Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4

Tema: Inteligjenca njerezore!

  1. #1
    Anėtar i Lartė Avatari i Marisa
    Antarėsuar
    Mar 2007
    Vėndndodhja
    Nėpėr ėndrra ....
    Postime
    22,966

    Gabim Inteligjenca njerezore!

    don Nosh

    Kerkoj te di per "INTELIGJENCEN NJEREZORE" . Cfare eshte ajo? Njeriu lind inteligjent apo behet i tille gjate jetes? Per c'gjera duhet ta vleresojme dike qe ta quajme : INTELIGJENT ?


    Ju falenderoj shume per kohen qe do te merrni per kete teme por do te me ndihmoni shume.

    Flm qe jeni gjithmone i gatshem.


    Marisa

    • Unė besoj te dielli edhe atėherė kur ai nuk shkėlqen...
    • unė besoj te dashuria edhe atėherė kur nuk e ndjej...
    • unė besoj te Zoti edhe atėherė kur AI hesht.

  2. #2
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,655

    Icon Rolleyes Inteligjenca njerzore

    Cito Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Marisa Shiko postimin
    don Nosh

    Kerkoj te di per "INTELIGJENCEN NJEREZORE" . Cfare eshte ajo? Njeriu lind inteligjent apo behet i tille gjate jetes? Per c'gjera duhet ta vleresojme dike qe ta quajme : INTELIGJENT ?


    Ju falenderoj shume per kohen qe do te merrni per kete teme por do te me ndihmoni shume.

    Flm qe jeni gjithmone i gatshem.


    Marisa

    E dashura Marisa,
    Nė rendin e parė tė pėrshėndes dhe tė falėnderoj pėr kontributin tėnd tė pashoq qė ia jep dhe nuk e kurse talentin tėnd rinisė shqiptare. Sė dytit faleminderit edhe pėr njė temė e cila ėshtė mjaft interesante jo vetėm nga aspekti psikologjik por edhe nga gjitha lėmit e jetės sė njeriut.


    Njerėzit ndryshojnė ndėrmjet tyre nė rend tė parė sipas aftėsisė qė kanė pėr kryerjen me sukses tė veprimeve tė ndryshme. Disa mbėrrijnė t’i kuptojnė lehtė dhe shpejt raportet ndėrmjet numrave tė njė problemi tė caktuar tė matematikės, disa tė tjerė janė mė tė suksesshėm nė tė kuptuarit e raporteve ndėrmjet hapėsirave tė ndryshme, kurse tė tjerėt mbėrrijnė tė mėsojnė shpejt e lehtė etj. Me tjera fjalė aftėsitė janė tipare individuale tė personalitetit tė njeriut, qė individit i mundėsojnė sukses tė dalluar nė njė fushė veprimi tė caktuar.
    Shkencėtarėt e shtrojnė kėtė pyetje qė nga zanafilla e saj. As sot e kėsaj ditėt nuk ėshtė arritur ndonjė konsensus nė mesin e shkencėtarėve lidhur me pėrcaktimin e inteligjencės sė njeriut. Pėrndryshe nocioni ndėrlidhet me veprimet dhe funksionimin e trurit tė njeriut. Por si ta kuptojmė, se nė ēdo moment nė trurin tonė ndodhin me mija e mija reagime kimike. Pa marrė parasysh se ēfarė po ndodhė me trurin tonė, vetė termi pėrkatėsisht nocioni “inteligjencė, inteligjenca” rrjedh nga fjala latine “intelligentia” – tė kuptuarit, tė hetuarit pėrkatėsish aftėsia e njeriut qė nė kushte tė reja, tė panjohura mė parė ose tė jashtėzakonshme , qė problemet e ndryshme (hapėsinore, matematike, teknike, logjike etj.) t’i zgjidhė nė mėnyrė adekuate, tė saktė ose origjinale, mandej t’i hetojė lidhjet apo raportet esenciale dhe nė bazė tė kėsaj tė nxjerrė pėrfundime tė logjikshme dhe tė drejta. Madje mund tė themi se inteligjenca ėshtė shkallė e aftėsisė kuptimore tė njeriut dhe, si e tillė, mund tė matet.


