Faqja 3 nga 5 I pariI pari 12345 E funditE fundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46

Tema: At Gjergj Fishta

  1. #1
    Vizito bibla.net - Zoti ėshtė Dashuri! Avatari i Don Roberti
    Antarėsuar
    Jan 2007
    Vėndndodhja
    Budisalc
    Mosha
    34
    Postime
    7,712

    Gabim At Gjergj Fishta

    Gjergj Fishta nė 135-vjetorin e lindjes


    Sot, kur emri i Gjergj Fishtės, Fishta ynė, ka zėnė vendin e merituar nė Panteonin e Shkrimtarėve tanė, shtrohet ēėshtja: kur themi “Fishta ynė”, a ėshtė njėsoj sikundėr themi “Naimi ynė”, “Migjeni ynė”, “Lasgushi ynė”, apo nėnkuptojmė diēka tjetėr? Dhe ēfarė do tė ishte kjo diēka tjetėr?

    Nga Tonin Ēobani

    1.

    Diēka tjetėr do tė ishte ta artikulonim kėtė “Fishta ynė”, si do tė donin disa: “Fishta i jonė”. Kjo do tė thoshte qė Fishta tė ishte vetėm i gegėrishtfolėsve; do tė thoshte tė mbetej i pa integruar meritueshėm nė programet shkollore; do tė thoshte, mė nė fund, tė pėrdorej emri dhe vepra e tij pėr tė mbajtur ndezur njė debat tanimė tė vjetruar midis gjuhės sė toskėve dhe tė gegėve, ēfarė do t’i binte ndesh thelbit programatik tė veprės fishtjane qė ėshtė skalitur nė vargun “Bini, toskė, ju, bini gegė!\ Si dy rrufe, qė shkojnė tue djegė!”.



    2.

    Diēka tjetėr do tė ishte ta artikulonim kėtė “Fishta ynė”, si do tė bėnin disa: “Pader Gjergji i jonė”. Kjo do tė thoshte qė Fishta tė konsiderohej vetėm i shqiptarėve katolikė apo, mė pak, vetėm i Provincės Franēeskane Shqiptare. Kėtu dua tė sqarohem, sepse pėr shkak tė kėtij formulimi kam pasur shumė pėrballje hapurazi dhe kulisave (apo me pseudonime). Asnjėherė nuk mė ka shkuar ndėrmend t’ia zhvesh Fishtės zhgunin e fratit, asnjėherė nuk mė ka shkuar ndėrmend t’ia shkul Fishtėn Provincės Franēeskane apo Kishės Katolike dhe kulturės qė pėrfaqėson ajo nė Shqipėri.

    Por kur themi “Fishta ynė”, nėnkuptojmė se ai nuk mund tė jetė vetėm i njė province, por i tė gjithė shqiptarėve, brenda dhe jashtė kufijve tė sotėm tė Shqipėrisė dhe pavarėsisht nga religjioni. Pėrndryshe do t’i binim ndesh thelbit tė shqiptarizmės sė Fishtės qė ka gjetur kuptim nė thėnien e tij proverbiale: “Besė, nder e burrni shqiptare\ E mos na lashtė Zoti pa myslimanė”. Dhe kjo ėshtė formuluar nė Konferencėn e Paqes nė Paris, kur disa diplomatė ia kishin me hile trojeve shqiptare kur propozonin njė Shqipėrizė edhe mė tė vogėl se sa ėshtė sot, njė Shqipėrizė qė tė pėrfshinte vetėm trojet e populluara prej shqiptarėve katolikė.



    3.

    Por edhe kur disa thonė “Fishta ynė” dhe nėnkuptojnė “Fishta i tyre” ia kanė me hilera Fishtės dhe thelbit pėrmbajtėsor tė veprės sė tij. Njė i huaj, qė nuk ka mundur ta shijojė veprėn e Fishtės nė origjinal, mund tė ketė njė mendėsi tė tillė; njė intelektual i sotėm, qė nuk ėshtė ulur pėr tė lexuar qoftė edhe njė prej veprave tė Fishtės pa qenė i paragjykuar pėr vlerat e saj, mund tė kėtė njė mendėsi tė tillė; njė qytetar ēfarėdo, qė pėr shkak tė propagandės 50-vjeēare antifishtjane nuk ka mundur tė krijojė njė kontakt tė vetin me veprėn e Fishtės, mund tė ketė mendėsi tė tillė.

    Gjithsesi, mund tė kenė mendėsi tė tilla individė me shije tė ndryshme leximi, por jo institucionet akademike e shtetėrore, shkollat publike tė tė gjitha niveleve dhe pėrgjithėsisht media. Kėta institucione tė tranzicionit, asgjė mangut nuk i lėnė viteve tė diktaturės kur mohohej krejtėsisht vlera e njė poeti, njė thelb i sė cilės shpėrthente me vargun e tij blasfemik “O Perėndi, a ndjeve? Tradhtarėt na lanė pa atdhe... ”.



    4.

    Por edhe kur disa tė tjerė thonė “Fishta ynė” dhe me tė kuptojnė njė pronė tė vetėn, tė cilėn mund ta pėrdorin pėr kredibilitet tė ideve tė tyre kinse bashkėkohore, sigurisht qė jo vetėm Fishta dhe kultura shqiptare janė tė tradhtuara, por tė gjithė ata qė e quajnė veten sadopak shqiptarė duhet tė vėnė duart nė kokė me kuje. Kėshtu do tė bėjė cilido, kur tė lexojė shkrimin e njė farė Arben Marku (ndoshta pseudonim), kur shkruan nė revistėn Hylli i Dritės, numri i fundit (2006\2) artikullin “Kurora e maleve” e Njegoshit dhe “Lahuta e Malcis” e Fishtės – Testamenti i Vjetėr dhe Testamenti i Ri i njė lėvizjeje kombėtare”:



    sė pari, Nuk mund tė jetė e njėjta lėvizje kombėtare ajo e malaziasve, qė ishte pjesė e pansllavizmit me qendėr Moskėn, me lėvizjen pėr pavarėsi tė shqiptarėve, pavarėsi e cila historikisht ėshtė kontestuar prej Moskovit, siē e ironizon Fishta te Lahuta e Malcis;



    sė dyti, Nuk mund tė ndodhte qė “Njegoshi tė ishte pėr Fishtėn mėsuesi”, si shprehet artikullshkruesi, kur dihet se Njegoshi (1813-1851), rritur i mbyllur manastiresh sllavo-ortodokse, princ e kryepeshkop trashėgimtar i Malit tė Zi, duket sikur edhe “detyrėn” e poetit kombėtar e kishte me testament. Ndėrsa Fishta (1871-1940), njė bir fshatari i Zadrimės katolike ndėr shekuj, dėrgohet me studime shkollave franēeskane derisa mbaron me rezultatet tė shkėlqyeshme studimet e larta pėr teologji e filozofi. Me kėtė dua tė them qė, pavarėsisht se shkollimi i tij bėhet kolegjeve dhe seminareve qė ishin nė territoret sllave, kultura e franēeskane ishte dukshėm perėndimore, kudo qė tė ishin shkollat e tyre;



    sė treti, “Kurora e Maleve” e Njegoshit nuk mund tė ishte “poema qė e ndikoi mė dukshėm Fishtėn nė tė shkruemit e Lahutės”, si shprehet pėrsėri artikullshkruesi, sepse ka njėmijė e njė argumente qė e kundėrshtojnė kėtė mit. Njėri, dhe mė kryesori, mund tė ishte fakti se konflikti kryesor i Kurorės sė Njegoshit ėshtė lufta fetare nė gjirin e malaziasve, d.m.th, jo lufta e malaziasve kundėr turqve, por kundėr turqelinjve, qė ishin malaziasit (edhe shqiptarėt) tė konvertuar nė fenė myslimane pėr shkak tė rrethanave tė krijuara nga robėria shumėshekullore osmane.

    Ndėrsa te Lahuta konflikti kryesor ėshtė lufta pėr mbrojtjen e kufijve etnikė tė shqiptarėve kundėr malaziasve. Unė nuk mund tė paragjykoj tani se hatrin e kujt mban artikullshkruesi kur i heq Lahutės sė Malcis kėtė thelb, pra, konfliktin jetik nė mes tė shqiptarėve dhe sllavėve tė Ballkanit, por mund tė vijoj arsyetimin tim se konflikti i Lahutės midis sllavėve dhe shqiptarėve ėshtė jetik edhe sot e kėsaj dite kur politikanėt serbomėdhenj kėrcėnojnė paqen nė rajon e mė gjerė pėr shkak tė statusit tė Kosovės;



    sė katėrti, Aq mė pak, mund tė pranohet se pėr “Kurorėn e maleve” tė Njegoshit dhe “Lahutėn e Malcis” tė Fishtės “mundemi me thanė se kanė tė njėjtin raport qė ka Testamenti i Vjetėr me Testamentin e Ri” qoftė edhe pėr analogji, si shprehet artikullshkruesi. Pėr analogji mund tė themi me plot gojė se pėr shqiptarizmėn eposi fishtjan ėshtė edhe Testament i Vjetėr edhe Testament i Ri, pa qenė nevoja pėr t’u ballafaquar kėsisoj me Kurorėn e Njegoshit, qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me Lahutėn e Malcis sė Fishtės, veēse, nėse marrim pėr bazė interpretimet e kėtij artikullshkruesi, qė ka guxuar ta sterilizojė kėtė vepėr prej konfliktit kryesor dhe prej miteve shqiptare, si ėshtė rasti me Dragonjtė, pikėrisht, sepse nė mitologjinė sllave ata janė ndryshe nga ē’paraqiten nė Lahutė;



    sė fundi, Nuk mund tė pranohet qė pikėrisht nė njė revistė si “Hylli i Dritės”, themeluar prej Gjergj Fishtės, tė denigrohet nė kėtė farė mėnyre vepra e tij, sė paku, pa njė shėnim distancues tė redaksisė.



    5.

    Diēka tjetėr e pranueshme do tė ishte ta artikulonim kėtė “Fishta ynė” dhe tė mendonim thjeshtė “Kultura jonė”, sikundėr mendojnė tė gjithė popujt e qytetėruar pėr shkrimtarėt e tyre, tė cilėt pėr njė periudhė kohe, sado tė shkurtė, kanė qenė pjesė e jetės intelektuale tė vendit, ndoshta, ashtu siē e konsiderojnė serbė e malazes Njegoshin poetin e vet kombėtar, pavarėsisht se ē’mund tė mendojė njė kushdo tjetėr pėr vlerat ideo-artistike tė veprės sė tij letrare.
    “Sikur ta kuptonim mirė se ēka ėshtė prifti mbi tokė do tė vdisnim:
    jo nga tmerri, por nga dashuria!” (Shėn Gjoni Vianej).

    © Don Robert JAKAJ - Themelues FK.net

  2. #21
    Sacerdos Avatari i Don Alberti
    Antarėsuar
    Dec 2006
    Vėndndodhja
    Prishtine
    Mosha
    34
    Postime
    5,548

    Gabim

    Dita e 23 tetorit tė vitit 1871 ishte njė ditė e zakonshme nė historinė e Shqipėrisė sė pushtuar nga turku. Asnjė kronikė e kohės nuk shėnoi se nė njė shtėpi tė thjeshtė, nė Fishtė tė Zadrimės, Ndoka i Simon Ndocit ‘ishte shtue me djalė. Kishte lé Zekė Ndoci!’.
    Duke e ndėrruar kėtė emėr me emrin e pavdekshėm Gjergj, nė kujtim tė Heroit Kombėtar e katundarin e vogėl fishtjan, nė Poet Kombėtar, ai do ta kujtonte kėshtu daljen e vet nė dritė: “Unė jam Gjergj Fishta, djali i vogėl i Ndokės, tė cilin nana e ka ba me tė mendueme!” – thua se s’kishte dalė prej barkut tė PrendėsLazėr Kaēit por, si ēmos kush, prej trunit tė saj.


    Po kush ėshtė Atė Gjergj Fishta (1871-1940)?
    Figura mė e madhe dhe mė e fuqishme e letėrsisė shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė, ati franēeskan qė mė shumė se ēdo shkrimtar tjetėr i dha shprehje artistike shpirtit kėrkues tė shtetit tė ri sovran shqiptar. I dėgjuar e i ngritur lart deri nė Luftėn e Dytė Botėrore si 'poet kombėtar i Shqipėrisė' dhe 'Homeri shqiptar', Fishta do tė binte menjėherė nė harresė kur komunistėt morėn pushtetin nė nėntor 1944. Edhe vetėm pėrmendja e emrit ishte njė tabu pėr shqiptarėt, qė zgjati dyzet e gjashtė vjet me radhė. Kush ishte Gjergj Fishta dhe a mund ta mbajė epitetin 'poet kombėtar'edhe gjysmė shekulli mė vonė?
    Zek Ndoci lindi mė 23 tetor 1871 nė fshatin Fishtė tė Zadrimės, ku dhe u pagėzua nga misionari franēeskan dhe poeti Leonardo De Martino (1830-1923). Ndoqi shkollat franēeskane nė Troshan dhe Shkodėr, ku qė fėmijė u ndikua mjaft nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaēeviq, i cili i ushqeu kėtij ēuni tė zgjuar dashurinė pėr letėrsinė dhe pėr gjuhėn amtare. Mė 1886, kur ishte pesėmbėdhjetė vjeē, Fishta u dėrgua nga franēeskanėt nė Bosnjė pėr t'u bėrė meshtar, si dhe shumė djem tė tjerė shqiptarė. Nė seminaret dhe institutet franēeskane nė Sutjeskė, Livno dhe Kreshevo, djaloshi Gjergj studioi teologji, filozofi dhe gjuhė tė huaja, sidomos latinisht, italisht e serbo-kroatisht. Kėshtu, ai po pėrgatitej pėr Kishėn e pėr Kombin. Gjatė qėndrimit nė Bosnjė ra nė kontakt me shkrimtarin boshnjak Gėrga Martiq (Grga Martię, 1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjēeviq (Silvije Strahimir Kranjčevię, 1865-1908), tė cilėt i zgjuan talentin letrar e me tė cilėt lidhi miqėsi. Mė 1894 Gjergj Fishta u shugurua meshtar. Me t'u kthyer nė Shqipėri nė shkurt tė atij viti, filloi punėn si mėsues nė kolegjin franēeskan nė Troshan e mė pas si famullitar nė fshatin Gomsiqe. Mė 1899 ai bashkėpunoi me Preng Doēin (1846-1917), abatin e Mirditės, me prozatorin dhe priftin dom Ndoc Nikaj (1864-1951) dhe me historianin Atė Pashko Bardhi (1870-1948) me tė cilėt themeloi shoqėrinė letrare Bashkimi tė Shkodrės, e cila i hyri punės pėr zgjidhjen e problemit shqetėsues tė alfabetit tė shqipes. Kjo shoqatė dha ndihmesė tė madhe pėr botimin e njė numri tekstesh shkollore nė gjuhėn shqipe dhe tė fjalorit shqip-italisht Bashkimi mė 1908, ende fjalori mė i mirė i dialektit gegė. Nė kėtė kohė Fishta ishte bėrė figurė udhėheqėse e jetės kulturore e publike nė Shqipėrinė e veriut e sidomos nė Shkodėr.
    Mė 1902 Atė Fishta u emėrua drejtor i shkollės franēeskane nė qarkun e Shkodrės, ku shqipja nisi tė pėrdorej, pėr herė tė parė, si gjuhė bazė.
    Mė 14-22 nėntor 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė letrare Bashkimi. Ky kongres, ku morėn pjesė delegatė katolikė, ortodoksė dhe myslimanė nga Shqipėria dhe jashtė saj, u mbajt pėr tė vendosur pėrfundimisht njė alfabet tė gjuhės shqipe. Pėr mė tepėr, ishte Gjergj Fishta ai qė u zgjodh nga kongresi pėr tė kryesuar komisionin prej njėmbėdhjetė delegatėsh qė do tė pėrcaktonte variantin mė tė mirė tė alfabeteve tė propozuara. Pas tri ditė diskutimesh Fishta dhe komisioni vendosėn tė mbėshtesin dy alfabete: njė formė tė modifikuar tė alfabetit tė Stambollit tė Sami Frashėrit i cili, edhe pse jo praktik pėr shtyp, pėrdorej mė gjerėsisht nė atė kohė, dhe njė alfabet tė ri latin pothuajse tė njėjtė me alfabetin e Bashkimit tė Fishtės, me qėllim qė shtypja e librave jashtė vendit tė bėhej mė e volitshme.
    Nė tetor 1913, gati njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė nė Vlorė, Fishta themeloi dhe filloi tė nxjerrė tė pėrmuajshmen franēeskane Hylli i Dritės, e cila iu kushtua letėrsisė, politikės, folklorit dhe historisė. Me pėrjashtim tė viteve tė turbullta tė Luftės sė Parė Botėrore dhe viteve menjėherė pas saj, 1915-1920 si dhe tė viteve tė hershme tė diktaturės sė Ahmet Zogut, 1925-1929, kjo revistė me ndikim tė fuqishėm e me nivel tė lartė letrar doli rregullisht deri nė korrik 1944 dhe ndihmoi pėr zhvillimin e kulturės gege tė veriut.
    Nga 5 dhjetori 1916 deri nė nėntor 1918 Fishta botoi gazetėn e Shkodrės Posta e Shqypniės, njė gazetė politike e kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria nė kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithė qė forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta pėr shkak tė aspiratave tė tij kombėtare. Po mė 1916, sė bashku me Luigj Gurakuqin (1879-1925), Ndre Mjedėn (1866-1937) dhe Mati Logorecin (1867-1941), Fishta luajti njė rol udhėheqės nė Komisinė Letrare Shqype, tė ngritur prej austro-hungarezėve me sugjerimin e konsullit tė pėrgjithshėm August Ritter von Kral (1859-1918), pėr tė marrė vendim mbi ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė drejtshkrimit si dhe pėr tė nxitur botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe. Pas disa diskutimeve Komisia vendosi me tė drejtė qė tė pėrdorej dialekti i Elbasanit si njė kompromis asnjanės pėr gjuhėn letrare. Ky vendim binte mjaft nė kundėrshtim me dėshirat e Gjergj Fishtės, pėr tė cilin dialekti i Shkodrės ishte mė i pėrshtatshmi. Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut sė shpejti do tė shėrbente si normė letrare pėr tė gjithė vendin, ashtu si gjuha e Dantes kishte shėrbyer si udhėrrėfyese pėr italishten letrare. Gjatė gjithė kėtyre viteve Fishta vazhdoi tė japė mėsim e tė drejtojė shkollėn franēeskane nė Shkodėr, me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirian) nga viti 1921, i cili ishte bėrė institucioni kryesor arsimor nė Shqipėrinė e veriut. Tani ai ishte edhe njė figurė me autoritet nė letėrsinė shqiptare.
    Nė gusht 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar qė mori pjesė nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe, me kėtė cilėsi, iu kėrkua nga kryetari i delegacionit, imzot Luigj Bumēi (1872-1945) tė merrte pjesė nė njė komision tė posaēėm qė do tė dėrgohej nė Shtetet e Bashkuara pėr t'u kujdesur pėr interesat e shtetit tė ri shqiptar. Atje ai vizitoi Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Mė 1921 Fishta pėrfaqėsoi Shkodrėn nė parlamentin shqiptar dhe u zgjodh nė gusht tė atij viti si zėvendėskryetar i tij. Talenti nė gojėtari e ngriti mjaft nė detyrat e tij si personalitet politik apo si klerik. Nė vitet mė pas mori pjesė nė konferencat ballkanike nė Athinė (1930), Sofje (1931) dhe Bukuresht (1932) para se tė tėrhiqej nga jeta publike pėr t'ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit franēeskan dhe shkrimeve tė veta. Nga viti 1935 deri mė 1938 u zgjodh provincial i Provincės franēeskane tė Zojės Nunciatė. Kėto vite, mė tė frytshmet e jetės sė tij, i kaloi nė qetėsinė e kuvendit franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr, por pa u shkėputur kurrė nga problemet e mėdha qytetase, kombėtare e botėrore.
    Si poet kombėtar, Atė Gjergj Fishta ėshtė nderuar me diploma, ēmime e tituj tė ndryshėm, brenda e jashtė vendit. Ka marrė Ritterkreuz-in austro-hungarez mė 1911, ėshtė dekoruar nga papa Piu XI me ēmimin Al Merito mė 1925, i ėshtė dhėnė medalja prestigjioze Feniks nga qeveria greke, ėshtė nderuar me titullin Lector jubilatus honoris causae nga urdhėri franēeskan, dhe ėshtė bėrė antar i rregullt i Akademisė Italiane tė Shkencave dhe Arteve mė 1939. Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940. Ndonėse Gjergj Fishta ėshtė autor i gjithsej tridhjeteshtatė botimeve letrare, emri i tij ėshtė i lidhur nė kryesisht me kryeveprėn e tij epike, Lahuta e malcķs, Shkodėr 1937, por jo mė pak edhe me Anzat e Parnasit, vepėr satirike, ende e pastudiar si duhet, qė e larton nė majat e satirės botėrore. Lauta ėshtė njė poemė epike historike me 15.613 vargje qė vė nė qendėr luftėn pėr autonomi e pavarėsi e, nė veēanti, ngjarjet e historisė sė Shqipėrisė sė veriut nga 1858 deri 1913. Kjo kryevepėr latrare, e shkruar ndėrmjet viteve 1902 e 1909, u ripunua nga autori gjatė njė periudhe tridhjetėvjeēare. Ėshtė e para ndihmesė nė gjuhėn shqipe pėr letėrsinė botėrore. Botimi pėrfundimtar i veprės nė tridhjetė kėngė u paraqit nė Shkodėr mė 1937 nė kremtim tė njėzetepesėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me gjithė suksesin e Lahuta e malcķs dhe personalitetit tė shquar tė autorit, kjo vepėr dhe tė tjera tė Gjergj Fishtės u ndaluan pas Luftės sė Dytė Botėrore kur komunistėt erdhėn nė pushtet. Poema madhore epike, e ribotuar nė Romė mė 1958, nė Lubjanė mė 1990, rishtas nė Romė mė 1991, ėshtė pėrkthyer nė gjermanisht (Maksimilian Lamberc), italisht (Imzot Jul Bonati, Ernest Koliqi), e sė fundi, edhe nė anglisht (Robert Elsie).

    * Radio Vatikani *

  3. #22
    Sacerdos Avatari i Don Alberti
    Antarėsuar
    Dec 2006
    Vėndndodhja
    Prishtine
    Mosha
    34
    Postime
    5,548

    Gabim Fishta i shkruan Jakomonit: Shpetojeni Joklin!

    At Gjergj Fishta i dergoi Francesko Jakomonit duke i kerkuar nderhyrje per shpetimin e albanologut hebre, Norbert Jokel


    Shkelqesisė sė tij
    Franēesko Jakomoni
    Luogotenente


    Shkėlqesi,

    Mendoj se ma i miri gjuhėtar i gjuhės shqipe nė Evropė, asht profesor Norbert Jokli, me kombėsi ēifute qė, para Anshlusit, ishte bibliotekar i Universitetit te Vjenės e profesor gjuhėsie nė tė njajtin universitet.
    Tashti, mė shkruejnė nga Vjena, se autoritetet lokale i kanė thanė kėtij albanologu tė shquem tė largohet, brenda 30 ditėsh, prej territorit tė Raihut.
    Ai, tashma, asht i ndrymė, beqar, me njė fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet tė rropatet me gjetė ndonjė vend, kudo tė jetė, sa me jetue. Duket se don me shkue nė Amerikė.
    Shkelqesi, pa dyshim, do tė ishte njė fatkeqėsi e madhe pėr gjuhėn kombėtare shqipe, nė qoftėse ky shkencėtar, me famė europiane, qė unė e njoh e qė, me autoritetin e tij tė padiskutueshėm, ka mbajtė gjatė interesin e filologėve ma tė pėrmendun pėr gjuhėn shqipe, tė jetė i shtrėnguem me braktisė Europėn.
    Kombi shqiptar, i tani, do t’ju dijė pėr nder shumė, nėse Shkėlqėsia e juej tė mund tė gjejė mundėsinė ta bajė me ardhė nė Shqipni, tue i caktue aty njė vend, edhe pse jo aq fitimprurės, megjithatė tė pėrshtatshėm pėr famėn e tij si shkencėtar e gjuhėtar i shquem.
    Jam i sigurtė se do ta merrni nė konsideratė dashamirėse kėtė propozim timin, qė unė e paraqes nė emen tė tė gjithė intelektualėve shqiptarė.
    Pėrfitoj nga rasti, pėr t’Ju lutė tė pranoni ndjenjat e respektit ma tė madh dhe me mirėnjohje tė thellė.
    Shkodėr, 23 shtator 1939
    I Shkėlqesisė suej
    i devoēėm e mirėnjohės
    P. Gjergj Fishta OFM

  4. #23
    Vizito bibla.net - Zoti ėshtė Dashuri! Avatari i Don Roberti
    Antarėsuar
    Jan 2007
    Vėndndodhja
    Budisalc
    Mosha
    34
    Postime
    7,712

    Gabim

    Sociologji e satirės sė Fishtės



    Prof Stefan Ēapaliku



    Jo si ēdo tjetėr shkrimtar, Fishta, ka qenė i lidhur me problematikat sociale tė vendit tė vet. Dhe jo si ne ēdo aspekt tė krijimtarise se tij, si ne satire, jane rrahur ceshtjet e shoqerise shqiptare. Duke pasur njė recepsion tė atypėratyshem dhe njė horizont tė madh pritjeje, vepra satirike e Fishtės ka ndikuar dukshėm ne revizionimin e koncepteve sociale tė njerėzve tė thjeshtė tė Shqipėrisė. Kujton At Anton Harapi: ”Kam ndodhe vete aty, kur nji ditė, nji shqyptar kėllefit tė vjetėr, tue ankue per do shperdorime tė nierzvet tė Shtetit me A.Gjergjin,dote disi me perfundue, se s’ka Shqypni. Fishta don t’ia spjegoje punen, se njerzit e shtetit nuk janė Shqypnija, edhe plaku, pėr me diftue se kishte mbetė i bindun, i thotė: Po na s’kemi dijtė, more zotni...veē prej jush e kemi xane shka asht Shqypnija!”
    Vepra satirike e Fishtės deshmon se ai njihte me se miri dhe kishte kurajon tė pasqyronte strukturat dhe funksionet e shoqerise shqiptare, sistemet tona kulturore dhe progresin e regresin tone social. Satira e tij hyn deri tek familja dhe institutet e saj per t’u perhapur pastaj tek grupet fisnore e klanet,tek ekonomia e ndensistemet e tjera tė shoqerise,tė prona,puna,tregu.Politika eshte njė tjeter realitet i satires se Fishtės. Organizimet formale e joformale, burokracia, sistemet politike, qeveria e shteti,preken ne satiren e tij. Fishta,gjithashtu prek strukturat dhe funksionet e demokracise politike, sistemet e partive dhe sitemet elektorale deri tė zgjedhjet. Fokuson religjionet, ritet, magjite, grupet religjioze, rangjet dhe klasat sociale,deri tek grupet etnike.
    Ideologjia, funksionet dhe difuzionet, ideologjite konservative dhe revolucionare, ndryshimet sociale si rrjedhoje e nderhyrjes se ketyre elementeve, jane po keshtu pjese e rendesishme e satires se tij.
    Ai i ka ndjekur me vemendje tė zgjuar tė gjitha levizjet dhe ndryshimet sociale shqiptare tė kohes se tij duke u perpjekur qe,nepermjet kohes se tij,tė zbuloje elementet e perjetshem e universal tė shoqerise. Ne kete menyre ai eshte bere mesuesi i shqiptareve tė tė gjitha koheve. Duke mos qene i varur prej mecenatesh, Fishta, ka qene i pavarur ne vezhgimet,trajtimet dhe interpretimet qe i ka bere shoqerise sone. Ai e ka gjetur shoqerine shqiptare ne fillimet e verteta tė procesit tė urbanizimit dhe ka enderruar njė sistem social genuin, gje qe natyrisht ishte e pamundur tė realizohej.
    Fishta eshte ndoshta unus unicum ne letersine shqiptare persa i takon guximit per ta thene tė verteten e forces per ta shprehur ate. Kjo nuk ndodhe vetem ne publicistike a oratori, por edhe ne vepren e mirefillte letrare e posaqerisht ne satire. Raporti mes faksionit dhe fiksionit nuk e pengon Fishten per kete por as lexuesin per ta marre vesh.
    Per Fishten permasa me e rendesishme e intelektualit atdhetar eshte tė qenurit prezent ne kohen e vet e ne kohen e tė tjereve qe do vine me pas, e , tė qenurit prezent do tė thote tė kesh kurajon tė thuash tė verteten ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhte qe tė jete, sado tragjike,sado e papelqyeshme per veshet e tė tjereve. E kete pozicion tė intelektualit Fishta ashtu si ne jeten e tij politike, sociale e private e misheron edhe ne satiren e tij, vecse ne kete tė fundit e verteta sociale e politike duke u veshur me petka tė fiksionit, ēka nenkupton edhe tė hiperboles e metamorfozes, behet tejet fshikulluese. Pra nga kjo ane satira e Fishtės duhet shikuar edhe si njė instrument qe ka sherbyer per tė plotesuar me tej figuren e tij intelektuale.
    Shpesh satirat e Fishtės kane lindur si polemika tė drejtperdrejta e si pergjigje flakeperflake ndaj ngacmimeve tė rastesishme a tė institucionalizuara. Por menjehere Fishta ndergjegjesohet mbi ate cfare po shkruan, ndjen se satira e tij po i kalon kufijte e njė polemike gazetareske dhe keshtu fillon ti jape atyre dimensione tė verteta estetike,duke dimensionuar funksionet iluministe e hedonistike.
    Fishta nga natyra eshte opozitar e polemist. Por ne fund tė fundit njė pjese e krijimtarise se tij satirike, vecanerisht ajo me theks politik, duhet veshtruar edhe ne raport me qendrimet e klerit katolik shqiptar e vecanerisht me qendrimet e urdherit franceskan e provinces franceskane shqiptare ndaj monarkise se Ahmet Zogut.
    Sic dihet tashme edhe nga historia, kleri katolik shqiptar e ka kritikuar ashper rregjimin e Zogut jo vetem me fjale e me mjete tė tjera demokratike, por ai ne njė fare soji edhe ka nxitur levizje popullore kunder ketij rregjimi.
    Opozita e klerit katolik ndaj rregjimit zogollian duket qe vjen jo vetem nga tendencat shpesh anadollake qe paraqiste ky rregjim, por edhe si kundevenie e njė politike kunder klerikale. Mjaft tė themi se ne vitin 1928 u arrit njė marreveshje per organizimin e njė kryengritjeje mbarekombetare nga Jugu ne Veri kunder Ahmet Zogut. Ne Veri ndihme per organizimin e kesaj kryengritjeje dha edhe kleri katolik e kryesisht ai franceskan. Kryengritja filloi ne Dukagjin. Ndihmen e dhene nga franceskanet e verteton edhe njė qarkore e provincialit At Pal Doda drejtuar gjithe famullitareve tė Dukagjinit, ne tė cilen udhezohet per t’u prire malesoreve me flamurin shqiptar ne dore. Me vone Gjykata e Shkodres qe procedoi disa nga pjesemarresit e kryengritjes dha edhe dy denime me vdekje: e para kunder Don Nikolle Gazullit, prift katolik dhe e dyta kunder njė civili po katolik. Nder tė tjera kontradiktat e klerit katolik me Zogun i verteton edhe rasti i At Lorenc Marlaskajt, franceskan, tė cilin e internuan ne Elbasan e me vone e debuan krejt nga Shqiperia duke e detyruar tė vdese ne mergim.
    Keto dhe tė tjera fakte, qe nuk eshte vendi tė permenden ketu, deshmojne njefare soj edhe urrejtjen vitale tė Fishtės ne satire politike.
    Sic e ka verejtur edhe studiuesi Pashko Gjeci ne artikullin e tij perkujtimor per Fishten me titull “:At Gjergj Fishta”, Fishta “... perdori sarkazmin ma tė vrazhde kundra atyne qi done t’aziatizojne o tė ballkanizojne kete race, qe ne kohen e Fishtės,pershkohej neper krizen ma tė veshtire. Fishta boten gjithmone e kundron prej Shqypnije. Si me ja mbush mendjen Shqyptarevet se per me shpetue njehere e mire nga zgjedhja e huej e ma vone per t’u mbajte me vedi, ata do tė flijojshin n’altarin e Atdheut interesat personale, ambicjet etj.”
    Nese do tė nisemi nga njė mesim i Brehtit ne lidhje me pese veshtiresite per tė shkruar tė verteten per njė shkrimtar:
    Kushti i pare: Kuraja per tė shkruar tė verteten.
    Kushti i dyte: Zgjuarsia per ta njohur tė verteten.
    Kushti i trete: Mjeshteria per ta bere tė verteten njė arme luftarake.
    Kushti i katert: Mprehtesia per tė zgjedhur pikerisht ata njerez, ne duart e tė cileve e verteta behet e efektshme.
    kushti i peste: Dinakeria per ta perhapur tė verteten ne njė numer sa me tė madh njerezish.
    Fishta duket se i ploteson me se miri tė pese kushtet per tė cilat flet Brehti, vecanerisht ne satiren e tij, e cila duke qene me theks social, politik, religjoz, ka rrahur tema mjaft tė rendesishme per shoqerine shqiptare si p.sh: Indiferentizmi ndaj kultures dhe emancipimit intelektual (Nakdomociapedija), rendjen pas materializmit (Nakdomonicipedija), rezistencen ndaj se rese (Nakdomonicipedija), nderrimin e fese, gjuhes, fisit, seksit (Metamorfoza), humbjen e gjuhes dhe identitetit (Gjuha e mesimit), falsitetin e genjeshtren (Nevoja e mesimit), kenaqesite e rreme dhe dyert e medha (Bujari), manine per tu marre tė gjithe me shkrime e per tė dhene mend (Koha e arit ne Shqypni), mungesa e tolerances (Koha e arit ne Shqypni), nenshtrimin ndaj tė keqijave (Momi), peruljen ndaj me tė fortit (Momi), thashethemet (Momi), luftenxitesit (Jus Gentium), lenien e gjerave pergjysem (Dredha e djallit), mosdeshiren per dije (Kontrata), njerzit nden masken e dijes (Dijsja), perpjekjet per krijimin artificial tė gjuhes letrare (Paloke Cuca), shkollat e huaja (Paloke Cuca), ndergjegje lastiket (Paloke Cuca), sharlatanet e diplomacive (Tatari i diplomacise) etj. etj.
    Kurse ne satiren politike vecanarisht tek “Gomari i Babatasit” Fishta ben per objekt satire probleme tė tilla, si ndertimin e fasadave, gjendjen e mjere tė Shqiperise, tė fshatrave, korrupsionin shteteror, manine e izolimit politik, mbeshtetjen ne forcat tona, politiken proanadollake, profeudale e orientale, cenimin e lirise se fjales, fallsitetin e njerezve qe gjoja jane perfaqsues legjitim tė popullit etj.
    Probleme tė mprehta Fishta shtron edhe ne satiren me karakter religjioz ne tė cilen mund tė perfshihen poema tė tilla satirike si “Sikur tė isha ba Pape”,”Vegim”, “Paralipomenon i Gomarit tė Babatasit” etj. Ne teresi Fishta paraqitet si njė shkrimtar satirist krejt i vetdijshem per rolin e shkrimeve tė tija. Ai e di mire se qe tė korrigjohet shoqeria e re shqiptare nuk mjaftonin publicitetet e guidat moralistike a politike. Qe tė behej korrigjimi ky popull duhej preke ne seder, duhej tė fyhej nga pak gjithsesi, pra duhej bere e kunderta me cfare kishte bere me “Lahuten e Malesise” apo me vepra tė tjera lirike e dramatike. Ne lidhje me kete mision civilizues dhe emancipues tė Fishtės, poeti yne i shquar Lasgush Poradeci ne njė artikull perkujtimor botuar pas vdekjes se Fishtės do tė shprehej: “Veprimi krijimtar i Gjergj Fishtės, i ketij krijuesi kombetar tė vetdijshem prej kombesise shqiptare tė pavetdijshme, eshte ay i endjes; se pari neper Purgatorin e vetvetes spastronjes, ay i faljes ne Adhurimoren e Mendimit tė Kombit. Si njė kushtimtar i vyer per punen e kushtimit tė tij,na pat bere Fishta, vete ay me gazin e fjales se vet, kete Apokalipse tė madhe shqiptare.”
    Sic do e verejme edhe me poshte Fishta eshte dashnor i marre i kombit tė vet, ndaj dhe e kritikon rrepte. Ai di ku t’i kerkoje fajtoret per kete gjendje mjerane tė popullit shqiptar. Tė huajt, dyert e medha, puthadoret, orientalizmi, tė shiturit etj.
    I ardhur prej njė shtrese tė ulet tė popullsise dhe i ngritur gjer nder rrangjet me tė larta tė shtetit, diplomacise e urdherit franceskan Fishta, pati fatin t’i beje realisht njė prerje terthore shoqerise dhe tė fuse ne satire karakteristikat me thelbesore regresive tė shtresave e klasave shoqerore. Karakteristika qe shpesh paraqiten edhe universale ne sensin e perseritshmerise ne historine shqiptare. Bile mendoj se sa i takon blasfemise qe iu be Fishtės per njė gjysem shekulli nga rregjimi diktatorial komunist shqiptar, njė nder arsyet me tė forta ka qene edhe vepra satirike, e cila paraqiste per rregjimin njė rrezikshmeri konkrete, pikerisht ne sensin e analizes se atyre fenomeneve sociale qe ishin edhe me prezente ne kete gjysem shekulli.
    Fishta u blasfemua edhe nga komuniste tė tjere jashte Shqiperie tė cilet kishin marre persiper tė jepnin direktiva edhe rreth historise se kultures dhe letersise shqiptare, direktiva tė cilat pranoheshin e bile thelloheshin nga lideret e athershem shqipetar. Keshtu per shembull mjafton tė citojme dy fragmente nga artikulli i shkruar ne “La literature Sovietique” me 1950 nga D.Evguenev: “Shkrimtaret katolike tė Veriut, me qender Shkodren, synonin nenshtrimin e popullit shqipetar influences se Romes, kurse shkrimtaret ortodoks tė Voskopojes e ndihmuan popullin shqiptar ne luften e tij per pavaresi si dhe kundra sundimit turk.” dhe me pas artikullshkruesi shprehet: “Ne “Lahuten e Malcise”, poema e tij e urryer antisllave, ky agjent i imperializmit austro-hungarez i nxiste shqiptaret ne lufte kunder popujve sllave.”
    Pikerisht ne saje tė karakterit tė theksuar social qe mbartin satirat e Fishtės, qe ne kohen e tij ka pasur studiues qe e kane vene ne njė rrafsh me tė tjere satirike tė medhenj tė botes. Keshtu p.sh Fulvio Cordignano ne vepren e tij “Epopeja kombetare e popullit shqiptar”shkruan nder tė tjera se “Pak kush kujtoi ne leteratyre tė mbare botes, ja del At Fishtės si poet satirik, i cili me njė fuqi tė cuditshme there e preke aty ku ma fort dhemb e djeg.”
    Dhe ne fakt satira e Fishtės duke qene e mireadresuar ka luajtur njė rol ne boten shqiptare tė asaj kohe dhe do luaje perseri sapo tė botohet e tė distribuohet, sepse sic e thote me se miri edhe Ernest Koliqi “Fuqia shqiptare e Fishtės vihet ne sherbim t’idealeve ma tė nalta kombetare e njerezore dhe buron e paster nder qellime nga fisnikija burrnore e natyres se tij. Kjo lloj talljeje ka fuqi ndertuese e jo dermuese.”
    “Sikur ta kuptonim mirė se ēka ėshtė prifti mbi tokė do tė vdisnim:
    jo nga tmerri, por nga dashuria!” (Shėn Gjoni Vianej).

    © Don Robert JAKAJ - Themelues FK.net

  5. #24
    Anėtar i Ri Avatari i Katerina
    Antarėsuar
    Feb 2008
    Vėndndodhja
    Tiranė
    Mosha
    36
    Postime
    8

    Gabim

    Perulem para vepres dhe figures se t'madhit GJERGJ FISHTA!

    RESPEKT!!!

    k.

  6. #25
    Vizito bibla.net - Zoti ėshtė Dashuri! Avatari i Don Roberti
    Antarėsuar
    Jan 2007
    Vėndndodhja
    Budisalc
    Mosha
    34
    Postime
    7,712

    Gabim

    Njeri i madh i Shqypnise gegnore por dhe katolicizmit shqiptar.

    At GJERGJ FISHTA












    “Sikur ta kuptonim mirė se ēka ėshtė prifti mbi tokė do tė vdisnim:
    jo nga tmerri, por nga dashuria!” (Shėn Gjoni Vianej).

    © Don Robert JAKAJ - Themelues FK.net

  7. #26
    Vizito bibla.net - Zoti ėshtė Dashuri! Avatari i Don Roberti
    Antarėsuar
    Jan 2007
    Vėndndodhja
    Budisalc
    Mosha
    34
    Postime
    7,712

    Gabim A ka ardhur koha tė themi Fishta ynė?!

    Ben Andoni


    Pak njerėz kanė pasur fatin e At Gjergj Fishtės nė tė mirė dhe tė keq. Vdiq me nderimet mė tė mėdha tė kohės, por mbi arkivol, pėr dreq, i qėndronte edhe flamuri i fashizmit...Nė tė gjallė, u kishte treguar me sa mundej italianėve se ēfarė ishte Shqipėria...Pak vite mė pas...eshtrat ia derdhėn nė lumė (tė ngratat i kanė pėrfolur shpesh se i kanė gjet) dhe pastaj harresė. Prej komunistėve. Sikur tė mos ishte fare. Sė fundi, nė demokraci, edhe pse i ngritur nga lumi i harresės, nuk ia kursyen kurrsesi qesėndinė...

    Nė kėtė hulli, Tonin Ēobani nuk ka reshtur sė punuari ndėr kanalet e pafundme tė veprės sė Fishtės. Shpesh herė dhe i anatemuar. Ėshtė njė nga njerėzit kryesorė qė pėrgatitėn korpusin e veprės sė tij, por edhe arriti, qė tė botonte tematikė nga vepra e tij. Kujtojmė “Mitin dhe antimitin fishtjan” si edhe “Fishtologji-nė”.

    E fundit pėrkohėsisht, por jo mė e parėndėsishmja tash ėshtė “Figurat mitologjike nė Lahutė tė Malcis”...Do tė duhet qė nėse do vozisėsh nė faqet e studimit tė Toninit tė kuptosh se ēdo tė thotė pėrpjekje dhe njohje serioze e njė autori. Nė kėtė hulli tė ngushtė, ai ka treguar sesa e pasur ka qenė nė mendim dhe krijim vepra e Fishtės me figurat e mitologjisė popullore.

    Zanat, Orėt, Zana e Veleēikut, Zana e Miliskaut, Ora e Shalės, Ora e Dukagjinit.., Shtrigat, dragonjtė, lugetėrit...etj., autori- i pėrzien me ngjarjet dhe fatet e personazheve tė tij dhe i bėn pjesė tė veprės duke krijuar njė panteon specifik shqiptar.

    Ato tė frymėzojnė, por nė pjesėn tjetėr ‘tė shitojnė’. Sepse tek e fundit kėshtu ėshtė edhe ėndrra e bukur, kur mbetesh pas saj: Ajo tė marros me bukurinė e elegancės. Autori i studimit i ėshtė dashur qė me njė hyrje tė thjeshtė tė tregojė qėllimin e tij por edhe pėrpjekjet, qė me modesti e pranon se nuk janė shteruese, dhe pastaj tė na pohojė se “Vepra e tij ka ndikuar nė ngulitjen e mėpastajme tė pėrfytyrimeve pėr Zanat dhe Orėt, tanimė jo thjesht si besime popullore, por tė rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbėrore”. Mė poshtė do tė na tregojė se “Lahuta ėshtė simbol i identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurėn e Zanės sė Frymėzimit, me tė cilėn kėndoi pėr 35 vjet rresht nė veprėn e tij epope”.

    Nė kėtė vazhdė, ky autor, ka modeluar personazhin e Orės sė Shqipėrisė, njė Zanė qė u jep fuqi tė mbinatyrshme heronjve shqiptarė; ka skalitur figurėn e Zanės sė Madhe qė lufton me orėn thepe tė Malit tė Zi etj... “Lahuta e Malcis,-do tė shprehej Ernest Koliqi-ėshtė pėrpjekja mė vigane, qė Shqiptari bani deri mė tash pėr t’ia zbuluem vetvetes botėn e vet”.

    Nė fakt nė kohėn kur jetojnė Fishta realiteti i Zanave ishin njė realitet i kudondodhur shqiptar. Malėsorėt e varfėr i derdhnin shpesh mundimin tek to pėr t’u siguruar se ato do t’i ndihmonin, se do tu shtonin bereqetin e pakėt. Ēdo fis kishte Zanėn e vet qė ishte e bukur “me tė verbue”, trime “me tė ēartė”...Dhe janė Zanat qė zgjedhin atė qė duhet tė interpretojė, ashtu si janė Shtojzovallet qė t’i japin lahutėn. Edhe kėtu shtrihet kujdesi i studiuesit qė me njė aparat tė kujdesshėm metodologjik, na e bėn sa mė tė thjeshtė qėllimin e tij.

    Si njė njeri i kultivuar- At Fishta nuk e ka pėrshtatur tė ngurosur mitologjinė klasike nė veprėn e tij, apo letėrsinė e shkruar mbi tė. Fishta iu drejtuar pėr krijesėn e tij “Lahutėn”- Zanės sė Frymėzimit, sipas lėndės sė virgjėr mitologjike qė ishte nė barkun e popullit tė tij. “Fishta, narratori i gjithėdijshėm shkėputet nga vijimėsia e episodit tė Oso Kukės dhe i drejtohet Zanės sė Frymėzimit qė tanimė, qė ėshtė njė alter autor, narratore, gjithashtu e vetėdijshme , madje edhe pėr gjėra tė padukshme pėr syrin e poetit, qė mbetet narratori kryesor: Deh! Moj Zanė mė thuej njė fjalė,/Ku e ka Osja edhe njė djal?/”, vėren Z.Ēobani.

    Bash nė Blenin e tretė tė Lahutės sė Malcis, Zana na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimė quhet “Ora e Shqipnisė”. Nė fillim tė viteve ’20, kur Fishta vazhdonte qė tė shkruante Lahutėn, Fishta ishte ndėrgjegjėsuar se po shkruante epopenė e fisit dhe tė kombit shqiptar. Dhe, kombi i kishte rrėnjėt thellė deri mė mitet e tij. Pėr krijimin e personazhit tė Zanės-Orė, Fishta u mbėshtet edhe nė folklorin e pasur tė vendit. Zana, Ora e Shqipėrisė, ėshtė si njė vashė qė fat ve s’pari me njė shtat tė drejtė e tė gjatė si breshana, me njė brez tė artė shtrėnguar nė mes, me flokė tė lėshuar pėrgjatė trupit..Binte shpatit tue flakue. Figura ambigue, nė jashtėzakonėsinė e tyre.

    “Disa poetė, shqiptarė a nga vende tė ndryshme, i drejtohen Muzės greke tė Antikitetit pėr t’i frymėzuar nė krijimtari letrare. Fishta nuk e bėn kėtė. Ai pėr frymėzim nė krijimtari i drejtohet Zanės Shqiptare, qė T.Ēobani do ta quajė “Zana e Frymėzimit”. Fishta i drejtohet Zanės Shqiptare:”Se pa ty besa, moj Zanė,/vėshtirė se ‘i fjalė un muj me thanė”, thotė Prof Mark Tirta...

    Pėr fat nė kėtė botim njė njeri jo vetėm mund tė gjejė njohuri, por edhe tė maturojė gjėrat qė i pėrkasin figurave mitike si Dragoi, Kuēedra, Ora, Zana, Shtriga, Floēka, Lugati etj.

    Pėr fatin e madh, sipas autorit- mitologjia shqiptare ka mbijetuar pėrgjithėsisht e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike ashtu si edhe roli i shqiptarit kishte mbijetuar strukur thellėsive tė maleve, sė paku, deri nė kohėn kur shkruhej Lahuta e Malcis gjatė viteve 1902-1937...

    Njė sintezė e bukur ėshtė dhe ajo qė autori flet nė lidhje me kapėrcyellin kur zė fill Lahuta. Nė mungesė tė letėrsisė sė kultivuar, nė popull- gjallonte njė letėrsi e pasur gojore ku elementėt fantastikė dhe figurat mitologjike bashkėjetonin besueshėm me figura historike tė sė kaluarės sė largėt dhe tė afėrme, do tė shprehet Tonin Ēobani duke justifikuar dhe pėrpjekjet e jashtėzakonshme tė autorit...qė ai e ka pėr aq zemėr. Qė nė fund tė themi tė gjithė se: Fishta ėshtė i Yni njėsoj si pėr Naimin dhe Migjenin...Dhe, vėrtetė nė fund bindesh se ai ia ka arritur qėllimit qė tė na bindė pėr parametrat e tij tė lartė tė kėrkimit...
    “Sikur ta kuptonim mirė se ēka ėshtė prifti mbi tokė do tė vdisnim:
    jo nga tmerri, por nga dashuria!” (Shėn Gjoni Vianej).

    © Don Robert JAKAJ - Themelues FK.net

  8. #27
    Anėtar Avatari i BESNIKU
    Antarėsuar
    Jan 2007
    Postime
    35

    Gabim Poezi per Ate Gjergj Fishten.

    Mas qe ktu qenka edhe Biografia e Homerit tone te madhit Ate Gjergj Fishtes ,Ater edhe une vendosa qe tja shkruej nje poezi .

    Atė Gjrgj Fishta.

    Kėndo Lahuta e Makėsis,
    Sot ja kurr kėngės mja nisė.
    Pėr kėt burr me trup sa lisi,
    Pėr fjalė t'arta qė I qendisi,
    Pėr poetin tonė kombtarė,
    Pėr mat madhin burr shqiptarė,
    Qė e nderoj Qielli, Toka e Deti,
    Pėndėn e tij e dreshti Krali e Mreti,
    Si Serbia ashtu Stamolla,
    Pėr mbi t’gjith aj Kral Nikolla.
    Tash lahut kėngės ja nis,
    Pėr Atė Gjergj Fishtėn e Malėsis.
    N’fshat zadrimes kish pas n’dodhe,
    He lumė pėr ty shėjti shėnkollė
    Sa fort shendriti dita e sodit,
    Nė familien e Ndok Simon Ndocit,
    Ishė gėzue dielli e hana,
    Pėr kėt djalė qė e kish lind nana,
    Jo po sot besa moj zanė,
    Nat Zadrim kisha me thanė,
    Se ka lind i hyllė i ri,
    Pėr ti ba drit nanės Shqipni,
    Gjith malėsia ish gėzua,
    Me ėmėn Zef e kin pagėzua,
    Qysh se i vogėl nė fmini,
    Me ēdo send dallohej ky fmi,
    Ishė talent dhe guximtarė,
    Nder tė gjith tij moshatarė,
    Me 1880 nė Troshan,
    Hapet kalegja franēeskan,
    Dhe aty pėr herė tė parė,
    Paraqitet haptas me kto fjalė,
    Se ka dėshir mu ba meshtar.
    Ska vojt gjat shum ska vonua,
    15 vite sa kin kalua,
    Ėmnin Zef e kisht e ndrrua,
    T’madhit zot ishte drejtua,
    Zot I madhe ti mdihmo mua,
    Ėmnin tim qė dua me n’drrua,
    Q ė prindit e mi mos mu idhnua,
    M’thuej ēfar ėmnit unė me marrė,
    Qė prindit e mi t’ma bajnė hallall
    T’madhe thirri zana prej malit,
    Me kto fjalė ju drejtue djalit,
    Mos e siedhė pėnėn pėr gishta,
    Por merre ėmnin Atė Gjergj Fishta.
    23 vjeē sa I kish ba taman,
    Meshėn ė parė e tha n’Troshan
    Me lavdi e faqe t’bardhė,
    Po punonte si meshtar,
    Nėpėr malėsi e dhe n’pėr shqipni,
    U ba i njoftun ėmni i tij,
    Kohė e gjat nuk pat kalua,
    Qė filloj libra me shkrua,
    Tha pak koh mesh n’mal tė Hotit,
    Kėnka nesh me burra motit,
    Me Marash Ucin e t’bijt e Calit,
    Qė ner tė madhe I lanė ktij malit,
    Me atė Dedėn e Traboinit,
    Bisedojshin n’rrazė t’jaj blinit,
    Po shkrue Fishta pėr kta burra,
    Pėr Vraninėn pėr ato kulla,
    Pėr ato vėnde ato suka,
    Ku trimnisht luftoj aj Oso Kuka.
    Pėr kėt knjazin e Malit Zi,
    Qė gjithmon kje plot tradhėti,
    Pėr me I ra n’qet ksaj Malėsi,
    Si gjithmon aj pėr mas shpinet ,
    Me ata cubat prej Cetinet,
    Ish kthye Fishta prap vargje mjav nisė,
    Pėr Ali Pashėn e Gucisė,
    Pėr kuvėndin e Berlinit,
    Pėr Ded Gjon Lulin e Traboinit,
    E pėr lidhjen nė Prizėren,
    Tye mej marrė tana me rėnd,
    Tye vajtue pėr kėt Shqipni,
    Si e kaloj jetėn nė zi,
    Pėsqind vjet ajo nėn Turqi,
    Atė Gjergj Fishta kjosh bėkua
    Malėsis nderin nalt ja ke ēua,
    Tye ngrit lavdin e shqipnis,
    Nė Lahutėn e Malėcis.
    Atė Gjergj Fishta i pėrjetshėm,
    O homeri i pa vdekshėm,
    Kur t’varrosėn edhe gurt t’kjanė,
    Kurė t’zhvarrosėn t’shkelėn dhe te shanė,
    Eshtrat rrugicave prap i galltiti dheu,
    Mbete pa vorrė sikur Skėndėrbeu,
    Ditėt kalojnė e vitet rrjedhin,
    Gjithmon rėja se zėn diellin,
    Prap pėr ju lindi e bardha ditė,
    Ėmni juej ma i madhė u rritė,
    Atė Gjergj Fishta i pėrjetshėm
    N’zėmėr t’popullit i pa vdekshėm,
    Pėr ty do knoj gjithmon Lahuta,
    Ti qė s’dite se ēa ashtė tuta,
    Ka t’lind dielli e prėnon hana,
    Djalė si ty nuk lind ma nana,
    Tri figura t’mėdha qė i patė shqipnia,
    Qė i kish falė vet pėrėndia,
    Do tė ruhen nėpėr bresa,
    Kastrioti Fishta dhe Nanė Tereza.

    Autori. F.I
    Edhe nese diqka Din,
    Ban kishe nuk po Din,
    Se edhe ata se e Din,
    Ndoshta asht Gabim,

  9. #28
    Shoqėria e Jezusit Avatari i P. Shtjefen
    Antarėsuar
    Mar 2007
    Vėndndodhja
    Innsbruck, Austria, Austria
    Mosha
    37
    Postime
    3,944

    Gabim Gjergj Fishta, pėrmes njė traktati fetar tė pabotuar

    Sinani: Gjergj Fishta, pėrmes njė traktati fetar tė pabotuar


    Studiuesi i njohur flet pėr dorėshkrimin 30 faqėsh tė poetit


    Oliverta Lila


    Njė konferencė e veēantė shkencore i ėshtė kushtuar dje mendimit shqiptar tė traditės, veēanėrisht atij kulturor tė viteve ‘30 dhe politikat qė duhet ta bėjnė mė tė pranishėm nė programin pedagogjik. Njė organizim i pėrbashkėt mes Qendrės sė Studimeve Albanologjike dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės kishte ftuar studiues nga trevat mbarėshqiptare, qė pėrmes referimeve shkencore tė pėrligjnin edhe njėherė vlerat, parė nė kontekstin historik, por edhe nė referencė me ditėt e sotme. Figura e Gjergj Fishtės, si njė ndėr shkrimtarėt e plejadės sė kėtij mendimi, ka ardhur pėrmes ligjėratės sė studiuesit Shaban Sinani, i cili ėshtė ndalur te njė dorėshkrim i pabotuar i Fishtės. Njė dorėshkrim nė formė relacioni, memorandumi apo traktati, nė tė cilin Fishta i shfaqur si mendimtar kėrkon dhe sugjeron rrugėn fetare pėr njė Shqipėri europiane.

    Referimi juaj i ėshtė kushtuar njė vepre tė pabotuar tė At Gjergj Fishtės. Pėr ēfarė bėhet fjalė konkretisht?

    Ėshtė njė vepėr e shkurtėr nė dorėshkrim, me rreth 30 faqe, qė Gjergj Fishta ka nisur ta shkruajė nė vitin 1914 dhe duket se e ka pėrfunduar nė vitin 1924. Ėshtė shkruar nė njė italishte shumė elegante, standarde, ndryshe nga letėrsia qė Fishta shkruante mbėshtetur nė tė folmen e shkodranishtes. Mban dy tituj: "Questione Catolica e questione nazionale" ("Ēėshtja katolike dhe Ēėshtja shqiptare") dhe "I catolicci e questione albanese" ("Katolikėt dhe ēėshtja shqiptare"). Ėshtė shkrim shumė i bukur, kaligrafi me pak stilizim gotik. Duket qartė se Fishta nuk ka pasur ngutje pėr ta shkruar dhe ka qenė i qetė shpirtėrisht. Mbi shkrimin bazė ka dhe njė tekst tė dytė nė formėn e anėshkrimeve. At Gjergj Fishta i ėshtė rikthyer edhe njėherė kėtij dorėshkrimi, duke bėrė ndonjė plotėsim, saktėsim dhe rrallė herė ndonjė ndreqje. Dorėshkrimin e kanė pasur nė dorė edhe studiues tė tjerė vendas dhe tė huaj, por ėshtė pėrmendur shumė pak nė studimet e mia dhe nga profesor Ali Xhiku nė monografinė e tij, "Letėrsia shqipe si polifoni". Ky dorėshkrim gjendet nė Arkivin Qendror Shtetėror, nė fondin emėror tė At Gjergj Fishtės, nė ndarjen "Veprimtari krijuese".

    Cila ėshtė pėrmbajtja e kėtij dorėshkrimi?

    Ėshtė njė vepėr qė mund tė mbajė tri emra: mund tė konsiderohet si njė relacion drejtuar Selisė sė Shenjtė, sepse i ka tė gjithė elementėt e relacionit. Raporton hollėsisht pėr gjendjen demofetare nė Shqipėri nė rrafshin bashkėkohor dhe ndėrkohor dhe kėrkon, rekomandon, kėshillon masat pėr njė veprim katolik nė Shqipėri. Ėshtė gjithashtu edhe nė formėn e njė memorandumi, ku tregohet se si ėshtė gjendja fetare nė Shqipėri dhe se si Shqiptarėt mund tė evropianizohen pėrmes njė aksioni katolik. Por ėshtė edhe nė formėn e njė traktati nė kuptimin qė shtron parimisht ēėshtjen e raportit midis fesė dhe kombėsisė te shqiptarėt, duke e parė si njė proces historik, gjatė tė cilit parashikon se si mund tė jetė e ardhmja evropiane e Shqipėrisė duke menduar njė veprim tė fuqishėm katolik. Fishta nuk ėshtė i pari qė e ka menduar kėtė gjė. Pėr herė tė parė njė ide tė tillė e ka hedhur Faik Konica, mė pas Zef Skiroi, qė ėshtė shprehur pėr njė rikthim tė kishės romane dhe i treti vjen Fishta. Kjo vepėr, edhe pse ėshtė pėrfunduar sė shkruari sė paku nė vitin 1924, ende vazhdon tė jetė e pabotuar. Kjo ndoshta edhe pėr vetė temėn delikate. Shqiptarėt janė tė ndjeshėm ndaj argumentit qė ka traktati dhe kjo duket se ėshtė parė me rezerva prej atyre qė e kanė lexuar dhe nė tė shumtėn e rasteve as qė e kanė pėrmendur.

    Ju thatė se Fishta kėshillon. Cilat ishin rrugėt qė ai propozonte pėr veprimin katolik nė Shqipėri?

    Fishta mendonte se Shqipėria e pavarur, e shkėputur nga Perandoria Otomane, do tė prirej drejt njė procesi rikrishtėzimi. Nė fakt kėshtu ndodhi. Nė vitin 1923, xhamia myslimane shqiptare shpalli pavarėsinė e vet prej Kalifatit. Fishta vazhdon tė arsyetojė se menjėherė pas kėtij veprimi, i njėjti problem do tė shtrohet edhe pėr afėrsisht 800 mijė shqiptarėt myslimanė nė Kosovė qė do tė duhet tė zgjedhin: tė bashkohen me rrjedhat fetare tė bashkėkombėsve tė vet, tė bashkohen me skizmatikėt (ortodoksėt)serbė, apo tė ruajnė njė lidhje formale dhe tė parealizueshme me Kalifatin. Sipas parashikimit tė Fishtės, tė gjendur mes njė Kalifati tė paqenė dhe skizmatikėve serbė e sllavė nė pėrgjithėsi, shqiptarėt e Kosovės do tė bashkohen me bashkėsinė myslimane tė pavarur. Kėtu fillon rekomandimi i njė veprimi katolik nga ana e Fishtės. Sipas tij, pavarėsimi i bashkėsisė myslimane shqiptare nė Shqipėri dhe Kosovė do tė krijojė mundėsinė qė veprimi katolik tė jetė shumė i efektshėm. Sipas thėnies sė tij, brenda 2-3 brezash, shumica e shqiptarėve myslimanė, tashmė pa lidhje tė forta fetare me Kalifatin, por edhe pa lidhje administrative, do tė jenė tė gatshėm tė rikrishtėrohen. Fishta shkruan se kjo do tė bėjė qė Evropa ta shikojė me njė sy tjetėr botėn shqiptare, si njė shtet evropian dhe jo mysliman, siē ishte koncepti i asaj kohe dhe ka vazhduar deri nė kohėt e sotme. Fishta shkon edhe mė tej kur thotė se ky mund tė jetė vetėm njė hap i parė i veprimit katolik, sepse pas kėsaj Selia e Shenjtė mund tė vazhdojė me nisma riungjėllizimi edhe nė Bosnjė. Madje ai mendon se veprimi mund tė pėrshkojė nė vijė horizontale gjithė Ballkanin, pėr tė mbėrritur deri nė Stamboll.

    Kujt mund t‘i jetė adresuar ky traktat?

    Ne nuk e dimė se nė duart e kujt ka rėnė, por ka shumė tė ngjarė qė traktati tė mund tė jetė hartuar pėr tė rritur vėmendjen e Italisė ndaj Shqipėrisė. Pėrpjekje tė tilla janė tė hershme, qė nė njė traktat tė Jozef Krispit mė 1892, ku parashikon se njė rikthim i fuqishėm italian mund ta bėjė Shqipėrinė tė funksionojė si njė shtet i pavarur nėn mbrojtjen e Italisė dhe njėkohėsisht vetė Italia tė pėrballojė konkurrencėn e Austro-Hungarisė, qė kishte favoret e veta nė Shqipėri pėrmes kapitulacioneve. Ka shumė mundėsi qė Fishta tė ketė pasur tė njėjtin mendim si Krispi, se vendi ynė kishte nevojė pėr njė mbėshtetje ndėrkombėtare dhe aleati mė i afėrt pėr njė Shqipėri evropiane ishte pikėrisht Italia. Por ajo nuk duhej tė shprehte interes vetėm pėr shqiptarėt katolikė. Kėtė e shihte tė rrezikshme.

    Parė me syrin e njė studiuesi, sa rėndėsi ka ky dorėshkrim? A zbulon ndonjė dimension tjetėr tė Fishtės?

    Ky traktat vjen si njė plotėsim i rėndėsishėm i figurės sė Fishtės. Nuk ėshtė Fishta poet, polemist, satirik, por njė Fishtė tjetėr, ai mendimtar. Nė vijim mund tė thuhet se Fishta shfaqet edhe pak politikan e gjeopolitikan, sepse kėshillat qė u rekomandohen Fuqive tė Mėdha, Italisė apo Lidhjes sė Kombeve, kanė tė bėjnė me pozitėn e Shqipėrisė nė raport me Evropėn, me pozitėn nė Ballkan dhe me botėn islame. Ėshtė vėshtrim shumė i gjerė.

    Fakti qė deri mė sot nuk ėshtė botuar, mund tė lidhet me frikėn e njė debati apo errėsimi tė figurės sė Fishtės?

    Ėshtė pėrgjegjėsi e njerėzve qė merren me studime qė ta botojnė e ta bėjnė pjesė tė bibliografisė sė studimeve shqiptare. Debati nuk pėrjashtohet. Ne po e shohim qė shqiptarėt janė bėrė mė tė ndjeshėm se sa pritej ndaj ndjenjave fetare. Nuk ka asgjė tė keqe po tė ketė debat. As emri i Fishtės nuk errėsohet, por paraqitet njė anė e panjohur e personalitetit tė tij, qė nuk u bėn ndonjė dėm shqiptarėve. Nė fund tė fundit, tė fshehtat e dorėshkrimeve krijojnė mistifikim. Mė mirė njė dorėshkrim i botuar qė shkakton debat, se njė dorėshkrim i pabotuar.

    A gjenden nė Arkivin e Shtetit materiale tė tjera nė dorėshkrim qė zbardhin anė tė panjohura tė Fishtės?

    Ka mjaft dokumente tė tjera. Ata qė janė marrė me botimin e Fishtės, janė mjaftuar tė ribotojnė, jo tė prekin dorėshkrimet. Ne e njohim Fishtėn nė atė masė qė ai ėshtė i pabotuar dhe jo ai qė ka mbetur nė dorėshkrim. Mes dosjeve ka letėrsi, politikė, publicistikė, letėrkėmbim, pėrkthime etj.







    [Shqip]




    Omnia ad maiorem Dei gloriam
    - Gjithēka pėr mė tė madhen lavdi tė Hyjit
    Me fjalė dhe vepra shfaqe lavdinė e Zotit




  10. #29
    Forumi Katolik Avatari i Monika
    Antarėsuar
    Jun 2007
    Vėndndodhja
    Nė Univers
    Postime
    8,713

    Gabim

    Gjergj Fishta, Homeri i kohėve moderne



    I formuar nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė. Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Gjergj Fishta lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Fillimisht punoi si bari, por shumė shpejt, kur ishte 6-vjeēar, zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė, afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė Kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė Kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 i kreu studimet shkėlqyeshėm. Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.

    Krijimtaria artistike

    Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar pėr ēmim Nobel, prozator, poet, pėrkthyes; "Militant i letėrsisė shqipe" - cilėsuar nga Lasgush Poradeci dhe "Poet kombėtar i shqiptarėve" nga Eqrem Ēabej. Poezinė e parė Fishta e botoi nė "Albania", mė 1899, me pseudonimin e popullit. Gjatė veprimtarisė sė dendur botuese, e cila pėrveēse nė librat u publikua edhe nė 15 gazeta e revista tė kohės brenda edhe jashtė vendit, veprimtaria e tij pėrfshin 40 vite tė jetės, ku ai pėrdori 24 pseudonime. Si krijues Fishta, nė radhė tė parė ishte poet. Pėrkushtimin mė tė madh e pati ndaj epikės. "Lahutės sė Malėsisė", veprės sė jetės, ai i kushtoi 40 vjet punė. Ndėrsa, vepra tjetėr epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotėsisht nė shtypin periodik. Tonet e madhėrishme heroike, burimėsia e papėrsėritshme e pėrfytyrimeve, shqiptarėsia nė dhėnien e mjediseve, heronjve dhe rrethanave kanė bėrė qė Fishta, si epik tė quhej "Homer i Shqipėrisė".

    Ndėrthurjet e ndryshme tė mitologjisė me realitetin, ashpėrsia e stilit, mendimi i fuqishėm filozofik, dramaciteti i veprės kanė bėrė qė Fishta tė krahasohet nė kėtė lėmė me Gėten e Danten. Fishta arriti tė botojė kėngėt e para te "Lahuta e Malcisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Tre vjet mė vonė botoi pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit" dhe mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset", mė 1913 boton "Mrizi i Zanave". Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931, Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939, Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj. Nė tetor 1913 botoi revistėn "Hylli i dritės", ndėrsa mė 23 tetor 1913 shpalosi flamurin kombėtar nė kishėn e Shkodrės, duke e lidhur atė me drita me xhaminė, pėr tė treguar unitetin mes shqiptarėve. Gjergj Fishta mori shumė medalje tė ndryshme nga populli i Shkodrės, i Beratit, mbreti i Austrisė, nga Greqia dhe Turqia. Vetėm pas viteve ' 90-tė, krijimitaria e Fishtės zuri vendin e merituar nė letėrsinė dhe nė kulturėn tonė kombėtare.

    Aktiviteti i tij patriotik

    Deri mė 1899, Fishta shkruante me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar tė 1899 ai u bė bashkėthemelues dhe pjesėtar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe.

    Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr, deri atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj.

    Menjėherė ai instaloi gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi".

    U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit. Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ai e priti me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publicistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor tė 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917) dhe mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqin "Komisinė letrare", qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.

    Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit tė 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920, zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar, ku kreu veprimtari tė denduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit mė 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri dhe vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali, ku ndėrkohė krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė" nė 1937.

    Korrespondenca e Fishtės me Musolinin dhe Jakomonin

    Njihen dy letra qė Padėr Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parė i takon vitit 1934 dhe ėshtė e postuar nė Livorno, Itali. Kjo letėr ėshtė e shkruar italisht, herė-herė me fjalė jo tė italishtes sė sotme. Duke ndjerė se nuk i mbetej shumė pėr tė jetuar, Fishta i kėrkoi Musolinit qė vepra e tij tė botohet e plotė dhe "e paraqitshme", gjė qė nuk mund ta bėnte Urdhri Franēeskan dhe as Provinca e Fishtės, ndėrkohė qė tė ardhurat nga shitja e veprės t'i kalonin kėsaj province.

    Deri nė atė kohė, dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithė krijimtarisė sė tij, pavarėsisht rishikimeve tė mėvonshme. Lutja konsistonte nė botimin e tė shtatė vėllimeve tė veprės, ku pėrfshihen poezia ajo epike me "Lahutėn e Malcisė", lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, pėrkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri, etj. Ndėrsa letra e dytė e Fishtės drejtuar Musolinit ėshtė shkruar nė Romė, me datė 27 prill tė 1940 dhe po ashtu si letra e parė mban edhe vitin pėrkatės fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmė Udhėheqėsit - Duēe. Nė kėtė letėr tė shkurtėr i shkruan pėr Prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit tė Bolonjės, qė nė atė kohė ishte thirrur nga Akademia italiane - anėtar i kėsaj Akademie Gjergj Fishta u bė nė 1939 - i ngarkuar me misionin pėr tė promovuar studime nė tė gjitha fushat e dijes dhe pėr tė drejtuar tė rinjtė studentė.

    "Qendra jonė e Studimeve Shqiptare do tė donte njė impuls tė dukshėm nga profesori i Universitetit tė Bolonjės ku me iniciativėn e tij, po organizohet njė grup tė rinjsh veēanėrisht i pėrkushtuar ndaj albanologjisė". Pėr kėtė, Fishta "guxoi" t'i drejtohet Duēes dhe "gjykimit tė tij tė ndritur" pėr t'u gjetur njė mėnyrė qė ta shtyjė mė tej kėtė nismė. Letra drejtuar Jakomonit, mėkėmbėsit tė mbretit Viktor Emanuel III, ėshtė njė lutje pėr tė ndihmuar albanologun Norbert Jokl.

    Bota Sot
    Ιησους Χριστος Θεου Ύιος Σωτηρ


  11. #30
    Shoqėria e Jezusit Avatari i P. Shtjefen
    Antarėsuar
    Mar 2007
    Vėndndodhja
    Innsbruck, Austria, Austria
    Mosha
    37
    Postime
    3,944

    Gabim Pėrvjetori i lindjes sė Atė Gjergj Fishtės OFM

    Pėrvjetori i lindjes sė Atė Gjergj Fishtės OFM


    (23.10.2009 Radio Vatikani)


    Dita e 23 tetorit tė vitit 1871 ishte njė ditė e zakonshme nė historinė e Shqipėrisė sė pushtuar nga turku. Asnjė kronikė e kohės nuk shėnoi se nė njė shtėpi tė thjeshtė, nė Fishtė tė Zadrimės, Ndoka i Simon Ndocit ‘ishte shtue me djalė.


    Kishte lé Zekė Ndoci!’.

    Duke e ndėrruar kėtė emėr me emrin e pavdekshėm Gjergj, nė kujtim tė Heroit Kombėtar e katundarin e vogėl fishtjan, nė Poet Kombėtar, ai do ta kujtonte kėshtu daljen e vet nė dritė: “Unė jam Gjergj Fishta, djali i vogėl i Ndokės, tė cilin nana e ka ba me tė mendueme!” – thua se s’kishte dalė prej barkut tė Prendės sė Lazėr Kaēit por, si ēmos kush, prej trunit tė saj.

    Po kush ėshtė Atė Gjergj Fishta?

    Figura mė e madhe dhe mė e fuqishme e letėrsisė shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė ėshtė ati franēeskan Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mė shumė se cilido shkrimtar tjetėr i dha shprehje artistike shpirtit kėrkues tė shtetit tė ri sovran shqiptar. I dėgjuar e i ngritur lart deri nė Luftėn e Dytė Botėrore si 'poet kombėtar i Shqipėrisė' dhe 'Homeri shqiptar', Fishta do tė binte menjėherė nė harresė kur komunistėt morėn pushtetin nė nėntor 1944. Edhe vetėm pėrmendja e emrit ishte e ndaluar pėr shqiptarėt. E kjo zgjati dyzet e gjashtė vjet me radhė.

    Kush ishte Gjergj Fishta dhe a mund ta mbajė epitetin 'poet kombėtar' edhe gjysmė shekulli mė vonė?

    Fishta lindi mė 23 tetor 1871 nė fshatin Fishtė tė Zadrimės, ku dhe u pagėzua nga misionari franēeskan dhe poeti Leonardo De Martino (1830-1923). Ndoqi shkollat franēeskane nė Troshan dhe Shkodėr, ku qė fėmijė u ndikua mjaft nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaēeviq, i cili i ushqeu kėtij djali tė zgjuar dashurinė pėr letėrsinė dhe pėr gjuhėn amtare. Mė 1886, kur ishte pesėmbėdhjetė vjeē, Fishta u dėrgua nga franēeskanėt nė Bosnjė pėr t'u bėrė meshtar, si shumė djem tė tjerė shqiptarė. Nė seminaret dhe institutet franēeskane nė Sutjeskė, Livno dhe Kreshevo, Gjergji i ri studioi teologji, filozofi dhe gjuhė tė huaja, sidomos latinisht, italisht e serbo-kroatisht. Kėshtu, ai po pėrgatitej pėr Kishėn e pėr Kombin. Gjatė qėndrimit nė Bosnjė ra nė kontakt me shkrimtarin boshnjak Gėrga Martiq (1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjēeviq (1865-1908), tė cilėt i zgjuan talentin letrar e me tė cilėt lidhi miqėsi. Mė 1894 Gjergj Fishta u shugurua meshtar. Me t'u kthyer nė Shqipėri nė shkurt tė atij viti, filloi punėn si mėsues nė kolegjin franēeskan nė Troshan e mė pas si famullitar nė fshatin Gomsiqe.
    Mė 1899 bashkėpunoi me Preng Doēin (1846-1917), abatin e Mirditės, me prozatorin dhe priftin dom Ndoc Nikaj (1864-1951) dhe me historianin Atė Pashko Bardhi (1870-1948) me tė cilėt themeloi shoqėrinė letrare Bashkimi tė Shkodrės, qė i hyri punės pėr zgjidhjen e problemit shqetėsues tė alfabetit tė shqipes. Kjo shoqatė dha ndihmesė tė madhe pėr botimin e njė numri tekstesh shkollore nė gjuhėn shqipe dhe tė fjalorit shqip-italisht Bashkimi mė 1908, edhe sot e kėsaj dite, fjalori mė i mirė i dialektit gegė. Nė kėtė kohė Fishta ishte bėrė figurė udhėheqėse e jetės kulturore e publike nė Shqipėrinė e veriut e sidomos nė Shkodėr.

    Mė 1902 Atė Fishta u emėrua drejtor i shkollės franēeskane nė qarkun e Shkodrės, ku shqipja nisi tė pėrdorej, pėr herė tė parė, si gjuhė bazė.
    Mė 14-22 nėntor 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė letrare Bashkimi. Ky kongres, ku morėn pjesė delegatė katolikė, ortodoksė dhe myslimanė nga Shqipėria dhe jashtė saj, u mbajt pėr tė vendosur pėrfundimisht njė alfabet tė gjuhės shqipe. Pėr mė tepėr, ishte Gjergj Fishta ai qė u zgjodh nga kongresi pėr tė kryesuar komisionin prej njėmbėdhjetė delegatėsh qė do tė pėrcaktonte variantin mė tė mirė tė alfabeteve tė propozuara. Pas tri ditė diskutimesh Fishta dhe komisioni vendosėn tė mbėshtesin dy alfabete: njė formė tė modifikuar tė alfabetit tė Stambollit tė Sami Frashėrit i cili, edhe pse jo praktik pėr shtyp, pėrdorej mė gjerėsisht nė atė kohė, dhe njė alfabet tė ri latin pothuajse tė njėjtė me alfabetin e Bashkimit tė Fishtės, me qėllim qė shtypja e librave jashtė vendit tė bėhej mė e volitshme.

    Nė tetor 1913, gati njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė nė Vlorė, Fishta themeloi dhe filloi tė nxjerrė tė pėrmuajshmen franēeskane Hylli i Dritės, e cila iu kushtua letėrsisė, politikės, folklorit dhe historisė. Me pėrjashtim tė viteve tė turbullta tė Luftės sė Parė Botėrore dhe viteve menjėherė pas saj, 1915-1920 si dhe tė viteve tė hershme tė diktaturės sė Ahmet Zogut, 1925-1929, kjo revistė me ndikim tė fuqishėm e me nivel tė lartė letrar doli rregullisht deri nė korrik 1944 dhe ndihmoi pėr zhvillimin e kulturės gege tė veriut.

    Nga 5 dhjetori 1916 deri nė nėntor 1918 Fishta botoi gazetėn e Shkodrės Posta e Shqypniės, njė gazetė politike e kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria nė kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithė qė forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta pėr shkak tė aspiratave tė tij kombėtare. Po mė 1916, sė bashku me Luigj Gurakuqin (1879-1925), Ndre Mjedėn (1866-1937) dhe Mati Logorecin (1867-1941), Fishta luajti njė rol udhėheqės nė Komisinė Letrare Shqype, tė ngritur prej austro-hungarezėve me sugjerimin e konsullit tė pėrgjithshėm August Ritter von Kral (1859-1918), pėr tė marrė vendim mbi ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė drejtshkrimit si dhe pėr tė nxitur botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe. Pas disa diskutimeve Komisia vendosi tė pėrdorej dialekti i Elbasanit si njė kompromis asnjanės pėr gjuhėn letrare. Ky vendim binte mjaft nė kundėrshtim me dėshirat e Gjergj Fishtės, pėr tė cilin dialekti i Shkodrės ishte mė i pėrshtatshmi. Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut sė shpejti do tė shėrbente si normė letrare pėr tė gjithė vendin, ashtu si gjuha e Dantes kishte shėrbyer si udhėrrėfyese pėr italishten letrare. Gjatė gjithė kėtyre viteve Fishta vazhdoi tė japė mėsim e tė drejtojė shkollėn franēeskane nė Shkodėr, me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirian) nga viti 1921, i cili ishte bėrė institucioni kryesor arsimor nė Shqipėrinė e veriut. Tani ai ishte figura mė autoritare nė letėrsinė shqiptare.

    Nė gusht 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar, qė mori pjesė nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe, me kėtė cilėsi, iu kėrkua nga kryetari i delegacionit, imzot Luigj Bumēi (1872-1945) tė merrte pjesė nė njė komision tė posaēėm qė do tė dėrgohej nė Shtetet e Bashkuara pėr t'u kujdesur pėr interesat e shtetit tė ri shqiptar. Atje ai vizitoi Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Mė 1921 Fishta pėrfaqėsoi Shkodrėn nė parlamentin shqiptar dhe u zgjodh nė gusht tė atij viti si zėvendėskryetar i tij. Talenti nė gojtari e ngriti mjaft nė detyrat e tij si personalitet politik e, sidomos, si klerik. Nė vitet mė pas mori pjesė nė konferencat ballkanike nė Athinė (1930), Sofje (1931) dhe Bukuresht (1932) para se tė tėrhiqej nga jeta publike pėr t'ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit franēeskan dhe shkrimeve tė veta. Nga viti 1935 deri mė 1938 u zgjodh provincial i Provincės franēeskane tė Zojės Nunciatė. Kėto vite, mė tė frytshmet e jetės sė tij, i kaloi nė qetėsinė e kuvendit franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr, por pa u shkėputur kurrė nga problemet e mėdha qytetase, kombėtare e botėrore.

    Si poet kombėtar, Atė Gjergj Fishta ėshtė nderuar me diploma, ēmime e tituj tė ndryshėm, brenda e jashtė vendit. Ka marrė Ritterkreuz-in austro-hungarez mė 1911, ėshtė dekoruar nga Papa Piu XI me ēmimin Al Merito mė 1925, i ėshtė dhėnė medalja prestigjioze Feniks nga qeveria greke, ėshtė nderuar me titullin Lector jubilatus honoris causae nga urdhėri franēeskan dhe ėshtė bėrė antar i rregullt i Akademisė Italiane tė Shkencave dhe Arteve mė 1939. Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.

    Ndonėse Gjergj Fishta ėshtė autor i gjithsej tridhjeteshtatė botimeve letrare, emri i tij ėshtė i lidhur nė kryesisht me kryeveprėn e tij epike, ‘Lahuta e malcķs’, Shkodėr 1937, por jo mė pak edhe me Anzat e Parnasit, vepėr satirike, ende e pastudiuar si duhet, qė e larton nė majat e satirės botėrore. Lahuta ėshtė njė poemė epike historike me 15.613 vargje qė vė nė qendėr luftėn pėr autonomi e pavarėsi e, nė veēanti, ngjarjet e historisė sė Shqipėrisė sė veriut nga 1858 deri 1913. Kjo kryevepėr letrare, e shkruar ndėrmjet viteve 1902 e 1909, u ripunua nga autori gjatė njė periudhe tridhjetėvjeēare. Ėshtė e para ndihmesė nė gjuhėn shqipe pėr letėrsinė botėrore. Botimi pėrfundimtar i veprės nė tridhjetė kėngė, u paraqit nė Shkodėr mė 1937 nė kremtim tė njėzetepesėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. ‘Lahuta e malcķs’ dhe veprat e tjera tė Atė Gjergj Fishtės u ndaluan pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur komunistėt erdhėn nė pushtet. Poema madhore epike, e ribotuar nė Romė mė 1958, nė Lubjanė mė 1990, rishtas nė Romė mė 1991, ėshtė pėrkthyer nė gjermanisht (Maksimilian Lamberc), italisht (Imzot Jul Bonati, Ernest Koliqi), e sė fundi, edhe nė anglisht (Robert Elsie).



    Omnia ad maiorem Dei gloriam
    - Gjithēka pėr mė tė madhen lavdi tė Hyjit
    Me fjalė dhe vepra shfaqe lavdinė e Zotit




Faqja 3 nga 5 I pariI pari 12345 E funditE fundit

Tema Tė Njėjta

  1. Gjergj Fishta dhe “kompjuteri”
    By Nosh in forum Gjuhė shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 24-01-2011, 16:42
  2. Gjergj Fishta
    By marki in forum Figura tė ndritura
    Pėrgjigje: 3
    Postimi Fundit: 15-10-2010, 21:29
  3. Pader Gjergj Fishta
    By Malsori in forum Shkrimtarėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi Fundit: 04-04-2010, 21:29
  4. Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVE
    By Adami in forum Shkrimtarėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 02-02-2008, 19:16
  5. Shtėpia botuese "At Gjergj Fishta" gjobitet me 1 milion lekė
    By Don Alberti in forum Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodėr-Pult
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 17-02-2007, 21:58

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •