Shoqata e gjuetarėve apelon tek anėtarėsia dhe te banorėt e asaj zone qė tė ruhet ky ari, ardhja e tė cilit ka shkaktuar spekulime nga mė tė ndryshmet!
Po bėhen katėr vjet qė njė ari polar bredh maleve tė Jezercit. Prania e ariut tė bardhė nė malet, ku jeton ariu i murrmė autokton, ka krijuar spekulime tė shumta. Pėr herė tė fundit ariu polar ėshtė parė mė 29 prill tė kėtij viti. Atė e ka takuar i fundit Ibrahim Hyseni nga fshati Jezerc, ndėrsa po pastronte pyllin e tij nė lagjen Prork tė kėtij fshati.
Ibrahim Hyseni pėr kėtė rast ka lajmėruar rojėn e pyllit, tė caktuar nga shoqata e gjuetarėve Shqiponja nė Ferizaj, Rexhep Malokun. Maloku ishte i pari qė kishte ndeshur nė ariun e bardhė. Ai herėn e fundit e kishte parė duke ēaluar nė kėmbėn e parė tė djathtė. Sipas Ibrahim Hysenit, ariu i bardhė tash ka kėmbėn e shėruar. Kjo gjė i ka gėzuar udhėheqėsit e shoqatės Shqiponja.
Kryetari i kėsaj shoqate, Isak Aliu, ka thėnė pėr Express se kanė ndėrmarrė tė gjitha masat qė tė ruhet ky ari, i cili ėshtė adaptuar mirė nė malet e Jezercit. Rastin e pranisė sė ariut polar e kemi shqyrtuar edhe nė Federatėn e Gjuetarėve tė Kosovės. E kemi biseduar edhe me ekspertin Mikel Gegajn, inxhinier i pylltarisė dhe gjuetisė, ka thėnė kryetari Aliu.
Ai ka pranuar se nga tė gjitha spekulimet qė bėhen pėr praninė e ariut tė bardhė nė vendin e arinjve tė murrmė, dy mundėsi janė diskutuar mė shumė. Mundėsia e parė, sipas ekspertit Gegaj, ka qenė ajo se ariu mund tė jetė autokton, por i sėmurė nga ndonjė sėmundje e lėkurės, e cila ka ndikuar nė pigmentin e qimes sė tij. Por, sipas kryetarit Aliu, kjo mundėsi nuk qėndron, sepse ariu ėshtė i shėndoshė dhe se ka qimen e vetė origjinale.
Ne vazhdojmė tė dyshojmė se ariu i bardhė ka mundur tė vjen nga Bosnja, pėrkatėsisht nga ndonjė kopsht zoologjik i atjeshėm, ku ky ari ishte i pranishėm, ka thėnė kryetari Aliu, duke pėrmendur faktin se lufta kishte bėrė qė tė lėviznin kafshė tė egra jo vetėm nga rezervatet, por edhe nga kopshtet zoologjike.
Hapėsirat nga lėviz ariu i bardhė, shoqata e gjuetarėve Shqiponja i ka shpallur hapėsira tė mbrojtura tash e tri vjet. Kemi 1800 hektarė tė mbrojtur pėr katėr vjet. Aty ndalohet gjuetia. Ėshtė njė trekėndėsh qė prek komunėn nga komuna jonė nė atė tė Shtėrpcės dhe tė Therandės. Ka raste kur nuk respektohet kjo urdhėresė, por janė raste tė rralla dhe pėr to kemi bėrė kallėzime penale nė Gjykatėn Komunale tė Ferizajt, ka thėnė kryetari Aliu.
Ai ka theksuar se janė shumė tė interesuar qė ta ruajnė ariun e bardhė. Kemi apeluar tek anėtarėsia jonė dhe te banorėt e fshatrave qė tė ruhet ariu polar dhe besoj se kjo gjė edhe do tė ndodhė, ka thėnė Aliu i cili ka pėrmendur faktin se ariu polar nė asnjė rast nuk ėshtė treguar agresiv dhe se nuk ka bėrė ndonjė dėm.
Ai ėshtė gjendur nė njė hapėsirė tė mirė. Malet e Jezercit kanė shumė burime uji dhe kanė shumė pemė tė egra. Ka edhe bletė tė egra atje. I ka tė gjitha kushtet pėr tė mbijetuar, ka thėnė kryetari i shoqatės sė gjuetarėve Shqiponja, Isak Aliu, i cili i ka pajisur me aparat fotografik dy rojat e pyllit nga shoqata, pėr ta dokumentuar mė mirė praninė e ariut polar nė familjen e arinjve tė murrmė tė Sharrit.
Gazeta Express



Pėrgjigju duke Cituar
Bookmarks