt, tashmė ėshtė njė vend thellėsisht evropian. Ka qenė pėr njė kohė tė gjatė nostalgjia pėr Evropėn. Mbase pėr momentin nuk tingėllon realiste, por aspirimi i Shqipėrisė nė Evropė ėshtė i sigurt, gjė qė nėnkupton edhe atė qė sapo thashė, nostalgjinė pėr Evropėn. Kjo do tė thotė qė do tė bėhet me tė vėrtetė shumė evropiane. Kjo nuk ėshtė e lehtė,sigurisht. Ja dhe pse shqiptarėt ishin nė ekstazė kur hynė nė NATO. Pėr ta ishte njė afrim me Evropėn. Ėshtė ana ushtarake qė ata vlerėsojnė shumė. Ballkani perėndimor do tė hyjė nė Evropė. Kjo ėshtė e qartė tashmė. Evropa ka tė drejtė tė luajė rolin e pedagogut strikt pėr tė thėnė qė duhet tė korrigjoheni jam dakord pėr njė arbitrazh evropian, sepse vendet ballkanike kanė nevojė pėr kėtė gjė. Kjo nuk do tė thotė sovranitet, ose liri pėr ta. Mė kujtohet para 10 vjetėsh, kur Shqipėria ishte nė njė situatė kaotike, shumė tė turbullt, dhashė njė intervistė nė njė kanal televiziv francez dhe pyetja ishte nėse ushtria evropiane duhej tė zbarkonte nė Shqipėri pėr tė menaxhuar situatėn,pėr tė vėnė rregull a ėshtė e mundur qė shqiptarėt tashmė tė armatosur, tė qėllojnė mbi forcat e ushtrisė evropiane?. Ju siguroj, iu thashė, se kjo nuk do tė ndodhė aspak. Kur u ktheva nė shtėpi, i thashė gruas: o Zot, bėra njė premtim televiziv, pasi nė vetvete fillova tė dyshoja, sepse ata ishin tė armatosur. Por nė tė vėrtetė nuk qėlluan. Nė qiell fluturuan avionėt, pas vinin mjetet e blinduara, oficerė, dhe pata idenė qė kjo gjė ishte romantike, dhe shqiptarėt thanė kjo ėshtė ushtria jonė. Ishte ushtria e kėtij kontinenti mėmė, ku Shqipėria ishte shkėputur brutalisht. Shqiptarėt ishin tė qetė, madje tė lumtur, qė e shihnin veten tė mbrojtur nga ushtria evropiane. Dhe kjo ishte njė dėshmi e thellė e sentimentit evropian.
Cili ėshtė virtyti mė i madh dhe defekti mė i madh i shqiptarėve?
Ėshtė e vėshtirė ta thuash, pėr ēfarė ėshtė e rėndėsishme dhe ndoshta ėshtė, qė ata kurrė nuk tė lėnė kollaj. Nėse ju ndodh diēka nė rrugė, ata nuk ju lėnė vetėm, ju ndihmojnė deri nė fund. Ato u japin ndihmėn e menjėhershme dhe nuk janė aspak indiferent, siē mund tė ndodhė nė shumicėn e vendeve tė botės. Ndėrsa defekti mė i madh ėshtė se ndonjėherė janė tė lehtė, harrojnė shpejt gjėra qė nuk duhen harruar, nuk nxjerrin mėsime..
Zemra Shqiptare
Bookmarks