    Inteligjenca, sipas pėrcaktimit klasik, ėshtė aftėsia pėr konstatimin e raporteve dhe marrėdhėnieve midis objekteve dhe dukurive. Po ashtu inteligjenca mund tė pėrcaktohet edhe si aftėsi e tė menduarit abstrakt, pastaj si aftėsi e tė mėsuarit tė shpejtė dhe tė suksesshėm ose si aftėsi e pėrshtatjes sė mirė, qė si rregull nėnkupton zgjidhjen e suksesshme tė problemeve.
    Vetėm nė fushėn e psikologjisė janė tė njohura mbi pesėdhjetė (50) pėrkufizime tė inteligjencės njerėzore. Ne do ti ndajmė kėto pėrkufizime nė katėr (4) grupe:


    1. Pėrkufizimet filozofike (mėnyra e sjelljes qė ndėrlidhet logjikisht me qėllimet qė dėshirojmė t’i arrijmė).

    2. Pėrkufizimet biologjike (aftėsia e pėrshtatjes sė individėt nė kushtet dhe raportet e jashtme tė ambientit pėrkatėsisht mjedisit tė caktuar fizik, biologjik dhe social).

    3. Pėrkufizime pedagogjike e konsiderojnė inteligjencėn aftėsi aftėsi pėr tė mėsuar. Vėzgimet sistematike dhe hulumtimet eksperimentale tė aftėsisė sė tė mėsuarit ose tė nxėnies sė lėndėve shkollore nga ana e nxėnėsve tregojnė se nxėnėsit pikėrisht nė aftėsinė e tė mėsuarit tė lėndėve shkollore dallohen shumė ndėrmjet njėri-tjetrit. Konsiderimi i kėtillė i inteligjencės ushtron ndikim tė fortė nė studimet psikologjike tė natyrės, tė strukturės, tė matjes dhe tė zhvillimit tė inteligjencės.

    4. Pėrkufizimet psikologjike qė ndėrlidhen mė tepėr me autoritetet tė psikologjisė sė inteligjencės, fjala vjen, Bine, Piaget, Berit, Wechsler, Spearman, Pirson, Katel, Vernon , Shtern etj.

    Alfred Bienea me inteligjencėn nėnkupton “mėtim tė problemit dhe drejtim tė nevojshėm tė vetėdijes kah zgjidhja e tij, aftėsi tė pėrshtatjes sė qėllimit tė sigurt dhe tė caktuar dhe fuqi tė vetėkritikės”, me njė fjalė sipas Bines katėr nocione kryesore e pėrcaktojnė inteligjencėn e njeriut: kuptimi, zbulimi, drejtimi dhe vetėkritika.

    Jean Piaget inteligjencėn e nėnkupton: “tėrėsinė e tė gjitha strukturave tė njohjes, tė cilat, tė secili individ, janė tė zhvilluara nė ēdo moment”, pėr kėtė arsye ai mund tė flasė pėr inteligjencėn “sensomotorike” ose “paraopracionale”.

    Charlesw Spearman e pėrkufizon inteligjencėn nė bazė tė veēorive themelore tė saj. Kėto veēori tė inteligjencės, sipas Spirmanit janė: kuptimi, mėtimi i marrėdhėnieve4 ndėrmjet anėtarėve ose korlatave tė dhėna, zbulimi i anėtarėt ose i korelatės sė re, qė ka marrėdhėnie me anėtarėt ose me korelatat tashmė ekzistuese dhe aftėsia e mendimit abstrakt, qė ėshtė e lidhur mė shpesh me tė folur.

    Robert Sternberg (1982) zbuloi pėrmes vėzhgimit se kur ekspertėt akademikė e pėrkufizonin inteligjencėn, ata zakonisht flisnin pėr aftėsitė pėr tė folur, pėr tė zgjidhur probleme, dhe pėr tė arritur qėllime. Po ashtu Sternberg zbuloi se psikologėt e vinin theksin mbi motivacionin, (“ėshtė I zellshėm”, “ėshtė kėmbėngulės”, “mobilizohet” etj.) ndėrsa njerėzit pa arsim psikologjik e vinin theksin nė aspektin social-kulturore (“I vėmendshėm ndaj njerėzve tė tjer]”, “ėshtė I ndershėm me veten dhe me tė tjerėt” etj.).

    Sic shihet inteligjenca njerėzore ėshtė njė concept I vėshtirė pėr t’u studiuar. Kjo ndodh sepse pjesėrisht ne nuk mund ta vėzhgojmė atė fizikisht.
    David Wechsler, krijues I njė numri testesh inteligjence, e konsideron inteligjencėn aftėsi tė individit pėr tė kuptuar botėn ku jeton e o pėr t’iu pėrgjigjur sfidave tė saj (Wechsler, 1975).
    I ngjashėm me ketė ėshtė pėrkufizimi i inteligjencės si tėrėsi shkathtėsish tė nevojshme pėr tė patur sukses nė njė kulturė (Vernon, 1979)


    Teoritė mbi inteligjencėn

    Sot kemi njė numėr tė madh teorish sa i pėrket inteligjencės njeriut. Ne do ti paraqesim emrat e disave prej tyre:
    Teoria e Spearman pėr faktorin “p”. Studentėt qė arrijnė rezultate tė mira nė njė fushė zakonisht kanė pak probleme nė fushat e tjera ose nė aktivitetet jashtėshkollore. Spearman (1904) propozoi njė teori pėr inteligjencėn e cila pėrshinte njė faktor “p”, i cili i jepte individit aftėsinė pėr tė arritur sukses nė shumė e shumė detyra intelektuale. Po ashtu ai vuri re se shumė njerėz dalloheshin nė njė ose dy fusha dhe kėshtu ai pranoi njė faktor specifik “s”, i cili i lejonte njė individit shquhej nė fusha tė veēanta, fjala vjen studenti qė nuk ecin mirė me gjuhė, mund tė shquhet nė matematikė. Kombinimi i faktorėve “p” dhe “s” pėrcakton nivelin specifik tė inteligjencės sė njė individi.


    Teoria e aftėsive parėsore mendore tė Thurstone. Louis Thurstone (1938) besonte se inteligjenca pėrcaktohej nga shtatė aftėsitė mendore parėsore dhe jo nga njė faktor i pėrgjithshėm i panjohur “p”. Shtatė aftėsi ajanė: aftėsia pėr tė kuptuar fjalėt,
    1. aftėsia pėr tė kuptuar fjalėt,
    2. aftėsia numerike,
    3. kujtesa,
    4. shpejtėsia e perceptimit,
    5. aftėsia e orientimit nė hapėsirė,
    6. rrjedhshmėria nė tė folur dhe
    7. arsyetimi.
    Rezultatin e veprimeve inteligjente tė njeriut pėr zgjidhjen e problemeve dhe tė detyrave tė llojllojshme e sigurojnė shtatė faktor grupor:
    a. Faktor i V (Verbal), qė ėshtė faktor i kuptimit tė fjalėve.
    b. Faktori W (Word Fluency) ėshtė faktor i tė folurit tė rrjedhshėm.
    c. Faktori N (Number) ėshtė faktor numerik.
    d. Faktori S (Space) ėshtė faktor hapėsinor.
    e. Faktori M (Memoryy) ėshtė faktor i kujtesės.
    f. Faktori P (Perceptual speed), ėshtė faktor i perceptimit dhe
    g. Faktori R (Reasoning) ėshtė faktori i rezonimit tė drejtė.


    Modeli i inteligjencės i Guilford

    J. P. Guilfor (1967,198) propozoi njėrėn nga teoritė mė tė sofistikuara pėr inteligjencėn e njeriut. Sipas Guilford inteligjenca bashkėvepron nė tri dimensione tė veēanta:
    1. Pėrmbajtjet pėrbėhen nga informacioni pėr tė cilin individi mendon.
    2. Operacionet janė veprime qė bėn personi.
    3. Produktet janė rezultati i tė menduarit rreth informacionit.
    Nėse kėto tri dimensione mendohen si tri faqet e njė kubi, atėherė mund tė tregohen se si 150 aftėsi tė ndryshme mendore mund tė pėrcaktojnė inteligjencėn.


    Teoria triarkie e inteligjencės e Sternberg.

    Psikologu i njohur Robert Sternberg (1985, 1986) propozoi teorinė triarkie tė inteligjencės. Teoria triarkie pėrbėhet prej tre nėnteori tė inteligjencės:
    1. Nėnteoria komponenciale merret me marrėdhėniet e inteligjencės me botėn e brendshme individit. Komponenti ėshtė njė proces mendor. Metakomponentėt dhe komponentėt e performancės janė procese kognitive qė pėrdoren kur ne zgjidhim probleme.
    2. Nėnteoria eksperienciale pėrbėhet nga aftėsia pėr t’u marrė me detyrat dhe situatat e reja e tė panjohura dhe nga aftėsia pėr ta automatizuar procedimin e informacionit. Ne mundemi t’i kryejmė detyrat komplekse mendore verbale dhe matematikore, vetėm sepse pjesa mė e madhe e procedurės ėshtė automatike. Fjala vjen, tė lexuarit kėrkon operacione qė mund tė kryhen pa menduar nė mėnyrė tė vetėdijshme. Paaftėsia pėr tė automatizuar procedimin kognitiv ēon nė rezultatet mė pak inteligjente.
    3. Nėnteoria kontekstuale pėrfshin elementet e pėrshtatjes, tė seleksionim mjedisor dhe tė formėsimit mjedisor. Pėr tė qenė inteligjent njeriu duhet t’i pėrshtatet mjedisit dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė jetė i zoti tė mendojė kur tė zgjedhė njė situatė tė ndryshme mjedisore, fjala vjen, ėshtė me rėndėsi t’i pėrshtatemi mjedisit tė punės, por nėse parimet e firmė pėr tė cilėn ti punon janė nė kontradiktė me tė tuat, atėherė veprimi i zgjuar qė duhet bėrė do tė ishte ndryshimi i punės, nėse ėshtė e mundur.


    Matja e inteligjencės



    Pėrpara se ta paraqesim matjen pėrkatėsisht testin, duhet tė dimė se pėr ēfarė inteligjencė ėshtė fjala. Nė pėrputhjeje me ndarjen e inteligjencės nė inteligjencėn fluide ose tė tipit A dhe nė inteligjencė tė kristalizuar ose tė tipit B psikologėt dallojnė inteligjencėn konkrete dhe inteligjencėn abstrakte. Inteligjenca konkrete ka lidhje me inteligjencė tė kristalizuar, kurse inteligjenca abstrakte ka lidhje me atė fluide.

    a. Inteligjenca konkrete ėshtė aftėsi e zgjidhjes sė suksesshėm tė problemeve, tė detyrave dhe tė situatave problemore, qė kanė karakter lėndor dhe janė tė kapshme nga ana e shqisave tė individit. Fjala vjen nė testet e Bine-Simonit fėmijės i tregohen njė nga njė fotografi dhe nga ai ia kėrkon tė tregojė “ēfarė tregon” secila nga tri fotografi e paraqitura. Pėrgjigjja vlerėsohet pozitivisht, po qe se fėmija e pėrshkruan secilėn nga kėto fotografi ose pėrpiqet ta shpjegojė secilėn prej tyre. Kurse nė shkalėn e Wechsler-Belvysė kemi teste pėr vlerėsimin e shkallės sė zhvillimit tė inteligjencės konkrete.

    b. Inteligjenca abstrakte ėshtė aftėsia e kuptimit tė domethėnies sė simboleve abstrakte, tė marrėdhėnieve ndėrmjet tyre, sikurse edhe e pėrdorimit dhe e zbatimit tė drejt tė tyre nė zgjidhjen e problemeve, tė detyrave dhe tė situatave problemore abstrakte dhe shkalla e zhvillimit tė saj tek individi i caktuar vlerėsohet nė bazė tė zgjidhjes me sukses tė detyrave dhe tė problemeve nė testet abstrakte. Kėshtu, nė testin e Bine-Simonit nga fėmija i moshės 7 vjeēare kėrkohet tė tregojė dallimin ndėrmjet dy objekteve, p.sh. ndėrmjet fluturės dhe mizės, ndėrmjet vesė dhe gurit, ndėrmjet dėrrasės dhe xhamit. Ose te shkala e Wechsler-Belvysė nga 20 vjeēare kėrkohet ta zgjidhė problemin: nėse pėr 25 euro (250 lek) mund tė blihen 7 zarfe postare, sa zarfe tė kėtilla mund tė blihen pėr 100 Euro (1000 lek) (28 copė), ose ēfarė kanė tė pėrbashkėt vjersha e piktura? (tė dyja kėto janė krijime artistike).

    c. Inteligjenca sociale ėshtė aftėsia e kuptimit dhe zgjidhjes sė suksesshme tė problemeve dhe tė situatave problemore, qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve (shiko mė tepėr Daniel Goleman, Social Intelligence, The New Science of Human Relationships 2006).

    d. Inteligjenca mekanike (ėshtė pėrmendur deri gjysmėn e shekullit 20), ka tė bėjė me tė kuptuarit e relacioneve mekanike me zgjidhjen e suksesshme tė probleme dhe tė detyrave nga fusha e mekanizmave dhe me pėrdorimin e suksesshėm tė mekanizmave tė ndryshme nė situata problemore.

    e. Inteligjenca estetike (po ashtu ėshtė pėrmendur deri gjysmėn e shekullit tė kaluar), u vlerėsua si aftėsi e veēantė e krijimit tė sė bukurės. Mirėpo, sot pėrmendet pak nė studimet e psikologjisė sė krijimtarisė artistike.

    f. Inteligjenca emocionale (Emotional Intelligence), vitet e fundit ėshtė nė rritjen e sipėrme dhe ndikimi i ngjarjeve emocionale nė jetėn dhe sjelljen e njeriut, fjala vjen, fatkeqėsitė, vdekja, humbja e punės, dėshtimet, brengat, dhuna nė familje. Me njė fjalė ėshtė nė rritje kėrcėnimi emocional si dhe paraqitja e depresioneve nė tėrė botė, agresiviteti, stresi, devijimet tek adoleshentė, etj (shiko mė tepėr Daniel Goleman: Emotional Intelligence 1995).
    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Nosh : 18-11-2009 nė 19:37

  3. #3
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,655

    Icon Question Inteligjenca: njė prej spektri tė ngjyrave?



    Inteligjenca: njė prej spektri tė ngjyrave?

    Nė rendin e parė duhet tė theksojmė se inteligjenca nuk ėshtė diēka qė mundemi konkretisht ta shohim, ta kapim nė dorė dhe ta lokalizojmė. Inteligjenca ėshtė njė konstrukt psikologjike brenda teorive tė cilat e pėrcaktojnė aftėsitė e kuptimit ideve komplekse, aftėsinė e suksesshėm pėr t’u pėrshtat mjedisit si dhe tė menduarit abstrakt dhe zgjidhja e problemeve, qė shprehen rezultatet nė numrin e pikėve IQ.
    Testet e inteligjencės janė procedurė ose instrument i standardizuar, me anėn e tė cilit provohen inteligjenca e individit dhe matet shkalla e zhvillimit tė saj te individi i caktuar. Ashtu sot kemi njė mori testeve tė llojllojshme po thuaj pėr ēdo fushė jete, ja disa:


    • Testet e aftėsive natyrore janė ndėrtuar pėr tė parashikuar se ēfarė do tė jetė i zoti tė bėjnė nė tė ardhmen njė person me njė arsim tė caktuar. Kurse shumė kolegje nė SHBA kėrkojnė qė nxėnėsit e shkollave tė mesme tė testohen me Scholastic Aptitude Test (SAT) ose me American College Test (ACT) para se tė pranohen nė to.

    • Testet e diturisė (achievement tests) janė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė ta masin se ēfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė individi nė momentin qė testohet. Shembull i njė testi diturie ėshtė provimi pėrfundimtar, i cili mat sasinė e materialit qė ju zotėroni nė njė lėndė.

    • Testet e inteligjencės janė zakonisht teste qė shėrbejnė pėr tė matur njė gamė tė gjerė aftėsitė mendore. Kėto teste pėrdorėn shpesh pėr tė parashikuar suksesin e ardhshėm shkollor. Pėr kėtė qėllim Alfred Binet ndėrtoi tė parin test tė vėrtetė tė inteligjencės. Ashtu psikologėt i standardizojnė testet me qėllim qė tė mund tė interpretojnė rezultatet individuale tė testimit, ta kenė shkallėn e besueshmėrisė si dhe tė vlefshmėrisė. Madje testi i inteligjencės duhet tė jetė objektiv dhe praktik. Ashtu Lewis Terman i Universitetit tė Stanfordit e mori nė shqyrtim testin e Binet dhe nė 1916 botoi atė qė tashmė njihet si Shkala Stanford-Binet e Inteligjencės. Nė variantin e tij Terman vazhdoi ta pėrdorte konceptin e koeficientit intelektual (IQ) si njė tregues tė inteligjencės. Koeficienti Intelektual ėshtė thjesht raporti i moshės mendore tė njė personit me moshėn e tij kronologjike dhe rezultati shumėzohet me 100 pėr tė eliminuar thyesat. Me gjuhėn e matematikės kjo shpreh kėshtu:

    IQ= MM (mosha mentale ose mendore) thye MK ose MC (mosha kronike) shumėzuar me 100. Fjala vjen, dikush e ka moshėn mentale 10 vjeēe, kurse mosha kronologjike ėshtė 7 vjeēe shumėzohen me 100 dhe na del IQ=130. ky fėmijė e ka Inteligjencėn mbi mesatare. Ose nėn mesatare fėmija ka moshėn mentale pėr fėmijėn e 7 vjeē, kurse moshėn kronologjike e ka 10 vjeēe, na del IQ= 70, nėn mesatare.

    Revizionimet e ndryshme tė shkallės Bine-Simon shumė tė mirė pėr vlerėsimin e inteligjencės sė fėmijėve. Por pėr aplikimin pėr personat tė rritur shumė teste veprojnė nė mėnyrė fėminore ose shkollariske. Pėr kėtė arsye ka lindur nevoja qė adoleshentėt dhe tė rriturit tė testohen me teste tjerė. Psikologu amerikan David Wechsler ka hartuar njė seri testesh pėr vlerėsimin e inteligjencės tė tė rriturve, por dhe tė fėmijėve tė moshės shkollore dhe parashkollore. Wechsler pėrqendroi vėmendjen nė mangėsitė e testeve tė Binesė: ato japin vetėm njė mundėsi pėr vlerėsim e inteligjencės. Kurse testet e Wechsler japin tre rezultata: njė pėr vlerėsimin e inteligjencės verbale, tjetri pėr vlerėsimin e inteligjencės joverbale (manipulative), dhe i treti pėr vlerėsimin nė tėrėsi. Nė testet e Wechsler pėr tė rritur gjenden gjashtė teste verbale dhe pesė joverbale.
    Shkalla e Rishikuar Wechsler e Inteligjencės ee tė Rriturve (WAIS-R) e vitit 1981 u standardizua. Kjo mostėr pėrfaqėsonte popullatėn nė pėrgjithėsi nė seks, racė, moshė dhe shpėrndarje gjeografike. WAIS-R ėshtė sot testi mė i pėrdorur psikologjik.
    Wechsler ndėrtoi edhe instrumente pėr matjen e inteligjencės sė fėmijės. Shkalla Wechsler e Inteligjencės pėr fėmijėt (versioni i rishikuar) e vitit 1974 (WISC-R) pėrdoret pėr moshat 6 nė 16 vjeē, ndėrsa Shkalla Wechsler e Inteligjencės pėr Parashkollorėt (WPPSI-R) pėrdoret pėr moshat nga 3 nė 7 vjeē. (pėr mė tepėr shiko Terry F. Pettijohn, Psikologjia, Njė hyrje koncize, Tiranė 1996, f. 287-297).


    Ndikimet nė Inteligjencė

    Kuptohet vetvetiu dhe ėshtė e logjikshėm se nė inteligjencė kontribuon edhe trashėgimia (gjenetika) edhe mjedisi, edhe pse ekzistojnė mendime kontradiktore pėr shkalėn e kontributit tė secilit prej kėtyre faktorėve nė inteligjencė, nė arsim dhe nė shoqėri.

    a. Ndikimi gjenetike mbi inteligjencėn. Pjesa mė e madhe e informacionit qė kemi pėr rolin e trashėgimisė nė inteligjencė vjen ngas studimet pėr korrelacionin midis IQ dhe aftėsive gjenetike. Nė pėrgjithėsi sa mė tė afėrt gjenetikisht tė jenė individėt, aq mė i lartė ėshtė korrelacioni midis IQ tė tyre. Nė 1981 Bouchar dhe McGue rishikuan studimet tė shumta tė mėparshme dhe zbuluan korrelacionet mė tė larta tė IQ midis binjakėve identikė (tė cilėt kishin identitet 100% tė gjeneve), tė cilėt ishin rritur bashkė dhe nė tė njėjtin mjedis. Binjakėt jo identikė (me 50% identitet nė gjene) u zbulua se ishin tė ngjashėm me vėllezėr dhe motrat (me 50% identitet nė gjene). Njerėzit pa lidhje gjenetike e tė rritur veēmas, nuk kanė ndonjė korrelacion real nė IQ.
    Studimet me individė tė birėsuar(adaptuar). Njė numėr studimesh kanė treguar se korrelacioni i IQ tė fėmijėt dhe tė prindėrve tė tyre biologjikė ėshtė mė i lartė se korrelacioni i IQ tė fėmijėve dhe tė prindėrve tė tyre adoptime. Mbi bazėn e studimeve tė tilla shumė psikologė pajtohen me mendimin se trashėgimia luan njė rol tė rėndėsishėm mbi inteligjencėn.
    Raca, gjenetika dhe inteligjenca. Njė nga heshtjet mė kontradiktore nė marrėdhėnien e trashėgimisė me inteligjencėn ka tė bėjė me racėn. Ėshtė fakt se zezakėt nė krahasim me tė bardhėt kapin mesatarisht 15 pikė nė testet e IQ (Hall dhe Kaye, 1980).
    Studimet e fundit kanė mbėshtetur idenė se ndryshimet mjedisore qė ekzistojnė midis racave janė jashtėzakonisht tė rėndėsishme pėr vlerėn e IQ, pėr shembull tė dhėnat nga Studimi Adaptiv i Minesotės, tė raportuara nga Scarr dhe Weinberg (1983) zbuluan se kur fėmijėt zezakė u birėsuan ende tė vegjėl nga familje tė bardha, IQ tė tyre ishin mė tė ngjashėm me IQ mesatare tė tė bardhe. Ata dolėn nė pėrfundim se dukej e pamundur qė ndryshimet gjenetike midis racave tė pėrdoreshin pėr tė shpjeguar ndryshimet e IQ. Tė dhėnat e reja mbėshtesin idenė se trashėgimia (gjenetika) e kushtėzonte inteligjencėn jo 80%, siē kishte shpallur Jensen nga tė dhėnat e tij, por 50%.


    b. Ndikimet mjedisore mbi inteligjencėn.
    Psikologėt janė po ashtu tė mendimit se faktor mjedisorė janė tė rėndėsishėm nė kushtėzimin e inteligjencės.
    Matja e mjedisit dhe IQ. Bouchard dhe McGue gjatė rishikimit qė i bėnė nė 1981 studimeve pėr binjakėt, zbuluan njė korrelacion prej 0.86 tė IQ midis binjakėve identikė tė rritur sė bashku dhe njė korrelacion prej 0.72 tė IQ midis binjakėve identik tė rritur veēmas. Teorikisht tė dy korrelacionet duhet tė ishin 1.00 nėse trashėgimia ėshtė i vetmi faktor, pėrderisa gjenet janė identike.
    Studimet tė shumta tregojnė rėndėsinė e ndikimit tė mjedisit mbi inteligjencėn. Mjedisi familjar duket se ėshtė njė faktor mjedisor jashtėzakonisht i rėndėsishėm, fjala vjen, fėmija tė vegjėl jetimė me IQ tė ulėt u vendosėn me gra me vonesa mendore, tė cilat u kushtuan fėmijėve mė shumė vėmendje. IQ tė kėtyre fėmijėve u rritėn pothuajse me 30 pikė brenda dy vjetėve, ndėrsa fėmijėt tė njė grupi kontrolli IQ u zbriti edhe mė, meqė mbetėn nė jetimore. Studimet kanė treguar se familjet e klasės sė mesme kanė mė shumė mundėsi se familjet e klasės sė ulėt pėr t’u siguruar fėmijėve bashkėveprime tė gjėra verbale dhe, nė ketė mėnyrė ato rrisin mundėsinė e koeficienteve mė tė lartė intelektualė (Bradley&Caldwell, 1984).
    Robert Zajonc, njė psikolog nė Universitetin e Michiganit, studioi tė dhėnat e grumbulluara pėr pothuaj 400000 tė rinj nė Hollandė dhe doli nė pėrfundim se inteligjenca bie ndėrsa familja shtohet nė numėr si edhe kur kalojmė nga fėmija i parė, tek i dyti e kėshtu me radhė. Sa mė e madhe tė jetė familja, aq mė i ulėt ėshtė IQ i fėmijėve dhe fėmijėt e lindur mė vonė priren te kenė IQ mė tė ulėt se fėmijėt e lindur mė herėt.
    Njė ndikim tjetėr i rėndėsishėm mbi inteligjencėn ėshtė ajo qė ne presim nga individi, pėr shembull, nėse nga njė nxėnės pritet qė ai tė dalė mirė, ai ndoshta do tė dalė mirė dhe, nėse nga njė nxėnės pritet qė ai tė mos dalė mirė, ai ndoshta nuk do tė dalė mirė. Nga kėto studime ne mėsojmė se mjedisi ka njė ndikim tė rėndėsishėm mbi inteligjencėn.


    Zhvillimi i inteligjencės

    Inteligjenca ka kufirin kohor tė zhvillimit tė saj. Gjatė zhvillimit fizik dhe psikik tė individit paraqiten ndryshime nė ritmin e zhvillimin tė inteligjencės, nė kompozicionin e strukturės sė inteligjencės dhe nė shpejtėsinė e zhvillimit tė pabarabartė tė aftėsive parėsore tė njeriut.
    Rezultatet e hulumtimeve tė kėtyre ndryshimeve tė inteligjencės gjatė jetės sė njeriut normal treguan se inteligjenca e njeriut zhvillohet deri rreth moshės 2o vjeēare. Disa rezultatet tė hulumtimeve mė tė reja pohojnė se nė moshėn 25 vjeēare inteligjenca pėrfundon zhvillimin e saj. Kuptohet, dijenia e njeriut, pėrvojat e tij zhvillohet pa ndėrpre, por ajo qė quhet inteligjencė nė domethėnien e saj psikologjike pėrfundon zhvillimin e saj nė moshėn 25 vjeēare dhe pas kėsaj kohe fillon tė bjerė. Mirėpo, pėrpos ndryshimeve tė mėdha individuale, hulumtuesi e kėtij procesi tregojnė se ka ndryshime kohore te meshkujt dhe te femrat nė pikėpamjen e kohės optimale tė zhvillimit tė inteligjencės. Te femrat zhvillimi i inteligjencės pėrfundon mė herėt sesa te meshkujt. Te femrat zhvillimi i inteligjencės mbėrrin kufirin e zhvillimit rreth moshės 18, pėrkatėsisht 22 vjeēare, kurse te meshkujt rreth 20 pėrkatėsisht 25 vjeēare. Pas kėsaj moshe zhvillimi i saj nė fillim ngadalėsohet, kurse mė vonė fillon tė bjerė gjithnjė e mė shumė. Vlerėsohet se niveli i mbėrritur i zhvillimit tė inteligjencės qėndron disi nė pikėn e arritur deri nė moshėn 50 vjeēare, kur fillon tė bjerė. Besohet se pas moshės 50 vjeēare inteligjenca ėshtė pėr njė vit mė e ulėt, kurse pas 60 vjetėve pėr vjet mė e ulėt sesa ka qenė nė moshėn e pjekurisė. Por, ndryshimet individuale janė tė mėdha si nė ritmin e zhvillimit ashtu edhe nė tempin e rėnies sė saj. Fuqia e funksionimit tė inteligjencės ėshtė mė pak e ndryshueshme sesa shpejtėsia e ngritjes dhe e rėnies sė inteligjencės sė njeriut.


    Eshtė interesante edhe fakti tek fėmija e talentuar fillon shumė mė herėt tė zhvillohet inteligjenca dhe pėrfundon shumė mė vonė bile disa mendojnė pas moshės 27 vjeēare, kurse tek fėmija me prapambetje intelektuale fillon shumė mė vonė tė zhvillohet dhe pėrfundon ka mosha 13 pėrkatėsish 14 vjeēare.
    Ekstremet e inteligjencės




    Shpėrndarja e vlerave tė IQ bėhet brenda kurbės normale e cila ka formėn e njė kambane. Shumica e njerėzve kapin vlera qendrore dhe fare pak kapin vlera shumė tė larta dhe shumė tė ultė.
    Ja paraqitja grafike e shpėrndarjes sė popullsisė sipas shkallės sė inteligjencės:


    1. IQ= mbi 145 e pėrpjetė e kanė 1% (tė zgjuarit e jashtėzakonshėm, mbi mesataren e lartė, gjeni).

    2. IQ=130-145 janė rreth 3% (njerėzit e zgjuar – tė talentuarit mesatarja e lartė).

    3. IQ=115-130 janė rreth 14% (mbi mesatare, “njerėzit e kthjellėt”).

    4. IQ=85-115 janė rreth 66% tė popullatės (mesatarja).

    5. IQ=70-85 janė rreth 13% (nėn mesatare – janė nė vijėn e kufirit).

    6. IQ=55-70 janė rreth 2,7% (debil, me inteligjencėn e ultė, munden ta mėsojnė ndonjė zanate).

    7. IQ=40-55 janė rreth 0,27% (imbecil, tė prapambetur).

    8. IQ= nėn 40 janė rreth 0,03% (idiot, tė cilėt janė nė mėshirėn e enteve shoqėrore).

    Me kaq po e pėrfundoj duke menduar se deri diku ndoshta ta shuaj kureshtjen tėnde edhe tė tjerėve qė ju intereson njohurit ndaj inteligjencės sė njeriut, duke ju preferuar qė ta lexoni edhe nė gjuhėn shqipe Tony Buzan, Truri i fėmijės
    Prindėr tė zgjuar, qė rritin fėmijė tė zgjuar - Tiranė 2006.
    (Titulli i origjinalit: Tony Buzan: Brain Child 2003)


    Ju pėrqafoj nga Podgorica me reshura shiu don Nosh Gjolaj
    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Nosh : 18-11-2009 nė 22:55

  4. #4
    Anėtar Avatari i Evi
    Antarėsuar
    Nov 2009
    Postime
    62

    Gabim

    Inteligjenca eshte bashkesia e funksioneve
    njohese,pershtatese dhe imagjinuese te cilat kane prejardhje nga
    aktiviteti celebral i njeriut.Mund te perkufizohet
    edhe si aftesi te arsyetuari,te mesuari, te zgjidhuri problemesh dhe te
    njohuri idesh dhe llojet e te flolurit.

    Eshte padyshim dhe gjenetike por gjithashtu stabilizohet me kalimin e kohes.
    Dallohet nga format e personalitetit te njeriut
    sic mund te jete karakteri apo krijimtaria e tij:tipare kto qe
    studiohen vecmas nga inteligjenca.

    Megjithate si perfundim e lindur dhe jo e fituar keshu qe me pak fjale e shkurt:Kush s'mbush s'ka per te mbushur ndonjehere!
    Me mire te jemi te urryer per kete qe jemi, sesa te jemi te adhuruar per masken qe mbajme!

Tema Tė Njėjta

  1. Inteligjenca emocionale - Mjaft me pasthirrma emocionale
    By P. Shtjefen in forum Analiza & Komente
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 19-10-2010, 17:27
  2. Bibla, fjalė hyjnore apo/dhe njerėzore?!!
    By Eltonze in forum Dialog ndėrfetar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi Fundit: 25-03-2010, 14:55
  3. Finger: Shqiptarėt bartin vlera njerėzore
    By Don Roberti in forum Analiza & Komente
    Pėrgjigje: 2
    Postimi Fundit: 22-06-2008, 08:44
  4. Klonimi i embrioneve njerėzore
    By Don Roberti in forum Shkencė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi Fundit: 25-02-2008, 13:13
  5. 1. Shfaqja E Shoqėrisė Njerėzore. Paleoliti
    By Marisa in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi Fundit: 07-04-2007, 02:13

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •