Gjuha, kombi dhe globalizmi.
Nė shekullin e 18-tė Herder e pėrkufizoi kombin si grup njerėzish qė kanė origjinė tė pėrbashkėt dhe institucione tė pėrbashkėta, pėrfshirė dhe gjuhėn. Nė vitin 1772, nė librin e tij Mbi origjinėn e gjuhės, ai shtjellon idenė se gjuha shpreh pėrvojat kolektive tė grupit tė folėsve tė saj. Pėr njė pjesė tė pikėpamjeve tė tij Herderi, edhe pse larg tė qenurit nacionalist nė kuptimin pezhorativ, ėshtė kritikuar nga autorė tė tjerė me pretendimin se shtjellimet e tij shėrbenin si burim pėr njė nacionalizėm agresiv nė shekullin e 19-tė dhe tė 20-tė. Nuk mungonin nė kėtė periudhė dhe argumentimet se kombi dhe nationalizmi ( i kuptuar si identitet kombėtar, jo si nacionalizėm agresiv) ishin ndėrtime artificiale, prodhime vetėm tė kohėve tė reja, duke injoruar kėshtu mijėra vjeēarė tė historisė sė njė nacionalizmi separatist (Anthony Smith). Nė tė vėrtetė, me njė ngarkesė tė tillė diku mė tė theksuar dhe diku mė pak tė theksuar ėshtė zhvilluar historia njerėzore. Por kjo nuk do tė thotė aspak se vetėm kėshtu mund tė ruhet apo tė ndėrtohet identiteti kombėtar apo se mund tė ndiqet nė kėtė mėnyrė ēfarėdolloj trendi historik. Kėshtu, Venecianėt apo bavarezėt kanė qenė organizime, qė kanė ekzistuar para se tė ekzistonte Italia apo Gjermania. Ai qė 300 vjet mė parė ishte sė pari njė prusian dhe sė dyti njė gjerman, ka qenė jo mė pak nacionalist se njė gjerman i sotėm; ai qė 2500 vjet mė parė ishte sė pari njė athinas dhe sė dyti njė grek, nuk ka qenė mė pak nacionalist se dikush qė ėshtė sė pari njė grek, sė dyti njė europian dhe sė treti njė athinas.
Ėshtė shumė mė e arsyeshme qė konceptimi i kombit dhe i konsolidimit tė identitetit kombėtar tė bazohen e konsiderohen nė terma evolucionarė, nė dritėn e zhvillimeve historike. E.O.Wilson e sheh nacionalizmin si njė zgjerim natyror tė tribalizmit, qė nga ana e tij, ėshtė njė prodhim selektiv, mbėshtetur nė idenė e lidhjes dhe tė identifikimit me njė grupim tė caktuar njerėzish. Sipas tij, kėta njerėz janė kėshtu antarė tė njė popullate kombėtare me njė identitet tė supozuar tė njėjtė, si njė entitet relativisht homogjen, i ndryshėm nga popullata tė tjera. Kjo ishte fillimisht dhe baza e shtetit-komb, dhe nacionalizmi i gjeneruar nė kėtė mėnyrė e mbajti sė bashku, pėr njė kohė relativisht tė gjatė, kombin dhe shtetin. Ndryshe nga kombi-shtet sot na shfaqet dhe kombi nativ. Me kėtė nėnkuptohet populli me tė njėjtėn trashėgimi, gjuhė, gjeografi, kulturė e sistem politik; me tė njėjtėn aspiratė pėr njė shoqėrizim tė pėrbashkėt. Ekzistojnė relativisht pak shtete-kombe, mė pak se dyqind, por shumė kombe native, gati mė shumė se tremijė. Vetė ritheksimi i kombit nė dhjetėvjeēarėt e fundit ėshtė pjesė e reagimit ndaj presioneve tė globalizimit, trysnisė sė qartė pėr njė homogjenizim njerėzor, prirjes pėr reduktime tė ndryshimeve kombėtare, traditave e diversitetit kulturor, pluralizmit gjuhėsor.
Pranohet sot se globalizimi nėnkupton integrim nė rritje tė tregjeve tė mallrave, shėrbimeve dhe kapitaleve apo financave, duke kapėrcyer mbi prirjet e pastra ekonomike, industriale e financiale tė dikurshme. Nė kėtė mėnyrė sovraniteti efektiv i shtetit-komb pėson tkurrjen relative tė tij, duke ushtruar presione harmonizuese e homogjenizuese, apo duke ngushtuar hapėsirat e manovrimit tė qeverive kombėtare. Njė rrjedhojė mjaft e rėndėsishme e globalizimit tė komunikimit, tė rritjes sė kapaciteteve tė lėvizjes ėshtė dhe rritja e flukseve tė migrimit sidomos nga zonat e varfra nė ato mė tė pasura, nga vende tė pazhvilluara nė vende tė zhvilluara, duke pėrzjerė kėshtu grupe tė ndryshme sipas racės, etnisė, fesė, kulturės e gjuhės. Nė fund tė fundit, globalizimi si njė force e fuqishme zhvillimi, nėpėrmjet balancimit tė binomit pavarėsi-ndėrvarėsi, ėshtė i drejtuar nė njė farė mase dhe kundėr kohezionit tė ngurtė, historikisht agresiv tė grupeve tė fiksuara sociale apo dhe tė vetė kombeve. Tė gjitha format transkufitare tė tregtisė, tė lėvizjes e komunikimit nė njė mėnyrė apo tjetėr po zėvendėsojnė e do tė zėvendėsojnė grupet e veēanta sociale apo gjymtyrėt kombėtarė tė sjelljes e kulturės me modele mė tė pėrgjithėsuara, tejkufitare e globale, por sidoqoftė nė ēdo rast duke rezistuar pėr tė mos lejuar shkatėrrimin e traditės dhe tė gjuhės, nė mbrojtje tė ndryeshueshmėrisė gjuhėsore e kulturore. Njė gjė e tillė ėshtė sidomos e rėndėsishme tė kuptohet drejt nga popujt e vegjėl, pėr tė siguruar mbijetesėn e tyre. Sepse, nė tė vėrtetė, globalizimi, apo lėvizja e lirė e kapitaleve, mallrave, ideve e njerėzve, nė rrafshin praktik nėnkupton dhe shkrirjen e kufijėve midis vendeve, kombėsive e kulturave. Nė kėtė proces, epėrsia ekonomiko-financiare detyrimisht pėrkthehet dhe si epėrsi kulturore, duke lehtėsuar kėshtu procesin e gjenerimit tė kontureve tė njė kulture globale, pavarėsisht veēorive tė mėparėshme historike, gjeografike, etj. Kjo kulturė globale imponon dhe pėrdorimin e njė gjuhe globale, gjė qė pashmangėrisht shoqėrohet me dinamizmin e pėrshpejtuar tė kėsaj gjuhe dhe humbjen e tempit tė zhvillimit tė gjuhėve tė tjera, sidomos tė atyreve qė janė mjaft tė kufizuara nė shtrirjen e tyre numerike, apo qė mbrohen nga potenciale tė ulėta financiare. Nė kėtė grupim, sė bashku me gjuhėt e tjera tė Ballkanit, futet dhe gjuha shqipe, e cila, nė kushtet e njė copėzimi tė mėtejshėm nė pėrdorimin e saj apo dhe tė zvogėlimit tė mjeteve financiare nė dispozicion, do tė vuante akoma mė shumė. Dhe kjo nė tė gjitha aspektet.





Pėrgjigju duke Cituar
Bookmarks