Faqja 4 nga 10 I pariI pari ... 23456 ... E funditE fundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 100

Tema: Viti i Nėnės Terezė

  1. #1
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim Viti i Nėnės Terezė


    Nė 100 vjetorin e lindjes sė Nėnės Terezė, institucionet kosovare kanė vendosur tė zhvillojnė njė varg aktivitetesh nė nderim tė saj. Viti 2010 do tė jetė i mbushur me aktivitete tė ndryshme kulturore dhe shkencore dhe, sipas tė gjitha gjasave, mund tė ndodh qė tė vendosen eshtrat e saj, apo njė pjesė e tyre, nė altarin qendror tė Katedrales Nėna Terezė nė Prishtinė, ku do tė kremtohet mesha e parė kushtuar asaj.


    Viti 2010 mund tė konsiderohet si vit i Nėnės Terezė. kjo pėr shkak se ėshtė vit jubilar i saj, pasi qė nė kėtė vit bėhen 100 vjet qė nga lindja e saj. Pėr tė nderuar figurėn e Nėnės Terezė, institucionet kosovare janė mbledhur sė bashku dhe kanė premtuar se gjatė vitit tė ardhshėm do tė ketė njė serė aktivitetesh kulturore dhe shkencore, qė do t’i kushtohen nobelistes shqiptare.

    Ministria e Kulturės tashmė ka themeluar Kėshillin Organizativ qė do tė merret me organizimin e kėtyre aktiviteteve, i cili pėrbehet nga pėrfaqėsues tė institucioneve tė ndryshme. Anėtarė tė kėtij kėshilli janė: Valton Beqiri, ministėr, Xhavit Beqiri nga Presidenca e Republikės sė Kosovės, Akademik Ali Podrimja nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, Dr. Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovės dhe Dr. Jusuf Bajraktari nga Instituti i Historisė.

    Ministri i Kulturės, Valton Beqiri, duke folur nė takimin e parė tė Kėshillit Organizativ, tha se ky kėshill ėshtė formuar nga Ministria e Kulturės, me pėrfaqėsues nga Ipeshkvia e Kosovės, nga Instituti i Historisė, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe nga Presidenca, nė mėnyrė qė bashkėrisht t’i bashkėrendojmė dhe koordinojmė tė gjitha aktivitetet shkencore dhe kulturore qė kanė tė bėjnė me jetėn dhe veprėn e tė madhes Gonxhe Bojaxhiu. “Ky ėshtė njė pėrkushtim i yni qė, nė mėnyrė institucionale, t’i qasemi kėsaj figure, t’i qasemi tė gjitha organizimeve qė kanė tė bėjnė me kėtė figurė madhėshtore tė kombit tonė dhe tė tregojmė dhe dėshmojmė se shteti i Kosovės dhe gjitha institucionet tjera pėrkatėse tė rėndėsishme janė tė interesuara qė kėto aktivitete tė jenė nė nivel sa mė tė lartė artistik dhe profesional”, tha Ministri Beqiri.

    Ai shtoi se ky takim ka pėr qėllim vlerėsimin e mundėsive tė tė gjitha institucioneve tona kulturore dhe shkencore dhe koordinimin e tyre, nė mėnyrė qė gjatė gjithė vitit tė ketė aktivitete kulturore dhe shkencore. Ky Kėshill organizativ, sipas tij, ka pėr qėllim qė t’i jep koordinatat kyēe pėr aktivitetet qė do tė organizohen.

    “Pra nuk dėshirojmė qė ato aktivitete tė lidhen vetėm me data tė caktuara, qoftė tė lindjes qoftė tė lumturimit apo tė datave tė tjera tė rėndėsishme tė jetės sė Nėnės Terezė, por dėshirojmė qė kėto aktivitete tė zgjerohen gjatė gjithė vitit. Prandaj unė besoj se ky Kėshill Organizativ do t’i bėjė vijat themelore tė atyre aktiviteteve pastaj do tė angazhohen edhe institucionet tjera tė rėndėsishme kulturore si Filarmonia e Kosovės, Teatri i Kosovės, Ansambli Kombėtar, Galeria, Muzeu dhe tė gjitha institucionet tjera pėrkatėse dhe shkencore qė t’i realizojnė kėto programe, nė mėnyrė qė nderimi pėr Nėnėn Terezė tė jetė sa mė i madh dhe sa mė i mirė”, u shpreh Ministri Beqiri.

    Ai tregoi gjithashtu se nė takimin qė ka pasur me ministrin e kulturės tė Shqipėrisė janė marrė vesh qė t’i koordinojnė aktivitetet dhe nė kėtė mėnyrė do tė ketė aktivitete tė ndryshme ku do tė marrin pjesė institucionet nga dy shtetet shqiptare.

    Don Lush Gjergji, pėrfaqėsues i Ipeshkvisė sė Kosovės, tha se me 10 dhjetor tė kėtij viti bėhen 30 vjet nga shpėrblimi Nobel i Nėnės Terezė. “Me 10 dhjetor tė vitit 1979 Nėna Terezė e ka marrė ēmimin Nobel pėr paqe dhe me atė rast ajo, para 1200 gazetarėve e tregoi edhe njėherė identitetin dhe personalitetin e saj, duke thėnė ‘Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tim shqiptar’ etj. etj.” u shpreh Gjergji. Ai shtoi se 30 vjetori i marrjes sė ēmimit Nobel u paraprin ngjarjeve tė tjera madhore pėr tė nderuar Nėnėn Terezė.
    Gjergji e vlerėsoi Nėnėn Terezė si njė pasaportė unike qė e kemi ne. Ajo, sipas tij, ėshtė njė letėrnjoftim i yni, ėshtė njė ēelės universal qė na e hap rrugėn qė gjurmėve tė saj tė paraqitemi si njerėz tė paqes. “Paqja lind nė mendje, kultivohet nė zemėr dhe shprehet nėpėrmjet dashurisė”, tha Gjergji.

    Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve, Ali Podrimja, tha se pėr tė Nėna Terezė do tė thotė shumė. Sipas tij, shumė popuj do tė dėshironin tė kenė njė nėnė tė tillė siē e kishim ne. “Madhėshtia e saj disi na ka pushtuar tė gjithėve dhe besojmė se edhe manifestimet do tė jenė nė nivelin mė tė lartė sepse mbahen nėn patronatin e Qeverisė dhe Ministrisė sė Kulturės”, tha ai, duke shtuar se Nėna Terezė kohėve tė fundit ka filluar tė zė vend edhe nėpėr antologjitė e ndryshme shqiptare si poete. Shpirti i saj, sipas Podrimės, arriti edhe nė poezi. Ai tha se duhet tė dimė se madhėshtia e Nėnės Terezė ėshtė vėrtet e madhe. “Kjo mė sė miri shihet nga fqinjėt tanė, tė cilėt bėjnė pėrpjekje pėr tė grabitur njė nėnė qė nuk iu ka takuar atyre. Unė edhe pse jam i besimit mysliman jam krenar sepse ajo i takon gjakut tim, ajo i takon hapėsirės sonė, ajo dikur ishte, si tė them, ambasadore e parė e Kosovės”, tha poeti Ali Podrimja.

    Ndėrkaq, Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit tė Historisė, theksoi se ky ėshtė njė vit jubilar i njė personaliteti tė fuqishėm. “Nė kėtė mėnyrė ne si institucion sigurisht se do tė kujdesemi tė marrim atė pjesėn e barrės qė do tė na takonte. Do tė jemi nė shėrbim tė fuqizimit dhe vlerėsimit tė emrit dhe veprės sė Nėnės Terezė”, tha Bajraktari.

    Eshtrat nė katedralen Nėnė Tereza

    Nė kėtė takim u diskutua edhe ēėshtja e kthimit tė eshtrave tė Nėnė Terezės nė Kosovė, apo edhe nė Shqipėri.

    Don Lush Gjergji theksoi se ēėshtja e marrjes sė eshtrave tė Nėnės Terezė, e cila u iniciua nga ana e kryeministrit tė Shqipėrisė, sipas tij, ishte njė gjė shumė simpatike dhe shumė e ēmueshme e njė kryeministri tė njė shteti sikurse ėshtė Shqipėria. Sipas tij, Kryeministri Berisha ka shprehur njė dėshirė tė shumė qytetarėve apo edhe tė gjithėve. Mirėpo, siē tha Gjergji, format e kėrkesės nuk kanė qenė ndoshta aq tė pėrshtatshme sepse, sipas tij, India sot pėr sot e konsideron Nėnėn Terezė si simbolin e saj.

    Por ekziston edhe njė formė tjetėr. “Kėrkesa qė i bėhet nėpėrmjet Selisė sė Shenjtė, nėpėrmjet Kongregatės pėr Kultin e Shenjtėrve dhe Shenjtėreshave, vet Indisė por edhe mė tepėr nėpėrmjet motrave tė Nėnės Terezė, tė cilat janė kompetente dhe nė kėtė mėnyrė kemi tė drejtėn kanonike qė s’mund tė na mohojė askush qė tė kemi eshtrat e saj”, tha Gjergji. Sipas tij, ndoshta nuk mund t’i kemi eshtrat nė tėrėsi, qė nė terminologjinė kishtare quhen relikte, qė do tė thotė ajo ēka mbetet nga trupi. “Ato do tė jenė nė katedralen tonė, nė altarin qendror ku do tė kremtohet edhe mesha e parė kushtuar Nėnės Terezė nė katedralen e saj dhe nė shenjtėroren e saj”, shtoi Gjergji.

    Po ashtu, siē tregoi ai, gjasat janė qė gjatė vitit 2010 mund tė ndodh edhe kanunizimi i Nėnė Terezės, qė ėshtė forma pėrfundimtare e shpalljes shenjt

    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Ilir_Gjokaj : 12-02-2010 nė 17:34





  2. The Following 2 Users Say Thank You to Ilir_Gjokaj For This Useful Post:

    Pashk L (12-08-2010), teni (13-04-2010)

  3. #31
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim

    Biblioteka Kombėtare prezanton fondin e librit shqiptar e tė huaj pėr Nėnė Terezėn. Nė ekspozitė, 20-30 gusht, edhe kolana Illlyricum Sacrum dhe botime tė Bibliotekės sė Voskopojės. Pėr 100-vjetorin e lindjes sė Nėnė Terezės, Biblioteka Kombėtare organizon mė 20-30 gusht ekspozitėn "Shqipėria vend shenjtorėsh".

    Nga fondi i librit nė gjuhė tė huaj dhe shqip janė nxjerrė tė gjitha veprat kushtuar kėsaj figure, rreth 50 tituj, me autorė shqiptarė, tė huaj, si dhe vėllime poetike, libra lutjesh tė vetė misionares, tė botuara nė dy dekadat e fundit.

    Mė 2007, pėr 10-vjetorin e vdekjes sė Nėnė Terezės, Biblioteka Kombėtare prezantoi pėr herė tė parė arkivin e bamirėses dhe fondin antikuar dhe dorėshkrimor tė shenjtorėve tė Shqipėrisė. Kėtė vit, kur e gjithė bota e religjionit nderon Nėnė Terezėn, BK e pasuron ekspozitėn edhe me botime tė tri viteve tė fundit. I fundit, i botuar para 1 jave nė Prishtinė, "Nėnė Tereza, Shpirti i Dritės sė Amshuar" i Rrok Berishės.
    Pėr mbledhjen e shqipėrimin e poezive, lutjeve, kujtimeve tė Nėnė Terezės janė kujdesur Don Lush Gjergji, Visar Zhiti dhe albanologu Robert Elsie.
    Zhiti ka pėrgatitur nė shqip vėllimin me poezi "Takohemi nėpėr lutje" (1997), librin me poezi dhe lutje "Nėnė Tereza Mėrmėrimė shenjtoreje" (2003), dy vėllimet me poezi shqip-gjermanisht dhe shqip-anglisht, "Mėsomė tė dua" (2003) dhe "Pėr Shqipėrinė time" (2008).
    Nė seksionin "Nėnė Tereza-autore" prezantohet "Mė shumė dashuri-mendime tė Nėnė Terezės" (Con tanto Amoreensieri di Madre Tereza, 2003), dhe njė botim polonisht nga Milosc (1990) mbi jetėn e saj.
    Fondi i botimeve shqip mbledh lirikat, biografitė, skicat, albumet qė autorė
    shqiptarė kanė krijuar pėr figurėn e humanistes, por edhe ndonjė konferencė tė mbajtur nė institucionet shqiptare.
    "Pėr herė tė parė pėr tė dėgjova nė burgun e Spaēit, ishte viti 1980. Po atėherė nuk shpresoja ta shihja. Komunizmi mė kish dėnuar, kurse Nėnė Terezėn nuk e lejonte tė vinte nė Shqipėri tė pėrulej nė varrin e familjes.
    Por, qė kur e pashė pėr herė tė parė, ėshtė njė figurė qė rri gjithmonė brenda meje", kujton arkitekti Maks Velo, nė njė nga vėllimet e tij me vizatime: "Nėnė Tereza-vizatime" (2003).
    Nė fondin e librit tė huaj bien nė sy vėllimet e gazetarit dhe shkrimtarit italian Renzo Allegri. Te "Tereza e tė varfėrve" ("Teresa dei poveri", 2003) ai sjell bisedat e tij tė gjata me kėtė grua, dhe nė njė tjetėr vėllim me tė njėjtin titull, botim i vitit 1992, ai ka mbledhur thėnie tė njerėzve tė artit pėr tė. Pėrmendim: poetin Enzo Fabiani, regjisorin Franco Zeffirelli, violinistin Uto Ughi apo aktoren Lisa Gastoni.

    Roger Royle dhe Gary Woods sjellin nga Varshava albumin me fotografi "Obrazy Zycia" (1996), i cili tė fton nė njė udhėtim fotografik nė jetėn e shenjtores. Tė trondisin fotografitė e mjerimit, ato ku bamirėsja shihet pranė tė dhunuarve, tė paralizuarve, lebrozėve tė Kalkutės.

    Mes tė tjerėve gjendet edhe njė libėr kritik mbi "fushatėn nėnėterezizuese", siē e quan autori indian Aroup Chatterjee, nė librin "Nėnė Tereza Vendimi Final" (2003). Chatterjee kritikon institucionet pėr pėrdorimin e emrit tė Nėnė Terezės, si pėr emra aeroportesh, spitalesh, sheshesh, rrugėsh, shoqatash, dekoratash, aktivitete tė ndryshme sportive. Ai mban qėndrim kritik ndaj medias, qė nė trajtimin e figurės sė Nėnė Terezės "pėrdor mė shumė efektet mediatike sesa faktet".
    "Nėnė Tereza meriton reputacionin pėr tė qenė personi mė bamirės i tė gjitha kohėve, sa qė tė shtyjė edhe politikanėt tanė tė bėhen mė katolikė se Papa dhe shpenzojnė paratė e taksapaguesve shqiptarė pėr "nėnėterezizimin" e vendit", shkruan Chatterjee.
    Maks Gjinaj, shefi i Sektorit tė Bibliografisė Kombėtare, lidhur me pjesėn e ekspozitės qė i kushtohet humanistes pohon se "jemi koshientė qė nuk janė tė gjithė librat. Pėr tė shkruhet nė tė gjithė botėn. Por, aq sa ka pasur mundėsi Shqipėria tė sigurojė, do tė jenė tė pranishme nė kėtė seksion tė Nėnė Terezės".

    Bashkė me Nėnė Terezėn, Biblioteka Kombėtare ka vendosur tė bėjė tė njohur edhe shenjtėt shqiptarė. Afėrdita Sharrxhi, shefja e Departamentit tė Albanologjisė nė Bibliotekėn Kombėtare thotė se do tė nxirret nga Fondi Antikuar dhe i Dorėshkrimeve, kolana me nėntė vėllime "Illyricum Sacrum" (riprodhim i origjinalit, 2004), me autorė Daniel Farlatin (1690-1773) dhe At Jakob Koletin (1734-1827). Vėllimi i shtatė ėshtė me rėndėsi pėr Shqipėrinė.

    Aty trajtohet Kisha gjatė sundimit tė perandorit Deoklician, nėn juridiksionin e tė cilit ishte kryepeshkopata e Tivarit dhe e Durrėsit. Vėllimi i tetė flet pėr Dardaninė.
    Nė dy vėllimet qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė, tė "Illyricum Sacrum" jepen tė dhėna pėr dy martirėt dardanė Lauri dhe Flori; pėr Shėn Jeronimin shenjtorin nga Iliriku qė ka jetuar nė shek. IV-V tė erės sonė, i njohur pėr pėrkthimin e Biblės (1573, botim i Parisit). Njė tjetėr kodik qė flet pėr shenjtorėt shqiptarė ėshtė libri i Metropolitit tė Beratit, Aleksudhit, i cili flet pėr Shėn Astin, Shėn Lefterin, Shėn Donatin.
    Qė vizitori tė ndiejė vėrtet "aromėn e vjetėrsisė" sė veprave, nė ekspozitė prezantohen shtatė botimet e Voskopojės, shėrbesa fetaret tė quajtura "Acolouthia", qė i takojnė shek. XVII-XVIII.
    Shėrbesat janė botuar pėr shenjtorėt: Shėn Vladimiri, Shėn Nikodhimi, Shėn Naumi, nė gjuhėn greke.
    Do tė jetė gati njė katalog pėr antikuarėt, qė e bėjnė mė tė tė lehtė informimin e vizitorit.

    Nga Jorida Pasku - Gazeta “Shekulli”, 13.08.2010






  4. The Following User Says Thank You to Ilir_Gjokaj For This Useful Post:

    Pashk L (18-08-2010)

  5. #32
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim

    100 portrete nė 1

    Piktori Miftar Memeti ka ekspozuar portretin e Nėnė Terezės, qė ėshtė realizuar nga 100 portrete tė vogla tė humanistes shqiptar, projekti i quajtur “100=1” do tė ekspozohet edhe nė kryeqendrat e tjera shqiptare, nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup.



    Piktori tetovar Miftar Memeti, ka vendosur tė sjellė nė kėtė 100-vjetor tė lindjes sė shqiptares sė madhe Nėnė Tereza, njė portret krejtėsisht tė veēantė tė saj. Pėrmes 100 portreteve tė vogla formohet njė portret gjigant i saj. Bėhet fjalė pėr njė punė tė madhe, e cila ka nisur nė muajin janar pėr tė ardhur nė kohė me pėrvjetorin e lindjes sė humanistes shqiptare.


    Titulluar “100=1”, portretet, janė ekspozuar nė Galerinė e Arteve nė Tetovė me moton “Me dashuri pėr Nėnėn Terezė”. Mė pas projekti do tė ekspozohet edhe nė kryeqendrat e tjera shqiptare, nė Tiranė, Prishtinė dhe Shkup. “Nuk ėshtė hera e parė qė unė merrem me pikturimin-portretizimin e Nėnės Terezės. Ky ėshtė projekti i katėrt kushtuar saj. Gjithnjė, kam dashur tė vij me ide e realizime tė reja, kėshtu qė 100-vjetori i lindjes, pra manifestimi i kėsaj dite shekullore kėrkonte njė ide tė veēantė. Nganjėherė mė shkonte ndėr mend tė bėja njė ekspozitė me punime tė zgjedhura nga tre projektet e para siē janė: “Nėnė Tereza pėr tė varfrit”, projekt nė kuadėr tė revistės “Brezi 9”, “Humanizmi i shpalosur nė art”, e mbajtur nė Tetovė dhe Shkup, “Nėnė Terezė” mbajtur nė Sofje tė Bullgarisė.


    Por gjatė skicimeve tė ndryshme pėr punime tė reja qė tė plotėsoja numrin e caktuar tė ekspozitės kushtuar 100-vjetorit mė lindi ideja e re dhe thashė me vete: “lėri tė gjitha punimet e vjetra dhe nisja idesė sė porsalindur: ‘100=1’”. Pra 100 portrete tė Nėnė Terezės tė moshave tė ndryshme, prej moshės sė re deri te mosha para vdekjes tė cilat krijojnė njė tė vetėm”, ka thėnė pėr median nė Shqipėri piktori. Pas Tetovės ky projekt “100=1” do tė udhėtojė nė Tiranė nė datat 20-21 gusht. Ekspozita do tė organizohet nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar. Ekspozita organizohet nga shoqata bamirėse “Nėnė Tereza”. Pas kėsaj, mė datė 25 gusht ekspozita do tė mbahet nė Shkup nė Muzeun e Qytetit.

    Botasot





  6. The Following User Says Thank You to Ilir_Gjokaj For This Useful Post:

    Pashk L (18-08-2010)

  7. #33
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim Festohet edhe ne Shqiperi

    Kryetarja e Kuvendit inaguron ekspozitėn kushtuar humanistes sė madhe shqiptare, Nėnė Tereza

    Kryetarja e Kuvendit falenderoi dhe shprehu mirėnjohje pėr familjen Kraja dhe personalitetin e njohur Marie Kraja pėr mbėshtetjen dhe dashurinė familjare, qė i kanė dhėnė Nėnė Terezės dhe motrave tė saj nė Shqipėri.




    “ Unė sot mė kėtė ekspozitė modeste dua tė falenderoj padyshim motrat e Nėnė Terezės qė vazhdojnė me misionin e saj, por dua tė falenderoj nė mėnyrė tė veēantė edhe profesoren Inis Kraja, e cila ėshtė tė paktėn prej shumė vitesh njė ndėr njerėzit mė tė afėrt tė familjes sė Nėnė Terezės, kur rregjimi komunist nuk lejonte qė tė hynte kėtu Nėnė Tereza.

    Ishte Marie Kraja e, famshmja Marie Kraja, e cila bashkė me familjen kujdesej dhe bėntė ēdo gjė pėr motrėn dhe Nėnė e saj.
    Edhe mė kėto foto qė kemi patur rastin ti ekspozojmė, unė dua tė falenderoj familjen e Marije Krajės dhe pedagogen Kraja pėr gadishmėrinė, pėr tė na dhėnė mundėsinė qė dhe qytetarėt e tjerė tė njohin edhe mė mirė, jetėn dhe punėn e Nėnė Terezės”

    Nga ana e saj pedagogja Iris Kraja tha se ndihet krenare dhe e nnderuar pėr ēeljen e kėsaj ekspozite, nė Kuvendin e Shqipėrisė, nė kujdesin e veēantė tė Kryetares sė Kuvendit.
    Zonja Kraja tha se jeta e Nėnė Terezės ishte njė jetė me shumė sakrifica dhe dedikim, i rrėnjosur te njė besim i thellė, te dashuria njerėzore.

    BoTasot





  8. The Following User Says Thank You to Ilir_Gjokaj For This Useful Post:

    Pashk L (18-08-2010)

  9. #34
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,658

    Gabim SHBA ekspozitė pėr 100 vjetorin e Nėnė Terezės



    Gazeta Metropol

    17/08/2010 NEW HAVEN - CONECTICUT : - Mė 5 maj, nė Supreme Knight, zoti Carl Anderson u takua me motėr Nirmala Joshi (nė foto nė mes tė grupit me triko tė zezė), tė cilėn thuhet se Nėnė Terezės e Kalkutės, nobelistja shqiptare, e kishte emėruar tė ketė suksesin e saj si eprore i Misionareve tė Bamirėsisė. Nė delegacionin e motrave nga Kalkuta, bėnin pjesė dhe 11 anėtarė tė tjerė tė rendit fetar, tė cilat sė bashku morėn pjesė nė ceremoninė e inaugurimit nė Muzeun Kalorsi Mbretėrorė i Columbusit nė Neė Haven, Connecticut . Sister Nirmala u tha se erdhi nė Bridgeport, Connecticut. Enkas nga Kalkuta - Indi, sė bashku me motrat pėr tė vizituar ekspozitėn e Nėna Terezės, e cila u ēel mė 25 mars.

    Pėrpara se ajo tė udhėtojė pėr nė Neė Haven pėr tė parė premierėn amerikane tė Nėnė Terezės ekspozitėn: "Jeta, shpirtėrore dhe mesazhi i Nėna Terezės" kushtuar Nėna Terezės nė 100-vjetorin e datė lindjes sė saj, ajo, u takua me personalitetet mė tė larta tė shtetit.

    Presidenti i Supreme Knight, zoti Carl Anderson, ka marrė pėrsipėr rolin e ciceronit pėr delegacionin e zgjeruar tė motrave nga Kalkuta - vendi ku mbylli jetėn Nėna Tereza. Ai pothuajse ēdo ditė u fletė personaliteteve qė vijnė si vizitorė, u shpjegon me shumė zell qėllimin e ekspozitės, e cila, u ēelė nė sallėn e madhe tė Muzeumit Knights of Columbus - nė respektimin e pėrvjetorit tė 100 tė datėlindjes sė madhėruarės Nėna Terezės sė Kalkutės, bijės shqiptare, e cila ka lindur mė 26 gusht 1910 dhe vdiq mė 5 shtator 1997.

    Ajo qė tė bėnė pėrshtypje qysh nė pamje tė parė, ėshtė se tė gjithė vizitorėt, tė cilėt kėto ditė janė nga vende tė ndryshme tė botės, sapo hyjnė nė ekspozitė, i gjen tė mbledhur rreth njė statujės sė bronztė tė Nėnė Terezės, e cila ėshtė e vendosur nė hyrje tė sallės. Skulptura qė duket sikur tė thotė "Mirėseerdhet!" ėshtė krijuar nga artisti italian Gismondi Tommaso. Sipas ciceronit, vepra e skulptorit italian "ėshtė duke treguar Nėnė Terezėn teksa mbante njė fėmijė tė sėmurė me lebrose qė po vdes, ndėrsa njė fėmijė tjetėr pėrpara kėmbėve tė zbathura tė saj ka shtrirė duart, duket se kėrkon tė arrijė tė marri pėr kujdesin e saj tė mėshirės - ti shpėtoj vdekjes ka uria dhe sėmundja".

    Nė sfond tė mureve tė sallės, mund tė shihen panelet e ekspozitės qė tė tregojė historinė e jetės sė Nėnė Terezės, qė nga lindja e saj, deri nė vdekjen e saj nė Kalkuta. Nė ekspozitė ka edhe sende tė tjera qė ka mbajtur Nėna Tereza, ka letra e dorėshkrime, ka rruaza, medaljone veshjet karakteristike tė saj, si dhe fotografi me personalitetet dhe burrėshtetas nga mbarė bota. Ka dokumentare filmike me pamje, veprimtari bamirėsie, fjalime dhe dorėshkrime tė lėna pas nga Nėna Tereza.

    Kjo ėshtė njė ekspozitė shumė e pasur sepse janė vendosur mė shumė se 400 fotografi dhe dhjetėra portrete tė pikturuara, tė gjitha tė shoqėruara me shėnimet dhe shpjegimet pėrkatėse.

    Njė stendė e veēantė e kėsaj ekspozite kryesisht ėshtė e pėrqendruar nė simbole, dokumente, piktura, fotografi dhe skulptura tė Nėna Terezės, qė fillojnė tė tregojnė prej vendlindjes sė saj dhe derisa ajo vdiq nė Kalkuta. Nė ekspozitė pėrfshihen edhe sende tė tjera, kryesisht veshje popullore shqiptare tė krahinės nga origjina e Nėne Terezės, sidomos kur bėhet fjalė pėr origjinėn e saj.

    Kjo ekspozitė shoqėrohet edhe me disa dokumentare tė shkurtėr, tė cilat shfaqen nė dhoma tė veēanta tė muzeut. Njėra prej tyre ėshtė aty ku flitet mbi vizitėn e parė tė Nėna Tereses nė Shqipėri, vendin e tė parėve tė saj, e cila, u bė e mundur vetėm nė kohėn e shembjes sė komunizmit. Sepse sipas dokumenteve thuhet se diktatori komunist Enver Hoxha, ia kishte ndaluar asaj ēdo mundėsi tė vizitojė njerėzit e saj nė Shqipėri as pėr sė gjallė dhe as tė vdekur, teksa thuhet se edhe ua kishte keqtrajtuar si Nėnėn e saj Dranen dhe Motrėn Age.

    Tė gjitha kėto, kishin ndodhur nė atė kohė, kur Shqipėria, sundohej nga regjimi i Enver Hoxhės. Mirėpo, me gjithė ndėrhyrjen e asaj kohe, tė vetė Presidentit tė SHBA-se, Indisė dhe Vatikanit, regjimi i Shqipėrisė, nė mėnyrė tė prerė nuk ia kishte lejuar edhe komunikimin duke mos i lejuar as pjesėmarrjen nė varrimin e prindėrve tė saj. Vizita ka qenė e para dhe u bė mė 17 gusht 1992, realizuar nga ish Presidenti i Shqipėrisė dr. Sali Berisha.

    Ekspozita: " Jeta, shpirtėrore dhe mesazhet e Nėna Terezės" nė pėrkujtimin e pėrvjetorit tė 100 tė datės sė lindjes mė 26 gusht 1910, dhe kohės sė saj si e kandidatit tė shenjtėrisė

    Ekspozita ėshtė hapur, nė njė kohė kur kuptimin dhe arritjet nė jetėn e saj ishin shumė shpesh pėrcaktuese nga ajo qė janė mrekullitė e Nėna Terezės. Pikėrisht nga ato qė ka bėrė, Nėnė Tereza e Kalkutės, bija shqiptare, dhe qė e ngriti atė nė lartėsitė e njohjes globale, me respekt dhe dashuri nga mbarė njerėzimi.

    Kjo ėshtė ekspozita mė e madhe nė Shtetet e Bashkuara. Merita pėr kėtė ėshtė e Kongregacionit pėr Ēėshtjen e Shenjtėrimit tė Nėnės Terezė dhe e meshtarit Brian Kolodiejchuk, i cili e shoqėroi pėr mė shumė se 20 vjet. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr misionin e shenjtėrimit tė saj. Pėrveē tė tjerash ėshtė edhe njė prej autorėve mė serioz pėr veprimtarinė e saj. Pėr librin e tij "Eja Drita ime" janė bėrė mė shumė komente se pėr asnjė vepėr tjetėr nė lidhje me Nėnėn Terezė. Ky ėshtė libri mė i kėrkuar nė kėtė ekspozitė.

    Duke dhėnė ēdo gjė qė nga lindja e saj dhe deri sa mbylli sytė, Muzeu Knights of Columbus ēeli kėtė ekspozitė tė madhe, gjashtė mujore, pėr tė shfaqur "premierėn amerikane tė Nėnė Terezės", nė ekspozitėn me titull: "Jeta, shpirtėrore dhe mesazhet e Nėna Terezės" nė pėrkujtimin e pėrvjetorit tė 100 tė datės sė lindjes mė 26 gusht 1910, deri sa mbylli sytė mė 5 Shtator 1997, dhe, kohės sė saj si e kandidatit tė shenjtėrisė.

    Nėna Terezė, "Murgesha trup vogėl", ishte njė gjigand midis humanitarėve tė gjithė botės. Misioni, i cili zgjodhi ajo nė jetėn e saj, ishte tė themelonte qendrėn Misionareve tė Bamirėsisė, qendėr fetare qė ajo e ka themeluar, nė vendin e tė varfėrve, nė Kalkuta, ka qenė pėr tė siguruar "ēiltėrsinė, dhe shėrbim falas pėr tė varfrit ndėr tė varfėr".

    Misionet e Bamirėsisė, sė saj nė terren kanė pėrfshirė:" refugjatėt e luftėrave, dhe fatkeqėsive natyrore, tė sėmurėt me SIDA, lebrosėt, ish-prostitutat e rrugove e bordellove tė botės, pėrdoruesit e drogave - narkomanėt, fėmijėt e sėmurė mentalisht, tė sėmurė dhe tė braktisur, nga prindėrit e tyre, tė moshuarit e mbetur nė mes tė "katėr rrugėve", dhe me tė meta fizike".

    "Ndihma pėr komunitetin e saj fetarė e motrat e Misionit tė Bamirėsisė, vėllezėrit priftėrinj pėr tė iu drejtuar shkollave pėr fėmijėt e rrugės, ngritjen nė disa qytet tė mėdha tė botės pėr kuzhinat e supės, shtėpitė jetimore, shtėpitė pėr gratė me probleme familjare, funeralet pėr tė vdekurit, duke siguruar shėrbim falas". Tė gjitha, kėto; kanė vetėm njė motiv dhe njė inspirim shpirtėror pėr Nėna Terezėn e cila thoshte: "Pavarėsisht nga feja ose pėrkatėsia etnike, raca apo kombėsia tė gjithė njerėzit janė tė Zotit!".

    Pėr gjithēka ajo bėri nė jetėn e veprėn e saj Nėna Tereza, nėna e mbarė njerėzimit mori shumė ēmime dhe shpėrblime dhe mirėnjohje.

    Nėnė Tereza shqiptare u nderua me ēmimin "Nobel" tė Paqes (1979), Medaljen Presidenciale tė Lirisė (feja, 1985) dhe Medaljen e Artė tė Kongresit (aktivitete humanitare dhe bamirėse, 1997). Ajo ishte edhe marrėse konstituive e ēmimit "Kalorėsit tė nderit tė lartė Columbus" dhe ēmimit "Gaudium et Spes Aėard" (besimit tė krishterė dhe tė shėrbimit, 1992).

    Tė gjitha kėto do ti gjeni tė vendosura nė sallone dhe stendat nė ekspozitėn: "Jeta, shpirtėrore dhe mesazhet e Nėna Terezės", ekspozita mė e madhe nė botė, dedikuar njė personaliteti nė vende tė huaj. Ekspozitėn me titull: "Jeta, shpirtėrore dhe mesazhet e Nėna Terezės" nė pėrkujtimin e pėrvjetorit tė 100 tė datės sė lindjes mė 26 gusht 1910, dhe kohės sė saj si e kandidatit tė shenjtėrisė. e cila ėshtė e hapur mė 25 mars do tė mbyllet mė 4 tetor 2010.

    Ekspozita pėr Nėna Terezėn nė 100-vjetorin e datėlindjes sė saj "vit i shpallur nga Shqipėria e Kosova si "Viti i Nėna Terezės" me vendim tė qeverisė sė Kryeministrit Berisha, ėshtė njė prezantim dinjitoz historik, kronikanė, i cili fletė mbi jetėn e veprėn e Nėnė Terezės qysh nga fėmijėria e saj pėr tė rrugėtuar deri nė iluminizmin nga Kisha Katolike.




    Ekspozita me titull: " Jeta, shpirtėrore dhe mesazhet e Nėna Terezės", pėrfshin informata biografike, objekte tė tilla si artikuj tė saj Sari dhe tė tjera fetare dhe personale, si dhe njė kopje tė plotė tė qelizave Nėnė Terezės manastir (dhomėn) nė Kalkuta e manastiret e saj.

    Nė kėtė ekspozitė pa dyshim qė vend qendror zė vizita Nėnė Terezės dhe takimet e fjalimet e saj teksa iu drejtua punonjėsve mbledhur tė Muzeumit Knights of Columbus nė Nju Haven nė vitin 1988, dhe detajet e marrėdhėnieve tė ngushta tė saj me Knights Columbus janė tė pėrfshira edhe nė kėtė ekspozitė qė konsiderohet si mė e madhja nė botė kushtuar njė personaliteti nė vend tė huaj.

    Nė ekspozitė ėshtė dhe ajo ēka deklaruar Nėna Tereza nė anglisht: "Me gjak unė jam shqiptare. Me kombėsi, indiane. Me besim jam njė murgeshe katolike. Siē thonė tė gjithė, unė i pėrkas botės. Me zemėr unė e ndiej qė i pėrkas plotėsisht zemrės sė Jezusit"

    Nė njė stendė tė ekspozitės shkruan me germa tė mėdha se Nėnė Tereza kishte lindur nė Shkup, nė kryeqytetin e Vilajetit tė Kosovės dhe shpjegon mė tutje se Kosova dhe Shkupi nė atė kohė ishin nėn sundimin e Perandorisė Otomane. Nė kėtė ekspozitė janė vendosur kopjet e hartave tė asaj periudhe historike dhe ndarjet e atėhershme ballkanike.

    Pas shėnimeve qė kanė tė bėjnė me historinė e saj tė fėmijėrisė dhe familjes, fillon periudha e udhėtimit tė gjatė pėr nė misionin e saj tepėr serioz. Nė kėtė ekspozitė tregohet se kur ajo shikonte gjithė atė mjerim nėpėr rrugėt e Kalkutės, pas njė kohe vendosi tė themelojė Misionin Bamirės, hasi nė shumė pengesa dhe vėshtirėsi por mė nė fund ia arriti qėllimit.

    Tė gjitha tekstet nėpėr stenda ilustrohen me fotografi tė ndryshme, bile tė personaliteteve mė tė larta fetare dhe shoqėrore. Aty tregohet se misionin e saj nė Kalkutė e kishin vizituar Papa Pali i VI dhe Papa Gjon Pali i Dytė. Kėtė qendėr e kishte vizituar nė vitin 1971 edhe senatori amerikan Edėad Kennedy. Kalkutėn dhe Misionin Bamirės tė Nėnės Terezė e kanė vizituar shumė aktorė tė njohur.

    Nė njė prej salloneve ėshtė vendosur modeli i njė dhome tepėr tė thjeshtė. Aty ėshtė njė tavoline pune dhe dy telefona tė modelit mė tė vjetėr qė ndoshta, qė janė prodhuar nė kohėn kur kishte lindur Nėna Tereza. Nė njė sallon tė dhomės ėshtė vendosur edhe njė shtrat i vogėl me njė dyshek tepėr tė hollė. Ndėrsa nė anėn tjetėr ėshtė njė tryezė druri shumė e thjeshtė dhe dy stola.

    Aty janė disa enė tė vogla. Kjo ėshtė dhoma mė e thjeshtė qė mund tė imagjinojė njeriu. Nė sallon janė ekspozuar edhe disa enė tė kuzhinės, pjata e saj luga dhe piruni, peshqiri aty pranė dhe pak mė larg janė edhe disa pajisje mjekėsore qė Nėnė Tereza dhe motrat e saj i kanė pėrdorur pėr tė kontrolluar tensionin dhe ritmet e rrahjes sė zemrės.

    Nė njė kėnd tjetėr ėshtė vendosur korrespondenca e Nėnės Terezė me njerėz tė ndryshėm. Nė fund tė ekspozitės shfaqet njė dokumentar nė lidhje me pritjen qė i kishte bėrė Organizata Knights of Columbus. Nė njė sallė kinematografike shfaqet gjithė ditėn njė film dok

  10. The Following 4 Users Say Thank You to Nosh For This Useful Post:

    Anton Marku (18-08-2010), Ilir_Gjokaj (18-08-2010), Mimy (18-08-2010), Pashk L (18-08-2010)

  11. #35
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,658

    Gabim Nėna Terezė dhe identiteti modern shqiptar

    Nga Ndue Ukaj

    Njeriu si qenie shoqėrore, ėshtė i lidhur dhe bashkėjeton me ngjarje, fenomene e personazh tė rėndėsishėm. Njeriu, si qenie e si identitet, ėshtė i lidhur me figura kombėtare, me tė cilat identifikohet e nga tė cilat ushqehet nė rrugėt e tij. Kėsisoj ėshtė puna edhe me kombet, tė cilat gjallojnė nga kėso shtresimesh.
    Pėr shqiptarėt, Nėna Terezė ėshtė objekt i krenarisė kombėtare, njė shembull i motivueshėm qė se ka bota, njė model qė ka shenjuar kohė dhe ka hyrė pėrjetėsisht nė panteonin e vlerave bipolare, Tokė e Qiell. Prandaj ėshtė fat i madh t’i takosh kombit tė njė njeriu qė ka shenjuar kohėn, shekullin, ka trand nė themel teori e doktrina, se bota mund tė drejtohet vetėm mė armė, ushtri, pushtet, para e fuqi. Nėna Terezė ka trand themelet e njė bote tė egėrsuar, egoiste, nė tė cilėn dashuria ėshtė njė nocion abstrakt dhe ka dėshmuar tė kundėrtėn, se bota mund tė drejtohet me dashuri, se dashuria ėshtė fuqia mė e madhe qė transformon botėn. Dhe pikėrisht kėtė nocion abstrakt, Nėna Terezė e ka konkretizuar mė mirė se ēdo kush nė historinė botėrore, duke dėshmuar me shumėsi veprash tė jashtėzakonshme, e tė pakapshme pėr mendjen njerėzore, se jeta ėshtė dashuri, tė cilėn duhet ta pėrjetosh. Nėna Terezė jetėn e pėrjetoj se dashuri, e atė ja dhuroj botės me dashuri, duke e bėrė fuqinė e saj tė rrezatoj kudo nė botė.
    Motoja e sė madhes Nėnės Terezė se: ”Vetėm dashuria mund ta shpėtoj botėn”, jo vetėm qė grish pėr tė ndihmuar tė vuajturit qė gjenden nė mjerimin e skajshėm, pa fajin e tyre, por ėshtė shndėrruar nė njė formulė magjike, qė troket nė ndėrgjegjen njerėzore, pėr njė pėrbashkim drejt vlerave sublime, tė tejkoheshme dhe universale.
    Nėna Terezė, duke i tejkaluar fuqishėm pėrmasat kombėtare, fetare, ėshtė ngritur nė piedestalin mė tė lartė tė vlerave botėrore. Jo vetėm kaq, ajo ėshtė shenjėzim i njeriut model, qė me dashuri e sakrificė tundi gjitha filozofitė, doktrinat, empiritė e jetės, duke krijuar njė filozofi tė re, njė model tė ri, njė civilizim tė ri, qytetėrimin e dashurisė, siē shkruan biografi mė i madh i Nėnės Terezė, Don Lush Gjergji.
    Nėna Terezė tejkaloj gjitha mundėsitė njerėzore, duke hyrė pavdekėsisht nė panteonin e vlerave me sublime qė ka dhėnė bota nė dymijėvjeēarin tonė. Ajo mbetet njė vlerė sublime pėr gjithė njerėzimin, duke flakur dallimet e gjithfarshme dhe duke ndėrtuar filozofojnė e saj, qytetėrimin e saj, qė ėshtė thellėsisht qytetėrim i dashurisė dhe duke tejkaluar fuqishėm pėrkatėsinė religjioze, nacionale, doktrinare, nė funksion tė sė mirės sė pėrbashkėt qė pėr intencė kishte Njeriun. Dashuria e saj, ndėrtoj njė kėshtjellė tė pamposhtur, ngase ajo krijoi filozofinė mė tė veēantė, nga e cila vazhdon tė magjepset njerėzimi, pėrtej dallimeve ideologjike, kombėtare e fetare. E madhja Nėna Terezė thoshte: "Nė vend qė tė ankohesh pėr errėsirėn, mė mirė ndiz njė qiri". Dhe ajo e bėri kėtė pėrgjatė gjithė jetės sė saj, ndezi nga njė qiri ēdo kund nė botė, ujiti thatėsirat e shumta me dashuri, zbuti shpirtrat njerėzor nė ēdo cep tė botės me urtėsinė Hyjnore. Ishte njė murgeshė e madhe dhe njė shqiptare e madhe.
    Prandaj, sot kur ajo ėshtė pėrjetėsuar nė Lumturi, Ajo nuk ka nevojė pėr nderimin tonė, pėrkundrazi ne kemi aq shumė nevojė pėr Atė, pėr pulsin e saj dhe filozofinė e saj, pėr madhėshtinė e saj, qė tė inspirojė jetėn tonė nė rrugėt e formėsimit e konsolidimit. Pra, tė bėhet pjesė e pandashme e edukimit tonė kombėtare, mbi tė gjitha e konsolidimit nacional.
    Nėna Tereze nuk ishte vetėm njė edukatore, njė murgeshė e pėrkushtuar pas tė varfėrve, njė solidare e jashtėzakonshme, njė misionare e Zotit, por, ajo ishte edhe njė poete, njė mendimtare, e cila i la trashėgimi botės pėrsiatje, vargje/uratė qė ngėrthejnė njė filozofi tė bujshme tė urtisė dhe magjisė sė fjalės. Poezitė e saj si: Jeta, S’ka rėndėsi, Koha, etj. janė njė shėmbėllim i fuqishėm i filozofisė sė jetės, ku sintetizohen gjitha tiparet dhe emocionet e njeriut. Kėto janė vargje antologjike tė pėrdorshme ēdoherė e nė ēdo kohė. Dhe ku, triumfalisht ngadhėnjen filozofia e saj qė tejkalon ēdo tė keqe, sepse ajo e ka antipod tė mirėn, pas sė cilės duhet tė priret njeriu. Ēdo fjalė e varg i Nėnės Tereze grish fuqishėm dhe bindshėm nga e mira, nga sublimja, nga vlerat universale, dhe sfidon kėsisoj sfidon antipodet e tyre.

    Tendencat e shumta se Nėna Terezė nuk duhet tė pėrdoret nė diskursin kombėtar janė tė paqėndrueshme dhe krejtėsisht qėllimkėqija. Pėrkundėr kėtyre tendencave qė te eliminohet personaliteti i saj nga identiteti shqiptar dhe tė kundrohet vetėm si person fetar, ajo vazhdon tė jetė referencė e shumicės absolute shqiptare, duke u bėrė pikė referimi, sepse kėshtu, pa asnjė ekzagjerim, shqiptari i bėn nderin mė tė madh vetės, tė mirės sė tij. Ne mund tė mburremi me tė sepse ajo ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė pjesė e pashmangshme e diskursit kombėtar, ngase me personalitetin e saj tė gjithanshėm, mbinatyror dhe shumėdimensional, ka infleuncar, po influencon dhe do tė influencon rrjedhat shqiptare, kulturėn shqiptare, letėrsinė shqipe, pikturėn, muzikėn, skulpturėn dhe politikėn nė Kosovė. Nė kėtė rast, duhet tė pėrmendin sidomos filozofinė paqėsore tė Ibrahim Rugovės, e cila nė esencė ishte e frymėzuar prej madhėshtisė sė Nėnės Terezė. Pėr presidentin dhe liderin e shqiptarėve tė Kosovės, Dr. Rugovėn ajo ishte model i lėvizjes paqėsore prej sė cilės u frymėzua. Dhe portretin e sė cilės i mbajti sa qe gjallė kudo ai punonte e vepronte. Madje, kėtė lėvizje dom Lush Gjergji, biografi mė i madh i Nanė Terezės e quan, me plotė logjikė, lėvizje tereziane. Ndėrsa, pėrmasat personalitetit tė saj janė shtrirė edhe nė rrafshet praktike tė jetės shqiptare. Sheshet kryesore nė qendrat shqiptare mbajnė emrin e saj, kudo janė ngritur shtatore, rrugė, spitale aeroporte qė mbajnė dinjitetshėm emrin e saj. Pra, Nėna Terezė ėshtė njė personalitet i rėndėsishėm, nė mos mė i rėndėsishmi i jetės shqiptare.
    Nuk ėshtė kult e as mit emri dhe vepra e saj pėr shqiptarėt. Pėrkatėsia e saj shqiptare, tanimė pėrbėn njė dimension tė theksuar dhe evident nė ēdo aspekt tė kombit shqiptar, duke ngritur dijen dhe vetėdijen pėr vlerat sublime, universale tė saj, tė cilat po pėrjetohen e pranohen nga gjithė shqiptarėt. Personaliteti i Nėnė Terezės qė afro dy dekada ėshtė paradigma udhėrrėfyese pėr shqiptaret, kudo ku flitet dhe ku shkruhet shqip, nė hapėsirat shqiptare, por edhe nė ato tė shpėrndara ane e kėnd botės. Ndaj, kėsisoj ėshtė bėrė hallkė shumė e rėndėsishme e identitetit shqiptar, duke influencuar nė pėrmasa tė mėdha, funksionale kulturėn shqiptare nė tėrėsi.
    Nana Tereze duke qenė shqiptare, natyrshėm ėshtė pjese e identiteti shqiptar, frymėzon zemrat dhe mendjet shqiptare, ndikon drejtpėrdrejtė nė zhvillimet dhe kahet e shoqėrisė shqiptare dhe si e tillė ėshtė pjesė e pashmangshme e diskursit kombėtar, sė kėndejmi edhe e identiteti shqiptar. Tendencat e ndryshme, ēfarėdo qofshin ato, pėr ta pėrjashtuar atė nga pjesa e identitetit shqiptar dhe pėr ta lėnė brenda pėrkatėsisė fetare, tashmė i pėrkasin sė kaluarės, kur shqiptarėt vėrtiteshin mes dilemash tė ndryshme dhe kur pėr shqiptarėt flisnin ata qė dirigjoheshin nga interesa tė gjithfarshme. Ndėrsa tash, kur kėto dilema tė mėdha janė qartėsuar dhe orientimi perėndimor i shqiptarėve ėshtė vulosur, nuk ka assesi tė na mohohet e drejta pėr ta pasur Nanė Terezėn, pjesė tė rėndėsishme tė identiteti shqiptar, ashtu sikurse nuk mundet mendja racionale t’iu mohoj popujve tjerė qė figurat e shumta universale t’i kenė pjesė tė identitetit kombėtar.
    Figura dhe emri i Nėnės Terezė na bashkon pėrherė nė rrugėtimet tona tė ardhme si komb. Ajo po ndihmon nė krijimin e njė vetėdije tė re kombėtare. Prandaj, nė kėtė pėrvjetor tė Lumturimit tė saj, tok tė bashkuar, duhet tė funksioalizojmė mėsimin e saj nė ēdo pore tė jetės, pėr tė dėshmuar se ajo pėr ne pėrbėn njė rėndėsi sublime, tė posaēme.

    Nga Ndue Ukaj


  12. The Following 5 Users Say Thank You to Nosh For This Useful Post:

    Anton Marku (18-08-2010), Ilir_Gjokaj (18-08-2010), Mimy (18-08-2010), mire (18-08-2010), Pashk L (18-08-2010)

  13. #36
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim

    Ekspozohen portretet dhe krijimtaria e Nėnė Terezės

    Kushdo ka ketė mundėsi t'i vizitojė ekspozitėn nė mjediset e jashtme tė Parlamentit


    Portretet dhe krijimtarinė e shenjtores Nėnė Tereza tashmė ēdo njeri do tė ketė mundėsi t'i vizitojė nė mjediset e jashtme tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Me iniciativėn e Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, u ēel dje ekspozita me foto nga jeta dhe vepra kushtuar jetės dhe misionit tė humanistes sė madhe shqiptare Nėnė Tereza, njė pjesė e tė cilave tė pėrzgjedhura nga arkivi i pasur i Agjencisė Telegrafike Shqiptare nė kuadėr tė 100-vjetorit tė lindjes sė nobelistes shqiptare. Kryetarja e Kuvendit e shoqėruar dhe nga pedagogia Iris Kraja, familjarja mė e afėrt e Nėnė Terezės nė Shqipėri, shprehu emocione dhe kėnaqėsi tė veēantė pėr hapjen e kėsaj ekspozite, nė vijimėsi tė dhjetėra aktiviteteve, qė po zhvillohen nė kuadėr tė Vitit tė Nėnė Terezės.







    Kryetarja e Kuvendit tha se, "nė historinė kombėtare nuk ekziston njė personalitet qė t'i ketė dhėnė vendit tonė, mė shumė emėr dhe krenari, sesa emri i Nėnė Terezės. Po tė shohėsh veprėn e saj mund ta quash me tė vėrtetė si himni i dashurisė dhe i dhembshurisė pėr njerėzit e vetmuar, tė margjinalizuar, tė pashkolluar, tė braktisur nga shoqėria. Po tė ndjekėsh thėniet e Nėnė Terezės aty gjen jo vetėm gjithė dashurinė dhe gjithė dhembshurinė, qė qenia njerėzore duhet tė transmetojė, por nė fakt dhe nė ēdo akt dhe sjellje nė jetėn e saj, ajo tregon se dhembsuria ėshtė e kundėrta e egoizmit, se dashuria ėshtė e kundėrta e individualizmit. Ēdo gjė qė ajo ka bėrė nė jetėn e saj e ka bėrė tė madhe kėtė grua tė vogėl, tė brishtė, ka bėrė tė madh emrin e shqiptarėve, ka bėrė krenarė emrin e Shqipėrisė. Nėnė Tereza ishte e vetmja shenjtore e gjallė qė me devocionin e saj, do tė mbetet model inspirimi pėr tė gjithė njerėzimin", u shpreh Kryetarja Topalli. Ndėrkohė, Kryetarja e Kuvendit falėnderoi dhe shprehu mirėnjohje pėr familjen Kraja dhe personalitetin e njohur Marie Kraja, pėr mbėshtetjen dhe dashurinė familjare, qė i kanė dhėnė Nėnė Terezės dhe motrave tė saj nė Shqipėri. "Unė sot me kėtė ekspozitė modeste dua tė falėnderoj padyshim motrat e Nėnė Terezės qė vazhdojnė me misionin e saj, por dua tė falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė edhe profesoren Inis Kraja, e cila ėshtė tė paktėn prej shumė vitesh njė ndėr njerėzit mė tė afėrt tė familjes sė Nėnė Terezės, kur regjimi komunist nuk lejonte qė tė hynte kėtu Nėnė Tereza. Ishte Marie Kraja, e famshmja Marie Kraja, e cila bashkė me familjen kujdesej dhe bėnte ēdo gjė pėr motrėn dhe Nėnėn e saj. Edhe me kėto foto qė kemi patur rastin t'i ekspozojmė, unė dua tė falėnderoj familjen e Marije Krajės dhe pedagogen Kraja pėr gatishmėrinė, pėr tė na dhėnė mundėsinė qė dhe qytetarėt e tjerė tė njohin edhe mė mirė jetėn dhe punėn e Nėnė Terezės", theksoi kryeparlamentaria. Nga ana e saj, pedagogia Iris Kraja tha se ndihet krenare dhe e nderuar pėr ēeljen e kėsaj ekspozite, nė Kuvendin e Shqipėrisė, nė kujdesin e veēantė tė Kryetares sė Kuvendit. Zonja Kraja tha se jeta e Nėnė Terezės ishte njė jetė me shumė sakrifica dhe dedikim, i rrėnjosur te njė besim i thellė, te dashuria njerėzore. Ekspozita e hapur nė mjediset e Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrmban fotografi dhe dokumente tė veēanta biografike dhe historike mbi kėtė personalitet unik, me dimensione tė jashtėzakonshme njerėzore. Parku Kombėtar Shqiptar nė Clevelad tė Ohios, me emrin e Nėnė Terezės


    Kryeministri Sali Berisha mbėshtet projektin pėr ēeljen e Parkut Kombėtar Shqiptar nė Clevelad tė Ohios, i cili do tė mbajė emrin e humanistes sė shquar, Nėnė Tereza. Kėtė fakt Berisha e pohoi gjatė njė takimi me kryetarin e Shoqatės Shqiptaro-Amerikane nė Cleveland, Ohio, Adem Meta. Kryeministri Berisha e pėrgėzoi Metėn dhe shoqatėn qė ai pėrfaqėson pėr kėtė iniciativė dhe u shpreh se qeveria do tė japė kontributin e saj nė realizimin e kėtij projekti. Kryeministri u shpreh se ėshtė edhe mė domethėnės fakti qė kjo iniciativė ndėrmerret nė 100-vjetorin e lindjes sė Nėnė Terezės, kėtij simboli tė shquar tė shqiptarėve tė tė gjitha kohėrave. Gjatė takimit Meta i prezantoi Kryeministrit projektin nė tė cilin parku do tė jetė nė formėn e njė amfiteatri, i cili nė qendėr do tė ketė shtatoren e Nėnė Terezės. Gjithashtu, Meta shprehu rėndėsinė qė ka hapja e kėtij parku, duke theksuar se nė Ohio jetojnė 120 komunitete tė ndryshme nga mbarė bota dhe vetėm 35 prej tyre kanė fituar tė drejtėn pėr tė pasur Parkun e tyre Kombėtar, midis tė cilėve edhe ai shqiptar. Nė kėtė park, tha ai, do tė vendosen edhe figura tė tjera tė shquara kulturore tė kombit tonė.

    BotaSot





  14. The Following 3 Users Say Thank You to Ilir_Gjokaj For This Useful Post:

    Anton Marku (18-08-2010), Nosh (18-08-2010), Pashk L (18-08-2010)

  15. #37
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim Nėnė Tereza nė dy dekada

    Nėnė Tereza nė dy dekada

    Biblioteka Kombėtare prezanton fondin e librit shqiptar e tė huaj pėr Nėnė Terezėn. Nė ekspozitė, 20-30 gusht, edhe kolana Illlyricum Sacrum dhe botime tė Bibliotekės sė Voskopojės




    Pėr 100-vjetorin e lindjes sė Nėnė Terezės, Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė organizon mė 20-30 gusht ekspozitėn "Shqipėria vend shenjtorėsh".
    Nga fondi i librit nė gjuhė tė huaj dhe shqip janė nxjerrė tė gjitha veprat kushtuar kėsaj figure, rreth 50 tituj, me autorė shqiptarė, tė huaj, si dhe vėllime poetike, libra lutjesh tė vetė misionares, tė botuara nė dy dekadat e fundit.

    Mė 2007, pėr 10-vjetorin e vdekjes sė Nėnė Terezės, Biblioteka Kombėtare prezantoi pėr herė tė parė arkivin e bamirėses dhe fondin antikuar dhe dorėshkrimor tė shenjtorėve tė Shqipėrisė. Kėtė vit, kur e gjithė bota e religjionit nderon Nėnė Terezėn, BK e pasuron ekspozitėn edhe me botime tė tri viteve tė fundit. I fundit, i botuar para 1 jave nė Prishtinė, "Nėnė Tereza, Shpirti i Dritės sė Amshuar" i Rrok Berishės.


    Pėr mbledhjen e shqipėrimin e poezive, lutjeve, kujtimeve tė Nėnė Terezės janė kujdesur Don Lush Gjergji, Visar Zhiti dhe albanologu Robert Elsie.


    Zhiti ka pėrgatitur nė shqip vėllimin me poezi "Takohemi nėpėr lutje" (1997), librin me poezi dhe lutje "Nėnė Tereza Mėrmėrimė shenjtoreje" (2003), dy vėllimet me poezi shqip-gjermanisht dhe shqip-anglisht, "Mėsomė tė dua" (2003) dhe "Pėr Shqipėrinė time" (2008).


    Nė seksionin "Nėnė Tereza-autore" prezantohet "Mė shumė dashuri-mendime tė Nėnė Terezės" (Con tanto Amore
    ensieri di Madre Tereza, 2003), dhe njė botim polonisht nga Milosc (1990) mbi jetėn e saj.

    Fondi i botimeve shqip mbledh lirikat, biografitė, skicat, albumet qė autorė

    shqiptarė kanė krijuar pėr figurėn e humanistes, por edhe ndonjė konferencė tė mbajtur nė institucionet shqiptare.

    "Pėr herė tė parė pėr tė dėgjova nė burgun e Spaēit, ishte viti 1980. Po atėherė nuk shpresoja ta shihja. Komunizmi mė kish dėnuar, kurse Nėnė Terezėn nuk e lejonte tė vinte nė Shqipėri tė pėrulej nė varrin e familjes.


    Por, qė kur e pashė pėr herė tė parė, ėshtė njė figurė qė rri gjithmonė brenda meje", kujton arkitekti Maks Velo, nė njė nga vėllimet e tij me vizatime: "Nėnė Tereza-vizatime" (2003).


    Nė fondin e librit tė huaj bien nė sy vėllimet e gazetarit dhe shkrimtarit italian Renzo Allegri. Te "Tereza e tė varfėrve" ("Teresa dei poveri", 2003) ai sjell bisedat e tij tė gjata me kėtė grua, dhe nė njė tjetėr vėllim me tė njėjtin titull, botim i vitit 1992, ai ka mbledhur thėnie tė njerėzve tė artit pėr tė. Pėrmendim: poetin Enzo Fabiani, regjisorin Franco Zeffirelli, violinistin Uto Ughi apo aktoren Lisa Gastoni.


    Roger Royle dhe Gary Woods sjellin nga Varshava albumin me fotografi "Obrazy Zycia" (1996), i cili tė fton nė njė udhėtim fotografik nė jetėn e shenjtores. Tė trondisin fotografitė e mjerimit, ato ku bamirėsja shihet pranė tė dhunuarve, tė paralizuarve, lebrozėve tė Kalkutės.


    Mes tė tjerėve gjendet edhe njė libėr kritik mbi "fushatėn nėnėterezizuese", siē e quan autori indian Aroup Chatterjee, nė librin "Nėnė Tereza Vendimi Final" (2003). Chatterjee kritikon institucionet pėr pėrdorimin e emrit tė Nėnė Terezės, si pėr emra aeroportesh, spitalesh, sheshesh, rrugėsh, shoqatash, dekoratash, aktivitete tė ndryshme sportive. Ai mban qėndrim kritik ndaj medias, qė nė trajtimin e figurės sė Nėnė Terezės "pėrdor mė shumė efektet mediatike sesa faktet".


    "Nėnė Tereza meriton reputacionin pėr tė qenė personi mė bamirės i tė gjitha kohėve, sa qė tė shtyjė edhe politikanėt tanė tė bėhen mė katolikė se Papa dhe shpenzojnė paratė e taksapaguesve shqiptarė pėr "nėnėterezizimin" e vendit", shkruan Chatterjee.


    Maks Gjinaj, shefi i Sektorit tė Bibliografisė Kombėtare, lidhur me pjesėn e ekspozitės qė i kushtohet humanistes pohon se "jemi koshientė qė nuk janė tė gjithė librat. Pėr tė shkruhet nė tė gjithė botėn.


    Por, aq sa ka pasur mundėsi Shqipėria tė sigurojė, do tė jenė tė pranishme nė kėtė seksion tė Nėnė Terezės".


    Bashkė me Nėnė Terezėn, Biblioteka Kombėtare ka vendosur tė bėjė tė njohur edhe shenjtėt shqiptarė. Afėrdita Sharrxhi, shefja e Departamentit tė Albanologjisė nė Bibliotekėn Kombėtare thotė se do tė nxirret nga Fondi Antikuar dhe i Dorėshkrimeve, kolana me nėntė vėllime "Illyricum Sacrum" (riprodhim i origjinalit, 2004), me autorė Daniel Farlatin (1690-1773) dhe At Jakob Koletin (1734-1827).


    Vėllimi i shtatė ėshtė me rėndėsi pėr Shqipėrinė.

    Aty trajtohet Kisha gjatė sundimit tė perandorit Deoklician, nėn juridiksionin e tė cilit ishte kryepeshkopata e Tivarit dhe e Durrėsit. Vėllimi i tetė flet pėr Dardaninė.

    Nė dy vėllimet qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė, tė "Illyricum Sacrum" jepen tė dhėna pėr dy martirėt dardanė Lauri dhe Flori; pėr Shėn Jeronimin shenjtorin nga Iliriku qė ka jetuar nė shek. IV-V tė erės sonė, i njohur pėr pėrkthimin e Biblės (1573, botim i Parisit). Njė tjetėr kodik qė flet pėr shenjtorėt shqiptarė ėshtė libri i Metropolitit tė Beratit, Aleksudhit, i cili flet pėr Shėn Astin, Shėn Lefterin, Shėn Donatin.


    Qė vizitori tė ndiejė vėrtet "aromėn e vjetėrsisė" sė veprave, nė ekspozitė prezantohen shtatė botimet e Voskopojės, shėrbesa fetaret tė quajtura "Acolouthia", qė i takojnė shek. XVII-XVIII.


    Shėrbesat janė botuar pėr shenjtorėt: Shėn Vladimiri, Shėn Nikodhimi, Shėn Naumi, nė gjuhėn greke.


    Do tė jetė gati njė katalog pėr antikuarėt, qė e bėjnė mė tė tė lehtė informimin e vizitorit.


    Gazeta Express





  16. #38
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim







  17. #39
    Anėtar i Lartė Avatari i Ilir_Gjokaj
    Antarėsuar
    Nov 2008
    Vėndndodhja
    Gjakove
    Postime
    6,530

    Gabim Prishtinė, pėrfaqėsues institucionesh vlerėsojnė Nėnė Terezėn (me video)

    Prishtinė, pėrfaqėsues institucionesh vlerėsojnė Nėnė Terezėn (me video)





    100-vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės, jeta dhe figura e saj ishin tema kryesore e tryezės tradicionale tė Seminarit tė sivjetmė Ndėrkombėtar tė Gjuhės, Letėrsisė e Kulturės Shqiptare. Nė kėtė organizim morėn pjesė pėrfaqėsues tė jetės institucionale, fetare e shkencore nė vend e rajon.


    Organizatorėt e Seminarit XXIX Ndėrkombėtar tė Gjuhės, Letėrsisė e Kulturės Shqiptare, ia dedikuan tryezėn e sivjetme tė kėtij seminari nobelistes me origjinė shqiptare Nėnė Tereza.
    “Nėna Universale”, “Monumenti i popullit dhe i mbarė botės” dhe “Misionarja e dashurisė” ishin disa nga emėrtimet pėr Nėnė Terezėn, qė pėrshkuan fjalimet e folėsve nė kėtė tryezė.
    Ministri i Kulturės, Rinisė e Sporteve, Lutfi Haziri, tha se viti 2010 do tė jetė “viti i Nėnė Terezės” nė Kosovė. Pėr tė shėnuar 100-vjetorin e lindjes sė saj, sipas tij, po zhvillohen tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme.

    “Ne, edhe njė herė dėshmojmė, jo vetėm kujdesin, por edhe angazhimin e pėrkushtimin tonė tė vogėl karshi veprės sė madhe qė ka bėrė Nėnė Tereza. Ky vit ėshtė i Nėnė Terezės, ėshtė vit pėr tė cilin ėshtė vendosur tashmė dhe i pėrkushtohet jetės dhe veprės me rastin e 100-vjetorit tė nėnės sė madhe-nobelistes sė parė shqiptare Nėnė Terezės”, tha Haziri.

    Gonxhe Bojaxhiu, e njohur me emrin si Nėnė Tereza, e lindur mė 1910, nė Shkup, sipas Don Lush Gjergjit, gjithė jetėn e saj ia pėrkushtoi jo vetėm Zotit, por edhe njerėzimit.
    “Prijėsja e parė e Nėnė Terezės ėshtė universalizmi nė ēdo kuptim dhe drejtim, nė ēdo kohė dhe hapėsirė. Ajo nuk kishte pėr qėllim asgjė tjetėr, pėrpos tė jetė rrezja e dashurisė sė Zotit”, theksoi Gjergji.
    Nė tryezė u fol gjithashtu pėr rėndėsinė e figurės sė Nėnė Terezės nė aspektin historik tė popullit shqiptar. Drejtori i Institutit tė Historisė nė Kosovė, Jusuf Bajraktari, tha se origjina, vendi e koha ku u lind Nėnė Tereza, karakteri, orientimi e vepra e saj dhe kontributi i veprės sė saj pėr njerėzimin dhe historinė shqiptare janė tre faktorėt kryesorė qė e determinojnė kryesisht figurėn e Nėnė Terezės.

    Bajraktari paralajmėroi mbajtjen e njė konference ndėrkombėtare pėr jetėn dhe veprėn e humanistes shqiptare - ngjarje qė pritet tė mbahet nė fillim tė muajit shtator nė Prishtinė.
    “Kėtė vit, kur instituti ynė ka shėnuar me aktivitete shumė tė rėndėsishme, 100-vjetorin (e lindjes) sė ndjerės mė tė madhe po e begatojmė me organizimin e njė konference shkencore e ndėrkombėtare nė bashkėpunim me Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės qė do tė mbahet mė 7 shtator nė Prishtinė pėr nder tė 100-vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės”, bėri tė ditur Bajraktari.

    Njė nga motot kryesore tė Nėnė Terezės, “Bėni gjėra tė vogla me dashuri tė madhe” veēoi punimin e profesoreshės nė Universitetin e Tiranės, Aljula Jubani-Bengu.
    “Na pėlqen parimi i Nėnė Terezės pėr dashurinė qė duhet t’i kushtojmė gjithēkaje qė bėjmė. Por, si mund ta zbatojmė kėtė nė shoqėrinė tonė ku nuk rreshtin goditjet e bėrrylave, nėnkėmbėzat e kacafytjet?”.
    “Edhe Nėnė Tereza i dinte kėto, i provoi, i njohu, por nuk u tėrhoq nė misionin e saj”, u shpreh Jubani-Bengu.




    Botasot





  18. The Following User Says Thank You to Ilir_Gjokaj For This Useful Post:

    P. Shtjefen (21-08-2010)

  19. #40
    Anėtar i respektuar Avatari i Nosh
    Antarėsuar
    Jul 2007
    Vėndndodhja
    Podgorice, MNE
    Mosha
    65
    Postime
    31,658

    Gabim Nėnė Tereza 100 portrete nė njė

    20 Gusht 2010 - 22:50 | Kulturė
    TRANSLATE












    TIRANĖ- Njėqind portrete nė pikturė tė Nėnė Terezės, qė pasqyrojnė gjithė etapat e jetės sė bamirėses shqiptare, nga fėmijėria deri nė Lumturimin e saj… Tė gjitha tė realizuara nga piktori shqiptar nga Tetova Miftar Memeti, tė cilat krijonin imazhin e njė taboleje tė vetme tė nobelistes shqiptare.

    Ekspozita e rrallė e titulluar “Me dashuri pėr Nėnė Terezėn”, u prezantua tė premten nė mbrėmje nė mjediset e Muzeut Historik Kombėtar, nė prani tė shumė tė ftuarėve, nė vijim tė aktiviteteve nė kuadrin e “Vitit tė Nėnė Terezės”, i shpallur i tillė nė 100 vjetorin e lindjes sė bamirėses shqiptare.

    Nderuan me pjesėmarrjen e tyre nė kėtė aktivitet edhe Kryeministri Sali Berisha, bashkėshortja e tij, zonja Liri Berisha, njėherazi Presidente e Fondacionit kulturor “Nėnė Tereza”, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zv/kryeministri Ilir Meta, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, etj.

    Piktori Memeti, duke vlerėsuar figurėn e Nėnė Terezės, u shpreh se “figurėn e bamirėses sė madhe shqiptare e kam krahasuar me nėnėn time”. “Kam dashur tė tregoj dashurinė ndaj nėnės sime dhe nuk gjeta figurė mė tė madhe se Nėnė Tereza”, tregoi piktori Memeti, i cili ka punuar gjatė pėr kėtė ekspozitė, sikurse ka botuar dhe njė libėrth tė titulluar “Nėnė Tereza pėr tė varfėrit”, ku ka gėrshetuar thėniet emblematike me pikturat qė pasqyrojnė jetėn e saj nga fėmijėria e hershme.
    Pėr znj. Liri Berisha ekspozita e piktorit Memeti ėshtė e veēantė. “I frymėzuar nga jeta, vepra, dashuria e sakrifica e nėnė Terezės, Memeti na sjell 100 piktura tė jetės dhe veprės sė bamirėses shqiptare. Do ta shikoni atė si gonxhe e veshur me kostumin kombėtar. Diku tjetėr si fetare e pėrkushtuar, e diku tjetėr nė Kalkuta... e nė fund do ta shikoni atė si njė shenjtore tė vėrtetė”, tha znj. Berisha.
    Ekspozita, vlerėsoi mė tej ajo, mendoj se ka njė vlerė tė veēantė, pasi vjen me njė lloj risie. Pėrmes 100 pikturave qė ka realizuar, Memeti ka krijuar njė portret tė madh tė Nėnė Terezės.
    Njėqind portretet-piktura tė shqiptares Gonxhe Bojaxhi, tė realizuara nga piktori tetovar Miftar Memeti, edhe ishin stampuar nga artisti.

    Secili prej tė ftuarėve nė aktivitetin e organizuar sot nga Fondacioni “Nėnė Tereza”, nė mėnyrė simbolike vendosi nga njė portretet (kartolinė), brenda njė tabloje gjigante tė vendosur nė krahun e majtė tė tablos reale, nė njė kėnd tė Muzeut Historik Kombėtar.
    Portretin e Nėnė Terezė qė mbante numrin 23, e vendosi Kryeministri Sali Berisha, ndėrsa piktori Miftar Memeti, vendosi portretin e fundit duke plotėsuar kėsisoj mozaikun e plotė, duke formuar sėrish njė pikturė tė vetme tė Nėnė Terezės.
    Ekspozita e prezantuar sot nė Tiranė do tė qėndrojė e hapur edhe nesėr dhe mė pas do tė “udhėtojė” drejt Shkupit ku edhe do tė ēelet nė datėn 25 gusht.

    Nė tė gjithė trevat shqiptare viti 2010 ėshtė shpallur si viti i Nėnė Terezės, nė kuadėr tė 100 vjetorit tė lindjes sė saj.

    Angje Gonxhe Bojaxhiu, qė mė vonė e ndryshoi emrin nė Nėnė Tereza u lind nė Shkup, nė 26 gusht tė vitit 1910 nga prindėr shqiptare. Qė nė moshėn 12 vjeē kishte dėshirė tė bėhej misionare "pėr tė pėrhapur mesazhin e dashurisė sė Krishtit". Nė moshėn 18 vjeē hyri nė urdhrin e motrave tė Notre-Dame de Lorette, nė Dublin, qė punonte me arkipeshkvinė e Kalkutės.
    Nėna e saj superiore nė Dublin dhe Papa kishin mė shumė besim tek ajo. Dhe nė fillim tė vitit 1948, ajo lejohet tė largohet nga urdhėri. Motra Agnes bėhet atėhere Nėnė Tereza pėr nder tė shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux dhe vendoset nė barakat e Kalkutės, nė Indi, ku nė vitin 1950 themeloi urdhėrin e saj te murgeshave tė quajtur Misionaret e Bamirėsisė. Nga ajo kohė iu dedikua tėrėsisht tė varfėrve.
    Nė vitin 1979, Ēmimi Nobel i Paqes, shpėrbleu punėn e palodhshme tė Nėnė Terezės nė favor tė tė varfėrve dhe personave qė ishin duke dhėnė shpirt, duke i dhėnė njė autoritet botėror asaj qė shumė prej adhuruesve e konsiderojnė si njė shenjtore.
    "Shenjtore e tė varfėrve", Nėnė Tereza ndėrroi jetė nė 5 shtator 1997, nė moshėn 87 vjeē, pas njė gjysmė shekulli shėrbim ndaj tė braktisurve nė Indi dhe nė mbarė botėn. Nė vitin 1997, pak para se tė ndahej nga jeta, Nėnė Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė 610 shtėpi misionare, tė pėrhapura nė 123 vende tė botės. Ajo prehet nė selinė e Urdhėrit tė Misionarėve tė Bamirėsisė nė Kalkuta.
    Gjashtė vjet pas ndarjes nga jeta u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali i II, njė moment qė i ka hapur rrugė shėnjtėrimit tė saj.

    (d.b/ATA/BalkanWeb)

    Lidhje te tjera
    Koncert jubilar pėr ditėlindjen e Nobelistes



    Ditėlindja e Nėnė Terezės koncert jubilar nė Teatrin e Operas TIRANE- Ditėlindja e Nėnė Terezės, 26 gusht, do tė kujtohet nė Tiranė me njė sėrė aktivitetesh. "Rruga e jetės" ėshtė titulli i koncertit jubilar qė do tė organizohet nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės. Me regji tė Milto Kutalit, skenografi tė Platon Bardhi dhe dirigjent Kori Dritan Lumshin, nė kėtė koncert do tė ketė edhe njė pjesėmarrje tė veēantė tė recitueses Roza Anangnosti. Dirigjent i kėtij koncerti ėshtė Zhani Ciko (Mjeshtėr i Madh). Solistėt qė do tė interpretojnė janė Marjana Leka, Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Shpresa Beka, Armando Likaj si edhe kori me Orkestrėn Simfonike tė T.K.O.B. Mėsohet se tė ftuar nga Kalkuta e Indisė janė Debapriya Adhikary, Samanwaya Sarkar dhe Madhurjya Ranjan Barthakur. Ndėrkaq pritet qė nė ambientet e Bibliotekės Kombėtare tė jetė hapur ekspozita "Dymbėdhjetė shenjtorėt", ku do tė paraqiten vepra pėr Nėnė Terezėn dhe pėr figura tė tjera tė fesė sė krishtere qė kanė lidhje me botėn shqiptare, tė shpallur shenjtore nga Selia e Shenjtė. Nė ambiente tė hapura do tė shfaqen filma dokumentarė e po mė datėn 26 gusht, nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar hapet njė ekspozitė kushtuar Nėnė Terezės, me foto dhe objekte tė saj.
    (s.g/GSH/balkanWeb)

  20. The Following User Says Thank You to Nosh For This Useful Post:

    Ilir_Gjokaj (21-08-2010)

Faqja 4 nga 10 I pariI pari ... 23456 ... E funditE fundit

Tema Tė Njėjta

  1. Pėrvjetori i lumturimit tė Nėnės Terezė
    By P. Shtjefen in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi Fundit: 20-10-2010, 14:39
  2. Takimi i Nenes Tereze me Mbretereshen Geraldine
    By Ilir_Gjokaj in forum Ipeshkvia e Prizrenit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi Fundit: 02-08-2010, 18:30
  3. Viti Kalendarik i Nenes Tereze
    By Ilir_Gjokaj in forum Ipeshkvia e Prizrenit
    Pėrgjigje: 11
    Postimi Fundit: 04-05-2010, 17:09
  4. Kėrkohet kthimi i Nėnės Terezė
    By Monika in forum Analiza & Komente
    Pėrgjigje: 9
    Postimi Fundit: 19-10-2009, 10:37

Regullat e Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •